Persona të armatosur kanë sulmuar një stacion televiziv pro qeveritar në Siri, duke vrarë tre persona, raporton BBC.
Sulmi mbi Ikhbariya TV në jug të Damaskut ndodhi pak pasi presidenti Bashar Al Assad deklaroi se Siria është në gjendje reale lufte.
Personat e armatosur hodhën në herë redaksinë e televizionit.
Hetuesit e OKB, në raportin e tyre të fundit thonë se vendi po rrëshqet në luftë civile.
Televizioni sirian ndërpreu programin normal të mërkurën për të transmetuar pamje direkt nga sulmi në ambientet e televizionit.
Televizionet shtetërore transmetuan pamjet e godinës së shkatërruar dhe të djegur.
Ministri i Informacionit në Siri tha se tre viktimat janë vrarë gjakftohtësisht.
Të hënën ky televizion ishte futur në listën e sanksioneve të BE.
Në rrethinat e Damaskut ka luftime të ashpra. Dyshohet se dhjetëra persona kanë gjetur vdekjen.
Zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane paralajmërojnë se ky do jetë një konflikt i gjatë dhe i mundimshëm. Ata thonë se sërish shumë zyrtarë dhe ushtarakë të lartë janë pozicionuar fort përkrah Assad.
Sirianet kane vendosur t`a shkaterrojne Regjimin e Diktatorit Asad. Brravo u qofte.
I kemi derguar leter ngushellimi e solidariteti zotit Assad!
pa dushime qe edhe asdi ka per tu shkatruare inshallah
sice jane shkatruare popje pare ketij qeshtje kohe eshte
keta televizionet qe i sherbejne qeverise se Tiranes kur do sulmohen?
Me sa duket dhe shohim Amerika ka vendosur ta rregull Sirin dhe popullin e saj,të bëj baçe me lule, siq ka bërë dhe shtetet e tjera ku ka vënë dorë.
Mbase ndonje dite edhe shqiptaret do i turren TV Klanit.
Te erdhi fundi Asad gjakatari, e heqsh kemmben zvarre per ata qe Jezu Krishti i ve ne nje rang me ty…