SHENIM/ Përse iku Naço dhe erdhi Tavo në qeveri?

23 Qershor 2012, 14:28Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Pavarësht nga fjalitë e mëdha me fjalën “integrim” në përbërje, që janë thënë e do të thuhen për lëvizjet e fundit ministrore të LSI-së, shkaku i tyre duhet të jetë politik. Pakëkush mund të bindet se kalimi i një studiuesi të gjuhëve të huaja (Haxhinasto) nga ministria e jashtme te e ekonomisë dhe zëvendësimi i tij nga një agronom (Panariti) do t’i japin një impuls të fortë integrimit tonë diplomatik dhe ekonomik në BE.

Por cilat janë llogaritë politike që e bënë Metën të kryente këtë rotacion të çuditshëm?

Përgjigjen mund ta gjejmë në dy votimet e kryera në Kuvend para zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Nasip Naçi, Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, ishte i vetmi deputet i LSI-së që u nda nga grupi i vet parlamentar në votimin për anëtarin e KLD-së dhe për ligjin mbi akcizat. Në ato dy votime, tre deputetët e tjerë të LSI-së nuk morën pjesë në votim, duke i bërë shantazh të hapur Berishës në pokerin mes këtij të fundit dhe Metës për kandidaturën e presidentit.

Dhe Nasip Naçi presupozohej të ishte deputeti më i besuar i Metës, meqë i është bashkuar më herët LSI-së dhe është me origjinë po nga Skrapari. Ndërsa dy deputetët e tjerë, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka, janë prurje të vona në LSI.

Me lëvizjet e fundit ministrore, duket se Meta dënoi “pabesinë” e Naços dhe shpërbleu “besnikërinë” e Tavos. Të parin e hoqi nga posti i ministrit të ekonomisë, të dytin e bëri ministër të shëndetësisë. Ndërsa Lefter Koka duket se nuk ka pretendime për më shumë se kryetar grupi parlamentar.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/23/shenim-perse-iku-naco-dhe-erdhi-tavo-ne-qeveri

19 komente në “SHENIM/ Përse iku Naço dhe erdhi Tavo në qeveri?”

  1. Shefqet Cela says:

    RRESPEKT PER JU!
    JANE NJE SHPORTE KARAVUDHESH, QE KACAFYTEN PER GRABITJEN E PASURIVE TONA.
    SALIU VEZHGON SI SKIFTER. KUSH E NGRE SHUME SQUPIN I LESHON SHIGJETA. HERE ME PAMBUK E HERE RRUFE. NUK LEJON OREKSE MBI 20%.

  2. Koz says:

    Zaloshnja duket se ja fut kot fare.
    Se pari ndryshimet e Metes Jane nje forme shantazhi qe ai I Ben Berishes qe une bej cfare te dua me ministrat e mi dhe ta detyroj kete Malokun qe te bej edhe ai ndryshime ne ministrat e tij (duke rritur mosmarreveshjet brenda PDs dhe maxhorances). Meta perpiqet qe tja bej sa me pak Komode Berishes bashkejetesen me LSI-ne dhe sa me te pasigurt situaten Brenda maxhorances – meta do te perpiqet qe te detyroje Berishen te humbase kontrollin dhe qetesine dhe te bej hapa te gabuara ne muajt e ardhshem qe ti jape justifikimin Kokemadhit per te dale nga marrreveshja e ndyre qe Kane pasur.
    Se dyti – meta po riciklon Naçon dhe Vasilin per ti mbrojtur keta te fundit nga lufta Brenda llojit dhe fjalet per korrupsioni massiv ne keto dy ministri. Keshtu ai I mban edhe me mire 4-5 maskarenjte e LSI nen kontroll dhe me haxhinasen ne Min. E tregetise rivendos kontroll in e tij te plote ne aferat e fundit qe Kane mbetur derisa kjo qeveri antishqiptare te marre ende fryme.

    Ka edhe aresye te tjera, por per nje here tjeter…

    1. Sinani says:

      Futja pordhes Kozi! Sala e ka vene Meten ne rrjesht! E pe kur votoi Meta? E palosi ne dysh letren qe te kuptohej dhe pasi votoi vajti e i buzeqeshi Berishes. Meta eshte kokerra e legenit! Nje nga meshkujt me te ligj qe ka pare Shqiperia! Por koha do ti vije dhe atij te japi llogari!

      1. misionari says:

        Sinan, harroje Enver Hoxhen; asnje nga qeveritaret e 20 viteve te fundit nuk do te jape kurre llogari.

  3. gjethi i thate says:

    Çka këtu për tu habitur?
    -Torta nuk ka mbarur akoma.Dikush hëngri racionin e tij dhe tani janë të tjerët në radhë.E kemi thënë edhe më përpara: çdo gjë është me vetfinancim.Kur të vinë zgjedhjet,secili nga këta që kishte dhe la postin e ministrit,ashtu edhe këta që po marrin këtë post,duhet të përballojnë vetë fushatën zgjedhore.Ndryshe,përse e donte Likja ministrinë e ekonomisë kur ishte ministër i jashtëm?
    -Na mbytën hajdutët.

    V.O-Do zoti është e vërtetë që në 20.12.2012 do të ndodhi ajo gjëja,sepse ndryshe ky vënd nuk pastrohet!

  4. Pune tenderash, ceshtje lekesh, pazare korruptive. Kaq.

  5. Vlora says:

    nuk e besoj se eshte dalja nga rreshti e nacos,,largimi nga minister.

    besoj se meta ja premtoi tavos, postin e ministrit te shendetsise per ta joshur qe ta largonte nga PS,dhe e mbajti fjalen.

    pas nje viti tavos, ja ka bere gati tavllen lefter xhuveli per nga nje dore zaresh.

  6. Ben Chicago says:

    lsi eshte thjesht nje sh.p.k.

  7. hajdar says:

    Shikoni dy fytura te shenderruara njeri si.HIJEN.dhe tjetri si.NEPERK. Pesrse vall?Dhe kur do ju shtypet koka?

  8. mekaniku says:

    Tani kjo pyetia pse erdhi tavo,e keni nigju ate shprehjen popullore ky te la taven,po ja pra per ket pun ka ardh dhe tavo.

  9. hajriu says:

    Nje gje me habit me keta te LSI-se , nuk kane njerez te tjere keta qe riciklojne po njeri tjetrin ? Ngrihu hoxhe te ulet prifti i thone kesaj pune…

  10. BISMARK fantazma says:

    FAKTI QE KA DISA VJET E NE KETE LLOJ KRIZE NJE PARLAMENT RRI NE KEMBE NGA 3 TAVO –NUK KA NEVOJE PER KOMENT.Meta e Berisha jane ‘pjese’ e te njejtit trup kur ndjen ‘dhimbje’ njeri e ndjen dhe tjetri.Opozita e paralizuar,e ‘PAKTIN MAFJOZ’ Berisha-Meta e prish populli,Amerika forca.

  11. mico says:

    Vendoseni trurin ne pune o njerez. Nasipi behet kryeprokuror. Mos u beni turme dhe shihni tymin nderkohe qe makina ju ka lene targen. Pra behet kryeprokuror dhe zgjidh punet me drejtesine qe keta kane lene hapur ose gjysen te mbylluram kjo eshte marrveshja.

  12. Gezimi says:

    Perrallat qe kane per t’i treguar njeri tjetrit, ti mbajne per kohen e burgut, se sa per ne, na marrshin te keqen se u a pame hajrin! Dhe ky burg te jete sa me i gjate, se po dolen shpejt prej andej, fillojne semundjet ngjitese, per sherimin e te cilave duhet kohe..

  13. Shkodrani says:

    Lexoj titullin e artikullit,nuk e dini pse iku Naco nga minister??ja u them une,nuk ja ka dhene eurot taman ilomonikes ,ja ka vjedhur dhe ai e ka heq,po i don te gjitha per vete ai kurve,po ketu do ti leri ,pa merak,ai me gjithe ate karakurven qe ka.

  14. Mentari says:

    Do te ishte nje mrekulli ne demokraci qe rotacioni i ekzekutiveve te ministrive te behej ne favor apo dobi te punes etj.por ky rotacion qe po ban Ilir Meta eshte nje rotacion korrupsioni qe do te thot se te gjith karrieristet e metes duhet te kene pushtet te larte qe ti sherbente interesave te tyre personale dhe jo shqiptarve.Rotacionet e shpeshta te Metes e demtojne shum rende minstrite si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana profesionale sepse qe nje minister te njohe shum mire punet e ministrise i duhen te pakten nje vit pune ne ate minstri.Rotacionet e shpeshta dhe te pa arsyshme dhe justifikime e bejne qeverisjen e vendit shum te papargjegjshme sepse ne momentet e largimit behen veprime shum te demshme si ne organiken e asaj ministrie ashtu edhe ne buxhetin e saj sepse i larguari nuk ka me pergjegjesi per te kaluaren.Deklarimet e Ilir Metes se gjoja rotacioni ndihmon qeverisjen dhe lufton korrupsionin eshte njemashtrim dhe nje korrupsion i ri shum me i rrezikshem sesa ai i pari.Ilir Meta njeriu me i rrezikshem dhe me demprures i shtetit shqiptar shqiptar.

  15. brace says:

    Pune plehrash,si koke lopa,si plaku nji mute jane,kure dhe ska kushe ti kundershtoje,pse te mose luajn harush,me kyt popull te vdekur,tani me ata dine me mire se c/do kushe,jane paseardhesit e dulles e ramiz kriminelit,i emruari i kriminel ramizit,komunisti plake,nga vicidoli me nji eksperience 56 vjecae,mashtruese e poshtruese,bene c/fare te doje,njekosishte opozite ska,socialistat jane bere pale,me komunistat e spiujte e ktije flliqsire,kushe te vjedhe e plackise me shume.

  16. Gjin Musa says:

    Ilir Meta tregone hapure se e ka marre penge Sali Berishen.
    Ndryshimet ne ministrat e LSI jane sa qesharke aqe hipokrit.
    Kerkohet nji reforme e thelle ne kabinetin qeveritar Berisha,jo ne kabinetin Meta,keto jane lojra turpi qe bejne dy nga ma te korruptuarit e Shqiperise,Sali Berisha dhe Ilir Meta.
    Largimi i Haxhinastos nga minister i jashtem eshte ogure zi per politiken e jashteme te shtetit Shqiptare.
    Keto jane manovrat e Ilir Metes per ta lane Shqiperin jashte dyereve te Europes!
    Berisha eshte i marrune penge nga mafja Bode dhe Meta e lakejte tjere te qeverise,Berishes i rrofte jeleku antiplume qe e mbane te shternguare dimer vere.
    Emrimi i nji njeriu te pa pergjegjeshem ne krye te ministrise se RENDIT SI NJI SHATERLAN ME EMRIN FLAMUR NDOKA ,ESHTE SHKATERRIMI PERFUNDIMTARE I KESAE MINISTRIE.
    Vetem me mjeke nuke mbahet shteti o Sali Shkreta,ti do mbashe nji dite pergjegjesi per gjithc’fare po behet ne qeverisjen tane,per vjedhjet,vrasjet dhe njimije te keqija qe tashma jane te pa funta te keqijat tuaja.
    Populli duhet te kuptoje qarte se kolera Berisha-Meta do jete shume e rrezikesheme, po nuke i beme balle shpejte,satrapin FLAMUR e vendosi ne krye te rendit,qe do te thote ,lufte pa meshire ndaje kundershtareve dhe popullit qe do integrimin ne Europe.Gadafet Berishjan tani kene prehure shpatat,per ta pature situaten e tyre politike nene kontrodhin e hunit dhe te kamxhikut.Kjo ishte loja e ndryshimeve ne kabinetin Meta,dhe emrimi i ministrit te rendit nga Saliu…..keshtu do shkojme ne Europe …..vone shume vone. Gjin Musa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje