INTERVISTA/ Ngjela: Ka një konflikt të qartë mes Berishës dhe SHBA

24 Qershor 2012, 14:01Politika TEMA
INTERVISTA/ Ngjela: Ka një konflikt të qartë mes Berishës

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësisë, Spartak Ngjela, shprehet në intervistën e tij, se Shqipëria po përjeton në këtë periudhë një përplasje mes SHBA-së dhe Kryeministrit Sali Berisha. Në intervistën e dhënë për gazetën “Shqip”, avokat Ngjela flet dhe për rolin e opozitës në të ardhmen, pas zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Zoti Ngjela, opozita po vijon një reagim pa aksion politik, në një kohë kur mazhoranca dhe qeveria po akuzohen për skandale të njëpasnjëshme. Si e shpjegoni ju këtë situatë?

Keni të drejtë në këtë përcaktim që bëni për opozitën aktuale. Kjo, sepse gjithmonë duhet të kujtohemi se opozita, në një vend demokratik, për faktin se nuk e ka shumicën në Parlament, për skandalet abuzive të qeverisë, i drejtohet gjithmonë popullit, elektoratit të saj dhe gjithë opozicionit popullor. Kjo është norma e vetme e ruajtjes së demokracisë nga abuzimi qeveritar. Por ne ende nuk po e kuptojmë këtë, sidomos këtë kurrë nuk arriti ta kuptojë as shefi aktual i opozitës. Nuk duhet ngatërruar protesta me revolucionin dhe kryengritjen, sepse nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Perëndim do të thotë protestë kundër padrejtësisë dhe abuzimit. Kush nuk e kupton këtë, nuk mund të ketë jetë të gjatë në një vend demokratik. Por, ne ende nuk jemi një vend demokratik, dhe prandaj edhe opozita bie shpesh ne paralizën e pritjes; në ruajtjen e pacenuar të klientelës dhe sidomos, në paqartësinë e programit apo të vetë reformës që i duhet të bëjë për të krijuar klimën e re të zhvillimit në Shqipëri. Këtu jemi. Të shohim se çfarë do të sjellë koha.

Si e vlerësoni qëndrimin e politikës pas apelit këmbëngulës të ambasadorit amerikan Arvizu për “çastin për ndryshim”? Si e kuptoni ju kërkesën e tij për lëvizjen e gjithë qytetarëve?

Është pikërisht ajo që ju shpreha më lart: Ambasadori ka konstatuar se opozita i është shmangur detyrës së saj parësore, sepse është mposhtur nga forca abuzive e qeverisë, prandaj ai e kërkoi ndryshimin e gjendjes nga protesta popullore, pavarësisht nga opozita. Me anë të kësaj kuptojmë se gjendja në Shqipëri është e rëndë, dhe ajo nuk po pranohet nga politika amerikane. Gjithsesi ai e bëri hapin e vet me diksion politik për të ardhmen e afërt të shoqërisë shqiptare; por pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo: A e ka kuptuar këtë opozita shqiptare, lideri i saj dhe një grup njerëzish pa asnjë mendim politik në PS? Apo bëjnë sikur nuk kuptojnë?

Pse ngjet kjo me opozitën aktuale? Cila është arsyeja e mënimit të saj politik?

Hamendjet nuk vlejnë, por i vetmi fakt që kemi është arsyeja që del nga ndërhyrja e politikës së Uashingtonit. Ajo është e pakënaqur me opozitën; dhe po të jetë kështu, opozita duhet të mbajë qëndrim politik përkundrejt lidershipit të Partisë Socialiste: janë ata apo nuk janë për përkrahjen e politikës amerikane në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin?

Zoti Ngjela, si i vlerësoni lëvizjet e fundit në kabinetin qeveritar që u kryen së pari nga LSI-ja? A do të ketë të njëjtën ndërmarrje edhe zoti Berisha me ministrat e PD-së?

Gjithçka në politikë gjykohet nga lëvizjet dhe, kur këto janë të papritura, atëherë sigurisht që këtu fillon analiza ose arsyetimi i gjendjes. Meta bëri një lëvizje të papritur kur njoftoi zëvendësimin e ministrave të tij; por ne duhet të gjykojmë me pyetjen: Pse nuk e priti Kryeministrin Sali për këtë lëvizje? Nëse këtë lëvizje do ta vëmë në relacion me atë që kërkoi ambasadori amerikan, atëherë kuptohet se Meta po lëviz drejt Uashingtonit. Nëse kjo është lëvizja e vërtetë e tij, pa dyshim që do të jetë produktive; sepse të gjithë e shohin se opozita e Ramës ka ngrirë në frikëra patologjike që nuk lidhen me politikën në sensin modern apo perëndimor, por me patologjinë e një pushteti absolut, abstrakt, që nuk ka lidhje fare me kohën, por që Rama nuk e kupton dot, sepse ka hyrë në spiralen psikologjike të dëshirave absolutisht të parealizueshme. Pikërisht këtu ka dalë në pah Meta, sepse politika e Uashingtonit kërkon ndryshim të gjendjes. Si do të zhvillohet kjo situatë e pritshme? Duhet parë se deri ku do të shkojë konflikti midis Uashingtonit dhe Kryeministrit të paligjshëm shqiptar, Sali.

A është ky një moment për parlamentarizmin dhe qëndrimin opozitar, për t’i dhënë kalimit të ministrave të ndryshuar vlerën e një mocioni? Sa janë gjasat të ndodhë diçka e tillë?

Duhet pritur, por unë mendoj se arsyetimi im, që bëra më lart, mund të jetë më afër së vërtetës. Meta doli nga ferri dhe është një përkrahës i vjetër i politikës amerikane në Ballkan. Në funksion të kësaj, sigurisht që duhet pritur që “qielli të kthjellohet”.

Keni qenë disa herë kritik ndaj opozitës për aktivizimin dhe aksionin politik të saj. Në kontekstin e kërkesës amerikane për qytetarët, mendoni se duhet një mision i ri opozitarizmi nga opozita politike?

Unë më lart, gjatë kësaj interviste, ua bëra të qartë se sot dallohet një konflikt midis Uashingtonit dhe Kryeministrit Sali. Në fakt ky ka qenë më parë konflikti midis Kryeministrit Sali dhe zhvillimit shqiptar. Tani, kur interesat e zhvillimit shqiptar përkojnë saktësisht me interesat amerikane në Ballkan, atëherë kuptohet që shqiptarët do të përplasen ashpër me Kryeministrin Sali. Nëse do të ketë qoftë dhe një sinjal të vogël pakënaqësie nga Uashingtoni për këtë Kryeministër, ai do të fluturonte shumë keq nga një revoltë e madhe shoqërore, do apo nuk do lidershipi amator i opozitës. Por gjithsesi duhet pritur. Unë mendoj se ambasadori amerikan dhe vetë politika amerikane do të progredojë në këtë pikë, domethënë te kërkesa për protesta shoqërore, përpara sesa presidenti i ri shqiptar i papranuar prej Uashingtonit të shkojë në zyrën e tij. Kurse, pa dyshim që, do të ishte, e pakta naivitet, për çdo shqiptar me pak mend në kokë që të pranonte postin e Presidentit të Republikës, duke e ditur më parë se ai vetë nuk pranohet prej Uashingtonit.

A do të përfundojë sipas jush mandati kalendarik i qeverisë aktuale Berisha në 2013-n apo shihni zhvillime të reja politike?

Për këtë nuk di se çfarë të them, sepse nuk jam fare një njohës i “filxhanit të kafesë”.

39 komente në “INTERVISTA/ Ngjela: Ka një konflikt të qartë mes Berishës dhe SHBA”

  1. Eshte e qarte se Z. Ngjela eshte i vetmi opozitar qe flet me letra te hapura. Brravo i qofte. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/sindikatat-boterore-akuza-qeverise-per.html

    1. te perveluarit says:

      More Ngjela!
      C,ishte gjithe kjo benzine qe derdhe
      ne zjarrin e ndezur?!
      Mblidh ore mendjen,se dukesh sikur
      po fluturon me Presh!
      Ne politike z.Ngjela;e mira eshte qe
      “Groshet ti zjesh ne Tenxheren tende”
      (me kupto se cdu te them!!!)
      dhe jo ta marresh hua…
      se dyti;Na thuaj dicka konkrete dhe
      jo n.q.se,apo filxhan i kafese etj llogje
      Nje Politikan cdo gje duhet ta paramendoj,
      jo duke pare fundin e filxhanit,
      por te beje llogari analitike rreth situatave
      qe perjeton vendi.
      dhe ju e dini se pa parashikim,nuk ka zhvillim,dhe
      ku zhvillimi vjen nga spirali i ndryshimeve…
      te mire menduara politikisht.
      keshtu qe filxhanin e kafese lerje nene Ferruzese…

      1. elinor says:

        Qepe mor hajvan po lexo intervisten se mund te mesosh dicka nga ajo!
        Ngjela ka thene as me shume e as me pak ato qe duheshin thene. “Lidershipi amator i opozitës”…haaaa, fantastike!

  2. Ton says:

    Po, po, ketu ne SHBA kjo eshte ceshtja e dites! Kudo qe vete, ne supermarkete, kafene, qendra tregetare, te gjithe flasin per konfliktin Berishes me Ameriken dhe ne syte e te gjithe amerikaneve lexohet shqetesimi i madh, pse jo edhe frika se mos Shqiperia i sulmon me mbushje berthamore (berthama kumbullash).
    Hajde o shqipo hajde. Po ngrihuni more e futuni hurin atij maloku dhe mos prisni nga EU apo SHBA. Ambasadoret jane atje per te bere diplomaci dhe ruajtur marredheniet me Shqiperine, jo per grusht shteti.
    Maloku vetem me force iken se sa per zgjedhje se rruan me! Ai zgjedh veten e vet tani, kur te doje!!

  3. tourkofagos says:

    pordhe me rigon zoti avokad,nqs America e shikon shqetesues islamikun Sali,shume shpejt e con ne fund te detit qafe per qaf me byrazerin Laden…..!!

    1. Argita_B says:

      tourkofagos,

      Djali kapterrit nuk rri dot pa fut turinjt dhe aty ku sja ke haberrin!!
      Berisha eshte person non grata per dipllomacine amerikane qe prej periudhes qe refuzoi takimin me sekretarin e shtetit amerikan ne 1997.
      Problemi eshte se zyrtarisht ai eshte kryeminitri shqiptar aktual, dhe amerikanet zyrtarisht duhet te punojne me te.
      Keto qe them si lexoj ne gazeta, as jane hamendje, po jane biseda ne “off” nga dipllomate amerikane.

  4. Komentatori says:

    Pse na acaron?
    Konflikti yne Z.Ngjela qendron ne kokat e politikaneve nga qe niveli i tyre eshte ne disnivele te shumta dhe te ndryshme.
    P.Sh.Kryeministri yne ka nivel ideor,kultural,edukatif,politik,social, gjysmak.Ai ne eshte burre te zgjidhe gjakmarjen ngaqe prej atij vendi vjen dhe e njeh mire kete semundje.
    Keshtu jane gati te gjithe c’hyjne e dalin ne Parlamentin tone medemk i popullit.Jo ai eshte Parlament i borgjezeve te rinj mbire ne tranzicion.
    Ky disnivel i politikaneve qe tjeter kane studiuar tjeter punojne,ben qe te acarohesh edhe me Ameriken e cila shqiptaret i ka mbrojtur tej e mbane ne histori.
    Shkurt Berisha duhet te jape llogari para popullit ne TV-ion pse na acaron me Ameriken,por jo me Fevziun nje mercenar i shitur?

  5. avUkati says:

    avukat nuk po na thua per konfliktin qe ka berisha me popullin, kjo na intereson.çFARE TE KEQE I KA BERE POPULLI KETIJ sali berishes, qe ky sillet ne kete menyre.

  6. çdo shqiptare para se te flere TE BEJE nje lutje, mbase keshtu e rrezojme saliun.O ZOT NA SHPETO NGA SALIU, se ne si popull nuk e rrezojme DOT.lutuni e shpresoni , se mbase SALIU do merzitet duke qeverisur.

    1. tourkofagos says:

      5 here ne dite me marmiden perpjete po luten 85% e shqipfolesve ,madje qe ne 5 te mengjesit,por prap…….nothing!!

      1. Ramy says:

        Bythofagos , me qê jane 85% musliman Shqiptarê atêher pse kerkon tê na udhêheq 15% tê rraces tênde tê qelbure . ik lustro kêpucet o mjekêrr cjap

  7. meri says:

    Nuk e kuptoj dot konfliktin Amerika e ka me Saliun dhe shigjetat i ka drejtuar kunder Rames?Ne ka njeri qe duhet ti beje presion amerika eshte kryeministri qe ka ndertuar nje demokraci alla malokshe dhe qe amerika nuk po leviz gishtin ti beje nje verejtje.Nen hunden e Amerikes dhe me ok -in e saj Saliu ka 20 vjet qe ben hije.Keto jane peraalla me mbret, qe amerika nuk ka asnje konflikt me Saliun kete e di dhe bufi,qe saliu bejn qejf kjo eshte fale amerikes .Perderisa saliu do pellasi kunder komunizmit per ameriken “no problem ,paçka se kjo demokraci qe ai aplikon nuk ka te beje fare me demokraci .Faji bie mbi ne, qe nuk kemi per te kuptuar dot kurre, se ne rradhe te pare eshte e ardhmja e femijve tane dhe pastaj ajo e interesave amerikane .Kur te arrijme te kuptojme kete do kemi force te prodhojme nje 97 te dyte qe sdo kete ku te fusi koken jo sala por as vete. ambasadori .

    1. ass says:

      meri me pelqeu komenti yt. Si mund te jete USA kunder Saliut edhe pro Ilirit? Ata jane vellezer siameze qe nuk i ndan dot kurre. Levizjet e Metes me nderrimet e ministrave eshte nje manovrim per mbledhjen e parave dhe kenaqjen e te gjitheve nga pak. Ky koklope as qe e kupton fare pse eshte ne politike.

  8. spartake spurdhjake says:

    DHE KY MIKU KA IKUR PER LESH !
    PAK HUMOR
    DY PD-RA PO BENIN DEBAT . SALA DUHET TI HAPI LUFTE AMERIKES THA NJERI SE PO TALLEN ME BACEN SI NE 97′
    JO I THA AI TJETRI SE NE QOFTE SE FITON SALA LUFTEN KUSH I MBAN ME BUKE 300 MILJON AMERKONE …

  9. Tirona says:

    Te gjithe emigrantet per nje kohe te shkurter ta bejne zemren gure duke mos derguar kursimet e tyre ne shqiperi dhe do te shikoni se sa shpejt do bie kjo qeveri.

  10. Bota nuk njeh maloke ...... says:

    Historikisht Shqiperia ka “lenguar dhe shkaterruar” nga injoranca dhe psikopatet shpellar verior.
    -Satrapi Zog
    -Ramiz Alija
    -Nexhmije Hoxha
    -Sali Rom Bisha
    Bota nuk di qe ekzistojne maloke shpellare te palare.

    1. Veriori says:

      Te keta maloket pse nuk shton edhe Nene Terezen, Isa Boletinin, Migjenin, Gjergj Fishten, Skenderbeun, etj.etj…?
      Mbase edhe keta ta kane nxire jeten?

  11. edi says:

    O taku u hodhe matane oqeanit tani shume larg ike do mbytesh

  12. Treviso says:

    Zoti Ngjela, ti e ke analizuar mire partine Socialiste dhe jam dakort me analizen qe i beni politikes. Partia Socialiste me liderin e saje kan ra ne gjume, nga garacia qe i ka dhane zoti Shuls.Partia Socialiste nuk duhet te presi votimet, dhe eshte shume e vonuar per organizimin e protestave ne te gjithe Shqiperine.Populli nuk duron me, por nuk ka dhe shum besim tek menyra e organizimit te protestave.Organizimi i protestave duhet studjuar me detaje deri ne mbylljen e saje.Protestat duhet te jene te vazhdueshme deri ne rrezimin e qeverise mafjoze.
    Sot populli vetem nje shtytje kerkon dhe ne proteste dalin pa ideale partishe.Dalin se ju ka nxire jeta nga drejtimi mafjoz.Dalin se nuk i pranojne me padrejtesite. Dalin se nuk e pranojne me shfrytezimin. Dalin se nuk i pranojne me Ristanat, Rulat,Bodet,Medijat,Fullanat,Lulkat.
    Nuk e pranojne me kete klase politike te çfrytezimit.
    Zoti Edi,po s’je ne gjendje me shfrytezu dhe kete shans,me mire dorzoja nje me te aftit, qe te shpetoje popullin nga sundimi mafjoz.

  13. mekaniku says:

    Si shum koh ju desh kti pikolinos ambasadorit amerikan, per te njohur politiken shqiptare, ky esht i trash apo i leverdiste me par politika eBerishes,ky duhet te rishikoj nje her pozicionin e vet,dhe jam i mendimit se nje ambasador tjeter i ardhur ga amerika mund ta bente kte kthes qe ky shpreh, se kte pikolinon nuk ka opozitar qe ta besoj me per çfar ky mollois per vet faktin qe para pak kohesh hante dreka me Saliun,por nji gjo i them kti pikolinos (ambasadorit),mos te genjej mendia se vjen nga amerika dhe ktej do gjesh vetem budallej, jo mer zotni jo,aty ku i mban shpresat ti ktu ne shqipni ai ta ka fut sa krahu sepse shqiptaret jan te gjith ortak, panvarsisht se shaen ne parlament or lum nona.

  14. LABI says:

    me PS nuk del me njeri ne protest,nuk kane ndonje dallim nga te djathtet,jane me te korruptuar.Populli duet te zgjedhe bijt e tij me te mire dhe jo me negativet te cilit jane vet zgjedhur ne keto vite.Sinjali qe dha ambasada amerikana duhet ta marrim shume seriozisht,ndryshe mund te perfundojm si siria.Amerika eshte me popullin

  15. Gjon Zaveri says:

    Me gjithe respektin qe kam per avokatin,ne kete rast ja fut kot.Z ngjela ka nje adhurim per demokracine anglo saksone,por ka pjeserisht te drejte,amerikanet perdorin standarte te dyfishta ,sepse filozofia e tyre eshte pragmatizmi,interesat per momentin favorizojne perkrahjen per berishen,ndersa kur ta shikojne te nevojshme qe per mua eshte akoma heret,ta flakin tej si mubarakun ,benaliun etj.Sa per opoziten saliu do te qedroje ne pushtet deri sa i SIPERMI te bej punen e vet.Historia e opozites socialiste i njgjet fabules;dhelpra bridhte pas dashit sepse mendonte se koqet do te binin vet ne toke.Megjithese njihet si dinake nk i ka shpetuar dot gabimit.

  16. amerika says:

    NGJELA KA QENE DHE ESHTE NJERI ME VIZION SHUME TE QARTE DHE TE SAKTE. POR DUHET PUNUAR PER TA LARGUAR SA ME PARE BISHEN E SHQIPERISE ME EMRIN SALI BERISHA

    1. Argita_B says:

      Po çte qarte more… ky gomar kur kandidoi per kryetar bashkie ne Tirane bertiste se do te bente bursen ne Tirane!!!! Ku eshte lidhja e kryetarit te bashkise se nje qyteti me bursen!
      Dikush qe kalon diten, edhe naten kafeneve, qe per shofere mer njerez ordinere ma precedente penale nuk ka te drejten morale te dali e te japi leksione. Njeri i deshtuar.
      Mund te thote njeri se cilin prçes ka fituar ky qe e vetquan veten avokati!?

  17. geno says:

    Te mbuldhemi te gjithe per te q….. para e mbrapa familjen mafioze serbe te Sali e Sllobadanka Berishes. Kush nuk e q……. quhet tradhetar.

  18. shahin kolonja says:

    FATKEQESIJA KRYESORE E KETIJ VENDI JE TI NGJELA DHE BASHKE ME TY TERE SHURRANJOZET ME PROSTAT TE FEMIJEVE TE ISH BLLOKUT.
    (Vete hyri e vete dolli,ju mor ‘mendja’ edhe volli.)
    More djali me daun i Kiços e Vera Pojanit ne keto 22 vjet ti ku ben pjese ne ‘pozite’ apo ‘opozite’?
    Pse nuk flet per vlerat etiko morale te tuat e tere kesaj politike te krimit e korrupsionit po na flet ne gjendje deliri pe Washingtonin?
    Po qe se para viteve ’90 u denove padrejtesisht per bemat e prinderve ‘diktatore’ka mundesi qe te denohesh me te DREJTE per korrupsion e hajduteri ndaj popullit shqipetar bashke me ILIRJANET E TJERE?
    NE CILIN VEND TE BOTES O ‘PROSTATI POLITIKAN’MUND TE KETE NJE PARLAMENT TE KRIMIT E KORRUPSIONIT 8WIKILLIKS)ME SHUMICE VETEM 3 VETA E MUND TE PRETENDOHET TE BEJE REFORMA ISTITUCIONALE PER TA NXJERE VENDIN NGA TUNELI?
    PER KE OPOZITE FLET TI O ‘AVOKAT’I XHIXHILESE KUR NE KETE VEND NUK U KRTJUA PER 22 VJET SHTETI I SE DREJTES E PUSHTETI GJYQESOR NUK ESHTE I PA VARUR?

    MOS KERKONI JU ISH FEMIJET E BLLOKUT ME DOKTOR ADHAMUDHIN QE JU TE SHKATERRONI E TE NDERTONI QOSKA KU TE BENI POLITIKEN E ‘MADHE’ E PASTAJ TE VIJE NJE ‘PSIKOPAT’ ME EMRIN RAMA TU LAJE HALETE SI BERI ME KRYEQYTETIN QE JU E SHPERFYTERUAT?

    NDERI ME I MADH QE MUND TI BENI VENDIT TI E NANOT E TJERE ESHTE NGA SYTE KEMBET PO NUK INI BURRA TE VRISNI VETEN.

  19. Lex Rex says:

    Thuajse te gjitha intervistat dhe shkrimet per ”veprimin e tanishem” te Arvizut jane brockulla. Ngjela pretendon se Arvizu kerkon nje opozite me te forte. A nuk ishte Aleksander Arvizu qe perpara nje viti i beri thirrje Erjon Braces t’ia fuste gjumit (to take a break) kur po vidhej haptazi mandati i kryebashkiakut te Tiranes ?

  20. Lori says:

    Z.Avokat,Ne shqiperi ç’do gje lidhet me Ameriken.Amerika ka 22 vjete qe po e lulezon kete vend.Ju s’mund te roni,s’mund te shikoni,s’mund te drejtoni pa frymen e Amerikes.A e shikoni se sa mbare jane te gjithe punet,e kjo perrjedhoje se kete vend e drejton nje ambasador Amerikan.Ai na thote kur te ham buke,kur te pime uje,kur te protestojme,kur te duartrokasim,kur te vritemi,kur jemi fajtore ,e kur jemi hajduter!Pa te nuk ka kuptim jeta.Shikoni sa mire i vene punet doktor rrumpalles.E gjithe kjo eshte merite e Amerikes,ai s’bene dot pa te,se edhe po gabove edhe po u mbarte me faj amerika pernjehere te gjindet prane te shpeton edhe perse akuzohesh per hajdut,kriminel.Ajo dhe vetem ajo te nxjerre te lare me analizat e eksperteve te saj,te cilet v rasesin e nxjerrin viktime e viktimen vrases.Ndaj i nderuar z.Avokat beja bindje kete pune ketij populli e paskesaj punet do te vene edhe me mire se keto 22 vjete!

  21. U.A.S says:

    Z.Ngjela eshte njeri me vizion te qarte dhe te sakte, por duhet larguar
    sa me pare bisha e shqiperise me emrin Sali Berisha.
    Z.Edi Rama, eshte lider qe i duhet vendit dhe sidomos ne kete situate
    shkateruese qe eshte vendi, por duhet mbeshtetur nga njerezit serioz ne partine socialiste, qe e duan vertet ate vend, jo rangu i Nanos qe
    shetit neper Europ, dhe kur ngelet keq vjen per te perfituar si gjithmone
    Populli shqiptqr eshte vertet popull shume i duruar dhe me shume kulture por provokimet qe i ben bisha qe eshte ne krye e bejne te paqarte ne inisiativat qe duhet te mare.
    Githsesi do ti vije fundi shume shpejte bishes dhe mbeshtetesve te tij

  22. Andrea says:

    Sh.B.A. kane qene “te cuditshem ” ne qendrimin e tyre karshi Sali Berishes:
    Saliu ka bere zullume ndaj Shqiperise dhe shqiptarve dhe USA e ka mbeshtetur, e ka inkurajuar dhe ka influencuar ndaj konkurenteve te tij per pushtet-bile eshte imponuar per te bere rokaden e pushtetit ne favor te Saliut. Kuptohet qe jane interesat pragmatiste te Sh.B.A. te cilat vendosin se cila klike do te qeverise Shqiperine, dhe Saliu e kuptoi se “armiqesia” me ShBA eshte fundi i pushtetit, ndaj edhe ka bere nje kthese 180o krahasuar me politiken e viteve te “lavdishme” 1994-96, vite ku lulezuan Firmat piramidale qe rrenjosen ne Shqiperi Parazitizmin, Dembelizmin ndersa u shkaterrua ekonomia prodhuese agro-industriale ne mbare vendin.
    Klika me ne krye Berishen megjithese fajtore dhe me nje sjellje perbindeshi kreu edhe krime te renda, mori jete njerezish te pafajshem-(vazhdon te mare edhe sot), u perkrah nga Administrata amerikane: Po te mos ishte kjo mbeshtetje Saliu kishte marre fund qe ne v.1997, dhe sot Saliu me te tijte do te ishin ne burg, te ndeshkuar prej DREJTESISE.
    Fatkeqesite e kesaj mbeshtetjeje vazhduan edhe me tej, Gerdeci dhe 26 jetet e mara se bashku me dhjetra te gjymtuar na futen ne NATO!!!???!!!
    Korrupsioni pa fre dha pa iman merr 5 jete njerezish ndersa perfaqsuesi i ShBA Arviziu kryurdheruesin e pushkatareve e quan “burre shteti”, pra e dekoron per krimin e rradhes.
    Saliu per ShBA-ne nuk eshte thjesht kukulla por edhe nje nyje lidhese nder shume nyje, me Beogradin.
    Hipokrizisht pikerisht ky person me shpirt mulat ben thirrje per reagim shoqeror ndaj qeverisjes se kukulles se tyre “burre shteti”.(!?!)
    Ngjela i di mire keto, di edhe ca gjera te tjera ndaj nuk ka pse i behet mashe Arviziut, di qe tek Edi Rama dhe klani i tij Amerika nuk ka gjetur njeriun e besuar qe te urdheroj Rokaden e dalekohe(qe prej 2009), keshtu qe humbet shume nga personaliteti yt kur ben servilin e moderuar ndaj Arviziut. Nuk te shkon po te krahasosh qendrimin e forte qe ke mbajtur ndaj Berishes dhe klanit te tij kriminal.

  23. albani says:

    Z.. Ngjela! Mesa kuptoj une,Z. Rama ose e ka zene frika nga kercenimet e kryeministrit antishqiptar, ose i kane premtuar ndonje bonus per 2013. Nuk eshte e mundur qe kryatari i opozites ta ndieje veten pozitar dhe te heqe dore nga opozita si PS dhe si alenace opozitare. Ne shume rasdte ky e ka sabotuar opozicionin e popullit dhe te njerezve te pakenaqur, te vjedhur, te shnderuar, te terrorizuar dhe te vrare nga Sali Berisha dhe klika e tij. Kam pershtypjen se ky nuk do qe te beje opozicion me pozsiten, per asgje dhe asnjehere, kur ne fakt, kane ndodhur dhe po ndodhin gjera te padurueshme dhe te paperanueshme per popullin: vjhedhjet vazhdojne, vrasjet e kundershtareve vazhdojne, shkaterrimet vazhdojne, shitja e Shqiperise po vazhdon, korrupsioni po thellohet gjithnje e me shume, etj., etj. Vetem, nese Edi Rama i le vete gjerat qe te precipitojne ne shkallen me te ulet, qe me pas te marre pushtetin (duke e filluar nga niveli zero). Une qe tani i them Edi Rames, se me kete mendje qe ka ai, edhe mbas 2013 do te mbetet ne opozite. Edhe nese Amerika i ka dhene ndonje shenje qe te behet akryeminister me 2013, do te thote se i ka bere hesapet pa hanxhine. Sa te jete gjalle Sali Berisha, nuk do te kete as liri, as zgjedhje te lira, te ndershme dhe te fshehta. Saliun e ndal vetem Vdekja! Lutem, ndihmojeni pak Edi Ramen qe t’i kuptoje keto gjera. Ju gjithnje e keni thene fjalen tuaj, por ai, ose i jane erresuar syte, ose po mashtrohet (fenomeni Lalez) nga tevetet dhe te tjeret.

  24. troja says:

    Ne kete gazete sa here kane dale editoriale nga Mero Baze apo dhe te tjere analiste realiste per gjendjen e opozites,kam theksuar se sali Berisha me opozitar Edi Ramen edhe me 2017 do fitoje zgjedhjet.
    Po te kishte opozite,sot OSBE,nuk do ekzistonte ne shqiperi dhe do ishtim ne nismetaret per shtetet e tjera qe te mos pranojne keta te koruptuar ne vendet e tyre.
    Po te kishte opozite sot do kishim shtet tjeter dhe qeveri tjeter.
    Po te kishte opozite ne shqiperi,nuk do tallej sa here te deshte Sali Berisha me popullin e vuajtur.
    Po te kishte opozite reale dhe te ndershme qe do luftonte per popullin,nuk do vidhej gjithe pasuria kombetare nga nje grup njerezish.
    Dhe mund te numurojme me dhjetera aresye qe ne nuk kemi opozite.
    Interesat ekonomike,te nje pjese te drejtuseve te opozites nuk lejojne qe ketu te kete levizje,popullore,levizje si ne vendet Arabe,ajo levizje kur te filloje do jete gjithe perfshirese edhe kunder te koruptuareve te opozitet,te cilet sot frenojne urejtjen popullore.Spartak Ngjela ka folur shume,ka dhene edhe rruget,por nuk e degjojne,ata qe sot kane ngritur piramidat e parase ne gjrin e opozites.Urime soti Spartak.

  25. psikologu says:

    Pse merreni me fjal;et e ketij matufi,ky s di se c flet.

  26. Alket says:

    Normal qe ka problem me SHBA , Sala, se ata duan rotacio cdo 8 vjet, prandaj mbyllen syte deri tani. Por Sala do pushtet deri ne vdekje.

  27. Andrea says:

    Edhe njehere qe te kuptoni thirjen e ambasadorit si dhe intervisten e z.Ngjela.Sa per dijeni ka qene ky ambasador qe ka cunguar veprimtarine e opozites,qe nga greva e urise,mosvajtja ne parlament e deputeteve,dhe deri tek kembengulja per te mos protestuar per 21 janarin dhe mbas saj per viktimat e rena nga dora gjakatare e BURIT TE SHTETIT.Per mendimin tim kjo levizje e ambasadorit eshte nje goditje tjeter qe i jepet opozites,pra mbeshtetja e nje levizje civile nga intelektualet e Nanos ku opozita te dobesohet me tej duke prishur edhe ato kualicione qe ka si puna e Ngjeles.Bashkekombas te dashur opozita i provoi te gjitha ci lejon rruga demokratike nje opozite dhe ishin nderkombetaret qe e penguan ne veprimet e saj.Edi Rama veproi me nje pjekuri te jashtezakoneshme duke ju treguar mbare opinionit nderkombetar hajdutin e votave dhe perkrahesit e tyre.Nuk mund te hidhet poshte lufta e opozites qe nga zgjedhjet e 2009 qe u vodhen dhe deri tek skandali i zgjedhjeve per bashkine.Kafete me ambasadorin kane qene urime per zgjedhjen e Lulushit si kryebashkiak,pra stonon shume kjo thirja qe ambasadori leshon sot.Kjo per mendimin tim eshte nje thirje per larot e FATOSIT bedelin e Saliut per ti forcuar krahet se e shikon qe revolta dhe urejtia popullore ka aritur kulmin.Z.Ambasador ka nje ceshtje ne dore gjakun e deshmoreve te 21 janarit le te sqaroje ate simbas te dhenave te F.B.I.se dhe shume shpejt dalin ne shesh kriminelet e mafiozet e ketij kombi.Frika se mos P.S.te me Edi Ramen ne krye i ka bere perkrahesit e Saliut te flasin me vete.Ngushellime Ngjela por pleqeria i ka keto lajthitje,kur mundohesh te japesh mend dhe del nje xhol si gjith puthadoret e tjere.

  28. Besimi says:

    Një dëshmi që ja vlen për të diskutuar .. (Ish sigurimsat kanë mbushur amabsadat e Shqipërisë në vendet e huaja )http://gazetac.com/index.php/shoqerore/12363-nje-deshmi-qe-ja-vlen-per-te-diskutuar-ish-sigurimsat-kane-mbushur-amabsadat-e-shqiperise-ne-vendet-e-huaja.html

  29. skenderi says:

    COHUNI QYTETARE ; se na mbyten malcorhanet,neqoftese ka mbetur ndonje QYTETAR,rrofte 100 vjetori i(pa)varesise nga malcorhanet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje