Në Korçë sot nuk ka patur bisedë tjetër veç asaj që nëse rezulton e vërtetë mund të jetë një nga vjedhjet më të mëdha në vlerë kulturore dhe monetare në historinë e vendit. Pasdite lajmi ka nisur të qarkullojë edhe në të gjitha sajtet online të gazetave të mëdha. Por situata është e paqartë. Policia ka konfirmuar që ka nisur një hetim, ndërkohë që përfaqësues të Ministrisë së Kulturës kanë mbërritur me urgjencë në Korçë.
Mediat cituan fillimisht drejtorin e qendrës “Vangjush Mio”, Vladimir Topi, sipas të cilit: Inventari u bë në janar të vitit 2011 dhe pikturat ishin, nuk mungonte asgjë. Tani nuk gjenden. Vlera e përgjithshme monetare e pikturave që supozohen të zhdukura (veçanërisht nudot e famshme të Mios – më e njohura prej tyre, në foto), sipas drejtorit Topi llogaritet në miliona dollarë me tregun e sotëm.
I akuzuari për humbjen e pikturave është një piktor me emrin Sotiraq Zega. I cituar nga mediat lokale ai thotë: “Kam punuar për 10 vjet në Galerinë e Arteve, por edhe kur e mora këtë detyrë edhe kur u largova nga Galeria nuk u krye ndonjë inventar. E mora pa inventar, e dorëzova pa inventar”.
Galeria e Arteve në Korçë është nga më të pasurat në vend: ka 632 piktura, nga të cilat 61 i përkasin Vangjush Mios, por aty gjenden edhe piktura të Sali Shijakut, Shaban Hadërit, Alush Himës, Vilson Kilicës, Guri Madhit etj.
http://respublica.al/artikuj/2012/7/9/jane-vjedhur-nudot-e-famshme-te-vangjush-mios
Une nuk marr vesh nga keto, po Mona i ka shume qef!
Po po Mona Monika esht me cdo vend,e kemi heroine te punes demokrate,
te kudo ndodhur, ne parukeri duke bere floket, ke kasapi duke blere mish, ke tregu cam, duke paguar dritat ke çezi, ke Lsi-ja duke dhene udhezimet.
derdimen, pikturat dhe sklupturat me me fame jane ato te bera nudo qe nga lashtesia e deri me sot ne gjithe boten e qytetruar. S’u bete njerez, arinj ngelet.
ROZETE PSE S’I SHET?
***********************
Korce s’te jane ngopur
Me te vjedhur e te mjele
Kane shtatedhjet vite
Lekuren ta kane nxjere
S’jane vec veprat e Mios
Qe ti vjedhin ti perlajne
Eshte nje liste e tere
Me rjeshta sere sere
Sot te mbyt pa punesia
C’do meter kafenemania
Per ne pazar kane frike
Me xhepat krejt jevgjite
Ja dhe vapa na perveloi
Si u zhduk edhe freskia
Gjitheseicili ne qymes
Na percau varferia
Gjithe jeten Roza Mio
Me strese po e kalon
Tmer kur bustin e artistit
Pse ja thyen e kuiton
Nje thesar qe ke moj Korce
Ta thermuan ta vodhe
Sa vjen e po dermohesh
Mbete si purteke e holle
Te ndertuan nje bibloteke
Sot eshte nje kotesi
Liria e mendimit o debati
Nuk zhvillohet perseri
Rozete pse nuk i shet
Punet e atit tent
Ndryshe ti bene pluhur
Neper bote ane e kent.
Me siguri qe ato jane vjedhur nga forca e sigurise, nuk eshte hera e pare qe ata vjedhin objektet per te cilat paguhen qe ti ruajne
ANALIZE : Ka qene e menjehereshme pagesa qe Sali Berisha i ka bere OSBE per rastin e zgjedhjes se Presidentit te Shqiperise. OSBE e vulosi si te drejte zgjedhjen per 5 ore te Nishanit si President. ” U zbatua Kushtetuta ” deklaroi OSBE.
Pa kaluar as 3 jave Qeveria e Sali Berishes shperblen OSBE e z. Wolsprapth me 60 piktura te Vangjush Mios.
Kjo eshte demokracia e OSBE dhe e Berishes !!!!