Një 12 vjeçar vodhi pistoletën e truprojës së Ina Ramës, e shiti 30 mijë lekë

27 Qershor 2012, 10:09Politika TEMA

Është zbuluar grabitësi i pistoletës së truprojës së Ina Ramës. Policia thotë se ka ndaluar një 12 vjeçar me inicialet G.P, i cili dyshohet edhe për vjedhjen e së paku pesë banesave në Tiranë. Policia e ka lënë të lirë autorin për shkak të moshës së re.

Banesa e truprojës së Ina Ramës, Maria Ramaj, u vodh më 15 qershor të këtij viti. Përveç armës së zjarrit, asaj iu vodh edhe një laptop. Policia thotë se pistoleta është shitur për 30 mijë lekë.

Policia tani po heton se kush është personi që e ka blerë pistoletën, pasi 12 vjeçari tha se nuk e njihte. 12 vjeçari ka thënë se paratë e fituara nga shitja e pistoletës i ka shpenzuar në bixhoz.

7 komente në “Një 12 vjeçar vodhi pistoletën e truprojës së Ina Ramës, e shiti 30 mijë lekë”

  1. visi says:

    Hahahaha!
    Dhe presim nga kjo prokurori ne,
    te arrestoje Bashen, Rulin, Mediun & co…
    Tragjikomike!

  2. salistalin says:

    Profesionalizmi i truprojave shqiptare i kalon nivelet me te larta.
    Keshtu eshte kur gjerat behen me mik dhe me diploma “Kristali”

    1. andrea shabani says:

      Pse jeni kaq te kufizuar menderisht?! Pistoleten ia ka grabitur ne shtepi, kur nuk kishte asnjeri. Per çfare profesionalizmi flet, kur nuk zoteron edhe logjiken minimale te gjerave!

      1. salistalin says:

        Pikerisht kete them dhe une, vigjilenca fillon nga vetja jote dhe pastaj tek te tjeret. Kur nuk je i zoti te ruash mullarin tend vaj halli per te tjetrit.
        Sic e the dhe ti une kufizohem nga dija kur flas ne te kunderten tende.

  3. besim says:

    ti kishte hequr breket me mire

  4. kozera says:

    po pooooooo 12 vjec vodhi,shiti,dhe lozi kumare po po po cfare shqiperie na prete? forca i kereni themelin. paraaaaaaaaaaaaa partizannnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje