Paraplegjikët: Qeveria kompenson biznese si të verbër

27 Qershor 2012, 20:31Politika TEMA

Të verbrit dhe para e tetraplegjikët kanë protestuar sot para Kryeministrisë duke denoncuar si qesharake masën e re të kompensimit ekonomik që qeveria u jep kësaj shtrese.

Sipas personave me aftësi të kufizuar, qeveria ka vendosur t’i kompensojë jo më me përqindje, por me një shumë standarde që është 2 mije lekë për energjinë elektrike dhe 1 mijë lekë për shërbimin telefonik.

Ajo të cilës ata i trembeshin ka ndodhur. Ndryshimi i ligjit, i cili u njihte atyre kompensimin e 80% të konsumit të energjisë elektrike, transportin urban falas, si dhe kompensimin 20% të impulseve telefonike, ka dhënë efektet e para negative. Me ligjin e ri, tarifat nuk përcaktohen më nga ligji, por i lihen në dorë qeverisë dhe qeveria ka pasur vërtet dorë të rëndë për të verbrit dhe paraplegjikët e tjerë.

Për këtë arsye, ndërsa në sallën e qeverisë po merrej vendimi për masën e kompensimit për paraplegjikët, ata kanë dalë në Bulevard dhe kanë kundërshtuar ndryshimet e fundit ligjore për këtë kategori.

Kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj, tha se “qeveria i mori këto masa për të frenuar korrupsionin me listat e atyre që përfitonin kompensime, por i kujtoj ministrit të Financave se në listat e atyre që përfitonin kompensime nga qeveria ishin rreth 1 mije biznese, dhe bizneset nuk janë të verbër”.

Ata deklaruan se nuk do t’i ndalin protestat e tyre duke kërkuar anulimin e ligjit, i cili e ka çuar këtë shtresë në kufijtë e mbijetesës tashmë./IDEA/

4 komente në “Paraplegjikët: Qeveria kompenson biznese si të verbër”

  1. jemi ne krize, do ‘ SHTRENGOJME’ RRYPAT.

    1. Zedhenesi i zyres se PublicRelations te PD says:

      Kur Saliu, si paraplegjik qe eshte, nuk ben derman per veten e vet, cfare doni ju te tjeret!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

  2. poshte berisha says:

    a ky kryekriminel sali ram mut berisha eshte nje qen mut qeni qe do mbytur o po pull shqipetar nuk do lejuar ky legen qe parate e invalideve tja u jape stafikokeve si shkelzenstafikoku apo argitstafikoku , ky supermaskara i ketij kombi do qeruar sa me pare te jete e mundur , o ju trimat e haklajve ajdeni te bashkohemi e ta mgytim kete kolere qe po na ze frymen , kete qelbesire e vrases te shume bij nenash , ah o enver cna bere qe na i le kete malok ne dere kete super spiun i serbeve qe hiqet sikur i do dhe kosovaret por ai i vret naten e i qan diten , poshte ky stafilokok i semure mendor qe po e semur dhe kete vend

  3. mali says:

    “THanas shtrengo rrypin”kjo eshte nisma e kesaj qeverie, dhe rini urte se do tu vras si ne 21-janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje