PS: Integrimi i vendit nuk është llotari, por përgjegjësi

27 Qershor 2012, 20:59Politika TEMA

Pasi nga Brukseli erdhën sinjale se shanset për marrjen e statusit kandidat janë shumë të pakëta, ka reaguar Partia Socialiste përmes kryetarit të Komisionit të Integrimit, njëherësh deputet i PS, Ditmir Bushati.

Ai tha se PS përshëndet vendimin e BE për nisjen e negociatave me Malin e Zi, por shtoi se ky vendim bie në kontrast me shqetësimin se Shqipëria po e humb për herë të tretë shansin për marrjen e statusit kandidat.

“Është e qartë se Sali Berisha ka zgjedhur fantazitë e tij aventuriere të “rrugës së mëndafshit” që të çon drejt Lindjes përkundrejt rrugës europiane të Shqipërisë që të çon drejt perëndimit. E shprehur kjo edhe në zgjedhjen politike, ekonomike dhe financiare që Sali Berisha ka bërë vijimësisht, duke iu shmangur rrugës së Europës,” tha Bushati.

“Nuk ka dyshim se nëse vjet Shqipëria e humbi statusin e vendit kandidat kryesisht për shkak të vrasjeve 4 protestuesve të pafajshëm opozitarë në bulevardin kryesor të kryeqytetit dhe vjedhjes ditën për diell të zgjedhjeve në Tiranë, këtë vit Sali Berisha po ndjek kokëfortësisht të njëjtën kahje duke emëruar President ministrin e Brendshëm dhe ministër të brendshëm të shtetit ministrin e brendshëm të partisë shtet. Integrimi Europian nuk është llotari! Ndaj, Sali Berisha nuk mund të luajë bixhoz me fatin europian të shqiptarëve. Partnerët tanë ndërkombëtarë e kanë thënë shkoqur se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të kremtojmë 100 vjetorin e Shqipërisë shtet si një vend i ankoruar në rrjedhat evropiane,” vijoi ai.

Bushati tha se në përputhje me marrëveshjen e nëntorit, duhet mbyllur reforma zgjedhore.

“Duhet përmbyllur një orë e më parë reforma zgjedhore që do të mundësonte:

i) riformatimin e KQZ për të zbatuar Kodin Zgjedhor në mënyrë neutrale;

ii) sistemin e ankimimeve gjatë procesit zgjedhor në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare që krijon garanci për palët në proces dhe që ndëshkon çdo keqbërës që tenton të prekë apo të minojë të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar qeverisjen me vote;

iii) aplikimin e teknologjisë për rastet dhe rrethanat ku ka mirëkuptim mes palëve.

Duhet përmbyllur një orë e më parë reforma parlamentare që do të mundësonte:

i) rikthimin e votës së fshehtë për emërtesat kushtetuese në përputhje me praktikën më të mirë europiane, praktikave 20 vjeçare të Parlamentit shqiptar dhe rekomandimet e ekspertizës ndërkombëtare;

ii) aplikimin e “parimit të kondradiktoritetit” që do të krijonte barazi mes palëve parlamentare.

Është detyrë e kësaj shumice parlamentare për të siguruar një orë e më parë një proces që shmang politizimin për emërtesat kushtetuese dhe garanton ndarjen e shtetit nga pushteti. Kjo është përgjegjësi direkte e Sali Berishës.

Është detyrë e kësaj qeverie për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, administratës publike, garantimit të të drejtave pronësore, reformës në drejtësi. Mosrealizimi i këtyre reformave është përgjegjësi direkt e Sali Berishës,” tha Bushati.

 

9 komente në “PS: Integrimi i vendit nuk është llotari, por përgjegjësi”

  1. SB dv says:

    Un ju suguroj jue se kam me ju integrue me 31 Gusht ne rrugen e leshit!
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/

    1. getozoari says:

      Sali Berisha eshte nje plehre e painteresuar per BE. E vetmaj gje qe do ai eshte qe Shqiperia te mbetet ne kete batak, per te mundur ta shtype poshte edhe me, per ta shtrydhur edhe per ti marre gjithcka. Maskarenjte e PD po na lene jashte BE>

  2. Andi bushati says:

    Hajde degjoje kete spiunin ??? Ne partin socialiste si puna e ketij jan te gjith , e presim qe bijt e ish kryekrimineleve te na qeverisin!!! Njerez si keta esht turp te shfaqen para ekraneve televizive

  3. Do j’u fus Jo se j’ua a them un juve!…ne Shtegun e Dhive… Se te jem I sinqert’ Jo atje ne Vicidol…se ay asht Shtegu im se jo , po , po kam kujtimet e mia te ai Shteg… Se te amla te hidhta ato jane te MIJAT … Te qeverise time… Ju te gjithe te mite jeni a e dini pse?!… Se … jAu them une ..Jo se tha nji nji I Aleances Plehut, tha qe m’u pSka shqim dirt e syve, tha, me thoni ju mue, Jo me thoni ju mue, te shqim e kam une ?!… Ju e dini qe S’e kam te shqim… Ju e dini kush e ka te shqim..
    Po juve e dini qe te Shtegu Dhive kam me u udheheq!…
    Shqipnin une kam me e ba, per inat tuj, ju e dink mire Pse… Se Ju … Juve ua bAj ftyren ma t’ Zez ze kpuca… A ma bani dot ju mue … Nuk ma bani!
    Une j’u fus juve ke ShteguDhise Jo e kunderta… Se …nji far Widhersi MOTIT kalum m’tha prrallmen e Molles sikur une ja kam hyme Pems… Po Jo mor zotni une po I rrzoj kokrrat Poshte, si kam me I hanger une gjithe kokrrat, innate Nuk j’u Len me pa Driten e Dillit
    Punoni per familjen time jAu kam thane po ju prape…

  4. adddaggg says:

    Qeveria me e peshtire ne EUrope do na leje perseri jashte cdo institucioni nderkombetar. Maskarenj!!!! Qelbesire!!!

  5. ermaku says:

    Eshte per te vene kujen per kete vend e per keta ndyresira qe na qeverisin. Hajdute e halldupe qe i kane zene rrugen nje kombi te tere.

  6. besabese says:

    Kur nje dite femijet apo niperit tane te kthejne koken pas dhe te shikojne ate qe po ndodhte ne kete moment te historise se Shqiperise, ne te gjitheve do te na vije turp qe na qeveriste Berisha, e cfare qeverisjeje, ne kete menyre.

  7. andi says:

    Me ty o Ditzi Sulejman Bushati e me Dashnat e Pezve e me Ilir Xhelil Gjonat Sala qeveris deri sa te dali ne pension vazhdoni ciu ciu ciu.
    Humbesa .

    1. Ndersa me njerez si ty, Sala meriton te jete mbret, madje te te sundoje vetem ty qe te thote edhe sa here te marresh fryme. Ikni o te mbarumit te PD andej nga selia, TemA nuk u perket juve, po tgjithe opozitareve te kesaj qeverie mashtruesish sic je ti more Andi. Qelbesire e pushtetit te hajduteve me nje llaf, si m.. i m…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje