MASAKER për vijën e ujit, vriten dy vëllezër, plagosen tre gra e një i ri

29 Qershor 2012, 09:15Politika TEMA
MASAKER për vijën e ujit, vriten dy vëllezër, plagosen tre

Dikur thonin se për vijën e ujin bëhen më shumë vrasje. Aq e frikshme duket kjo shprehje sa ç’është e vërtetë. Para pak kohësh u tha se një vrasje për gjakmarrje në Dukagjin ndodhi për një vijë uji. Tani një tjetër masakër në Pukë, sërish për një vijë uji

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mardhnac në komunën Qelë në Pukë.

Dy vëllezër janë vrarë dhe katër persona janë plagosur, njëra në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit, kur Paulin Markaj së bashku me bashkëshorten, djalin dhe nipin e tij po ktheheshin në shtëpi pasi kishin festuar ditën e Shën Palit. Kur ishin vetëm 100 metra larg banesës së vëllait të Paulinit, Hil Markaj, ata u ndeshën me pritën e burrave të fisit Përmakaj, të cilët i qëlluan me breshëri automatiku. Për pasojë humbi jetën 45-vjeçari Paulin Markaj dhe u plagos bashkëshortja dhe nipi i tij, Alfons Markaj 25 vjeç, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Me të dëgjuar breshërinë e armëve, vëllai i tij Hil Markaj dhe bashkëshortja e tij doli në oborrin e shtëpisë, ku u qëllua për vdekje nga fqinjët e tij, të cilët u larguan më pas nga vendi i ngjarjes. Plumbat kapën edhe bashkëshorten e tij Anxha Markaj, e cila u plagos rëndë.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Bardhok Përmakaj, edhe ky i plagosur me disa plumba, dhe 32-vjeçarit Fran Përmakaj, ndërkohë që është vënë në ndjekje të disa anëtarëve të tjerë të fisit Përmakaj, që mendohet se kanë marrë pjesë në këtë masakër.

12 komente në “MASAKER për vijën e ujit, vriten dy vëllezër, plagosen tre gra e një i ri”

  1. jurgeni says:

    duroni edhe pak sa ta marre ne dore ministrine e brendshme muli i antenes

    1. Lissus i vjetër says:

      Goranit ministër nuk i bëhet vonë fareeee!

  2. Vali says:

    Vazhdon lufta civile e civile e nisur nga komunistet ne vitin 1943.

    1. "BUJARI JU DEGJON" says:

      Ti Vali,t`u hash m.. KOMUNISTEVE e te mos i krahasosh me regjimin gjoja Demokratik te KRIMINELIT SALI BERISHA…
      Sa ishte regjimi KOMUNIST u zhduk gjakmarrja SE KISHTE SHTET!!!
      Tani po vriten njerezit si te ishin pula,lepuj…dhelpra…

  3. durrsaku says:

    moj VALI mos je qi ne kok ti ???? se te pakten keta komunistat kriminelet i ben trebjet , ju shpetonte shurra sa shikonin 1 polic ne rrug ,se keta qe kemi sot i hajn mutin kriminelave??!!!!

  4. BJORN says:

    Vendi i internetit ka keto arritje,sepse sheme si keta jane ne qeveri

  5. ALBAN DEGA says:

    ULE ATE GRYKE PUSHKE VELLA… ULE

    Ule… ule ate gryke pushke vella. Hidhe tutje ate pushke. Ajo vret. Vret jeten e tjetrit. Vret edhe jeten tende.Nuk ka pushke me te forte ne bote se truri. Ke zjarmi ne tru vella. Hidh nje dore uje te ftohte fytyres. Hidhi nje cope akull trurit te zjarmuar vella. Mos i merr jeten tjetrit.
    Jeta jepet vetem nje here. Detyra me e shenjte e njeriut eshte ta ruaje jeten. Jeten e vet por edhe jeten e tjetrit. ” Ah sa do te jepja … krejt boten do ta jepja vec te mos kisha vrare…: therret koka e ftohte vetem pak caste pasi i ke marre jeten tjetrit. Sheh fytyren e tij si limon, sheh ngjyren e vdekjes ne fytyren e tjetrit dhe e jotja merr ngjyre vdekje.
    Gjithmone kur vritet njeriu nga njeriu ka te pakten dy viktima, dy te vdekur: njeri i vdekur per se vdekuri, tjetri i vdekur per se gjalli. Jo vetem dy viktima. Shume me teper. Familje te tera mbyllen ne kulla guri, ne nje varr pa varr. Fise te tera ngujohen per vite e vite te tera ne nje sketerre prane parajses qe eshte jeta. Nga nje vrasje e njeriut prej njeriut vdesin te vdekurit por vdesin edhe te gjallet. Ne cdo hap i ndjek hija e vdekjes, ngjyra e vdekjes, kercenimi i vdekjes.
    Hej, ule ate gryke pushke o vella. Zjarrmia jote, dufi jot eshte vetem sa eshte kufiri midis jetes e vdekjes. Trimeria jote, fuqia jote eshte vetem nje fraksion milimetri, aq sa eshte hapi i shkrehjes se carkut.
    Arma eshte vdekje kur vdes njeriun, kushdo qofte ai. Ndaj ule … ule ate gryke pushke vella.
    Mos hyre ne hasmeri me jeten. Mos hyre ne hasmeri me vetveten. Mos vrit familjen tende. Mos vrit vellain tend, Mos vrit nusen a te dashuren tende. Mos vrit femijet tu! As femijet e femijeve. Ule ate gryke pushke vella.
    Lerua Kanunin maleve ne Toke e Zotit ne Qiell! Cfare Kanuni!? Cili nen i tij lejon vrasjen e gruas!? Cili rregull i tij lejon vrasjen e femijes 10-11 vjec!? Cili blin i tij lejon perdhosjen e kufomes!? Cila pjese e tij shote vraje vellain, kusheririn, te afermin tend per kot se koti !? Cili …..
    Ky lloj kanuni eshte barbari !? Ky lloj kanuni eshte egersi! Ky lloj kanuni eshte kanibalizem! Leruani kanunin egersirave, bishave neper male! Jo njerezve… Njeriu ka vetem nje kanun, ai eshte ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell!
    Hej mos harroni: jeta jepet vetem nje here si per ty edhe hasmin tend, si per ate edhe per ty! Mos e vrit jeten vella. Hej, ule ate gryke pushke , ule bre vella pa e shkrepur…
    Eshte trimeri te falesh! Barbari eshte te vrasesh! Vret tjetrin per se vdekuri, por ke vra edhe veten per se gjalli! Hej, hej ule ate gryke pushken o njeri, o vella, o hasem, o dashamir! Falja pushken jetes! Duaje jeten… iki vdekjes! Hidh nje dore uje te ftohte shpirtit! Hidhi nje cope akulli trurit te zagushitur!
    Dhuroja pushken Zotit ne Qiell dhe Ligjit ne Toke ! Zoti te dhuron jeten. Vetem ai ka te drejte ta marri ate! Tenden, timen…. te te gjitheve. Nje dite te gjithe do te vdesim, te gjithe…
    Eshte thirrja e nje populli! Eshte kushtrimi i nje kombi… I vetmi ne bote qe pershendet Tungjatjeta! Jo Tungjatvdekja!
    Tungjatjeta vella! Ndaj ta ruajme jeten ! Ta ruajme jeten si Jeten! Tungjatjeta!

  6. Kalaja says:

    Ashtu Njerez me bisht Ashtu Jepini Vrituni per nje vij uji YYYY Race bastarde Mbase shuheni te gjithe Para se ta mesoni se Jemi ne vitin 2012

  7. Enveri says:

    Ka vrare shume enveri.

  8. karaduz tropoje says:

    pak retorike me ty ish hamdi,,,,shkurt dhe me nderprerje,,ule ate pushke thua ti hamdi dega–thuaj ule ate ule ate automatik,,2-vret tjetrin por jeton i lire akoma ne shqiperi,,3-akull nuk ka as uje sepse njerezit rrine gjithe diten neper kafene4-zotit ne qiell?zoti nuk eshte ne qiell o alban deg hamdi shkurrja,,zoti eshte gjithkundi,,pastaj ku ke zot ti hamdi alban dega,,,ti je krenar qe je ilir,,iliret nuk kan besuar ne zot ,,tungjatjete ne kohen e njerzve qe u jepej burse dhe shkolle nuk perdorej ne shqiperi pervecse tungjatjeta qe kendonte arif vladi per enver hoxhen,,enverhoxha tungjatjeta..o alban dega,,o njeri qe vuan per nje pozite ,,,nuk e paske sulmuar sali berishen sot?se nga vini ti dhe berisha vetem atje vriteni per nje cop guri,na trego pak sa larg je ne vije ajrore nga vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje?o hamdi dega edhe pse e ke nderruar emrin ne alban perseri mbetesh tropojan,,nuk vjen demokracia,,mesazhi i zotit,,,nacionalizmi ,apo cdo lloj sistemi nga tropojanet,,i vdetmi mesazh per nga ana jote eshte qe te krijoni republiken e karaduzave ne veri,dhe vendosni se per sa kilogram gure apo sa litra uje kanali mund te vritet,sa per arme mos u merzitni..ju nuk jeni per te drejtuar kete vend cfardo partie apo sistemi ti perkisni,,,geshtenja eshte aty ku duhet te perqendrheni ju tropojanet,,merruni me geshtenja arra thana dhe lajthi,,o alban sa e ke qirane e apartamentit ne ny?na shkruaj ketu se cfare edukimi ke dhe cfare grade universitare ke?ku ke punuar deri ne 1991…?/

  9. Makony says:

    Tungjatjeta Alban . Nje thirrje per te gjithe shqipetaret kudo qe jane,nga nje prej vellezerve tane,qe e do jeten.Ai deshiron qe te gjithe ta jetojne,prandaj dhe e Ben kete thirrje .Nje falenderim nga mua dhe nga. Ata qe ndajne te njejtin mendim.Faleminderit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje