Një vale e dyte i nxehti afrikan do te përfshijë Shqipërinë javën e ardhshme. Madje, sipas sinoptikaneve, ajo do te sjelle temperatura edhe me te larta se këto qe po përjetojmë këto dite. Ne orët e pikut, pritet qe termometri te shënojë deri ne 38 grade celsius, raporton Vizion Plus. Dhe këtu sinoptikanet flasin për temperatura mesatare, pasi ne diell ato do te jene mbi 40 grade. Ndryshe nga një vere me pare, kur reshjet e shiut ishin te pranishme ne disa dite te muajit, këtë vit, te paktën deri tani, ato nuk duken ne horizont. Pavarësisht ndonjë vranësire te lehte, temperaturat do te jene te larta, duke sjelle një vape mbytëse për organizmin e njeriut. Java e dyte e korrikut duke me shpresëdhënëse, pasi parashikohet zbritje temperaturash, për shkak te largimit te masave ajrore me origjine afrikane. E njejta valë te nxehti afrikan ka prekur te gjithë kontinentin evropian, me temperatura që i kalojnë edhe 40 gradë celsius. Pjesa më e prekur nga ky i nxehtë afrikan është Evropa Jugore dhe Juglindore. Deri më tani, temperaturat më të larta janë shënuar në Spanjë, ku termometri ka shënuar 45 gradë celsius. Ndërkohë që edhe disa rajone të Italisë, ato kanë kapur vlerat e 40 gradëve. E ndërsa, i nxehti ka pushtuar kontinentin e vjetër, në shumë shtete është dhënë alarmi i kuq i emergjencës. Autoritetet kanë këshilluar që të shmangen në maksimum daljet në oraret e pikut, sidomos për të sëmurët, fëmijët dhe veçanërisht për të moshuarit. Deri më tani në shtetin fqinj, Itali, janë shënuar dy viktima si pasojë e të nxehtit.
TemA: Na trembet!
Thame se u ngrit ne aksion lugati!
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html
ha ha ha!E forte kjo!
Keto temperatura kane qene te pervitshme…
ZOT PERSE
****************
Shqiperi ke qene e djegur
E zhuritur perveluar
Nder dekadat
Qe kane kaluar
Ende tani zjarri
Pellcet ne politike
Me ngercet qe mbijne
Nga dita ne dite
Palopolitikanet tane
Aq ju dhane kur u ndane
Me KI per toke
Matjauni koke per koke
Kur kemi zjarrin e math
Te percarjes dizarmonise
Si do ti perballojme
Me zjarrin prej Perendise?
Zot perse na ke malluar
C’kemi bere s’e kuptojme
Te percare kaq multietni
Pse i mblodhe ne Shqiperi?
Ne nje pjese te mire te qyteteve jugore France ka dy dite qe bie shi i madh, keshtu qe perpara se te jepni lajme te parashikuseve, beni mire te verifikoni çfare ndodh.
Sinoptiket japin parashikime, po ato shpesh here jane te gabuara.
A world full of shit is going down!