Arvizu i sjell Nishanit mesazhin e Klintonit: Garanto pavarësinë e institucioneve

27 Qershor 2012, 12:38Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, i ka përcjellë sot urimin e Sekretares Amerikane të Shteti, Hillari Klinton, presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani, raporton Ora News.

“Dëshiroj t`ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave europiane të popullit shqiptar,” thuhet në letrën e Klintonit.

Sipas saj, “roli i Nishanit si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës”.

“Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare,” shkruan Sekretarja e Shtetit të SHBA, Klinton, në letrën e saj të urimit për Presidentin Nishani.

30 komente në “Arvizu i sjell Nishanit mesazhin e Klintonit: Garanto pavarësinë e institucioneve”

      1. Sa merak qi kan kta Ameriqent per Institucionet e Pavaruna mer jahu?
        Po lenja mer si i gatit tana Doktori , siq din ai ma mire. Ishalla e ka keshillue per mire Alievi.

        1. Ramy says:

          I’a ky êshte urimi i zonjes Clinton per Presidentin, shpresojê qe gazeta tema tê largohet nga praktika e shtrembêrimt tê lajmêve se kêshtu po i ndez si pushka e jevgut bythosocialistet.
          Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave evropiane të popullit shqiptar”, thuhet në letrën e Clintonit.

          Sipas sekretares amerikane,roli i Nishanit si president është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe ka shprehur bindjen se integriteti dhe pikëpamjet e presidentit Nishani tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës.

          “Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare”, shkruan Clinton.

          Gjatë takimit ndërmjet presidentit, Bujar Nishani dhe ambasadorit Arvizu u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer me ambasadën e SHBA, i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë gjatë drejtimit të tyre nga Nishani, si dhe u shpreh angazhimi për të vijuar me të njëjtin nivel bashkëpunimi.

          Në takim u nënvizua rëndësia e rolit të Presidentit të Republikës dhe kontributi i tij për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura.

          1. n.shehi ny says:

            per ramy
            asnje nga komentuesit ketu nuk eshte prishur nga mente te luftoje ameriken
            sepse nuk mundet dhe nuk ka aresye.
            por ne asnje menyre nuk duhet te jemi reptila dhe yes-men kur shohim qe punet nuk ecin mire midis miqsh dhe te arrije deri aty sa dipllomatet amerikane ta trajtojne shqiperine si vend i dores katert sic eshte niveli i ramy ose kelmendasi mentari dhe te tjere te rrotkarizuar si puna jote.
            Kape nje cike kete ketu poshte nqs di pak anglisht:

            Hillary Clinton plays key role in dance with Hosni Mubarak
            —Confronted with the most acute foreign policy crisis of his administration, President Barack Obama is increasingly relying on Secretary of State Hillary Clinton for her advice and connections , including a 20-year friendship with the family of Egyptian President Hosni Mubarak that has drawn fire from human rights advocates.It was Clinton who came up with the idea of sending Frank Wisner, U.S. ambassador to Egypt in the 1980’s, to Cairo to deliver Obama’s pointed request that Mubarak not seek a new term as the country’s leader.
            —In a 2009 interview with Al Arabiya television, Clinton defended the relationship with the Egyptian president and his wife when asked about human rights abuses by the Mubarak regime, saying, “I really consider President and Mrs. Mubarak to be friends of my family. So I hope to see him often here in Egypt and in the United States.”
            —Today Hillary Clinton plays dance with monster of Albania Berisha..

          2. nastradini says:

            Urimet apo pershendetjet e zonjes Klinten i shkruajne kalemxhinjte ne Uashington, qe paguhen per te ndjekur dhe per te mbushur qitapet per emerime Mbreterish dhe Presidentesh ne Bote. Mire do te ishte qe keta kalemxinj te Shtepise se Bardhe t’i kujtonin Jari-Bujarit tone cyryk nga shendeti te hiqte nga CV-ja e tij e Kapterit te Enver Hoxhes, dipllomen FALLCO te masterit albanez. Sepse keshtu cdo gje do te shkonte ne vendin e vet dhe do te ishte totalisht ne perputhje me parimet e demokracise amerikane.

  1. adddaggg says:

    A thua nuk e dine Amerikanet se kush eshte ky musteqja???
    Pse nuk ia zgjidhin njehere e mire problemet ketij vendi duke heq qafe e politike shefin e ketij lumadhi?

  2. martin says:

    Ai thote pamvaresi nga mentaliteti KOMUNIST i institucioneve ku mbizoteron padrejtesia korrupsioni pa aftesia, efikasiteti injranca,
    militantizmi,rryshfeti,kurveria,cmenduria dhe dipendenca seksuale me nje
    llaf formatim nga fillimi nuk ka rruge tjeter.Ky eshte fundi i fundit.

  3. Media pa liri says:

    Tani ciraku ja jep letren ustajt,me tej ciraku mer “udhezimet” qe mbrojne te dy pasurite qe vune ne tranzicion.

  4. anonim says:

    PIRDH-PIRDH…PIRDH e mos u liro…

  5. usa men says:

    Qe ishte nishani kandidat i ambasades amerikane vetem budallejte nuk e kuptojne.Deri ketu nuk ka asgje te keqe.Por te tallesh me shqiptaret qe ben sikur eshte “zemeruar” arvizu se ate e zgjodhi sala-lili-edi kjo eshte me poshtruese se vrasja e 4 protestuesve ku ai eshte i implikuar dhe ndoshta mund te jete dhe fajtori kryesor.
    E keqja me e madhe e ketij vendi pa shtet nuk eshte pavaresia e insitucjoneve por VARESIA E TYRE NGA AMBASADA AMERIKANE.
    Amerika ose duhet ta pushtoje shqiperine dhe kjo do jete fitore..ose te emeroje arvizune mbret te shqiptareve..ose ambasada amerikane te caktoje
    presidentin ,kryeminstrin dhe lulin e bashkise.
    Me tolerimin e kriminelit berishe amerika aleate i ka bere dem shqiperise me teper se 500 vjet te pushtimit turk.
    Kurre nuk ka qene kombi shqiptar me i percare dhe me i perdhosur se sa sot
    Ta gezoni zonja hillari dhe Nishanin .. boll me keto rrena kozmike..
    ACT NOW i arvizuse eshte cfaqje komike ne kete vend qe eshte kthyer ne kufome per funeral home..stop hipokrizine..

  6. racionali says:

    Une te them “FALEMINDERIT” Bujar qe nuk me vrave diten e rrezimit te bustit te E.Hoxhes.Dhe te mendojsh se ke qene nje nga me aktivet,per te gjuajtur dhe per te vendosur bustin me 22 shkurt 1991 O BUJAR MEHMETI qe qellon ne te gjithe sistemet ne NISHAN. Keshtu qe priti dhe “FALENDERIMET” e mija qe arrita te dal gjalle prej teje o komandanti toges i shkolles se bashkuar

  7. Ben Chicago says:

    po tja dredhe nishani salit a e gjen njeri si do ta shaje berisha
    bamiri eshte fodull dhe sali nuk e duron edhe per fodullekun
    a ka bythe nishani ti kundervihet salit?

  8. po dhe ket klinton saliu e paska mesuar c’far te shkruaj!?po bledi mane eshte dakord me kete apo si ka dal akoma rakia drogamashit.TA GEZOSH PUSHTETIN O BACA SALI DHE PER 20-VJET TE TJERA.

  9. GJAKU I TE RENEVE says:

    POSTA FUNKSIONONTE QEMOTI ME MIRE ME PELLUMBA(shpend)SE SA ME ARVIZU-
    -Kujt i sherben urimi i nje qytetareje pertej oqeanit,per nje qenje shqipetare qe e futen ne nje godine qe quhet presidence?
    -Kujt i sherben emri i postjerit Arvizu kur ‘mesazhet’ i ngaterron ne mes te rruges e ne koherat antike pellumbat i çonin ne kohe keto mesazhe?
    -Kujt i sherben ‘ekujlibri’ istitucioneve e ‘pushteteve’ kur ketu 22 vjet nuk ka istitucione e pushtete te pa varur?
    -Kujt e si mundet nje ‘presilegen’te ruaje ekujlibrat e nje shteti pa PUSHTETE?
    -Kujt i duhet e kush kane qene funksionet e nje ambasade te huaj ne kete shtet antishtet,vend pa popull me histori ,simbole,ekonomi,e te drejta humane te perdhunuara e ‘politika’ te gjenocidit dixhital te perzenjes se shqipetareve me metoda TITISTE?ARVIZIU DETYRA JOTE KA MBARUAR PA U FILLUAR-.KOHERAT E NANOS,METES, BERISHES SI PJESEMARES AKTIVE TE FAMILJES BUSH PER SHKATERRIMIN E SHQIPERISE NE EMER TE ANTIKOMUNIZMIT PER VAZHDIMIN E ENVERIZMIT E SHURRANJOZEVE TE BLLOKUT PO I VJEN FUNDI.

  10. spartak kiqo ngjala says:

    Qe le shije te hidhur ky urim qe ngjan si ngushellim ne rast vdekje nuk ka diskutim.Por te lexoje cunin e kico ngjales qe thoshte dje:
    “””””Ish aleati i dikurshëm i demokratëve, sot bashkëpunëtor në kampin e majtë, Spartak Ngjela ka deklaruar sot se me emërimin e Nishanit president të Republikës, kryeministri Berisha i ka shpallur luftë të pastër Uashingtonit. “Sali Berisha është në konflikt me Uashingtonin. Të shikojmë kush do e fitojë luftën. Ne jemi me Uashingtonin.”””””
    E pershendesim spartakun me keto vargje:
    HANI ,PIRDHNI DHE KENDONI
    SA TE JETE LALAGJONI
    KENDEJ-O NGA WASHINNGTONI
    SALI SERBIN TA URONI

  11. brukli says:

    po ju o ben xhikago me saliun tend bythakeqas nuk e duroni dot fodullekun se keshtu e kane maloket si ju vicidolasit jeni ritur me jastek prej kercuri ju prandaj se duroni fodullekun , prandaj dhe nishanua juaj eshte super moster e atij mostres bythakeqas sali gerdec vicidolasi

  12. Haxhi Bulati says:

    Zonja Klinton kjo leter tregon shume per Ameriken.
    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas…Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Letër e hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të ekzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës, Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit), eksperti belg u detyrua të pohonte:

    “Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj”.
    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.

    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:

    “Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë”.

    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80-milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.

    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
    Rastësi?

    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës, ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje, do t’iu thoshin me buzëqeshje diplomatike:

    “Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ‘97-‘98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011”.

    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97’98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pamerituar; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIA-s që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive.

    E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japë edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 ? 491 ? 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. “Hafiz I. Dalliu”, Pallati 172, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.

    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë.

    Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADN-së), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve.

    Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t?i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t?i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh.

    Të tjerat vijnë vetë pastaj? Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIA-s fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik ? ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shans historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t?iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontingjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATO-s, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen konjuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës.

    Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t?i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pista në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKB-së, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë ?kështu vazhdoni, se e keni mirë? ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t?i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJ-së, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t?i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurt se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIA-s. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrenë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. “Diplomacia është një polici me kostum madhështor”, ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: “Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997-98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë”. Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador.

    Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991.

    Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej me “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i suksesshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër? I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre.

    Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështetur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë.

    Ky shans historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t?i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës ? superfuqisë amerikane ? se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut.

    Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIA-s për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta.

    Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinë dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIA-s, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake thjesht si SHQIPTARË.

    Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijëve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim Hamiti
    P. S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’ia nis atë falas në pdf.

  13. NGJALA says:

    Sa te keqinj keta Amerikanet dun me fut nsherr Jarin me Salen. Nuk besoj ta haje ate ngjale Jari; Institucionet para se te jene te pavarura jane te Salukut.
    Jari do i buzeqeshi nen mustaqe Hillarit dhe do bej sic e ka mesuar udheheqesi. E kena provu se institucionet ma te pavarura jane kur i kontrollon Saluku. ndash Amerikonet le te vijne e mesojne nga Demokracia jone jo per gjo se ne bojme shtet.

  14. Dilua says:

    Letro e Agim Hamitit e vendosur si koment po me habit ma hoqi mendjen fare.Ju luem a di kush me teper këtë histori shume sekrete.
    Zonja Klinton kjo leter tregon shume per Ameriken.
    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas…Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

  15. dmx says:

    Garantim i istitucioneve te pavarura mos e rruj fare zonja Klinton a e di sa i ha palla Saliut per ato apo jo as nuk do me dit se kujt i thone institucione te pavarura i bo me fal per shprehjen m… persiper e ju zonje po i coni fjale Nishonit a thu se e pyt njeri te shkretin Nishon ai osht aty thjesht me lef si puna qenit kur ti japin urdher ha ha ha ha

  16. MASONERIA says:

    UNE e besoj 100% AGIM HAMITIN. DHE mendoj se edhe ENVERI KAQENE MASONE. NUK ka ‘egsistuar’ o NJERZ KOMUNIST DHE ballist.MASONET kane komanduar dhe komandojne BOTEN.

  17. Foni says:

    Bravo Masoneria, dhe une nuk heq as një presje nga ato që thot Agim Hamiti te letra e hapur.Na paska q….. nenen Amerika, që ne i besonim me jeten tonë duke menduar se do rrexonte komunizmin në shqipëri.

  18. MASONERIA says:

    foni.: ato qe KALUAM DHE PO KALOJME kane domethenie, por ne rastin e shqiperise eshte bere ‘EKSPERIMENT’.

  19. TOTILA says:

    U.S.A. JA KA Q…..E NENEN DHE DO JA Q……E SHQIPERISE SE SALIU ESHTE NAS ME PAK DHE AS ME SHUME PO AGJENT I U.D.B-se dhe i C.I.A -as . vetem ENVER HOXHA UA Q..U NENEN KETYRE .SA QE GJALLE U TREGOI KUFIRIN DHE KETA LEGENAT E AMERIKES NUK KISHIN BYTHE QE T’A SULMONIN . UNE E DI SE VETEM TE BIJTE E PULA MEDHENJEVE DHE LEGENAT E BIJEVE TE KOLABORACIONISTEVE DO TE MUNDOHEN T’MA HEDHIN POSHTE ME ARGUMENTE FALLCO , KOMENTIN TIM. POPULL SHQIPETAR JE I TRADHETUAR NGA MBARE KLASA POLITIKE SHQIPETARE ,KETA LEGENA NUK BEJNE DOT SHURREN PA MARE LEJE NGA MEKSIKANO – JAPONEZO -ARABO EVGJIT -AMERIKANO -GJARPER ARRI -XHIU (ALIAS ARRE-ZIU ) . KU KA SHKELUR AMERIKA NUK KA MBIRE ME BAR .SHIKONIN SI E KA BERE KOSOVEN .KOSOVA ISHTE ME “MIRE” ME SERBINE SE ME KETA KRIMINELET E TANISHEM. SALIU I KA PREMTUAR DAJE -SAMIT QE SHENGJININ DO T’JA JAPE KOSOVES ,DURRESIN MAQEDONONISE DHE VLOREN SERBISE . POR PO TE DUAN SERBET LE TE QASEN NE VLORE SE DO T’I DJEGIM TE GJALLE . KA SHQIPERI POR ……KA DHE VLORE .KUSH TE DOJE LE T’A PROVOJE KOCKEN KEMI PER T’UA TRETUR . TEK NE BLUAN MIZA GUR .BUJRUM…!!!!!

  20. mira says:

    Nuk di sa qendrojne ato qe shkruan Hamiti, por nje gje me ben shume pershtypje:
    Si do guxonte nje kryeminister te vriste jashte institucioneve, ne bulevard, duke hapur dhe deren per ti ngritur kurth demostruesve, pa patur frike nga institucionet nderkombetare dhe amerikane???!!!
    Ne njefare menyre eshte mare nje OK nga ambasadori amerikan, qekurse dhe e cilesoi “burre shteti”
    Por duke pare reagimin e nje pjese te opinionit publik, nje pjese te gazetareve ( pamvaresisht se e paket ene numer)si ustallare te mire qe jane ç’orinetojne popullin me deklarime kontradiktore, as mish as peshk sepse interesat strategjike te US jane nje me mire vend i stabilizuar dhe pa demokraci se sa nje vend qe ka revolta per vendosjen e standarteve demokratike.
    Kete gje nje pjese e mire e opinionit publik e ka kuptuar, dhe po ashtu nderkombetaret dhe vecanerisht US e ka kuptuar ate qe shume mire e ka kuptuar edhe populli shqiptar.

  21. ona says:

    Na la pa mend letra e AGIM HAMITIT

  22. Monda says:

    I lutemi shumë zotit Mero Baze dhe stafit të Gazetes Tema ta botoj letren e Hapur të zotit Agim Hamiti, jo të jetë e vendosur si koment, se shumë faqe dhe site të nryshme e kanë botuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje