Ndryshon drejtshkrimi i shqipes, përplasen akademikët: Veprimet u bënë mbi baza krahinore

30 Qershor 2012, 10:05Sociale TEMA

(E PLOTE)- Një komision ku janë përjashtuar akademikët më të njohur shqiptarë ka marrë vendime për ndryshime drastike në Drejtshkrimin e Shqipes, ndërsa kanë dhënë dorëheqjen akademikët dhe gjuhëtarët e njohur.

Komisioni nuk ka thirrur disa nga akademikët kompetentë si të Shqipërisë dhe të Kosovës. Një deklaratë për shtyp e kthyer mbrapsht, çon në gjurmët e këtij vendimi. Deklarata për shtyp mbahej një ditë më parë në dorë nga kryetari i komisionit të drejtshkrimit.Jani Thomai, i cili ka bërë të gjitha përpjekjet që kjo deklaratë të mos binte në dorë të medias. Ndërsa tha se do ta niste se “po korrigjohet për disa gabime dhe pasaktësi, nuk tregoi as temën e saj.

Një rreth i gjerë gjuhëtarësh e akademikësh, nuk ishin as në dijeni të zhvillimeve të tri ditëve të kësaj mbledhjeje, që duket se është bërë në kushte hermetike. Çështja u duk të ishte akoma më misterioze, ku deri dje ende nuk erdhi deklarata e premtuar, që do të shkruante për rezultatin e kësaj mbledhjeje.

Kryetari Jani Thomai dje u përgjigj se: “këto janë punët tona, nuk ju duhen juve”. Deklarata ende nuk ka dalë, por vendimet janë marrë për ndryshime në drejtshkrim. Nënkryetari i ASHSH, Myzafer Korkuti ka deklarur dje se “bëhet fjalë për ndryshimin e 50 fjalëve”. Pohon se nuk do të ketë ndryshime të thella”. Ndërkohë nuk ofron asnjë informacion tjetër, as deklaratën për shtyp.

Duke hulumtuar më tej mësohet se një komision ndërakademik po punon në mënyrë të fshehtë dhe klanore në marrjen e vendimeve se çfarë mund të ndryshohet në normat e gjuhës standarte. Iniciatorë për këto ndryshime janë akademik Kolec Topalli, drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardian Marashi dhe mbështetësi kryesor është vetë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Ndryshimet kanë hasur në kundështime të atyre që kanë të drejtën, tagrin dhe përvojën për të zhvilluar dhe pasuruar gjuhën shqipe. Kjo ka sjellë përçarje mes akademikëve në Shqipëri dhe Kosovës.

Akademik Rami Memushi pohon se edhe në Kosovë e kanë braktisur komisionin, por kjo u ka dhënë dorë në vendimmarrje disa akademikëve krahinorë. A do të jetë ky një lloj standardi i ri, apo do të ketë dy standarde. Vendimi është marrë në kushte jo korrekte, sipas akademikut Emil Lafe, i cili ka dhënë dorëheqjen sepse këtu ka munguar ekspertiza dhe me çështjen e drejshtshkrimit janë marrë njerëz që nuk kanë njohuri për të. Përsa i përket ndryshimit të këtyre ka qenë i rezervuar edhe akademiku Mehmet Çeliku që ka qenë në atë komision, por ai megjithëse ka kundështuar ndryshimet nuk e ka dhënë dorëheqjen.

I pyetur nga gazeta për natyrën e vendimit, thotë se “është një këshill që është mbledhur, edhe unë kam qenë aty. Nuk është vendimmarrës. Janë diskutuar ca gjëra, por nuk bëhet fjalë për ndryshime të mëdha. Do të diskutohet prapë…”. Sipas këtij vendimi do të të shkruajmë jo babait, por babs, jo nënës, por nans, etj./shqiptarja.com

37 komente në “Ndryshon drejtshkrimi i shqipes, përplasen akademikët: Veprimet u bënë mbi baza krahinore”

  1. Marko Boçari says:

    a te lumte o SALEH BERISHIQ se i perçan Shqiptaret ne çdo gje. “divide et impera”…(perça e sundo).Me te vertete qe shum mire ja ben Shqipetareve gjakprishur.

    1. Vlora says:

      eshte vertet kulmi me kete qe e do cdo gje ta ktheje permbys.
      ka filluar qe me nderimin e dites se clirimit………
      dhe sot po na del te ndryshoje edhe gjuhen.

      shum pune i hapet PS kur te vij ne pushtet per ti cuar gjerat ne vendin e duhur.

      1. homeri says:

        — VLORA–Ceshtjet madhore te nje kombi nuk jane probleme partish. Edhe drejteshkrimi i finalizuar ne menyren me te shkelqyer ne periudhen komuniste ishte inisiative e intelektualeve dhe gjuhetareve dhe arriten ne kete qe jemi sot me nje drejteshkrim te unifikuar dhe te folur.—Pastaj do te ishte pune dreqi si do ishte SHEKSPIRI me drejteshkrimin dhe te foluren e JOZEFINES ‘

    2. feniks says:

      Ky palo ministri serb nga dibra,kujton se drejteshkrimi i gjuhes shqipe mund te ndryshoje kaq lehte,si ka ndryshuar ky vule-humbur mbiemrin e tij nga “TAFA”,prej dibre,ne “TAFAJ”,prej Tirane!!!

    3. QENEFI says:

      Gjithshka prek me dore e ndyn e perdhos ky armik i shqiptarizmes!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/abetare-shqip-pacavure-patriotizmi.html

  2. Ketu po vriten njerez, dhe nuk e vret mendjen njeri, kush e ka mendjen tek gjuha shqipe more aman. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/cameria-e-tradhetuar-per-70-vjet.html

  3. historia says:

    Shqiperia dhe shqiptaret i kane pasur i kane dhe do ti kene percaresit e tyre perjetesisht tjter pune maskave qe vene.

  4. dritani says:

    Dhe perseri shqiptaret do ta shkruajne shqipen si t’ju teket!!!

    Shqiptaret e quajne “demokraci” dhe e konsiderojne te drejte te individit.

  5. flamuri says:

    Te nderuar akademik,
    Ju lutem mos luani me gjuhen shqipe e cila ehste aq e bukur dhe embel.Ata qe nuk e falsin gjuhen mire kerkojne qe te bastardhohet ajo.
    Duhet te angazhoheni per keqefolesit te cilet ne munges te dijes per gjuhen shqipe futin fjale te huaja.
    Eshte e tmerrsheme te shikosh cfar fjale dalin ne ekranet e TV tona siukur te ishin ne nje vend te huaj. Mungese e kultures dhe patriotizmit pozitiv.
    Nese doni ta zhdukni gjuhen shqipe atehere lejoni barbarizmat, provincializmat krahinizmat dhe armiqet e gjuhes dhe kombit shqipetar.
    Kjo eshte nje fushat e rrezikshme dhe keni hyr nje rruge te pa krye me nje pa pergjegjesi te larte.

  6. Liku says:

    Revansh jozefinian…

  7. Ivani i madh says:

    o po ai mire ben se kur gjen keta palo akademike qe i terheq per hunde nga i do menderia mesa po marim vesh keta akademike qe mundohen ta bejne drejtshkrimin carcaf kane rjedhur dhe duhet te izolohen se do na sjellin dem te madh ne gjuhen tone.

  8. Gjosho Vasija says:

    Diktatori kriminal spostoi kufinin e toskènis qè nga Shkumbimi e deri nè Tiranè,nè Shkoder ia la musulmanve me drejtue qytetin..Gegènis i dogj edhe gjuhen letrare sepse si gjaksor qè ishte, donte me ia lanè damin atdheut deri nder breznì.Sot nèse asht kush gjallè dhe mendon per t’a rikthye edhe njiherè gjuhen e gegnisè nè jetè,asht dhe mbetet nji figurè e madhe…Komunizmi ishte dhe asht nji kolerè qè nuk sherohet me pak ilaqe,por don kohè e shum kujdes…Mjer ata trashigimtar qè sillen si zagar neper rrugèt e Atdheut,ata qè u rriten me gjakun e popullit tè pafajshem…Gjosho Vasija

    1. Arbeni/Tetove says:

      Komunizmi doli nje semundje e rende vetem per shqiptaret, ndersa vetem nje ftohje e lehte per popujt e tjere! Dhe kjo pikerisht se idiot biologjik nga Vucidolli dhe perreth e tallin nje popull te tere!

    2. xha Jaho says:

      O Gjosho vasija,

      ju katoliket ngelet duke qare si vajzat e vogla. Po perse ne te tjeret nga gjithe Shqiperia duhet te flasim dialektin tuaj tani?

      Dhe sa per sqarim, gjuha letrare nuk eshte dialekti tosk.

      Boll me keto marrezira se simpati nuk gjeni tek ne te tjeret qe nuk jemi katolike.

    3. zefi says:

      Gjosho Vasija,KE QENE NJE NGA KELYSHET,SHKODRANE,QE LEHJE PER KOMUNIZMIN,NDAJ IK ZHDUKU PREJ KENDEJ,SE NUK KE TRU E AS MORAL,TI SERB PLAK T’U JAPESH MEND SHQIPTAREVE!!!
      Gjuha letrare shqipe,qe u miratua ne 1972 nga gjuhetaret shqiptare te te gjitha trevave shqiptare,eshte PASURIA ME E MADHE,QE NA KA NGELUR NE SHQIPTAREVE SOT!!!
      Te tjerat i ZHDUKU Sali Berisha,qe nga HISTORIA,KULTURA,DATAT LAPIDARE,LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE DHE TE GJITHE PASURINE KOMBETARE TE VENE ME DJERSE E GJAK!!!
      Ti i fryn zjarrit te PERCARJES dhe SHKATERRIMIT te gjuhes shqipe,se kerkon,qe ne cdo 50 vjert ne te ndryshojme gjuhen:NJE HERE ME BAZE TOSKERISHTE,NJE HERE ME BAZE GEGERISHTE!!!
      THEMELET E NJE SHTEPIJE NUK PRISHEN SA HERE DJEMTE SARAHOSHE U SHKREP NE MENDJE,O GJOSHO SERBI!!!
      KOMUNIZMI TE BERI ARTIST,TE DHA PUNE TE REHATSHME E RROGE TE MIRE,T’I COI FEMIJET NE SHKOLLE DHE TE BERI NJERI!!!
      Ti ke qwene gjithnje gjarper,o Gjosho,se po i sherben ARMIQVE TE SHQIPERISE!!!
      MOS PAFSH HAJER KURRE,AS TI E AS FEMIJET TUAJ,O DELENXHI!!!

  9. e verteta says:

    I nderuar Arben Tetova.nuk eshte faji i komunizmit,ne shqiptaret jemi shekuj mbrapa ne civilizim e kulture pamvarsisht pordheve qe shesim.Gjithnje te pakten gjate ketij 100 vjecari te gjithe udheheqesine e kemi pasur preverse dhe te lidhur me sherbimet sekrete te huaja.Ju nuk e dini se sherbimi sekret Serb dhe ai Grek qe jane shembyltyra te atij Anglez punojne ne perspektive me ne shqiptaret Ata i parapergatisin udheheqesit tane qysh kur jane foshnje i perpunojne pergatisin,zdrukojne e rasketojne para se ti hedhin ne tregun injorant te ketij populli sylesh.

  10. Qytetari says:

    Erdhi momenti ku filloi te degradohet kombi yne.Pas shume paralajmerimeve sot me plot gojen e them se kombi yne filloi te shperbehet, ju, ne, dhe te tjeret qe do te vine pas nesh do te shikojne me syte e tyre se si do te shperbehet shqiperia.Nje komb ne themel te tij ka gjuhen dhe historine.Shqiperia ka vite qe e ka humbur historine e saj te vertete,sepse historia eshte ndertuar sipas tekave te politikes,por tani filloi edhe rrenimi i gjuhes dhe bashke me te edhe ai i kombit.Mjere ata qe do te leme pas!

  11. fane mirdite says:

    o shkencetare te shekullit te kalume cili eshte ndryshimi ndermjet 2 njezeteshe dhe 4 dhjeteshes pra thjeshte katerdhet dyzete nuk pres pergjigje sepse nuk eshte e lehteshkence e gjalle .

  12. Eni says:

    Gjosho,
    Nuk e di nga je, por e kuptoj se je antishqiptar. Unë jam nga veriu dhe kam jetuar në Kukës, në Pukë, në Tropojë, në Shkodër, në Mirditë afër Peshkopisë, në Tiranë dhe në jug të Shqipërisë, prandaj:
    1. Mos e lidh gjuhën e kombit me politikën.
    2. Ndryshime e pasurime do të ketë në gjuhë gjithmonë, por gjuha standarte është një ndër bazat e mbijetesës së kombit, të gjitha ndryshimet nuk bëhën as me revolucion as me kundërrevolucion. Të paktën Kongresi i gjuhës diskutohet me një kongres e jo me akademikë e pseudoakademikë.
    3.Gegërishtja si dialekt është e bukur, por nëndialektet e saj nuk kanë shtrirje dhe konsolidim në siperfaqe e popullsi të gjërë siç e ka dilekti i toskërishtës(shqipëtar or mik), tani shqipeja zyrtare është stabilizuar dhe kur ne vuajmë për bukën e gojës sepse në vendin tonë nuk mbillet e korret as 30% e asaj të vitit 1970, por ushqehemi me djersën e emigrantëve që vuajnë mergimin e detyruar, në si popull nuk kemi dëshirë as kohë të merremi me mohimin e historisë se popullit tonë(si Lubonja me gjyshin e tij që vishej në modën turke e prandaj është turk ose vëlla me turqit kur vetë kombi turk është stabilizuar rreth shekullit të 11-të, apo një farë Tartari që i bën përshtypje që ndonjë shqiptar i hershëm nuk e njihte Shqipërinë, kur në vendin e shqipëtarëve nuk kishte asnjë shkollë shqipe dhe shqiptarët ishin analfabet). Mohimi ka filluar që nga koha Ilire, Skenderbeun duke e quatur mit e jo real, etj, që të nxjerrin tipat e Ahmet Zogut e soj e sorollop si çlirimtar të një popullit të çliruar…e deri sot sipas porosisë të djallit.
    Merruni me ekonominë që të keni mundësi pastaj të punoni me bark të ngopur e gjykim dashamirës shqiptar, e leni dasitë o trutharë.

  13. Vladimir says:

    Profesor Bala thoshte se Rilindasit e medhenj, ne perpjekjet per krijimin e Kombit tone, ju permbajten strategjise: Nga njesia e shkronjave shqipe, tek njesia e gjuhes shqipe dhe nga njesia e gjuhes shqipe tek njesia e Kombit Shqiptar. Ne kete rruge te gjate e te veshtire prej qindra vjetesh kane punuar e punojne Shqiptaret e medhenj, nga Roma ne Stamboll, nga Bukureshti ne Elbasan, nga Arbereshet tek Arvanitasit, nga Prishtina deri ne Tirane. Njeres te vegjel e mjerane, te paditur e te paafte per te vene nje tulle ne kete ngrehine madheshtore, hedhin gure e na mesojne sinoret mes shqiptareve. Fali Zot se nuk dine çfare bejne!

  14. Drenica e Kuqe says:

    Loja me gjuhen standarde shqipe eshte nje skenar i mirenjohur dhe i organizuar antishqiptar, te cilit i kane paraprire dofare Arshi Pipash, Migjen Kelmendoviçash e viçerish te tjere te “Akademise” se “Shqiperise” dhe asaj te “Kosoves”… Kete loje perçarjeje ndershqiptare po e luajne dhe po e stimulojne per mrekulli Sali Berishiçi dhe bandat e tij “shqiptare” ne Kosove dhe ne viset e tjera te pushtuara shqiptare… Po a keni mend ne koke, more, u marrte dreqi qysh ju ka marre!…
    Shqiptare, DILNI NE MBROJTJE TE GJYHES STANDARDE SHQIPE dhe injoroni keto ide antishqiptare qe vine prej “shqiptyareve” me te medhenj!!
    Po cilet na qenkan ata “akademike” e “dijetare” qe paskan bere nje skandal te tille antishqiptar?…
    Gjuha shqipe nuk ka nevoje per ndryshimin e drejteshkrimit, i cili duhet te zhvillohet e perparohet krahas ndryshimeve tjera, perparimtare, te kohes…
    Edhe me gjak duhet te mbrohet Standardizimi i gjuhes shqipe, mbi bazen e “Udhes se shkronjave shqipe”!…

    Turp te keni o djaj te shkaut e te grekut!

    Drenica e Kuqe

  15. fane mirdite says:

    gjuha shqipe eshte e bukur ku ne te perfshihen dy djalektet shkencetar ideja qe toskerishtja eshte me e pershtateshme linde pyteja qfare NDYSHIMI KA KATERDHJET DHE DYZETE ME SHPJEGO SEPSE UNE JAME MIRDITOR DHE JO NGA tepelena shkence e gjalle .

  16. luli says:

    “..Iniciatorë të këtyre ndryshimeve në drejtshkrim mësohet se janë: Akademik Kolec Topalli, drejtori i Qendrës Albanologjike, Ardian Marashi ….”
    ________________—
    PSE PUNOHET FSHEHUR, ME DYER TE MBYLLURA, PA INFORMACION DHE PREZENCE MEDIATIKE PERSAKOHE KETA TE ASHTUQUAJTUR “AKADEMMIKE ” JANE te bindur se po bejne dicka te dobishme????Ku ishin akademiket kur historia kombetare e para 2 vjeteve u shkruajt per se prapi? Kuishin keta akademike kur enciklopedia maqedonase i paraqiti shqipatert ilire te ardhur nga malet ne teritorin e tyre etnik ne Maqedoni?? Si do ndihen ne paqe keta shqipatre qe akoma quhen akademike ndonese mua me duket sikur akademija eshte ne nje gjume te thelle letargjik dhe vihet ne levizje sa here porositesi i veprimeve antihistorike eshte politika, pra si do te ndihen ne paqe ne kete Bote dhe ne atye tjetern e cila te mban te gjalle kur ti ke punuar per vendin dhe te pranon si te vdekur edhe ne boten e gjalle….Turp..Larg duart nga gjuha letrare shqipe. Eshte kjo qe na bashkon….

  17. Treviso says:

    Kur kjo qeveri don te vendosi ne mes te Tiranes Hamet Zogun si hero kombi, ç’far prisni tjeter te mire ???
    Kjo qeveri nuk duhet te emeroje heroj kombetare se nuk ka te drejte ti vendosi ajo.Heroin e percakton presidenti nese eshte dakort populli.
    Per nje hero te popullit diskutohet ne popull,merren mendime dhe e percakton presidenti.
    Per ndryshimin e drejtshkrimit nuk ka te drejte nje grup injorantesh me emrin akademike. Duhen vite te studjohet dhe te merret vendimi unanim i te gjitha trojeve shqiptare. Ne vitin 1972 u mbajt kongresi Albanologjik dhe moren pjese nga te gjitha trojet shqiptare dhe pse Shqiperia ishte e izoluar, dhe perfundoi me rezultate qe dhe sot flasim dhe shkruajme sipas atij kongresi. Bejme gabime ne te folur dhe ne te shkruajtur se nuk kemi studjuar mire.

  18. Taulant says:

    Ketu une nuk shoh asnje percarje Kosove -Shqiperi.Te gjithe gjuhetaret e lartpermendur jane nga Shqiperia.Pra dhe ata qe mbrojne tezen e modifikimt te GJLK jane nga Shqiperia.Per te qene i sinqerte,Gjuha Letrare Kombetare ka nevoje per futje te me shume elementeve nga gegerishtja.Une qe e them kete gje jam 100% jugor dhe specialist i gjuhes shqipe.Mund te futesha dhe ne elemente specifike te kesaj fushe dhe me shembuj per te mbrojtur idene time.Pasurimi duhet te behet me kujdes qe te mos tejkalohet masa dhe kalojme ne nje gjuhe te pakuptueshme per te gjithe.Qellimi eshte qe te behet pasurim,pa kaluar ne mbishtrirje apo copezim te gjuhes

  19. Treviso says:

    Per ndryshimin e drejtshkrimit duhet te pyetet edhe Zonja Josefin se ajo e njeh mire drejtshkrimin.
    Kapeni nxireni prej zhelesh perjashta!
    Perjashta kapeni e nxireni prej zhelesh!! Krye -parlamentarja shqiptare.

  20. I duruari says:

    Pretendimet që drejtshkrimi ka arritur standarte të cilat nuk mund dhe nuk duhet të ndryshohen janë thjesht dëshira amatoreske. Por edhe ndryshimet me “akademikë” me dyer të mbyllura janë të pakonceptueshme. Pse nuk mblidhet një tjetër Kongres (kuptohet pas një pune përgatitore) me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, diaspora, albanologë të huaj dhe të analizojnë në mënyrë kritike, por shkencore, këtë periudhë të zbatimit të kritereve të përcaktuara nga Kongresi i Drejtshkrimit të Vitit 1972?
    P.Sh.Nuk mund të rri pa përmendur fjalën -rërë- dialekti toskë, -ranë- dialekti gegë. Cila është më e drejtë? Për këtë mendoj se duhet të nisemi nga formimet e fjalëve të tjera që krijohen gjatë të folurit apo shkrimit si; -Toka ranore- besoj është e rregullt, apo – toka rërore – nuk besoj se ka kuptim. Fjalë tjetër -kokë- në dialektin toskë, -kry- ne dialektin gegë,por ne themi; kryetar,kryekomandant,kryerresht besoj është e rregullt dhe nuk mund të themi koktar,kokkomandant,kokrresht etj.
    Natyrisht që këto janë një pjesë shumë e vogël dhe ndoshta duhet të shikohet edhe përdorimi i paskajores, apostrofit në fjalë të veçanta etj.

  21. Haxhi Qamili says:

    Aferim Sali! (Apo e marte sic i thone kauret). Kenaqem shume kur degjoj per bemat e tua. Po prape ke shume pune perpara. Gjuha e arnauteve ka qene dhe do jete e mallkuar po per aq kohe sa allahu te urdheroje qe keta gjaure ta flasin e kendojne pres nga ty qe te besh ymer e te urdherosh qe te shkruhet me shkronjat e shenjta arabe e jo me latinet e kaureve. Te fala Kreshnikut e mos u zini shume me njeri tjetrin.

  22. vlora 1 says:

    Nqs ndryshohet edhe drejtshkrimi beni gati pasaportat biometrike sepse ju pret postblloku te ura e Mifolit per te hyre ne Vlore

    1. Cakalli7 says:

      kufiri i tokserise nuk eshte ne mifol lab, geget me bacen e tyre ne shtetin e tyre, te shikojme se cfare do bejne se na jane bere si tatrabiqet ketu e 200 vjet

  23. Iliri says:

    Une nuk e ndryshoj gjuhen. Megjithese jam nga veriu do te them “babait”dhe jo “babs”. Pergjegjesine per kete “corbe derri” qe do te krijohet ta mbajne keta maskarej, qe vene interesat e tyre pa menduar per pasojat.

  24. pppp says:

    Nuk i lexova komentet e mesiperme, por nuk mund te rri pa bere nje koment timin mbi temen. Duke qartesuar qe me fillim qe jam nga veriu, doja t’ju beja me dije, me sakte atyre qe nuk e dine, se ne te gjithe boten gjuha standarte (ose letrare, quajeni si te doni) merr trajtat kryesore te saj nga ajo krahine ku ka bazat e gjuhes se shkruar. Baza e gjuhes se shkruar shqipe eshte ne veri, kujtoj ketu disa nga autoret e pare shqiptare ( pa mundin e te cileve sot mbase do flisnim greqisht ose arabisht )si Buzuku, Bardhi, Bogdani etj dhe kjo me duket nje e vertete qe nuk mund te vihet ne dyshim nga askush, nuk eshte ceshtje opinioni o ku ta di une se cfare tjeter.
    Nder te tjera, pjese derrmuese e kombit shqiptar flet dialektin gege, kam parasysh ketu pjese e shqiperise qe fillon nga Elbasan e Kruja e deri ne skajin me verior, ne Kosove.
    Per me teper, deri vone edhe ne jugun e sotem, te gjithe kishin emra, qe sot konsiderohen verior, ndersa ne te vertete jane thjesht emra me prejardje latine, si psh Kol, Gjon, Pal, Zef, Martin, Lesh etj etj qe i hasim ne shume gjyhe latine, si italisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht. Me pas, emrat e jugut kane huazuar nga greqishtja, dhe me vone akoma, kemi marre emrat e ispiruar nga realizmi socialist.
    Duke patur pasarysh vetem keto fakte, nuk me duket shume e kuptimte (me vjen te qaj) kur degjoj ata qe thone se ata nga veriu nuk flitkan shqip, dhe akoma me e pakuptimte qe qenka sakrilegj qe te rishikohet gjuha standarte. Madje, mendoj se gjuha jone ka nevoje per nje ndryshim te thelle e rrenjesor, nuk do ishte asgje tjeter vecse nje “kthim ne origjine”. C’ka ketu per te percare e budalliqe te tjera te kesaj natyre une nuk e kutoj.
    P.S. e di se tani do fillojne ofendimet e sharjet nga me te ndryshme te lidhura me prejardhjen time (e theksoj qe jam krenar) ose me perkatesine time partiake (edhe pse nuk kam nje te tille).

  25. nastradini says:

    Ishte nje kohe kur Enver Hoxha dallkauku vendosi te ndryshonte fjalorin e shqipes me fjale te sajuara. Dhe tha: “Pse uniformes se ushtarit t’i drejtohemi me nje fjale te HUAJ dhe ARMIKE? Une them ta quajme NJETRAJTESHJA e ushtarit sepse eshte fjale shqipe puro.” Akademiket dhe profesoret e shqipes vetkuptohet rane menjehere dakord dhe fet e fet u ndryshua dhe u botua si rrufe fjalori i ri nga prof. Kostallari me shoke nga pas. Mirpo doli nje problem, sepse kapteret si Bujari Nishani, Presidenti yne i tanishem nuk mund ta shqiptonin kete fjale te gjate te shqipes se paster dhe u merej goja para ushtareve. Dhe Mehmet Shehu me Beqir Ballukun moren guximin dhe i thane enverit qe ta nderronin me nje fjale tjeter se ulte presigjin e Ushtrise se Lavishme shqiptare ne syte e Botes. Enveri u tha te dyve me filozofi: “Gomere ju, gomar kush ju vuni, por sot a neser valon druni, a e keni degjuar njehere kete kompliment? Haj marsh perjashta se me cate koken.” Dhe ktheu perseri UNIFORMEN ne fjalorin shqip. Me kete shkrim ne TEMA sic duken bathet dhe me nuhatjen e nastradinit them, qe historia gjuhesore enveriste po perseritet prape pas shume vjetesh. Dhe ka ardhur koha qe Saliu te shohe ne teater pjesen PREFEKTI.

  26. durrsaku says:

    pse ca ka te keqe gjuha e djalit te sheqeres , ajo eshte shqipja standarte tropojanshe……???????!!!!!!!

  27. Autoktonet says:

    Me sa po shohim,po afron koha e ndarjes ne kufijte e Ali Pashe Tepelenes.Nuk mund t’i biem murit me koke!

  28. Edmond says:

    Edhe fjalen syri ta nderroni ne syni, ose fjalen synoj ta beni syroj se kan len nam ata qe kan ndryshuar gjuhen. Kane bere pune gjysmake. Nejse avash avash do rregullohet.

  29. Meri says:

    Po pse duhen bere keto lloj ndryshimesh?!!!! Jo babes por babs, jo nenes po nens?!!! Me duken krejt pa vend e pa kuptim!!! Kush jane keta akademike qe dashkan ti bekan keto ndryshime?!!! Me c’te drejte dhe pse ne nje menyre kaq hermetike?!!! Nese ato do ti pergjigjegjeshin ligjesive fonetike te shqipes le te beheshin, por me sa duket nuk jane te tilla. Atehere le ta lene rrehat shqipen keshtu sic eshte e le te merren me te tjera gjera akademiket tane te nderuar, ne te kundert do tu themi te percudnuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje