Garda ka tejkaluar kompetencat pasi ka qëlluar në drejtim të turmës me armë luftarake. Ish-kreu i Policisë Bashkiake, Zyhdi Dajti, ka bërë këtë deklarate, pas dëshmisë që ka dhënë në gjykatë në procesin për “21 Janarin”. Për rreth 60 minuta, Dajti ka rrëfyer para Gjykatës në lidhje me ngjarjen e rëndë të 17 muajve më parë, ku mbeten të vrarë katër protestues të opozitës, raporton Vizion Plus. Ai ka treguar se në 21 Janar ishte vënë në mbrojtje të institucioneve dhe qytetarëve të Tiranës, ndërsa së bashku me deputetë të tjerë socialistë dhe drejtues të policisë së Tiranës, ishin angazhuar në largimin e turmës, pasi kishin parë se Garda kishte nisur të qëllonte me armë luftarake.
“Mua më kanë marrë oficerët e lartë të policisë që të qetësoja situatën dhe unë u përpoqa që demonstruesit të mos hynin në kryeministri. Kisha afër deputetin Besnik Bare, Saimir Tahiri dhe Artan Gaçe dhe së bashku u përpoqëm të qetësonim qytetarët. Unë kuptova që plumbat ishin të vërtetë jo vetëm nga zhurma, sepse kam qenë vete gardist, por sepse degë pemësh filluan të thyheshin”, kujtoi Dajti, një ndër ata dhjetëra dëshmitarë okularë që do të dëgjohen në gjykatë.
I pyetur në lidhje me praninë e të pandehurit Agim Llupo në ambientet e Kryeministrisë, ish-kreu i Policisë Bashkiake deklaroi se fillimisht kishte dyshuar se mund të kishte qenë ai, por më pas këtë e kishte verifikuar nëpërmjet medias. Ndërsa dëshmitari i dytë qe dha shpjegime para gjykatës ishte Erald Bisha, i cili gjatë protestës mbeti i plagosur. Dëshmitari tha para gjykatës se plumbat i kishin ardhur nga Kryeministria, pa qenë në gjendje të shquante se kush e kishte qëlluar.
garda pa URDHER nuk i tejkalon kopetencat. duam kush URDHEROJ qe te hapet zjarr. kush mund ta jape kete URDHER?????
21 janari ? ? ? ? ?
PUQISTI
hehe po fillojn te flasin ca nga ca njerezit ,, dhe kjo eshte gje e mire se nuk besoj te kaloje keshtu ai krim shteteror minimalisht lulja e bashkise duhet te futet ne burg ,, ska ku shkon saliu ka per ta dorezuar nje dite se perndryshe nuk do gjejne qetesi niperit e tij ,, se per zenin e giten jan taksur ca “10-leksha” sic ka then nje babaxhan para ca vitesh
Garda jane Ushtaret. Gjeneralet e vdekjes jane akoma te lire. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/doris-pack-eurodeputetja-qe-kritikon.html
drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar,c’prisni pse s’veproni tani?
Ne garde ekziston urdheri(komanda) ZJARR.
“deget e pemeve filluan te thuhen nga plumbat..”
zot i madh kriminelet kane derdhur rrebesh me plumba mbi popullin dhe qelbesira arvizu cileson vrasesit “burra shteti” edhe ai bashke me salen te perfundoje ne nje qeli!
garda nuk ka “tejkaluar kokpetencat”ajo ka marrë urdhër për të qëlluar!
këto thënje që në pamje të parë janë në anë të paditësve,në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbrojnë të akuzuarit!të thuash se garda ka shtirë për të vrarë pa asnjë lloj urdhëri është njëlloj sikur që tashti dënimi i llupos të jetë vetëm paraburgimi i tij!kurse prendi duhet dëmshpërblyer për ditët që ka kaluar në arrest shtëpie!një thënje e tillë nuk është gjë tjetër veçse deklarimin e 21 janarit thjeshtë një “aksident”!
NË 21 JANAR U DHA URDHËR PËR TË BËRË TERROR NË POPULL!U DHA URDHËR PËR TË V R A R Ë!!!!
Ky Dajti a eshte thirri si deshmitar apo si ekspert?
Se e pashe shum kontradiktore ne ato qe thoshte.