Balerina e njohur, Anbeta Toromani, ka shprehur zhgënjimin me drejtësinë shqiptare, e cila ka dhënë një vendim kundër saj. Balerina doli në një konferencë për shtyp për të deklaruar se është e zhgënjyer me drejtësinë për vendimin e dhënë për çështjen kundër ish- të dashurit të saj, Oni Pustina.
Sipas balerinës, Oni i ka marrë asaj një shumë prej 187 milion lekësh.
“Është hera e parë që unë dhe familja ime përballemi me një proces gjyqësor në Shqipëri. Në këto momente jam komplet e zhgënjyer dhe e indinjuar për të gjitha vendimet absurde që janë marrë. Të ardhurat e mia, investime që kam bërë në Tiranë, janë tjetërsuar në emër të një tjetër personi,” tha Toromani.
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka konfirmuar me shkresë zyrtare, administruar në cilësinë e provës, se shtetasja Anbeta Toromani nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 15/10/2009. Kam sjellë edhe një vërtetim tjetër nga administratori delegues i emisionit ku punoj, që vërteton se unë në atë datë kam qenë në Itali. Një vendim gjykate nuk do t’ia dijë për faktin që unë nuk mund të kem qenë në dy vende njëkohësisht”, shprehet Toromani.
Toromani ka jetuar për thuajse gjashtë vite me modelin Oni Pustina. Por ky i fundit ka tërhequr shumën e konsiderueshme, duke përdorur një prokurë. Në vendimin e gjykatës thuhet se ka qenë motra e Anbetës që ka bërë tërheqjen e parave. Anbeta tha se çështja do të shkoi në Gjykatën e Lartë dhe kërkoi ndihmën e autoriteteve më të larta në vend për të zgjidhur këtë problem.
E SHIKON SA MIRE KE BERE QE KE IKUR MOJ VAJZE?
MOS U KTHE ME!
Oni Pustina,je turpi i cdo mashkulli shqiptar !! Nje “bure” qe i vjedh pasurine me menyra teper te uleta ish te fejuares qe me shume merite i ka fituar ato,nuk mund te jet vecse nje burrec,nje krimb i peshtire !!
Ashtu si edhe gjykatesit e nje pjese e mire e drejtuesve te ketij vendi !! Je imazhi tipik i degjenrimit,dergramit moral e shpirteror te shoqerise shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit !
burre leshi ju shofte fara
Si nuk u ngop ky “Zhigolo” me paret e femrave…Ky eshte turpi i mashkullit Shqiptar….duhet thene stop” ketij krimbi te ndyre
Eh,Ambeta!Te ishte gjalle Xhoxhi Toromani,miku im i paharruar qe vdiq nga ataku ne zemer ne Greqi,do te fuste nje pellembe te forte ne fytyre!Je nje artiste e madhe,jo larg nga punoj une,por teper e pavemendshme per jeten tende!…Duhet pak me shume inteligjence mentale se sa vetem talent madheshtor!Nuk eshte kurre vone per t’u ringritur ku te takon!…Ti meriton ato qe ke fituar,por jo mashtrimin me zemer te coptuar!…Fitorja veshtire ne Shqiperi te preket nga ndershmeria dhe dinjiteti i njerzve si ti!…Por do te fitosh vetem duke luftuar dhe duke mos u mashtruar!
Ka qene nje skec i Luftar Pajes: Po hajduti qe vodhi lopen?!
Oni ka futur mik Arjan Canin kshu qe te duhet nje mike i forte per ke gjykatesi.thuaj nje her se mos te ndihmone Maria de filippi ose Maurizio se ata mos njohin Arvizun ose me mire Sekuin.
O.Pustina xhins maloku , me vjen keq per kete vajze nuk di ç them , e keshilloj qe sot per sot te mos ngaterrohet me horrat qe jane ne Shqiperi , eshte koha e horrave ne atdhe per te gjithe femijet e lindur dhe rritur ndryshe ne mergim , faj kemi ne prinderit qe nuk u mesojme poshtersite e rraces tone por fshehim koken si struci duke bere femijet viktima . Paris
Moj Anbete,ver mend me kete qe te ka ndodhur,merru me shume me problemet e tua financiare,burracake si Oni Pustina gjen sa te duash ne rruge me lopate po deshe.Ky Oni, ka pelqyer t’i ndaje me gjykatesit parate e tua.Te prifte e mbara,moj vajze,pac fat!Me vine ne mend disa vargje:”Parate ke humbur?Shume ke humbur.Duhet te punosh!Te tjera te fitosh!”