8 mijë banorë, 20 vjet pa ujë të pijshëm

6 Korrik 2012, 17:07Sociale TEMA

Afro 8 mijë banorë të fshatit Balldre në Lezhë nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej mëse 20 vitesh, për shkak të mungesës së një ujësjellësi. Problemi i kthyer në kryefjalë gjatë çdo fushate elektorale ka mbetur në kufijtë e një parulle, ndërsa komuniteti të vetmen zgjidhje ka udhëtimin drejt Lezhës për të blerë ujin e pijshëm. Në një kohe kur temperaturat kanë arritur pikun e tyre, mijëra banorë janë të detyruar që të sfidojnë këtë realitet për të siguruar ujin, ndërsa cisternat e vendosura mbi tarraca përdoren për shërbime të tjera. Kryetari i kësaj komune thotë se është hartuar projekti për ujësjellësin e zonës, por ai ka mbetur zyrave të qeverise për financim. Projekti për ujësjellësin kushton 4.2 milion lekë, por financimi i tij mbetet pas shkurtimit që do t’i bëhet buxhetit të shtetit gjatë muajit korrik, ku do të përcaktohen cilat do të jenë projektet që do të financohen në 6-mujorin e dytë.

7 komente në “8 mijë banorë, 20 vjet pa ujë të pijshëm”

  1. Fatmir97 says:

    Jo 20 vjet, por edhe 200 vjet, ti lësh shqiptarët pa ujë, pa drita, pa rrugë, etj,… nuk ndihen fare.

    1. antiSali says:

      Ore Sali.me pare se te besh hekurudhen per ne Pekin,
      shtrije nje tubacion uji per Ata te gjore Balldrenas
      se kane 20 vjet qe piken e ujit e kane kthyer ne Legjende…
      Si nuk ke pik meshire mor Derdimen…
      Vellezer e motra Balldrenas;Perfundimisht
      Sa te jete Saliu me PD.-ne e tij ne Qeveri,
      vetem enderoni…se Ai eshte mesue me rrejt…

  2. kond iuk says:

    Edhe pa uje tu lere mire ja u bene .Popull langaraq ,evgjit,qe te vrasin per nje fjale n.Jam i gabuar qe gjithmon fajesoj Berishen.Berisha eshte nje gomar qe i kane varur teneqet dhe ai di te beje mire zhurm, turma e bandes se tij ,por edhe ata te opozites i shkojn nga mbrapa ,disa duke brohoritur e disa duke ja bere hahahahha .Dhe populli idiot dhe injorant qe nuk mendon per asnje moment per te ardhmen e tije te femijeve dhe niperave te tij bene tifozllekun me kete gomar te cindosur.Eshte e kote te meresh si me Berishen por edhe me kete popull.

  3. s’prish pun..
    na prap sals ja japim voten se e kemi tonin..
    “sala jon” asht si bicim “i jueji enver”
    ne jo vetem bar hame,por edhe pa ngrene,dhe pa pire uj rrijme dhe salen nuk e tradhtojme na…

  4. shqiponja says:

    Ketij i them durim! Te jetosh ne kushtet e Afrikes megjithese jeton ne mes te Evropes.

  5. qytetar says:

    8 mijë banorë, nga 50000 lek nje vote =
    400000000 katerqind miljon lek
    dhe ujsjellesi do te ishte bere qe vitin e pare.
    por banoret duhet te ngushellohen se keto
    para i ka bere deputeti i tyre per çdo vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje