Nuk ka prova se sirenat ekzistojnë, bëri të ditur një agjenci shkencore e qeverisë amerikane.
Shërbimi Kombëtar i Oqeaneve e bëri këtë deklaratë të pazakontë në përgjigje të shqetësimit publik pas një emisioni televiziv në lidhje me krijesat mistike.
Sipas BBC, dyshohet se shikuesit e kanë keqkuptuar programin, duke kujtuar se ishte një dokumentar.
“Nuk ka prova se për ekzistencën e humanoidëve akuatikë,” thuhet në deklaratë.
Shërbimi Kombëtar i Oqeanit po ashtu sqaroi se nuk kanë asnjë program shkencor për sirenat.
Shqetësimet e amerikanëve erdhën pasi në Discovery Channel u transmetua një emision për sirenat, por edhe pse ishte fiction, sërish formati i emisionit ishte i atillë sa të bënte të besoje se ishte një emision edukativ shkencor.
S’ka gjo!
Mjafton qe ekzistojne femrat si kjo ne foto ?
te cuditshem keta amerikanet, vertet. Bejne ca gjera te pabesueshme!!!
Amerikanet do mbeten populli me i trashe ndonjehere.
Pikerisht! Aq te trashe sa per 200 vjet jane on top of the world! Ndersa ne per 2000 vjet jemi still on top of the shit! Beji pak llogarite!
po une habitem, c’te keqe ka qe te kete edhe sirena. Ato nuk i prishin pune as Amerikes dhe as Evropes. Oj nuk paska sirena!
Dokumentari eshte realizuar ne menyre qe te ngjalle kuriozitet por efektet kompjuterike jane te frikshme.E pashe dhe mu duk sikur po shihja nje film horror.
http://press.discovery.com/ekits/monster-week-mermaids/press-release.html
“Babagjyshi i vitit te ri nuk existon”
po leri o vlla njerzit te besojne ku duan
Pse nuk e thone edhe per ate krijesen tjeter imagjinare. Si e ka emrin e harrova? Ajo krijea te ciles i besojne shume vete. Ajo krijesa imagjinare, ajo e sajuara sa per te shitur libra dhe programe TV. Ajo krijesa inekzistente qe shume vete bejne be qe e kane pare ose qe bejne be qe ekziston megjithese nuk kane asnje prove per kete. Ah po u kujtova, ZOTI. ?