Deputeti socialist Eduard Shalsi i ka kërkuar publikisht Genc Pollos dhe Lulzim Bashës të tregojnë të vërtetën për tenderin që do të bëhet në Bashkinë e Tiranës në datën 4 korrik. Për deputetin Shalsi shuma për blerjen e vendosjen e sistemit GIS është shumë herë më e lartë nëse i referohemi të gjitha praktikave në botë. Megjithatë deputeti socialist ngre pikëpyetje të forta lidhur edhe me kohën e implementimit të këtij sistemi, duke vënë në dyshim ekzistencën e një fituesi të paracaktuar.
Deputeti socialist Eduard Shalsi kërkoi që sqarime mbi të vërtetën e këtij tenderi ku pagesa bëhet nga paratë e qytetarëve të Tiranës.
“Sot po i kërkoj publikisht Genc Pollos dhe Lulzim Bashës të tregojnë të vërtetën mbi tenderin, që zhvillohet në datën 04 korrik 2012, ora 11.00, në Bashkinë e Tiranës, për blerjen dhe instalim i Sistemit GIS (Sisteme të Informacionit Gjeografik) në funksion të Planit të Përgjithshëm Vendor” me fond limit: 42.500.000 (dyzet e dy milion e pesëqind mijë) lekë pa TVSH, dhe me afat te lëvrimit të mallit; Koha në të cilën sistemi duhet të jetë gati për funksionimin me të gjithë komponentët është 30 (tridhjetë) ditë nga data e lidhjes së kontratës.
I kërkoj publikisht Genc Pollos dhe Lulzim Bashës të shpjegojnë se si është llogaritur shifra e tenderuar dhe afati i vendosur në dispozicion.
Praktikat botërore mund të provojnë lehtësisht se një sistem GIS kushton shumë e shumë herë më pak dhe se afati prej 30 ditësh është i parealizueshëm në rast se nuk është paracaktuar fituesi. Dhe në rast se do të zgjidhni të mos përgjigjeni do t’ju akuzoj publikisht dhe do t’ju denoncoj që po synoni të dy bashkë të grabisni nga paratë e qytetarëve të Tiranës 400 milionë lekë.”
Z. Shalsi. I kane vjedhur edhe ato para, sic kane vjedhur te gjitha te tjerat. Perse lodheni kot ju socialistet te shkreten. Ata, kot nuk e moren Presidentin. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/minoriteti-grek-perfajqesohet-me-2.html
Ti qe ve link per katoliket e paperfaqesuar: po Jozefinen ku e fute?
po mire mor plehre ti e dije kete qe thote shalsi qe i thua mos te lodhet kot? po ju ne shqiperi jeni bere idiota fare ju vjedhin ju vrasin ju cnderojne dhe ju prape merreni me opoziten. po fundi i fundit mire jua bejne se vetem gjak shqiptari nuk jeni ju.
Po mire o njers, a moret xhevap nga quni i xhelalit per 200miljon evro qi po pysni per 400mij?
hajdute jane te gjithe !!!!!!!!!
jo mer aqif, mos u mundo me i fut te gjithe me i thes….
jo te gjithe jane hajdute por shumica jane budallenj qe i lejojne.
Pa na ndrico nje here udhen o Ilir, na trego rrugen e dijes.
Si boni ne ju kamunistat, sikur skini pa naiher vjedhje..I pytje kom une a e din Doktori ket gja?
O Shalsi ja ke keput kot tek çmimi se ai lloj sistemi kushton edhe me shume . Sa per afatin kohor ke shume te drejte dhe sinqerisht te le per te dyshuar.
Foli hajria e Berishes.
O zoti deputet i PS-se! Dilni ne konference per shtyp kur materialet t’i keni derguar ne prokurori per shperdorime e vjedhje te pasurise kombetare, apo per vepra te tjera penale. Keshtu besoj do te jeni me te besueshem, ndryshe ju rrihni uje ne hava.