Një ditë më parë Ministria e Financave deklaroi se organizmi që i hartoi kriteret e vlerësimit për tenderin e Lotarisë Kombëtare ishte Shoqata Europiane e Lotarive Shtetërore.
“Mbi bazën e rekomandimit që ky Këshilltar ka dhënë, Ministria e Financave ka propozuar kriteret, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me dokumentacionin teknik që duhet të përmbushë një operator, por kanë të bëjnë edhe me kriteret, ku duhet të mbështetur vlerësimi për të tillë operatorë”, tha nje dite me pare zevendesministri i Financave, Alfred Rrushaj.
Ky pohim i Ministrisë së Financave e kompromenton edhe më shumë tenderin për Lotarinë Kombëtare duke shtuar tashmë dyshime të forta për konflikt të pastër interesi. Në faqen zyrtare të Shoqatës Europiane të Lotarive dhe Organigramës drejtuese të saj, ku duket qartë se presidenti i Shoqatës Europiane të Lotarive është Friedrich Sticler. Pikërisht shoqata e zotit Sticler, përmes konsulentit të saj ligjor, ‘Vlademik Partners’ i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që të heqë kriterin e çmimit nga tenderi për licencën e Lotarisë Kombëtare dhe t’i hartojë ato në një mënyrë të tillë që skualifikoi nga gara shumë kompani duke e kufizuar konkurrencën, në vetëm dy të tilla dhe pikërisht njëra nga këto ka një lidhje shumë të fortë me zotin Sticler.
Siç tregohet qartë në faqen zyrtare Friedrich Sticler, përvec se president i Shoqatës Europiane të Lotarive Shtetërore, mban njëkohësisht edhe postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Kombëtare të Austrisë dhe anëtari i bordit të saj që prej vitit 1986. Lotaria Kombëtare e Austrisë është tashmë e mirënjohur për publikun shqiptar, pasi është një nga dy kompanitë e vetme që po garojnë për të fituar licencën e llotos kombëtare në Shqipëri dhe madje e paralajmëruar nga konkurentët e tërhequr si fituesja e paracaktuar e saj.
Që në fillim, disa kompani ndërkombëtare në fushën e lojrave të fatit i denoncuan kriteret e tenderit të vendosura nga qeveria, me rekomandimin siç pohon Ministria e Financave, të shoqatës që drejton zoti Shtikler, si shumë kufizuese dhe të hartuara në mënyrë të tillë, që përmbushen nga vetëm një kompani, që jozyrtarisht nga konkurrentët e tërhequr është paralajmëruar pikërisht kompania në bordin drejtues të së cilës ndodhet zoti Shtikler./TCH
E rendsishme osht me fitue miqt e mir te Doktorit qi nga Fazlliqi deri te kta austriakt. Gjanat e tjera jan dytsore naj mos u lodhni kot
Nuk ka problem, populli yn e mencem i ka pas dit keto gjona:
Ja var ujkut melcit ne qaf!
Mir e ke ti,mo Lym Demokrati,po s’meti njeri pa na pallu dhe tall topet me na,”bijte e shqipes”.
Kjo tregon se perse ai Eurodeputeti Austriak vjen ne Shqiperi sa here Berisha ka nevoje per te. Edhe keta Eurodeputetet jane te Korruptuar. Turp tiu vije. Po vjedhin nje popull qe nuk ka. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/doris-pack-eurodeputetja-qe-kritikon.html
I ke rene pikes! Kjo eshte e verteta lakuriq. Gollsruh vjen ne Tirane sa here e ka pisk Saliu me te vetet. Ne çdo fushate zgjedhore e kemi peshqesh ketu per te na prishur humorin dhe turbulluar ujrat.
Duhet shtuar vetem nje gje komentit tuaj: Ky delenxhi evropian ka deleguar ambasadorin qepaze te OSBE-se qe na eshte bere si burri i nenes. Shqiptaret e urrejne aq shume sa i kane ngjitur nofken”ambasador kernacka”.
Jane interesat mafjoze ekonomike shkaku i ketyre veprimeve te urryera.
Gjithe te mirat!
Perse do Europa qe te integrohemi ne KE?! Kujtoni se per syte tona te bukura!
Hajdutet e rradhes vazhdojne te vjedhin Shqiperine dhe ndajne pjeset me anti-shqiptaret si Berisha dhe Klani i tij. Besoj se Barisha dhe Klani i tij jane disa nga njerizit me te pasur ne Ballkan me leke te thata ne banka private. Klasa e pasur e Shqiperise eshte gjithashtu dhe nje nga funderrinat e Shoqerise qe kapet ashiqare duke vjedhur dhe thote jo fajin e ka opozita.
Po eshte e vertet Sali Berisha fajin e ka opozita sepse nuk jane te zote ose nuk duan te permbysin pushtetin tend prej gangsteri/mafizi dhe kurvash politike.
Edhe Doris Pack vjen sahere ka nevoje Kuqua i Pollo Grekut.
a egziston mundesia te zbulohen me fakte lidhjet ekonomike te grosrukut me salin
po ambasador kernacka a mer ryshfete nga sali?
po doris packu a paguhet nga sa’li
po u vertetuan do zbulohen interesa te ketyre me pusht etin e sa’lit
Po edhe ti hedhe doren ne qafe Grossrucku Sali Berishes nuk eshte pare nga ndonje vizitor i huaj, dhe aq me pak nga ndonje austriak, o Ben bathorja.
Shiko kete filmin me poshte diku nga 1’20″…
http://www.ht1.at/leben_kultur/Feuerwehrreise_nach_Albanien-2601.html
Aq shume na e dashkan kete Saliun tone???
E harruat Nanon,austrine,bixhozin?Nuk beni dot ndonje lidhje midis ketyre?
Me duket se ky zoteria eshte miku i djalit te doktorit ….