Gruaja e drejtorit të SHIU-t, ortake me tregtarë armësh

28 Qershor 2012, 09:48Politika TEMA

(E PLOTE)- Ka dashur me shumë marifet të “kamuflojë” faktin se po merret edhe me tregtinë e armëve, por gjithë skema e menduar nga Drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla, (në foto) duket se është dekonspiruar nëpërmjet dokumenteve zyrtare.

Edhe pas shumë rasteve të denoncuara për skandalin e tregtisë së armëve, konflikti i interesit vazhdon pa asnjë problem në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Bashkëshortja e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin “Për konfliktin e Interesit”. Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” (WSWI) sëbashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski (shtetas polak) të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit. Deri këtu, me dokumente ndoshta nuk ka asgjë, por vendndodhja e zyrave të kompanisë energjetike dhe kompanisë së armëve në të njëjtin vend, nuk është një koicidencë e rastësishme.

Kompania “WSWI “ku është bashkëaksionare dhe shtetasja Liljana Zyla është krijuar më datën 28 janar të vitit 2011. Ajo ka si objekt të aktivitetit të saj operimin në sektorin energjitik. Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës Goça dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të regjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani rezultojnë të licensuara në Ministrinë e Mbrojtjes, ato kanë marrë lejen për të eksportuar armatime.

Lidhjet e kompanive
Në të njëjtën ditë që kanë çelur kompaninë energjitike në bashkëpronësi me bashkëshorten e kreut të SHIU-t dy sipërrmarësit Goça dhe Izdebeski kanë themeluar shoqëritë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM. Këto shoqëri janë regjistruar me adresën: “Bulevardi Zhan D’Ark, Kompleksi “MATRIKS”, Kati i IV”, e cila është ekzaktësisht e njëjta adresë zyrtare dhe e kompanisë tjetër “WSWI” në të cilën është aksionere Liljana Zyla, çka tregon se kompanitë operonin edhe në të njëjtën zyrë. Të treja kompanitë kanë patur edhe të njëjtin numër kontakti telefonik dhe ky numër ekspozohet qartë në të dhënat publike të QKR-së. Shtetasi Lorenc Goça kompaninë NITRO-CHEM e ka themeluar sëbashku me një tjetër shtetas polak, i cili quhet Tomas Ptazinski dhe që kontrollon të gjithë paketën e aksioneve të kësaj kompanie ndërsa Goça rezulton administrator i saj.

Kompania energjitike
Ndërsa Liljana Zyla rezulton aksionere në një kompani energjitike, ortakët e saj në të njëjtën ditë kanë hapur dhe dy kompani të tjera për tregtimin e armatimeve. Por kompania energjitike “Wind Sun Water Initiative” në ndryshim nga kompanitë e tjera energjitike të regjistruara në QKR, nuk ka të deklaruar asnjë aktivitet konkret të ushtrimit të aktivitetit në sektorin energjitik. Kompanitë energjitike rëndom raportojnë në QKR dhe publikojnë më pas vendet e ushtrimit të aktivitetit ose detaje të tjera në lidhje me aktivitetin energjitik. Në tabelën e të dhënave të kësaj kompanie përveç adresës së zyrave qendrore nuk ka të shënuar asnjë filial, apo kantier, apo dhe projekt energjitik në të cilin është fokusuar kjo kompani. “Kompania ka për objekt ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentraleve, të të gjitha llojeve dhe fuqive, duke shfrytëzuar energjinë ujore, djellore, termale, sipas dispozitave ligjore të legjislacionit aktual shqiptar. Projektime te te gjiitha llojeve dhe përmasave, ndërtimeve dhe konstruksioneve. Ndërtime civile dhe ekonomike. Ndërtime hidroteknike, hidrocentrale, turbina dhe tregtimi i tyre”, shkruhet në përshkrimin e objektit të aktivitetit të kësaj kompanie.

Unimesko, skeda e pronarëve të armëve
Dy prej ortakëve të Liljana Zylës kanë themeluar të tjera kompani në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Andrzej Izdebzki është një biznesmen polak i fokusuar prej vitesh në tregtinë e armatimit. Në një kërkim të thjeshtë në internet mund të zbulosh se kompanitë e krijuara prej tij janë të listuara si kontraktore të hershme të Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë. Në Poloni ai rezulton pronar i të paktën dy kompanive. Kompania e parë e themeluar prej tij është “E%K Spolka” e krijuar që prej fillimit të viteve 90-të dhe e listuar në shumë buletine të Ministrisë së Mbrojtjes polake si kontraktore. Një tjetër kompani e themeluar prej tij është “UNIMESKO Pl” një tjetër kompani e fokusuar në import-eksportin e armatimit, kompani e themeluar në vitet 2000 dhe prej së cilës duket se ka marrë emrin dhe filiali I saj në Tiranë, “Unimesko shpk”. Por Izdebski rezulton dhe me një aktivitet të ngjeshur tregtar në Kroaci dhe Slloveni.

Izdebzki
Kompanitë e tij rezultojnë aktive në buletinet informative të biznesit të këtyre dy shteteve, ndërsa Izdebzki rezulton me dy kompani të tjera të themeluara në shtetin Slloven. “Morse sro” është kompania e parë e krijuar në Slloveni prej tij që në vitin 1994, ndërsa kompania tjetër është “Seagle Trade sro” e themeluar në vitin 2001. Pikërisht në këtë kompani të dytë rezulton se Izdebzki është ortak me një shtetas slloven të quajtur Lubomir Hlavac i cili është një ndër sipërrmarësit më të fuqishëm slloven në fushën e armatimeve. Hlavac është pronar ose bashkëpronar i një rrjeti kompanish dhe fabrikash të fokusuara në prodhimin e armatimeve por dhe import-eksportin e tyre.

Goça
Lorenc Goça është një tjetër ortak i bashkëshortes së kreut të Shërbimit Informativ ushtarak. Aktiviteti i tij tregtar fillon ditën kur në Shqipëri shtetasit polakë nisën regjistrimin e tre kompanive të tyre në të njëjtën datë. Lorenc Goça është aksionar në kompanine energjitike “UIND SUN UATER INITIATIVE”, ndërsa në kompanitë e tjera UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat kanë për objekt tregtinë e armatimeve ai ka vetëm pozicionin e administratorit, pasi paketa e aksioneve të këtyre kompanive kontrollohet prej të njohurve të tij polakë. Duket se Goça në vitin 2011 dhe në vitin 2012 ka nisur të operojë dhe me të tjerë ortakë dhe bashkëpuntorë. Ai rezulton përfaqësues ligjor i kompanisë energjitike “REA” e themeluar në Mars të vitit 2011, e cila është në pronësi të dy shtetasve sllovenë. Ndërsa në Qershor të vitit 2012 ai hyri 20 përqind aksionar në kompaninë e sapothemeluar “DEMIING shpk”, duke patur bashkëortakë të tij një shtetas serb të Bosnjes dhe dy shtetas të Kosovës. Edhe kjo kompani ka shpallur si objekt të sajin tregtinë në sektorin energjitik.

28 komente në “Gruaja e drejtorit të SHIU-t, ortake me tregtarë armësh”

  1. ina says:

    vdekshin o Zot.
    I urrej shume politikanet dhe nepunesit e shtetit tone.

    1. Belaja says:

      Te jesh i urryer nuk eshte gje e mire. Meso te dashurosh Ina

      1. armand says:

        Zylua nga SHIU na ra ne bresher.

    2. liljan says:

      Ky eshte “Shkelqimi i shokut Zylo”….do te vije edhe “renia” e tij dhe keshtu romani do te plotesohet…..

    3. shpati says:

      Te gjithe PUSHT-etaret tane,sa vishen me poste,u trashet qafa e u behet si e DEMAVE TE RRACES!!
      SA VUAJNE TE SHKRETET PER HALL-atet e ketij populli fukara!!!
      Pse te mos betohen per Berishe,kur ai VJEDH PUSAHT-etin ,keta vjedhin milionat!!
      Nuk ka kohe Berisha te kontrolloje HAJDUTET E VEGJEL,se eshte duke numeruar THASET E PARAVE ME ILIR KOKLOPEN!!!

  2. Argita_B says:

    Sa te zonja qe i kane grate e femijet keta politikant tane, te gjitha me biznese, si nuk doli njera qe nuk mer vesh nga biznesi !!

    1. Bujari says:

      Sa mire qe ju dolen grate te zonjat ne pune se sa per keta si ky Zylua qe ka qene i fundit i SHIUt e mbanin per tu mbushur uje Besnik Selamit dhe Saimir Kodres se nuk ishte per gje tjeter, gjate gjithe kohes qe ka qene atje si inspektor nuk ka bere nje informacion te thjeshte se nuk dinte….aaaaaaaa sa per te organizuar pune te ndyra si trafiqe narkotikesh apo njerezish si ky por edhe ai Cyri i Nishanit, jane shume te zote dhe prandaj e mori Kodra i kryeministrit dhe e beri drejtor te SHIUt se eshte i afte per keto pune, natyrishte duke perdorur emrim por jo vetem, te gruas se tije…mjafton qe Kodra te marri thesin me para……….kjo eshte administrata e Berishes…..te zeme nje pune qe te bejme leke…..me kete synim punohet sote dhe prandaj po shkojne punet e shtetit per dreq……..

      1. M.Ulqinaku says:

        Fjale me mend o Bujar. Degradimi i ketij pushteti ska te matur.
        Keta burra qe vetem keshtu nuk mund te quhen kane vite qe spastrojne administraten nga njerez me vlera, te palodhur , besnik e patriote si psh. Kolonel KOLIQI i Ministrise se Brendeshme, vetem e vetem qe te vjedhin, zhvatin e pasurohen me te padrejte, duke shfrytezuar besimin dhe mandatin e dhene nga vota popullore.

      2. M.Ulqinaku says:

        Te lumte goja o Bujar. Degradimi i ketij pushteti ska te matur. Keta fare burrash qe vetem te tille nuk mund te quhen, nder vite kane spastruar administraten nga njerez te vlefshem, punetore, te palodhur, besnike e patriote si psh. Kolonel KOLIQI i M.Brendeshme, vetem e vetem qe te shperdorojne pa gjemba neper kembe besimn e qytetareve te dhene me vote popullore.

  3. Belaja says:

    Nje gje nuk e kuptoj nga redaksia e Temes. Nese lajmet i merrni nga si motra tuajat atehere pse u dashka thjesht ndermjetes. Po i lexojme te burimi i pare.

    1. ?? says:

      Ore po lexji ku te duash, pse mer mundim dhe komenton

    2. zefi says:

      Belaja,ti je i marre apo je prej Puke??
      Ne se nuk ke mend,mos shit mend,o DALLKAUK tropoje!!!

      1. Belaja says:

        O zef leshi prej ngado. Une nuk jam prej Tropoje, por edhe po te isha do isha krenar se jam Shqiptar.
        Vetem si ti larve bunkeri i lindur nga byroistet si ti nuk jam dhe nuk do kisha dasht me qene.
        I njeti koment vjen edhe per larvat e tjera te komunizmit.

        1. zefi says:

          O Bela preshi!
          Byroiste e kishin qejfin te provonin nenen tende a motrat e tua,se atyre nuk i shkonte njeri,pra ishin FRINGO!!
          Ti me siguri do jesh ndonje kopil i tyre,qe do te mbulosh bythen e sat’eme!!!
          Je mesuar qe ne vegjeli,qe t’i rrish GATI-TU bajraktarit,ndaj tani i lepihesh serbit Berisha!!

  4. Latif Dreqi says:

    sa e paska koken Zylua..c’eshte ky thes keshtu, koketrashe. i qethur ballaboks, pa qafe..kercu!!Obobo me duket si vellai binjak i Kosovrastit!

  5. frojd ANNA says:

    shqipetaret kane 22 vjet viktima te ‘zylove’,’deputeteve’e konfliktit te interesave.
    ————————————————————————-
    ‘KONFLIKT INTERESASH’ka 22 vjet qe eshte hequr nga fjalori sepse ne fakt eshte sinonim i KORRUPSIONIT e HAJDUTERISE.
    Korrupsioni e hajduterija lindi nga nga e ‘majta’ e fatosave ilirjane e po rritet tek e ‘djathta’ e pioniereve ‘salisjane’nen jorganin ‘konflikt interesash’.
    Hajdutet profesioniste te ‘politiqise’ shqipetare pasurite rralle i kane nen emrat e tyre por shpesh ne emer te XHOANAVE,MONIKAVE,SHKELZENAVE,E TERE GRAVE TE ‘PARA’ TE BAçAVE,MUçAVE ,KUçAVE ETJ ETJNEN EMRIN ‘BIZNESMENE TE SUKSESESHME’

    22 VJET NUK U BE ASNJE POLITIKE EKONOMIKE POR POLITIKA U FUT NE EKONOMI DIREKT OSE NEPERMJET B—-TE GRAVE E FEMIJEVE .NE BOTE KETO PERBEJNE KONFLIKT INTERESASH OSE KRIM QE DENOHET ME LIGJ.

    1. shkelzen says:

      Dhe ky eshte drejtues….???

  6. Beni says:

    Nuk e kuptoj se si jane kaq te guximshem keta zyrtaret tane. Te punosh ne Sherbimin Informativ te Ushtrise, institucion qe ndjek ceshtjet inteligjente te ushtrise tone, pjese e NATO-s, dhe gruaja te merret me tregetine e armeve???!!! Ky qafderri qenka me i temerrshem se ATA qe organizuan Gerdecin!Bravo Ylli, je yll permbi yje!

  7. nastradini says:

    PO KAQE SHUME ARME KA PASUR ENVER HOXHA?
    Sepse vidh e vidh dhe fund nuk ka. Le te zhbirilojme pak histori:
    Kjo e KEQE e ka zanafillen shume vite me pare, kur Saliu e pa se me kontrabanden e armeve behet pare e madhe. Dhe dergoi Zhulalin te blinte minahedhese ne Bullgari e gjetke. Per ku thoni ju o milet i corroditur? Per ne Serbi o milet i paditur ju thote nastradini. Me dokumenta minahedheset ishin per ne Shqiperi, por ne fakt ishin per qeverine ne embargo te Serbise se Milloshevicit. Nderkombetaret e “nuhaten” pisllikun e Zhulalit dhe zbuluan se kamionet e ngarkuar me minahedhese pasi u blene devijuan destinacionin qe ne Shkup dhe moren rrugen per ne kufirin serb ne vend qe te shkonin ne Shqiperi. Bullgaret kerkuna LEKAT, por Saliu si UJK i vjeter ne kesi punesh u tha: “Kerkojani Serbeve, se atje i kemi cuar!” Por ketu lindi nje problem se serbet ishin nen embargo dhe kerkesa zyrtare nga ana e bullgareve do t’i demaskonte keq ne syte e Botes. Prokuroria bullgare kerkoi Zhulanin te paraqitej si i pandehur bashke me nje bande te tere serbo-shqiptare qe kishin AVULLUAR dhe ishin zhdukur nga faqja e Dheut. Por Zhulali iku ne Boten tjeter dhe ceshtja e minahedhesave bullgare bashke me LEKAT e humbura u mbyll pa afat. Por Saliun nuk e zinte gjumi dhe vendi kur mendonte se cfare pasurie mund te bente me Armatimin e Ushtrise se Enver Hoxhes, qe ishte si nje SEZAM i vertete i Baba Saliut me 40 hajdutet pas tij. Prandaj i futi marshin indietro maredhenieve me Hashim Thacin dhe Fatos Nanon dhe hartoi nje plan te gjere bashkepunimi. Qe te tre bene pare te madhe dhe Fati i ndihmoi dhe ja solli “ZOGUN” ne dere me Luften Patriotike te Kosoves. Ku Patriotizmi cau bllokada. Nje kamion me arme per KOSOVARET, dhjete per GJYNAHQARET e vendeve terroriste te Botes se trete. Qe realizohej me ndihmen e seksereve profesioniste serbe dhe kroate te kohes se Titos. Cubi tropojan Azem Hajdari e mori vesh se per cfare fjale dhe e ndjeu veten te fyer dhe perjashtuar nga ky biznes fitimprures pa ngjyra politike. Dhe kerkoi te vinte nen kontroll me menyrat e tij trafikun e kamioneve me arme Shqiperi-Kosove. U bene disa paralajmerime, u vrane disa eksponente famoze nga te dy anet e kufirit, por Azemi nuk donte t’ja dinte. Perderisa e hengri tullumin, se me LEKAT nuk jane si politika dhe me to shaka s’behet. Megjithese pas vdekjes se Azemit rruga ishte e paster drejt Kosoves, Saliun nuk e zinte prape vendi, se enderronte te behej si Rokfeler. Pse jo me gjithe ate Arsenal Armatimi, qe i kishte lene BOSI i tij Enver Hoxha. Prandaj filloi te mendonte per trafiqe ne rruge te reja. Dhe filloi te bleje inflyence. Ku thoni ju o dallkauke te paditur? Ne Pentagon, ne zemren e SHBA-se o milet dede thote nastradini. “Nuk eshte e mundur!” do te kelthisnin shume vete. “Po more Po” thote nastradini se Bush-Djali i dha 300 milione USD nje adoleshenti nga Florida per te blere ne Shqiperine e Saliut Armatim albanez per ne Afganistan. Por plasi BUMJA ne Gerdec dhe ja nxori bojen. Sekretari i Pare i Ambasades amerikane ne Tirane dha alarmin per implikimin e zyrtareve te larte amerikane ne kete afere vrastare amerikano-albaneze. Ambasadori Withers shkoi me ministrin Mediu ne mes te nates per te hequr etiketat kineze ne arkat me fisheke ne aeroport, para se te vinte gazetari i Nju Jork Tajmsit. Dhe puna po qelbej shume se numuri i viktimave ishte 26, nderkohe qe ishim me qindra te gjymtuar dhe mijera shkaterrime ne prona dhe katandi. Kush do te paguante demin dhe kush do te merte pergjegjesine? Ne kete moment mberriti ne Tirane ne terrin e nates, Macja e ZEZe e Bushit, Kondoliza Rajs dhe e mbylli HALEN me nje deklarate te shkurter, qe e hiqte pergjegjesine dhe implikimin e SHBA ne kete afere te ndyre gjakatare. Te nesermen nuk u pa me Sekretari i Pare i ambasades, ambasadori Withers tregoi ne histori me molle te kalbur dhe gjithe fajin ja hodhi Saliut, Presidenti Topi tha se nuk e dinte fare se ku bie Gerdeci, SHIK-u i komanduar prej tij tha se ja kishte futur me gjume dhe nuk e kishte degjuar BUMJEN ne Gerdec, Saliu tha se nuk e kishte pare fare me sy baxhanakun e tij, qe la jeten ne Gerdec dhe shtoi se cuni i tij Shkelzeni nuk kishte te bente fare me kete afere monstruoze, prokuroria kishte bere “shurren ne breke” me pare se te plaste BUMJA, nderkohe qe Gjykata albaneze gjeti fajtore ARMIKUN e jashtem qe e ka “hale ne sy” perparimin e Shqiperise se Lulezuar. Por Saliun prape nuk e ze vendi. Se limoni nuk eshte shtrydhur deri ne fund. Dhe ai si nikoqir qe eshte nuk mund t’i lejoje vetes nje gje te tille. Prandaj edhe here pas here “lundrojne” qyfyre me Armatimin e Ushtrise shqiptare. Prandaj edhe nastradini me te drejte pyet:

    PO KAQE SHUME ARME KA PASUR ENVER HOXHA?

  8. Zilja says:

    Një dëshmi që ja vlen për të diskutuar do shifni nga vinin dhe ku shiteshi dhe kush komandonta ne shqiperi. (Ish sigurimsat kanë mbushur amabsadat e Shqipërisë në vendet e huaja )Një dëshmi që ja vlen për të diskutuar .http://gazetac.com/index.php/shoqerore/12363-nje-deshmi-qe-ja-vlen-per-te-diskutuar-ish-sigurimsat-kane-mbushur-amabsadat-e-shqiperise-ne-vendet-e-huaja.html

  9. Saimiri says:

    Cfare fytyret, si me kene i lym me margarine, me siguri asht kushri i Fari Balliut, rrace shkerdhatash te tane, po ka me ardhe koha me jua q. robt

  10. Myzeqari says:

    O Zot po te lutem bjeru mu ne koke ketyre qelbesirave qe na kane zene postet pushtetare dhe po majmen cdo dite nga grate e tyre kurva por te pasura ama. Lume si keta qe bejne karrier nga grate se i kane kurva te ndershme dhe te pasura.

  11. tourkofagos says:

    pune korrakesh,yazik milet……….

  12. Ciftelia says:

    DY KRIPE THATE.

    C’eshte ky koke daulle
    Unde patate barkun gjyle
    Paraja ja ka fryre
    Tek punojne ne zyre

    Edhe gruan aktivizon
    Duan te math racion
    Armet shit o bli
    Parate bien si shi

    Qenka drejtor SHIU-t
    Bure e grua te dy bashke
    E mbajne kripen te thate
    Kure mos ju mbarohen parate

    Emrin e paska Ylli Zyla
    Kushedi ke ka mbi koke
    Me gruan jane robote
    Nga lart komandohen

    Qe pasurite ju shtohen
    Ylli Zyla eshte si rushi
    Kur shohin njeritjetrin piqen
    Tjeter pune se te varfer hiqen.

  13. Yyyyy says:

    te gjithe njerzit e pd ngjajne me njeri tjetrin dhe nga pamja ky fahri balliu nr 2 po ti cash mishin nuk i del gjak po bizge,do na e ruaj nga armiqte ky tip i peshtire ushttttttttttttt rrace vemjesh.

  14. ass says:

    Ylli Zyla e Ylli Alushi jane si kokrra te nje verige rrushi

  15. goran says:

    konkurenca ,inatet ,zilit,karrika e shefit dhe shefit dhe shefit me dolanca,herlevica,gaja,sretena,mishka ,markovica,krivokapica,danovica,stihovica,narinkovica ,stijanovica,unmikovica ,shpiunat ne ambasaden e Kosoves………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje