Një grua nga Suedia u rimbursua pjesërisht nga Kenya Airways pasi ajo u detyrua të udhëtonte për dhjetë orë deri në Tanzani, ndërkohë që në krah kishte një pasagjer të vdekur.
Lena Pettersson, një gazetare e Radio Suedisë, u nis në udhëtim nga aeroporti i Amsterdamit. Por menjëherë ajo vuri re se personi që kishte në krah, rreth të tridhjetave, ishte shumë sëmurë. Pavarësisht se pati disa përpjekje në bord, personi humbi jetën dhe avioni vijoi rrugëtimin. Pettersson bëri një padi dhe mori si dëmshpërblim nga Kenya Airways 713 dollarë, pak a shumë sa gjysma e çmimit të biletës. Ajo thotë megjithatë se është e kënaqur më këtë.