Topi dekoron firmëtarët e Pavarësisë, Ismail Qemalin dhe e shpall qytetin e Vlorës “Nderi i Kombit”

27 Qershor 2012, 12:13Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot paradite në kuadër të festimeve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, një vizitë pune në qytetin e Vlorës ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, nga deputetë dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor si dhe nga shumë qytetarë vlonjatë.

Duke folur përpara të pranishmëve, Topi tha se e shpall Vlorën “Nderi i Kombit”.

“Ky shekull i historisë sonë, që nga 28 nëntori i vitit 1912 e deri më sot, ka qenë i tejmbushur me sfida titanike për liri e pavarësi, për ruajtje kufijsh e territoresh, për ekzistencë jo vetëm gjeografike, por edhe për përkatësi politike e strategjike. Ky shekull i pafund pavarësie është vaditur me gjak e djersë e me mundime; është përjetuar me vuajtje, dëbime e rikthime, copëtime e ndarje, mërgim e vetizolim; është përshkuar nga përpjekje vetëmohuese, luftëra çlirimtare, nga tallaze e fitore, nga përçarje ideologjike e nga ribashkime, nga regjime mbretërore apo totalitare demokratike-popullore, nga luftë klasash e sërish demokraci perëndimore, por filli që i ka qëndisur gjithë këto ngjarje historike ka qenë gjithmonë ai i ngjyrave kuq e zi: filli identifikues i frymës së atdhedashurisë shqiptare, i ruajtjes dhe lartësimit të vlerave kombëtare, i gjuhës së ëmbël e të lashtë që na dallon, i zakoneve dhe tipareve të veçanta që na bashkojnë, i besës dhe burrërisë shqiptare që na karakterizojnë si dhe i vizionit dhe orientimit pro-evropian që na frymëzojnë,” tha Topi.

Presidenti tha se “asnjë qytet tjetër në Shqipëri nuk i shpalos më mirë e më thekshëm se Vlora jonë të gjitha vlerat, përpjekjet, lëngimet shpirtërore e politike, humbjet dhe fitoret historike të kombit tonë përgjatë këtij shekulli. Prandaj, në kuadër të këtij viti jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë sonë të merituar, kam nderin dhe privilegjin ta shpall Vlorën dhe njëkohësisht edhe qytetarët e vjetër e të rinj të saj: “Nder i Kombit”!”

Presidenti ka dekoruar edhe firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë dhe Ismail Bej Vlorën.

Presidenti u shpreh: “Nën frymën e vlerësimit të të gjithë atyre atdhetarëve që luftuan, shkrinë jetën, dijet dhe pasuritë e tyre për këtë truall, për këtë komb e për këtë flamur, dëshiroj t’u jap titullin e lartë të gjithë firmëtarëve që shkruan përjetësisht emrat e tyre të nderuar në Deklaratën e Pavarësisë: “Nder i Kombit.”

Ndërsa, në një shenjë vlerësimi të veçantë, duke qenë se të gjitha këto arritje u bënë të mundura nën udhëheqjen e plakut të urtë e largpamës, Ismail Bej Vlorës, – udhëheqës të atij lloji për të cilët ne kemi aq nevojë edhe sot e kësaj dite, kur interesat madhore të vendit duhet të mbizotërojnë përmbi çdo lloj interesi të çastit apo partiak, sepse vetëm kështu burrat e shtetit do ta gdhendin emrin e tyre me nder e me lavdi në librin e artë të historisë së kombit shqiptar, – po përmbush detyrimin shtetëror e moral duke e dekoruar me “Udhrin e Flamurit”!”

 

Dekoratat e Topit

-Presidenti i Republikës nderoi qytetin historik të Vlorës me Urdhrin “Nderi i Kombit” me këtë motivacion: “Për rolin historik si qytet simbol i shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri shqiptar, për meritat e veçanta në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim, për ndjenjat e larta patriotike e liridashëse dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

-Ndërsa i gjithë Grupi i atdhetarëve firmëtarë të dokumentit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u shpallën (pas vdekjes) “Nder i Kombit” me motivacionin: “Për meritat e tyre historike si figura të shquara të kombit dhe rolin e tyre madhor në krijimin dhe shpalljen e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar, si finalizim i luftës dhe përpjekjeve të parreshtura të popullit liridashës shqiptar në rrjedhë të historisë”.

-Themeluesi i Pavarësisë së Atdheut tonë, Ismail Qemali u nderua (pas vdekjes) nga Presidenti Topi me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar me motivacionin: “Për meritat e jashtëzakonshme historike dhe rolin vendimtar në të gjitha fazat e përgatitjes dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të krijimit dhe të drejtimit të shtetit të ri shqiptar; për cilësitë dhe aftësitë e rralla si ideolog kombëtar dhe udhëheqës i urtë, dijetar dhe diplomat i shquar, burrë shteti dhe politikan vizionar”.

 

25 komente në “Topi dekoron firmëtarët e Pavarësisë, Ismail Qemalin dhe e shpall qytetin e Vlorës “Nderi i Kombit””

  1. vlonjati says:

    Dekoro dhe c’te kane mbetur keto dite,
    por asnje vote nuk merr ne Vlore nje eunuk berishian,
    qe neser nga momenti ne moment mund t’i coje votat ne preherin e shpellarit.

    1. aqifi says:

      T’i japesh Ismail Qemalit “Urdherin e Flamurit” eshte sikur t’i japesh Gjergj Kastriotit “Urdherin Skenderbeu” dhe Nene Terezes “Medaljen Nene Tereza”. Ky ka rrjedhur ne muajin e fundit te mandatit…

      1. qebapi says:

        TURP. TURP.TURP. Ti japesh Ismail Qemalit 5 muaj perpara medaljen eshte turp i Bamirit dhe shokut te tij Bujarit. Ishte ne nder te 28 Nentorit qe medalja dhe nderimi te behej ne 28.11 dhe jo 27.6. Bujari i beri nderimin Bamirit per nderin qe i beri qe e coje ne KLSH dhe i mbushi sallen e teatrit PM plote. ky ishte dhe qellimi qe sot ne Vlore u nderuar 20 persona. A Flloko lexone dhe lexonte emra e Bamiri jep…e jep llamarina…dhe falenderonte Bujarin. TURP. Pse nuk e la per 28 Nentor ate e di Bujari me kravate qe i mbushi sallen.

  2. AdTirana says:

    Te lumte gryka e TOP-it o President Topi
    Keshtu qellohet me TOP Kryeministria e hajduteve.
    Asnje paralele ju lutem me frazen e famshme te komunisteve.
    Ata jane te tere sot ne Kryeministri.

  3. nje vlersim shume simbolik dhe i merituar !

  4. sandri says:

    Vlora e meriton,

    p.s. (une nuk jam Vlonjat)

  5. Edi says:

    FUSHATE ELEKTORALE.KY FSHATAR PANDREQSHEM.O BAMIRVLORA E MERITON TITULLIN POR JO NGA DORA E KETIJ PLERES.

  6. Shkupi says:

    Vetem ,,KY,,ka mbetur pa u dekoruar nga Topi.

  7. Mentari says:

    Mbasi e hapi nje zyre mashtrimi ne Vlore tani na e ban Vloren qyteti i nderit,qytetin “kok lash dhe Kok mora”Ky antishqiptar po e shperdoron karriken e presidentit per interesat e tija personale.Po a jepet titulli qytet i nderit nje qyteti qe e mbajti dhe e beri shqiperine varreza per 50 vjet?Ky dum baba (eshte i nipi i Esat Toptanit)eshte nje negativ i madh i politikes shqiptare dhe ky duhet izoluar e shkaterruar politikisht plotesisht.Hajt te na rroje emri i Ismail Qemalit qe kur Greket pushtuan janinen ai nuk e denoncoj ate hic fare,biles nuk e zuri me goj qe ishte nje turp i madh per nje njeri qe ngriti flamurin e kombit.Te na “rroj” Emri i qytetit te Nderit

  8. ajdin says:

    I KA DALE GJUMI SHUME VONE TOPIT ku te gjithe e dime se eshte me porosi te Birishes.JANE BASHKE TE DY e bejne sa per sy e faqe.Topi njeriu me kote qe ka Shqipri.

  9. Zhaneta spahaj says:

    Asnje qytet tjeter i Shqiperise nuk ka luajtur ate rol qe ka luajtur populli i Vlores e qyteti i trimave te mençur per te gjitha ndryshimet politike te rendesishme ne historine e vendit tone deri ne kohen e sotme…por shpresoj te mos i kete humbur traditat e mira e te kryeje deri ne fund misionin prijes te saj per t’i dhene fund te keqes se madhe qe e ka perfshire Shqiperine tone e per ta sheruar nga plaget qe as pushtimet e huaja nuk ia shkaktuan…Ka ardhur dita qe Vlora te tregoje edhe nje here forcen e mendjen e saj te ndritur per ti thene “ndal” dyndjes barbare veriore qe po i ve flaken vendit!!!!

  10. Vlonjati says:

    Mire qe nxitove ta beje kete o i shkrete se po te ishe vonuar edhe pak Saliu do ti kishte prishur planet ,per te Vlora eshte nje dregez qe nuk ze koren e nje plage normale ,ajo tek Berisha eshte nje plage qe kullon gjak dhe dhemb sa here qe i del perpara,pavaresisht se ai me stermundim perpiqet ta fshhe kete gje.Per te eshte simbol Bakuja ,Stambolli e Viçidoli.
    – Vlonjatet nuk harrojme si Fatos Nano ,Edi Rama,e suiten e tyre nga pas
    Saliu vete nuk mund ta harroje dot, as ai Vloren dhe as Vlora ate ,nuk mund te harrojme leket e pastra qe na tha ne 1996 ,nuk mund te harrojme fundin e 1996 dhe fillimin e 1997 ,me trupat qe dergoi dhe mobilizoi nga veriu ,paçka se disa sahan lepires si Frrok Cupi qe na lepihesh lagjeve te Vlores ne 1997,Godo e Mediu ,Ermenji e Kalakulla,Gjinushi e te tjere e te tjere ,nder ta edhe Vlonjate qe edhe kane shkruajtur edhe ndonje biçim liberthuci per ngjarjete e 97 thone se Vlora e pati fajin jo P.D. ja qe u shpartallua dhe s’i mbeti ngjyre ne fytyre.
    Nuk mund te harrojme Otranton me njerezit tane te mbytur qe kapen fame keqin kater te Rades dhe zune fundin e zi e te ftohte te ngushtices se Otrantos ne ndikim te drejt per drejte te qeverisjes mizerabel te kesaj Partie me S.Berishen ne krye.nuk mund te harrohen me mijera te vdekur dhe deme ekonomike qe erdhen si pasoje e ketij shkaterrimi te shtetit te cilin Sali Berisha me L.Bashen ne menyre demonstrative ,te turpeshme ,kriminale si dy gangstere ne pushtet kerkuan te jepnin mesime qe gjoja nuk i kishin dhene dot ne renien e pushtetit te 1997 ne 21 Janarin e 2011.Ne se do t’i ishin bindur ata njerez qe Sali Berisha me Gazideden e te tjere i nisi te shtypnin Vloren ,Shqiperia sot do te ishte si Siria sot,sepse Saliu ate mendje kishte ate mendje ka dhe ate mendje do te kete.
    Ate qe shume nga kalemxhijte e analistet e quajne politikan sepse te gjithe kemi frike ti themi ndryshe ,nuk eshte veç nje njeri qe per hesapin e vet te ben gjemen edhe fshehtazi edhe hapur me ligjet qe zhvat e zhgerryen si ja do qejfi atij e jo si i duhet interesave te popullit
    Por mire na gjen.
    Ne nje dite kur nje presidence na nderon Vloren ka te tjere qe na sjellin keto kujtime te zymta dhe te dhimbshme qe nuk mund te harrohen edhe pergjegjesit e tyre nuk jane ndeshkuar ,perkundrazi po vegjetojne ende pa u futur asnje gjemb ne kembe.( Zani Caushi ,Kakami e ai djali i Cerkovines me te tjere ishin ca djem injorante qe moren me qafe plot te tjre ,dhe vehten e tyre por ,ata qe e shkaktuan dhe e krijuan kete situate u fshehen pas bemave dhe denimeve te tyre dhe sot qe nga Berisha i pari por edhe te kraheve te tjere ende po na qeverisin.
    Kuje( ulurime ) ,kuje ( ulurime )per ne i thone grate ketej nga Jugu …..

  11. Devolliu says:

    Je nxituar o Bamir.
    Këto dekorime duhet t’ia kishe lënë t’i bënte Nishani me gjysmë truri i Salih Shpellarit. Nishanin me mustaqe do ta shoqëronte për në Vlorë,( madje duke e mbajtur për krahu që të mos rrëzohej në ecje) vetë shpellari me kurriz të dalë.
    Megjithatë Nishani me musteqe mund të bëjë një ceremoni të dytë se ti ke harruar të dekorosh firmëtaren e pavarësisë, Xhosefinën e Saliut.

  12. himara says:

    Vlore e bukura ne grope, deti i paane ta freskone gjine
    kenge e tramundane e ke historine.

  13. alalum says:

    largou o tradhtare nga vlora jone

    ju vetem te vidhni ,te vrisni dini ,gomari i tiranes

    nuk ka nevoj vlora per dekorimet tuaja

    vlora do pune ,do qetesi ,do ruge ,do pasterti

    eh keto nuk na idhate qerou maskara ,malok tirone

    zghou vlora ime zghou revolucion revolucion

    ti zhdukim kriminelat

    1. Albana says:

      Turp alalum me keto krahinizma qe shpreh. Nuk perfaqeson Vloren ti jo se po te mendonin vlonjatet si ty do ishte fatkeqesi. Shqiperia eshte nje nga veriu ne jug nga lindja ne perendim. Kjo qe shpreh ti eshte percarje dhe i ka ikur koha revolucionit o idiot vetem me zgjedhje mund te shprehesh vullnetin tend dhe ne qs nuk zgjidhni njerezit qe duhen zgjedhur ky prap eshte problemi juaj.

  14. Belisarius says:

    Ashtu eshte Vlora “Nder i Kombit”. ?

  15. arsen says:

    Kjo quhet HIPOKRIZI
    Kjo quhet GENJESHTER
    Kjo quhet MASHTRIM
    PO TE ISHTE, DEKORATEN DO UA KISHTE DHENE ENVERI PARA SHUME VITESH….POR AI KISHYTE SH T E T!
    SI MUND TE DEKOROSH NJEREZ ME NJE DOKUMENT COPY???? e SHKRUJTA ANGLISHT QE TE KUPTOHET MIRE NGA SALIU.
    Me kopje kane mare qeverine, kane vjedhur prona, kane mare doktoratura e mastera…PSE MOJ JA JAPIN KOT EDHE BABAIT TE BAMIRIT DHE BUJAR NISHANIT

    Turp…Turp…Turp

  16. I persekutuari says:

    Z.Topi nje amanet.
    **********************************************
    Z.President Topi shqiptaret nga te persekutuarit te gjalle ose jo,ata lavdero sipas vlerave qe kishin jepu edhe dekoraten,por mos u largo pa mare vendimin per te caktuar vendin e monumentit te te perndjekurve si dhe daten kur konkurentet te dalin para komisionit me bocetet e tyre per te filluar me i miri qe ta ndertoje dhe cakto daten kur te inagurohet ky monument. Ndryshe keta lapanxhot qe do lesh s’cajne koke per ata qe dhane jeten per:SHQIPERI,LIRI,DEMOKRACI,DREJTSI,BARAZI.

  17. ermalix says:

    Z. President!
    100 Vjetori eshte ne date 28.IX dhe jo sot! Nuk mund ta dekorosh sot Ismail Qemal bej Vloren, apo ke hallin e votave te vlonjateve?
    Dhe mos harro se fatemiresisht familja Vlora ka lene trashegimtar, perse nuk i keni ftuar te terheqin dekoraten? Kushtu i respektoni ju figurat e Kombit?
    TURP…si jemi kantandisur!
    Po te donit te respektonit Ismail Qemal bej Vloren i ktheni pronat, se zotrote i ke marr, madje dhe me debate, gjithashtu ja keni kthyer dhe trashegimtareve te Zogut, kurse njeriut qe shkriu dhe pasurine personale per kete Komb ju dhe dokoraten ja jepni ne date te papershtateshme!
    Pa Dinjetet!!!

  18. TOMOR TREBESHINA says:

    –Avashni,avashni djema..!! Si shum perpjekur e kini mar.
    –Te Vleresosh (dekorosh)- keq ;Te mos vleresosh (dekorosh)-keq.
    –Jemi ne vitin jubilar , 100 vjet pavarsi. Mendoj,ne pikpamje simbolike, cdo dit e ketij vit eshte 28 nentor.Ndofta, qe ne Janar duhet te kishin filluar vleresimet .Ka shum fusha, shum ngjarje e data ne cdo fush, dhe ka shum njerez ne cdo ngjarje e date historike ,qe ne kete 100 vjetor te pavarsis se shtetit Shqiptar, duhen kujtuar e vleresuar,dhe koha eshte shume e shkurter,per ti ber gjerat sic duhet.

    — Kesaj ithone,”hall me burr,hall pa burre ,hall te mos martohesh kuurr…!!”. Para ca ditesh ..lexova (me sa me kujtohet titulli.)”U ndez flak kalaja e Nroqit..” Per mua ish nje veprimtari interesante.Ne menyre simbolike ishin planifikuar kalat me radhe te zones Dorres- Kruj -Tirane te zhvillonin aktiviete duke festuar ,duke kenduar e ndezur keshtu Zjarrin e Pavarsis. Por,edhe ata pak komentus qe ishin , gati te gjith te revoltuar e duke kercnuar,.. perse zjarri nuk filloi nga vlora.?!!!,Nga Kalaja e Kanines..!!. Bile dikush shkruante se dhe kenga per Ismail Qemalin thot..,”Varrin ma beni Kanine, Vloren takem per Karshi..”, Nuk di sa i sakt eshte ,por vete, dhe shok te mit nga jugu e vlora, sikur e kemi kenduar “..Varrin ma beni ne Vlore, Sazanin ta kem karshi..”.. nejse, pak rendesi ka .

    –Kesaj radhe, lexoj se seriali dekorimeve e i vleresimit te figurave ka filluar nga Vlora, dhe pikerisht me Firmetaret e Pare te Pavarsis. Cka andej duhet te filloj nderimi e vleresimi, dhe koh pas kohe, etap pas etape, tevije deri ne ditet e sotme,Per daten 28 Nentor mendoj se do ket gjera te tjera .Dhe perseri lexon..ulerima e ofendime.. Sikur se kemi mire kete pune…” Hip ,se te vrava! Zbrit, se te vrava..!” ( shte bej e shrketa qeveri apo presinence,.. si te veproj…).

    –Pyeta LISIN e Xha BRAHOS,Trebeshin (LIS 300 vjecar rreze atij mali, ja lalon 100 vjet edhe atij qe u pre keto dite ne qender te Tiranes)
    –“LISI” thot, se eshte nje fillim i mbar.Me siguri dekorimrt dhe vleresimet do ti ngjiten shekullit, dale e ngdal,periudhe pas periudhe,.Do kujtohen e nderohen te gjitha ngjarjet ,qeverite ,burrat qe kane drejtuar, apo kane kontribuar, ose kane mbajtur e mbajne peshen historike te ngjarjeve ne keto 100 vite.
    — “LISI”,nje merak ka. Jam shum i vjeter,dhe nuk besoj te arrij 400-en. Por , se mos harroni pa vleresuar DY BURRAT ME TE MEDHENJ TE SHTETIT, QE KANE QEVERISUR ME GJAT NE KETO 100 VJET .(kuptohet, pas Ismail Qemalit dhe para Nanos e Berishes).E kam then dhe her tjeter thot lisi :”ATJE KU KANE QENE MONUMENTET E LENINIT E STSLINIT (ne Tirane e gjetiu),TE RIVENDOSET AI PER AHMET ZOGUN DHE ENVER HOXHEN”
    Per ti vleresuar ata dote mjaftonin edhe aq sa i kane vleresuar enciklopedit e Anglis e te Ameikes.
    — O njerez mentar e shpirt bute,dhe ju o ithtar e fanatik ,DHE ..JU, O TE PREKUR E GODITUR, ME E PA TE DREJT,NUK KA KOHE PER TE HUMBUR. Beni nje gje te mir. Mbillni faren e pajtimit,te tolerances e te mirkuptimit.
    –Evetmja sakrifice qe kerkohet, tu shtrojme rrugen mete denje brezave qe do vine pas nesh. Kjo, jo vetem qe nuk u kerkon gjak, por dhe as shum djers,ku te paret tane si kursyen per te arrtur ku jemi sot–Vetem keshtu dote lini ghurmet tuaja ne nderimin e lavdin e historis . –Keshtu mendon”Lisi Xha Brahos,Trebeshin”

    –pershendetje, TOMORR TREBESHINA.

  19. fede says:

    mirmengjes VOLRA!
    kete vit do ja bejme forra!
    jo atdheun cope ,cope,se ISMAIL QEMALI nuk tretet dot!

  20. Adriatik says:

    VLORA NDERI I KOMBIT?????????????????????????
    Eshte shume pak! Vlora eshte qytet Hero! Dale se me duket se eshte qytet hero Vlora, me duket se ka edhe ndonje qytet-hero tjeter?
    Sidoqofte, Vlora eshte Zemra e Shqiperise. E tregoi me 1912 dhe si nje vigane, si nje lume i terbuar, si nje OQEAN MADHESHTOR U NGRIT DHE I THA NDAL PUSHTIMIT nga vomja e neveritshme e Viqidolit ne vitin me te lavdishem nga e gjithe historia e tokave te Batove, Aleksanderve, Pirrove, Skenderbejve ne vitin e arte te historise se pergjakshme te shqiptareve, VITIN E PAHARRUESHEM 1997. KY VIT DO TE JETOJE DHE JEOHOJE NE ZEMRAT E POPULLIT DERI SA TE JAPE FRYME EDHE SHQIPTARI I FUNDIT NE KETE PLANET, DO TE JETOJE SEPSE VLORA QYTET HERO, TREGOI SE PERBEHEJ NGA NJE POPULL HERO QE U NGRIT SI NJE TRUP I VETEM SI ANTEU, SI DAVIDI KUNDER GOLIATHIT GOGOL TE VIQIDOLIT. JA PSE SA HERE DO TE PERMENDET VLORA GJAKU I SHQIPATEVE TE VERTETE VRAPON NEPER VENAT, ARTERIET DHE KAPILARET E TRUPIT TONE DHE I BEN THIRRJE TRURIT QE TE MBROJE LIRINE DHE PAVARSINE E VET JO VETEM ME FJALEN E MENCUR POR DHE ME KETE GJAK KURDOHERE KRYENGRITES KUNDER PADREJTESIVE KOMBETARE. RROFTE VLORA HEROIKE QE E BERI FORRA SA HERE U DESH TE NGRIHEJ PER TE MBROJTUR VEHTEN DHE KOMBIN ASHTU SI SIMOTRAT E VETA EVROPIANE PARIS ORLEANI GDANSKU BERILINE DHE DHJETRA QYTETE HERONJ TE EVROPES PLAKE. ASHTU SI EDHE NE ATO QYTETE KANE PASUR DHE KANE ENDE NJEREZ TE DEGJENERUAR NE KRYE POR ATA NUK GUXOJNE TE PREKIN TE DREJTAT THEMELORE TE NJERIUT, JETET E TYRE SI TEK NE. CDO QYTET SHQIPTAR TE NDJEKE SHEMBULLIN E VLORE DHE ATEHERE NUK DO TE JETE E LARGET DITA E CLIRIMIT NGA SHERBETPRET E BEPGRADOT DJE TE ATHINES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje