Biberaj: Nuk kemi komplekse për aleanca

1 Korrik 2012, 14:51Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një aleance parazgjedhore me Partinë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Në një prononcim për “Shqip”, anëtari i grupit themeltar të FRD-së, Aleksandër Biberaj, deklaroi se në këtë moment ishte shpejt të flitej për aleanca zgjedhore, duke e quajtur këtë një çështje që do ta zgjidhnin në muajt e ardhshëm nga vetë forumet e FRD-së.

Por, pavarësisht kësaj, Biberaj thekson se parimisht FRD-ja nuk kishte asnjë kompleks për të bashkëpunuar zyrtarisht me PS-në. Pavarësisht se në programin e saj, kjo parti është e qendrës së djathtë dhe ka në përbërje përfaqësues që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike, Biberaj thekson se për partinë ku ai aderonte, çdo aleancë është e mbështetur mbi vlera dhe në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

“Mendoj se është shpejt për të folur për aleanca, ato do t’i vendosin forumet në muajt në vazhdim. Por parimisht ne nuk kemi komplekse apo paragjykime për bashkëpunim, mjafton që bashkëpunimet tona politike të bëhen mbi baza parimore dhe mbi vlera në shërbim të shqiptarëve dhe Shqipërisë”, deklaron përfaqësuesi i FRD-së në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm të kësaj partie me socialistët.

Nisur nga aleancat e zhvilluara gjatë viteve të fundit në vend, Biberaj nuk harron të kritikojë Partinë Demokratike, për të cilën thekson se në emër të pazareve dhe mbajtjes së pushtetit ka bërë aleanca nga më të pazakontat. Në këtë kuadër, Biberaj theksoi faktin se LSI-ja është një parti e ekstremit të majtë dhe madje në zgjedhjet e shkuara lokale, PD-ja tregoi se mund të bashkëpunonte me Partinë Komuniste për të zgjeruar pushtetin e saj.

“E ashtuquajtura parti e djathtë, PD-ja nuk ka ngurruar të bëjë koalicion me ekstremin e majtë, siç është LSI-ja e Ilir Metës, madje koalicion ky i bërë vetëm për pazare. Interesant është fakti se për të zgjedhur pushtetin, PD-ja në zgjedhjet lokale të 2011-s ka bërë koalicion edhe me Partinë Komuniste të të ndjerit Hysni Milloshi”, kujtoi Biberaj në lidhje me PD-në, parti të cilës FRD-ja po i bën opozitë që nga krijimi i saj.

Po kështu për “Shqip”, Aleksandër Biberaj thekson se koalicioni aktual i ndërtuar mes PD-së dhe LSI-së ka humbur çdo motiv dhe të drejtë morale për të drejtuar vendin. Sipas tij, ky koalicion nuk ka arritur dot të përmbushë objektivin, për të cilin theksoi se është formuar dhe që është integrimi i vendit në Bashkimin Europian. “Ky koalicion e ka humbur legjitimitetin, sepse na u paraqit si koalicion i integrimit. Në këtë objektiv shumë të rëndësishëm treguesit janë tepër negativë, duke sjellë si rezultat rrezikimin e vendit për herë të tretë në kuadër të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian”, sqaroi Biberaj.

Pak ditë më parë, deputeti socialist, Pandeli Majko, deklaroi se ishte e udhës që të gjitha forcat opozitare në vend të bashkoheshin përpara zgjedhjeve për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë “Berisha”. “Qoftë partia FRD, qoftë AK, për mua janë aleatë të natyrshëm të opozicionit në Shqipëri, të një shtrese shoqërore që kërkon ndryshimin e PS-së. Ne duhet të ulemi me ta për t’i fiksuar në një ditë, në një kuti, për një qëllim të përbashkët”, ka deklaruar Majko.

13 komente në “Biberaj: Nuk kemi komplekse për aleanca”

  1. Gazetari i VOX POP says:

    Cfare mund te na thoni per 21 janarin zoti Biberaj?

    1. Sabrina Mata says:

      Per cdo parti politike ka dy opsione, ne opozite apo ne pushtet. Ne rast se FRD nuk e quan veten parti opozitare, nuk ngelet vecse ta shohim te lidhur me qeverine me vone.

  2. h says:

    a jeni ne terezi apo jo PD e quani parti te djathte , ajo eshte llumi i ekstremit te majte. o njerez qe beni politike dhe gazetari

    1. TR says:

      Shume e drejte, PD esht aktualisht partia me majtas ne Shqiperi pas komunistave, parti autoritare, shkaterruese per interesat e kombit, percarese e shoqerise me lufte klasash dhe mbeshtetese e militanteve injorant, mosperfillse ndaj vuajtjeve te popullit, kriminele dhe vrasese e atyre qe mendojne ndryshe e i rrezikojn pushtetin, vjedhese dhe manipuluese e sistemit zgjedhor. Nga ana tjeter PS eshte nje mish-mash qe nuk kuptohet, nga njera ane mbron interesat e shtresave me te dobta te shoqerise me politika te majta si taksat progresive, nga ana tjeter e ka elektoratin ne shtresen e mesme dhe te larte ne qytetet me te rendesishme te vendit dhe ka ne perberje shume ish bisnesmene. Mbase mund te percaktohet si nje parti e qendres. Shpresojme pra qe FRD te krijoje vertete nje parti te spektrit te djathte ne Shqiperi sepse i mungon politikes tone.

  3. I rendesishem eshte misioni i kesaj Partie. Largimi i Berishes, eshte detyre imediate e te gjitheve.

    1. Sabrina Mata says:

      Qiljeta me shoqe jane te PD mo lilke. Po nuk jane te gjithe funderrina si ju.

  4. alban says:

    Hidhu,dridhu,ne kunj mblidhu.Te komunistet ne rradhe te viheni te gjithe.

  5. mira says:

    Si behet me mire per Shqiperine , te ikin hajdutet e kriminelat e te fillohet procesi – nga e para .U fillua keq e keq po vazhdon.Aman te kemi qetesin e sigurine e jetes se femijve .

  6. Gjergji says:

    O Sandër, na thoni ç’qëndrim ka partiçka juaj për 21 janarin, për Gërdecin,për 9 majin, për vjedhjet në rrugën e Kukësit,…
    Pastaj llafosemi!

  7. ca.usa says:

    Njerez dhe parti pa parime.Ku ti dale me mire per nje karrige e per ndonje perfitim…
    Albanian forever,
    per ndonje interes tendin do te ishte mire ajo qe ti deshiron,por per Shqiperine jo.Zhvillimin dhe suksesetqe ka arritur Shqiperija gjate qeverisjes se Berishes s’i ka pasur dhe nuk do ti kete kurree ndonjehere:NATO,heqja e vizave…e tj,etj…Nuk ta mbushin syun ty keto,apo perkundrazi te nevrikosin e te terbojne,sepse sfidojne sistemin tend te adhuruar barbar komunisto-socialist…

  8. H.Kola says:

    FRD KINI BESIM.
    ******************

    FRD pranvere e re
    Pse kaq von ne Shqiperi
    Si durove makivelet
    Hipokritet teveqelet?

    Kane dekada qe mashtrojne
    C’thone pa c’fare zbatojne
    Dobesite i kane me oke
    Krekosen me boshet koke

    FRD te kini besim
    Admirimin fort e kini
    Per demokracine Shqiptare
    Te vetmit ju ini.

  9. gazi says:

    JU UROJ SUKSES DHE SHPRESOJ QE TE PUNONI VERTET PER INTERESAT E KETIJ POPULLI DHE JO PER INTERESA KLIENTASH PARTIAK…POPULLI JU VEZHGON…KINI KUJDES NE QOFTE SE DONI VOTA NGA NJEREZIT E NDERSHEM E KETIJ VENDI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje