Botuesi i “Helga’s Secrets” Alfred Cako i është përgjigjur sot ambasadores Gjermane në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper. Para pak ditësh ambasadorja gjermane i shkruante në një letër publike kësaj shtëpie botuese shqiptare, ku i kërkonte nënshkrimin e një deklarate mosveprimi brenda 6 korrikut për heqjen nga qarkullimi të “Lufta ime” të Hitlerit. Holtkemper paralajmëroi që, në rast se botuesi nuk do të veprojë, “Shteti i Bavarisë do të fillojë procesin gjyqësor për shkelje të së drejtës së autorit”. “Shekulli” boton sot një letër-përgjigje të botuesit Cako dhe një intervistë të tijën. “Unë do ta ndaloj riprintimin për shkak të logjikës ekonomike të tregut, e jo për shkak të autocensurës dhe vetëpranimit të inkuizicionit. Librin nga tregu mund ta heq blerësi ose një vendim i gjykatës. Ambasada Gjermane, shteti gjerman dhe shteti shqiptar nuk mund ta ndalojnë dot tregtimin e tij”, thotë Cako
“Lufta ime” e Adolf Hitlerit u botua në shqip fillimisht nga “Belina. H” në mars 2012, dhe dhjetë ditë më vonë “Helga’s Secrets”, hedh në qarkullim një përkthim të ri në tre vëllime. Botimi u shoqërua me mjaft komente në shtypin shqiptar, që në thelb shtronin pyetjen a është “e shëndetshme” për shoqërinë qarkullimi i ideve të autorit të Holokaustit. Ndoshta vetë Cako e ka tashmë një përgjigje (të hidhur!). Në pyetjen e gazetares: “Si ka qenë ecuria në treg e librit?” ai thotë: “…Shumica e shqiptarëve ndjehen rehat me gjysmë të vërtetat e thëna natë e ditë për 70 vjet në veshët e tyre. Ata nuk duan të ndjejnë në timpanët e tyre asnjë melodi tjetër….”
More Zoti Cako, ti duhet ta dish se, per cdo liber qe, botohet ne bote ka nje te drejte autori e cila duhet respektuar.Ne se nuk ke marre lejen e autorit per botimin e librit ne boten e qyteteruar kjo quhet vjedhje dhe ambasadorja gjermane e di se cfare ben dhe jam i bindur se me perpara ka biseduar me ndonje jurist per kete pune. Ajo nuk flet bla bla bla si ty, ajo mbron te drejtat e botimit te nje autori gjerman. Leri denglat me fjalet bombastike : “jo për shkak të autocensurës dhe vetëpranimit të inkuizicionit”.
Per mua ti je nje hajdut pa skrupull dhe boton pacavure te tilla vetem e vetem se, mendon se, do te fitosh disa leke te ndyra. A ke degjuar te flitet pe Etiken more djale ? Hitleri yt vrau e preu mbi 6miljon cifute, faji i vetem i te cileve ishte se kishin lindur cifute. Me respekt per veten more tregetar te ideologjise naziste. Populli shqiptar nuk ka buke te haje dhe merr ushqime me lista dhe nuk ka kohe dhe deshire te lexoje poshtersite e ideologjise naziste.Mos perfito nga lirite demokratike more nazist i mjerre. Nazizmi i perket shekullit te kaluar. Toleranca, respekti reciprok per mendimin kunder, shumellojshmeria e kulturave dhe racave jane e ardhmja more ……
O Plaku botimi dhe vjedhja e te drejtes te shkrimtarit eshte dicka shume Vogel,ne Shqiperi po Vrasin Njerez per perfitime e jo me libra
Plaku,ky trapushi Cako eshte pasqyra e shtetit harbut dhe ordiner qe na eshte bere sebep.Se di idioti qe po vajti puna ne gjykate (gjermane) s’ka per te nxjerre kurre feçken jashte albanise.Me arsyetimet e tij prej militanti partiak çdo gjykate (jo albanese) as menderen nuk fshin.
Vend i pjerdhur banuar nga njerez te …………………
Kush ka deshire le te plotesoje vendin bosh.S’po gjej dot fjalen e duhur.
Alamet trimi ky Cako. Por cfare arme perdor??? Ate qe te gjithe e kene bere mode ne kete ven, ate te gjoja censure e anticensure. Keta lloj shqiptaresh nuk durojne , keta e kene ne gen trimerine, keta prandaj e lene komunizmin 5o vjet mbi krye, e po te ishte per keta “trima” dhe 500 te tjera nuk e trazonte kush. Ky gjasme na hap syte per te pare ate pjese te botes se ndaluar, ne fakt do qe te beje ndonje lek dhe reklame. Asgje me shume. Cako vete eshte nje lloj Hitleri ideologjik, eshte gati te kaloje ne thike nje brez te tere mjaft qe u ndricon mendjen duke na mundesuar te dime cfare mendonte hitleri i dashur i tij.
Çako vazhdo punën.Tëlumtë mendja.Në shqip duhet të vijë çdo lloj fryme,ideje,filozofie etj,etj.Shqiptarët janë të etur.Mos të dridhet syri para zuskës esese.
Plehra ambasadore. Puna e ketyre legenve ketu duhet te jete ndihmesa per demokracine nderkohe merren me censura.
Z. Cako nuk ka te drejte ketu. Por kur eshte fjala per kete plaken qe flet gjermanisht, se deri tani si ambasadore asnjehere nuk ka folur shqip(kupto per te miren e shqiptareve), por ka mbrojtur, ne cdo rast, shpellaret shqiptare. Tani lete shkoje te kryeministri per te gjetur te drejten, se ai ka ne dore gjykatat e cdo niveli, ministrite, madje edhe presidencen.
Eh si qesh e tallet gjermonja me keta fodullet e tane!
Nje nga kengetaret e Metallica ishte ne nje garazh per te rregulluar makinen dhe u habit kur degjoi nje kenge te grupit te tij qe vinte nga nje disk i kopjuar kur ai hapi kapakun a magnetofonit dhe e pa. Pasi mekaniku rregulloi makinen “Saleen” i dha faturen nja $3000. Ky e mori e pa dhe i tha se nuk do e paguaje se edhe ai (mekaniku) po e degjonte kengen e tij “pa paguar”. Prape i beri nder se po te denonconte, mekaniku do hante ” qafen e pates” 250000 dollare gjobe dhe nja ca vite burg.
Tani ky miku ne Shqiperi ia ka marre dikujt librin pa leje, e boton, ben para dhe thote nuk e heq pa vendim gjykate. Ec atuuuu!
Vetem ne Shqiperi!
Si duket shumica e shqiptareve e dine te verteten me mire se ty zoti Cako, aq me teper qe hija e nje Hitleri te ri ka 20vjet qe ju rri mbi koke.
Bravo , zoti Plaku . Ato qe thoni ju , qendron fort . Eshte nje kritike reale , por veshtire te kuptohet ne ate kapitalizem qe po fuksionon ne Shqiperi . Mendojne se ne demokraci mundet te besh gjithshka , mjafton te kesh lekun. Me habit qendrimi i Ambasadores, e cila i bene thirje , duke i treguar pasojat qe mund ti vine nga nga gjyqi. Zoti Cako duhet ta falenderoi , Ambasadoren per sinqeritetin e saj . Keta ” Trima” ne Shqiperi , te vinin te jetonin ca kohe, ketu ne Gjermani , per te kuptuar se sa do tu kushtonin keto “inisiativa” qe vine nga mos njohja , se ku fillon e mbaron demokracia.
O Cako O VK, me ke kujton se po flet me ndonje zyrtare shqiptare. Mos e kruaj bythen me gjethe fiku, se te fikin deren ata pastaj. Ai liber nuk duhet te lejohet, se kupton o trap qe ka nje marreveshje me aleatet e gjermanine posacerisht per ate liber. Ti komplet sallam tophat i viteve 90
Zoti Cako,
nuk ke pune tjeter o burre i dheut…………….
o shoku liber po ti lexo nje here per te drejten e autorit pastaj nxire librin.mendjen tek fitimi e keni sa me shume pare. ka te drejte gjermania merr lejen dhe nxirr libra per hitlerin ducen enverin etjere. dhe per enverin duhet te marresh leje te familja e tij. po te gjithe injorantet libra do bojne
Eshte e tmerrshme sa injorant nane shqiptaret. Ketu flitet per te drejte autori dhe jo per censura. Komentuesit ketu nuk e kane fare idene se cdo te thote. Te pakten kur nuk e dini mos komentoni se eshte turp. Trwgoni sa mbrapa jemi. Zonja gjermane nuk do te dije fare cfare perkthen ky idiot. Por ajo kerkon qe shtepia botuese duhet te marre leje para se ta botoje dhe duhet te paguaj perqindjen qe eshte caktuar me ligj. Shqiptare kur nuk dini eshte mire te mos flosni po te degjoni dhe aq me teper qe ofendoni diplomat me nje barre shkolle diplomacie, qe dine jo cfare po ndodh por cfare do te ndodhe pas njeqind vjetesh. Cfare demokracie kerkokme ne me kete popull qe kemi. Pastaj shajme salen. Ne skemi popull si do kemi qeverri. Prandaj enveri I shpallte zgjedhjet 99% se si mund ky popull primitiv mund te votoj. Ky popull qe bashke me salen ne krye dolen ne rruge dhe digjnin e shkaterronin cfare gjenin dhe shikonin. Prandaj ky popull vuan. Vuan nga injoranca dhe nga fodulleku qe kujtojne se dine cdo gje.
ne allbanistan peshku eshte qelbur nga kokat.
Te drejten mbi librin e Hitlerit “Lufta e Ime” e posedon edhe dy apo tri vite nese nuk gabohem Landi i Bavaris(Bayern-it) andaj shprehja e ketije zoteriut se nuk munde ta ndal dikush perveq ndonji gjykat ateher me bene te dyshoi se ky mbase nuk e dine se kete te drejte e posedon ende ky Land.Si duket ky zoteri mendon se eshte duke e zgjatur kete muhabet me ndonji kompani ne Shqiperi apo Kosove ky drejtesia eshte me pushtetin e per pushtetin,kurse ky zoteri si duket e ka ba pazarin pa hanxhin.Se shpejti do te degjoi nga nga Bavaria lidhur me kete gje.
Ka disa gjera ne kete mes. Eshte e vertete qe Cako po ja fut ca si kot, por nuk mund te lihet pa u anashkaluar angazhimi i Ambasadores Gjermane per kete ceshtje. Do thote dikush, epo kane princip ata, duhen te zbatohen te drejtat e Autorit. Dmth, per nje te drejte autori(kush autor nje here, se atij i plasen karamelen brenda bunker ? apo familja – nesje ska rendesi kjo, ai land ka te drejten mesaduket) po behet njera dhe Ambasadorja nuk ja perton te filloj nje lufte me nje person civil. Do thote dikush, epo kjo po mbron interesat e vendit te vet, kshu behet. Mire do thoja une, por ato mijera makina te vjedhura ne Gjermani e pislliqe te ndryshme pse nuk cohet dhe ti mbroj ambasadorja ? Ti kerkoj mbrapsht mercedezat e bmvrat e vjedhura ? Tek ne edhe ne qeveri ka rrezik sic jane gjetur disa here me Tuarege te vjedhur. Iku kjo tjeter-
Shqiptari per 50 vjet duroi censuren e qelbur komuniste qe mohoi qe nga filozofia greke, me pas cdo forme teologjie e cdo gje, dhe futi vec bazhibozuket Ruse dhe prrallat me mbret te Leninit. Tani prap pas gati 70 vitesh censure do na thone se cfare duhet me u botuar. Kjo ceshtje mund te zgjidhej ndryshe jo me kete lufte te hapur.
Dhe as do ndalem tek zelli i ketyre indiivideve qe t ekapen pas civilit shqiptar, por kur erdhi puna tek vrasjet e Janarit, Gerdecit, korrupsionin, vjedhja e pronave, trafiku nderkombetar i droges, protisticioni, trafik arme etj, nuk ben njeri gek mek. Cako mund te jete nje rrote k…., por dhe keta e treguan veten mire se cfare standartesh kane, dhe se kur duan, bejne dicka.
Cako qenka hidheruar qe shqiptaret nuk ja kane varur librit te botuar nga “shtepia botuese e tij” dhe asaj te vertete qe pretendon te na sjell,aq me keq ne menyre te pamoralshme dhe te paligjshme.Do te me pelqente qe babezise se tij per te bere para “ne emer te lirise se informacionit” ti pergjigjej nje gjobe e majme nga zoteruesit e te drejtes.Po dhe nga shteti yne qe fut koken ne rere si struci e ben sikur nuk sheh gje…Ne bote ka shume ndyresira ,por me i ndyre eshte ai qe kerkon te na i sjell ne Shqiperi…