Të vegjlit kërkojnë barazinë e votës dhe transparencë. PS: PD të deklarohet nëse është për korrektimin e sistemit

27 Qershor 2012, 19:20Politika TEMA

Partitë e vogla u mblodhën sërish sot në një tryezë për të kërkuar sërish barazinë e votës, transparencë, numërim elektronik dhe sistem të ndershëm ankimimi. Ata madje miratuan edhe një deklaratë me kërkesat e tyre.

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, deklaroi se është shumë i rëndësishëm garantimi i barazisë së votës. Milo kërkoi që partitë e vogla t’i bëjnë presion aleatëve të mëdhenj, në mënyrë që ato të detyrohet që të mund të respektojnë angazhimet e tyre.

Edhe kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi e vuri theksin tek garantimi i zgjedhjeve të lira, ku të garantohet barazia e votës.

“Jemi mbledhur disa herë, nuk mbrojmë interesat e disa partive, por garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, garantimin e barazisë në votë. Një qytetar të japë një votë, kjo garantohet me futjen e teknologjive. Të korrigjohet sistemi zgjedhor dhe vota të numërohet elektronikisht”, shtoi ai.

Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se reforma duhet të krijojë besim të qytetarët se vota e tyre do  jetë e barabartë dhe do të lexohet në mënyrë transparente, si dhe duhet të përfundojë brenda afateve.

Partitë e vogla kanë akuzuar të dy partitë e mëdha se nuk kanë vullnet për të plotësuar kërkesat e tyre. Për këtë arsye ka reaguar edhe PS. Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat, tha se PS ka qenë promotore e çdo propozimi që garanton transparencën dhe barazinë e votës. Ai tha se është koha që PD të shprehet qartë nëse është për korrektim të sistemit apo jo.

“Partia Socialiste ndoqi me shumë interes dhe shqetësim tryezën e partive në lidhje me Reformën Zgjedhore. Ndajmë të njëjtën ndjesi dhe shqetësim në lidhje me mosecurinë e Reformës Zgjedhore, por nuk ndajmë të njëjtin opinion në lidhje me bashkëfajësinë e bllokimit të Reformës Zgjedhore. Partia Socialiste me qëndrimet e saj publike gjithmonë ka dashur ta adresojë çështjen e barazisë së votës. Të gjithë shqiptarët e dinë që Partia Socialiste ka qenë promotore e çdo propozimi që përmirësonte gjithëpërfshirjen, transparencën apo barazinë e votës. Të gjithë janë dëshmitarë që Partia Socialiste ishte shtytësja e procesit të numërimit elektronik, që fatkeqësisht në mënyrë të njëanshme edhe nga ajo paketë e miratuar me konsensus u hoq dorë me sebepe apo pretekste që diheshin më parë. Të gjithë e dinë shumë mirë qëndrimin tonë publik, të PS, që kemi qenë të hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë me forcë korrektimit të sistemit zgjedhor.

Prandaj që fjalët t’ia lënë vendin veprave është koha që publikisht Partia Demokratike të deklarohet që është e hapur për korrektimin e sistemit zgjedhor apo jo. I qëndron apo nuk i qëndron marrëveshjes së nënshkruar nga 26 partitë?!” tha Gjiknuri.

9 komente në “Të vegjlit kërkojnë barazinë e votës dhe transparencë. PS: PD të deklarohet nëse është për korrektimin e sistemit”

  1. Eshte politike Antidemokratike kjo. PS duhet te bashkohet me zerin e te gjitha partive te vogla, dhe jo te prese reagimin e PD-se. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/doris-pack-eurodeputetja-qe-kritikon.html

    1. AGOLLI says:

      Ndiqi lajmet – PS iu eshte bashkuar te gjithe te vegjelve, po rreiku kombtar Sali eshte si gjithmone kunder!!!
      E hengert Ristanin aty ku nuk i shkelqen kurre djelli.

  2. obs. tirana says:

    Mazhoranca sot ka 73 numra ne parlament. Nga keto, 4 mandate i takojne LSI, 2 PDIU,1 PR; pra pa 7 mandatet e aleateve, PD ka vetem 66 numra.
    Nese 3 partite aleate ne qeverisje, e kane shqetesimin kryesore ceshtjen e votes, (per to, sipas deklaratave puiblike eshte reforma kryesore), atehere me shume se te harxhojne kohe me tryeza te formatit Milo-Mediu, kane mundesine te kushtezojne PD per ta amenduar Kodin zgjedhor. Eshte shume me e thjeshte nga sa mendohet dhe vetem ne dore te tyre. Pergjegjesia do ti mbetej PS, vetem nese PD e detyruar pranon te ndryshoje sistemin, permes korrektimit kombetar.

  3. Eni says:

    O Damian mos fol pa leje, se pastaj do ta heqin fare te drejten e fjales. Flet blendi Çuçi, se ai nuk del nga rreshti i kryetarit. Ekspert i madh ai, direkt nga shoqata e bashkive. Shyqyr qe ka shoqata dhe ish vartes bashkie, se ju te PS-se jeni te trashe dhe jo te besueshem.

  4. frojd ANNA says:

    E VETMJA ‘PUNE’ POLITIKA .PARTI E SHQIPETAR ,PARTI E ILIRJAN

    Te hiqet nga fjalori fjala politike e parti,ato per 22 vjet jane shprehje e krimit,korrupsionit e shperberjes.
    Asnje parti me me pak se 5 perqind mos hyje ne parlament.Bipolarizem pse jo BIPARTITIZEM si ne Amerike vetem dy parti.Popullit duhet shpetuar KOCKA mire lekuren qe ja rjepen iliret,dulet medinjte,minjte,milot,pilot,dulet,fasulet,kasapet,alabaket.
    50 DEPUTETE NE PARLAMENT,JO ME TEPER SE 2 LEGJISLATURA,PA IMUNITET,NE TE KUNDERT POPULLI TE ABANDONOJE PARTITE E çDO SHQIPETAR TE VOTOJE VET VEHTEN DHE KANDIDATE TE PAVARUR.SHQIPETARET QE NUK VOTOJNE VEHTEN PO KRIMIN JANE VETEM IDJOTE PER TE ARDHUR KEQ.

  5. ndrea says:

    A eshte dakort hajduti i Skraparit qe te behet transparenca e votes dhe pse per zgjedhjet e kaluara nuk donte te zbatohej ligji?Korektimi kombetar eshte i domosdoshem por a mund ti japim hajdutit celsat e thesarit?Presion nuk duhet te behet vetem PS e shpellarit ti lepin by…n.Zoterinjte pa elektoratMilo,Ceka,Ndoka,Xhuveli e.t.jqe rojne si parazit dhe qe pasi mrrin votat majtas i cojne tek shpellari te sundoj.Ne ligjin elektoral duhet te saktesohe se Kushdo qe zgjidhet ne siglen e nje partie ne rast se do te kaloj ne nje parti tjeter te dorezoj mandatin.Mjaft me me Idrizer,Tavor e plot sahanlepires te tjere.

  6. hajriu says:

    Po ç’promotor je ti dhe PS-ja jote mo Gjiknuri , kur jo me shume se pardje the qe i gjithe moskuptimi ka ngelur tek KQZ-ja. D.m.thene se kodi zgjedhor eshte mire keshtu siç eshte , hajt se folim andej nga 2017 o hipokrita .

  7. mekaniku says:

    Kta kryetaret e ktyre partive te vogla ose jan njerez te marr fund ose jan nentedhjetenonça dhe bojn harakiri me kte milet,nuk e kan marr vesh akoma kta se edi rama esht vetem nje bythlepires i berishes qe e mban ate ne pushtet ka tete vjet duke ber ne syt e botes sikur ben namin,or popull opozitar, shikoni me kujdes kryetarin tuj se po ja u fut mas shpine,me mir zgjidhni Braçen per kryetar,por te jeni te sugurt se nuk ju mashtron te pakten sesa kte njeri qe nuk i tregon kembet e veta,i them te gjitha kto se nuk ka si te jet ndryshe kur te gjitha ligjet qe i kan interesuar PDse ky i ka kthyer ne favorin e tyre e para dhe e dyta ne kobat me te medha qe ka ber Berisha ky njeri i ka rrahur krahet ne vend qe ta vinte me shpatulla pas murit,ky lloj burreci ose mashtrusi qe quet Edi rama,mendoj qe nuk esht ndryshe nga te tjeret por vetem nje njeri qe do ta ngrysi jeten ne politik,duke ber lloj lloj allishverishesh ne kurriz te njerzve qe kerkojn shpetim ne nje adres te gabuar siç esht kjo e Edi rames,te vrasi tjetri kater vet mu ne mes te bulevardit dhe mos kerkosh te drejtat e ktyre qe dolen me llafin e thirrjet e kti njriu ne shesh dhe ta besosh akoma kur ky njeri me njerzit e korrupsionit ha dreka e darka per mua esht apsurde.

    1. saliplehra says:

      Saliu do ta mbushe kete vend me plehra, dhe kjo do te thote edhe me parti te vogla e fantazem – ngrihu popull e hidhe dhe ket diktator!!!!
      Si Dullen te sheshi, kete drejt e ne qeli!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje