Debati për tenderin e shumëpërfolur të Lotarisë Kombëtare ka zbritur në sallën e Parlamentit. Deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi qeverinë se përmes tenderit, po u grabit qytetarëve të paktën 100 milionë euro.
“Ku e gjen të drejtën kjo qeveri, që ka shkurtuar të gjitha përfitimet sociale të paraplegjikëve, të të verbërve, të tetraplegjikëve dhe të kategorive të ndryshme sociale në këtë vend, që të falë 100 milionë euro që i merren qytetarëve shqiptarë dhe që qeveria po i dorovit këto para. Pyetja shkon për Sali Berishën. Ka pyetur kështu si unë dhjetëra herë në sallën e parlamentit, sot duhet të kthejë përgjigje: Kujt po ia fal 100 milionë euro?”, tha Braçe.
Në emër të maxhorancës reagoi deputeti Florjon Mima, i cili tha se akuzat për Lotarinë janë pabazë dhe po përdoren nga opozita për përfitime politike, pasi sipas tij, vlera e licencës do te merret nga taksat.
“Operatori që do të licencohet për Lotarinë Kombëtare do të paguajë Tatim-Fitimi në masën 10 për qind, taksat lokale, TVSH-në 20 për qind për çdo shitje ose furnizim bilete, 10 për qind të çdo dividenti që do të tërheqë, 10 për qind tatim të mbajtur në burim dhe në shtesë të saj do të paguajë 10 për qind të xhiros bruto si detyrim ndaj buxhetit dhe publikut. Po t’i shtohet edhe 50 për qind do t’i kthehet buxhetit të shtetit dhe publikut. Arka e të gjithë shqiptarëve do të përfitojë 90 për qind dhe jo operatori privat”, tha Mima.
Zoti Mima hodhi poshtë edhe dyshimet mbi konfliktin e interesit duke risjellë në Kuvend deklaratën e një ditë më parë të Ministrisë së Financave, sipas të cilit qeveria nuk ka kontaktuar presidentin e shoqatës së Lotarive Europiane, i cili është njëkohësisht edhe zëvendësdrejtor i Lotarisë Kombëtare të Austrisë, por sekretaren ekzekutive të këtij institucioni.
Një javë më parë Ministria e Financave zhvilloi tenderin për Lotarinë Kombëtare, ku morën pjesë vetëm dy kompani. Çmimi i shitjes ishte i fiksuar në 3 milionë e gjysmë euro dhe qeveria tha se çmimi nuk është kriter në përzgjedhjen e fituesit, por garancia dhe burimi i kapitaleve të blerësit. Ky moment ka nxitur reagimin e opozitës, e cila dyshon për aferë dhe marrëdhënie klienteliste të qeverisë./TCH
Ne koken tuaj ishalla!
Ku s’ka peftim per Doktorin ka shkuritme. Ju kamunistat duhet me e kuptue vet ket gja.
Berisha dhe Bode jane hjajdute qe duhen arrestuar per te shpetuar viktimat nga vjedhja e perseritur ne 22 vjet. Berisha ne fakt eshte vrases, dhe e ka hobi vjedhjen. Te dy ne burg
Qeveria e maskarenjve nuk njeh kufij. Qelbesira gjithandej. COHU O SHQIPTAR se te rropen!!!1
Epo kur behet fshatari me shkolle borxh qe te drejtoje financat e nje vendi. A mund te thote ky pse Shqiperia ka ngecur cdo here qe ka qene ky drejtues. Te dy bashke kane bere me shume deme per ekonomine Shqiptare se cdo te kishte bere nje uragan gjashte mujor.
Fjala kyce eshte “VJEDHJE!!!””
Keta jane dy morra hajdute, shushunja per te mirat publike te shqiptareve.
Jo mos e thente zoti nuk eshte konflikt interesi. Nuk kemi sy per te pare se cfare po behet, nuk kemi as veshe per te degjuar se cfare po ndodh, dhe nuk kemi as tru per te kuptuar.