FOTO REPORTAZH: Kjo është Shqipëria jonë e bukur

12 Korrik 2012, 10:47Sociale TEMA
FOTO REPORTAZH: Kjo është Shqipëria jonë e bukur

Wall Street Journal e ka përzgjedhur një prej këtyre fotove të realizuara nga fotografi i Reuters, Arben Çeli, për të qenë foto e ditës.

Janë foto spektakolare të rivierës shqiptare, që vijnë në këto ditë jashtëzakonisht të nxehta vere. Janë foto që tregojnë Shqipërinë e bukur, jo atë të mbushur me vrasje, shpërthime, aksidente, dhunë verbale dhe padrejtësi.

28 komente në “FOTO REPORTAZH: Kjo është Shqipëria jonë e bukur”

  1. mister x says:

    nderkohe fap ikin dritat, mbijne plehrat nga dheu, te mos flasim per kulturen e pronareve te hoteleve a lokaleve. etj etj…

    1. Ana says:

      Fiks hahahah.. Jam sh dakort… Madje keta qenkan lodhur shume qe kane kapur foto vetem te te njejtit vend ketu ?

    2. illyricum says:

      Ashtu eshte Mister X, nje hale e prishur me qellim, se pa dashje nuk mund ti shkerdhesh te gjitha plazhet e Shqiperise. Kur e sheh qe njeri nuk behet me, mbaji frenat, keto i japin me shume gaz drejt shkaterrimit.
      E keqja eshte qe nuk cbehen me…

  2. katunari says:

    Fotot shume te bukura,dhe bregdeti shume i bukur,por sikur aparati i fotografit te kthehej me djathtas,do shikonim pamje te tjera.Turizmi nuk eshte 24 ore plazh,por edhe akomodim,infrastrukture etj,d.m.th kompleks.Per te pare dhe qendruar prane ketyre vendeve te bukura me pushime ,shqiptaret bejne pak turizem heroik.Ne akoma jemi ne stadin e ekspozese e asaj qe na ka fal natyra,dhe gjerat per rreth lene shume per te deshiruar.

    1. Argita_B says:

      Ai turizem qe thua ti katunari eshte turizmi komercial, ku dhe ajri i shitet turistit.
      Te kalosh pushimet nuk ka nevoje per per plazhe alla Rimini ku njerezit vihen ne rrjeshta si ne ushtri.
      Nese natyra eshte e bukur, plazhet e pastera, ka nje minimum infrastrukture rrugesh ku mund te qarakullosh me siguri, nje kulture sherbimi… mendoj se mjafton te kalosh pushime te te kendeshme.

      Nuk duhet hyre ne formate alla perendimore per çdo gje, pasi jo çdo gje qe vjen nga perendimi eshte pozitive e duhet adomtuar.
      Brixhet e vendeve perendimore si Portugalia, Spanja, Franca, Italia… jane betonuar e bastarduar, nje pjese e madhendertimeve e tyre jane bere mbi bazen e korrupsionit, jane shkelur ligjet, pra nuk jane referenca per zhvillimin e turmizmit.

      1. katunari says:

        Sa per plazhe komerciale,me teper te bie me pagu tek keto plazhet me minimume kushtesh.Nuk e di si jane tani kushtet ne jug(Se per ate po diskutojme besoj)se kam vite pa qene,por me cfare degjoj nga persona te tjere,turizmi eshte shume heroik,me stermundime edhe per gjera elementare.Sa per plazhet e Riminit,as nuk llogariten,ato jane ca plazhe masive qe kane kohe qe kane dale jashte loje.Edhe nje gje me ben pershtypje,se neve bejme se si keto vende qe kemi ne,bota nuk ka,por ka dhe jane edhe me te rregulluara se ne dhe jo shume larg nesh.

  3. realiteti says:

    na duhet Shqiperia reale jo kjo e sheqerosura.
    Realja fillon qe me mashtrimet 20 vjecare te Nano-Saliut.

  4. viola says:

    Atdheu yne i dashur,me bukurite perrallore te tij.Me vjen keq qe nje pjese e mire e shqiptareve nuk e njohin,por rendin matane kufirit.

    1. brazil says:

      Rendin pra,se s’kane kushte,pervec natyres,gjerat e tjera jane mere me long se mishi mbaroi.

  5. skenderi says:

    natyra eshte kryevepra e zotit ne cdo vend,por ajo qe duhet te evidentohet nga reklamaxhinjte eshte vepra monstruoze e krijuar nga shqiptari BETONIZIMI I BREGDETIT, pra mos i genjeni te huajt, sepse dihet qe ata edhe tani qe flasim nuk jane prezent ne brigjet tona dhe arsyet i dine edhe femijet tane,1- BETONIZIMI,2-NDOTJA,etj,etj,

  6. elona says:

    Foto 7,8,10 te pakten jane nga Folie Marine Jal,aty ka gjithcka dhe kushte dhe infrastrukture dhe ne weekend behet nami me party ,shkuma party etj…

  7. fane mirdite says:

    zoti e bekofte ket toke jam krenar qe jam SHQIPTAR pesimistet dhe ata qe kan dyshim te gjaku i tyre jen vonuar shume .

  8. Foto te mrekullueshme. bravo fotografi. nje perle.

  9. Daniel, Londer says:

    Fotot jane vertete spektakolare !! Bravo fotografit profesionist qe i ka bere ato. Me keto peisazhe mund te krenohet vertet Shqiperia.

  10. Kris says:

    Lum ne qe kemi det dhe cadra .natyrishtqe uji uji eshte me I kripur se ne bregdetet e tjera.gjetem me se te levdohemi!

  11. Claus says:

    Foto spektakolare?
    Keto foto i gjen ne cdo cep te rruzullit. Det eshte paraqitur, asgje tjeter dhe deti eshte kudo blu dhe kjo nuk vjen per pasoje jo se eshte bregdet shqiptar, jo, vjen nga nje ligj fizikes dhe pikerisht i thyerjes se rrezve te diellit ne mediumin e ujit.
    Sa per turizem ne Shqiperi as nuk me shkon ne mendje. Edhe sikur te “m`a prishin mendjen” ato foto problemi eshte se si me duhet te shkoje atje kur me duhet te kaloje neper rruget e Fierit dhe Mallkastres qe kundermojne era squfur nga ato puse nafte te ndertuara ne kohen e Musolinit, ku mund ta parkoj makinen, ku mund te gjej qetesine time nga hapjet llamarinave te dyqaneve ne 6 te mengjesit, nga zhurma e perforcuesve qe i vendosin pothuaj prapa vesheve, me nje muzike te shpifur orientale me 90 dB, me hedhjen e bebelinave dy metra perpara turistit nga mamate ardhur nga cepat e Shqiperise dhe Kosoves? Dhe pervec ketyre te marresh edhe ndonje diarre nga ndonje cope mishi a pjate e palare.
    Te gjitha jane nje e tere, sa per fotot e Arben Celit nuk me bejne me te voglen pershtypje.
    Si nuk ka marre Saranden naten? Se pamja e Sarandes kur dritat vezullojne ne det paraqitet per turistet si “pamje fantastike”.
    Nese e japin Saranden diten, eshte kuje e zeze, ku betoni i ndertesave te pambaruara, plehrat ne cdo cep, shkallarja ku poshte behet plazh dhe lart verdallosen njerez dhe makina, ta bejne ate cope leje te te dale nga hunda.
    Sikur te kishte marre anen tokesore Arben Celi do te ishte me real kjo potpuri fotosh me shkelqim te rreme.
    Ktheje pak kameren nga ana e Lindjes zoti Celi, jo gjithmone nga Perendimi.

  12. e verteta says:

    Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptaret. Megjithate Shqiperia eshte vertet e bukur.

  13. gjipeja says:

    po ndonje vend me shtru peshqirin ka mbet? e ka mbyt me shezlona e cadra… ca lesh natyre …

  14. leone-53 says:

    Vertet eshte bukur por kjo bukuri ndodhet larg qendrave te banuara.Ka dhe shemtira qe quhen Sarande etj. etj. Per 8 vjet ky qytet eshte “betonuar” ku “meriten” e ka ish kryetari i bashkise(PD).Pallate 7-8 kateshe jane ndertuar fare afer detit(afer portit) dhe per te “mbuluar” kete afersi te paligjeshme hodhen dhjetra e dhjetra (per te mos thene qindra) metra kub cakul duke “e larguar” detin tutje. A nuk e di z.kryeminister kete? A nuk kalojne tek ai lejet e ndertimit per qytetet turistike? Pra Shqiperia ka bukurira sic eshte natyra e saj, por ka dhe shemtira qe eshte qeverisja e saj.

  15. EAGLE says:

    EHHHHH SHQIPNI MOJ E MJERA SHQIPNI ……………..

  16. saliheqenefi says:

    shqiptaret hala dun me rrejt boten megjithese njifemi si ai femija i vonuar me nivelin shoqeror aktual te themi te pakten rajonal, persa i perket turizmit,se per te tjera jemi zoo

  17. hahaha says:

    fuqia e artit dhe medias e bejne te bardhen te zeze shume lehte.

    i lutem fotografit te na jape disa pamje nga “Shqiperia e bukur” ne Durres deri ne Kavaje, rruget me gropa dhe maska qe te terrorizojne, ushqimet e skaduara qe do hame ne plazhe dhe ujin qe shitet ne shishe me krimba, eren e qelbur te fekaleve qe derdhen ne breg.

    pyetja eshte sa ka paguar saliu apo mafia ruse qe i proneson keto plazhe ne jug te shqiperise tek wall street journal qe te botohen keto fotografi?

  18. O ZOT says:

    “Fajin e ka Saliu”…I ka krijuar te gjitha kushtet hajvanit te gjate te vazhdoje nudizmin e tij me shoqet ilegale…

  19. ALBAN says:

    Foto dhe pejzazhe shume te bukura. Keto jane me te vertete perla e vendit tone. Shplodhem dhe kenaqem sa here qe lahem aty per periudhe te shkurter kohe. Uroj qe te ruhen te virgjera dhe te mos modernizohen dhe betonohen si plazhet e Durresit apo Sarandes dhe te lene me shume vende te lira per njerzit qe s’u pelqen te rrine ne zhezlone dhe ne rresht. Dhe ne brigjet e Floridas gjen vende qe njerzit hedhin nje peshqir ne rere dhe bejne plazh ku te duan. Gjiri Lalezit eshte nje plazhe shume i bukur dhe i paster, Divjaka eshte gjigande por e lene pas dore, plazhi i Semanit qe eshte shume natyral dhe pa ndertime betoni. Plazhet ku eshte vene dora e njeriut me shume jane deformuar dhe sakatuar. Shqiperia vend i bukur qe e ka bekuar zoti, por ka mallkuar doren e njeriut qe prish dhe qeverine qe ben sehir dhe mbush xhepat e saj.

  20. Edmond says:

    Mbylleni halene dhe heshtni perpara kesaj bukurie mahnitese. Na c k vetem derr derr dini te beni.

  21. titi says:

    Ore nje pyetje kam? keto cadrat natyrore jane, apo i ka vene njeri? dhe psh, nese mua ma do qefi te ngul nje cader ku te me doje trapi, se helbete, bregu eshte i te gjitheve, dhe psh dua ta ngul mu perapara atij kuadratit me cadra, me ben njeri fjale apo e ngul dhe ska problem?

  22. titi says:

    jo se ky bolja i llamanit qe kujot se e ka plazhin e vet, jo vetem qe nuk ka lene nje pellembe vend per mua ta ngul cadren ku te me doje trapi, po te rru edhe trapin po te gjesh ndonje vend dhe ta ngulesh cadren… jo per gjo se pastaj rrim e pysim veten pse bohena popull kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje