A duhet të ketë frikë Perëndimi nga Mursi?

25 Qershor 2012, 09:57Politika TEMA
A duhet të ketë frikë Perëndimi nga Mursi?

Zgjedhja e tij ka qetësuar disa egjiptianë dhe ka shqetësuar disa perëndimorë. A do jetë Mohammed Mursi presidenti i duhur për Egjiptin?

Në një intervistë të publikuar ditën e hënë nga agjencia shtetërore iraniane FARS, Mursi kërkon të zgjerojë lidhjet me republikën islamike, për të krijuar një ekuilibër strategjik në rajon. “Kjo është pjesë e programit tim,” citon agjencia FARS politikanin islamik.

Sipas agjencisë, intervista është dhënë pak përpara se të bëhej i ditur rezultati i zgjedhjeve. Se sa i fuqishëm do jetë Mursi i Vëllazërisë Myslimane në politikën e jashtme, nuk dihet. Ushtria pro- perëndimore i ka kufizuar ndjeshëm kompetencat e kreut të shtetit gjatë javëve të shkuara, raporton Spiegel.

Thëniet e Mursi për Iranin mund të krijojnë shqetësim në Izrael. Kryeministri i këtij vendi, Benjamin Betanjahu pati shprehur vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin me Egjipint. Por radikalët e Hamas thanë se me zgjedhjet e Mursi, ata kanë fituar mbështetje në luftën kundër Izraelit.

Në fjalimin e parë pas zgjedhjes, Mursi foli megjithatë si president i të gjithëve. “Myslimanë ose të krishterë, burra ose gra, të rinj e të moshuar, ju të gjithë jeni familja ime,” tha ai. Mursi vlerësoi revolucionin dhe deklaroi se do bëjë të pamundurën që gjaku i atyre që ranë për lirinë, të mos harrohet.

Nga Perëndimi i kanë ardhur urime. SHBA e quajti zgjedhjen e tij një hap të rëndësishëm në demokraci. Franca tha se shpreson se tani vendi do ketë një sistem demokratik dhe pluralist. Britania tha se kjo ishte e keqja më e vogël.

Vetë Mursi e ka ulur ndjeshëm retorikën që kur hyri në garë në momentet e fundit. Ai nuk është karizmatik dhe fitorja e tij tregon më së shumti fuqinë e që ka Vëllazëria Myslimane në Egjipt.

5 komente në “A duhet të ketë frikë Perëndimi nga Mursi?”

  1. dinjiteti says:

    SE MOS ME QENE MYSLYMAN NUK ESHTE VELLA,OH HARROVA JU I KETHENI, EGJIPTI DO SHKOJE 200 VJET MBRAPA.HAJVANER

  2. Landi- Sverige says:

    Zgjedhjet qetesuan vetem egjiptianet radikale dhe radikalet islamike te vendeve arabe te cilet me fitoren e Mursi-t pretendojne islamizimin e shtetit dhe te shoqerise egjiptiane duke vendosur Sharia-n dhe ligjet e Kuranit. Pjesa tjeter e popullsise, vendet perendimore dhe Izraeli jane te shqetesuar se do te zvogelohen se tepermi te drejtat e njeriut dhe ekulibrat ne rajon qe egzistonin deri tani ne shtetin e kontrolluar nga ushtria. Por nga ana tjeter ushtria do te vazhdoje te kontrolloj shtetin duke i leshuar pak pushtet presidentit te ri. Mursi kerkon nje afrimitet me Iranin (ku mardheniet diplomatike te Egjiptit me Iranin jan nderprere mbas revolucinit islamik ne vitin 1979 dhe marveshjes se paqes midis Egjiptit dhe Izraelit). Ne momentin e shpalljes se fitores se tij ne Gaza organizata Hamas filloj festimet me te shtena me kalashnikov! Revolucionet e Pranveres Arabe qe sollen ndryshimin e diktaturave te sterzgjatura ushtarake me sa duket nuk jane gje tjeter pervecse rryma te islamizmit radikal qe skan asgje te perbashket me demokracine, por jan simotra te Revolucionit Islamik Iranian. Sigurisht qe perendimi eshte i matur ne deklaratat e para per vet faktin sepse ne Egjipt ishin zgjedhjet e para te lira ku populli vendosi me voten e tij se nga kush kandidat deshiron te udhehiqet, duke theksuar se deshirojne qe Egjipti te vazhdoje te jete nje vend paqesor, te mbrohen te drejtat e njeriut dhe te vazhdohet per demokratizimin e vendit. Fitorja e “Vellezerve Myslimane” me vetem 51.7% mbas nje periudhe te gjate diktatorie tregon se shoqeria egjiptiane i trembet radikalizmit islamik, por midis dy rrugeve zgjodhi largimin e diktatures de jure (ne keto votime ku morri pjese pak me shume se 50% e votuesve).

  3. Tironci Lugano says:

    Thjeshte Administrata e Presidentit Obama gaboj me Mubarak kur kishte zgjidhje te tjera.Zhurmen do ja degjojme me pas Presidentit Mursi.

  4. Fatmir97 says:

    Presidentin e zgjodhi populli,… Tek ne, u mblodhën, Sala + Meta + Rama. Ne kemi një Salë, e nuk e heqim dot, por na ngeli të shqetësohemi për Egjiptin. Dje, një shqiptar më thotë; – ka filluar maratona e këngës popullore, po shkojnë, në të gjitha qytetet,e para pak ditësh, ishin në Delvinë. I thashë; – Për këngë popullore, shqiptarët i mbushin sheshet, për të protestuar, për të drejtat e tyre, mezi bëhen 20 veta, pastaj na e ka fajin Saliu. U vranë 4 dëshmorë në mes të Tiranës, për këta ,…. http://youtu.be/tt0pf8EIWDo

  5. tourkofagos says:

    pune korrakesh…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje