Berisha jep porositë për sezonin turistik: "Statistikat e të huajve thonë se janë 170 mijë të punësuar në këtë sektor"

27 Qershor 2012, 20:48Sociale TEMA

Duhet të besojmë statistikat e huaja për të mësuar sa njerëz janë të punësuar në Shqipëri. Pastaj na thonë të besojmë statistikat e Berishës për punësimin

 

Kryeministri Sali Berisha foli në mbledhjen e qeverisë gjatë për turizmin. Edhe pse në fakt nuk u mor asnjë vendim për këtë çështje, Berisha la disa porosi, duke deklaruar se ky do jetë sezoni turistik më masiv dhe më i bukuri në historinë e Shqipërisë.

Si fillim Berisha dha katër porosi.

“Ky sezon ka një fillim të fuqishëm. Ata që kanë pasur rastin të vizitojnë bregdetin e kanë gjetur më të mbushur se asnjëherë. Të tilla kanë qenë dhe kalimet në pikat kufitare. Si kurrë më parë ka një vërshim të vërtetë edhe drejt zonave malore. Ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që:

-Policia Rrugore, Drejtoria e Rrugëve dhe Ministria e Punëve Publike të përmbushin në kohë çdo detyrim për transportin më të sigurt të turistëve. Zoti ministër, ne zgjeruam e përmirësuam tunelin tek Uji i Ftohtë. E domosdoshme është të bllokohet qarkullimi i kamionëve në orët e lëvizjes masive. Kjo zonë nuk ka trafik të rëndë të mjeteve të rënda, por gjithsesi ka, ndaj duhet të vihet në funksion të turistëve, autobusëve dhe makinave të tjera, ndërsa kamionët të lëvizim pas orës dhjetë të mbrëmjes apo pas një orë të caktuar dhe të dihet që ajo trajektore nuk kalohet nga makinat e rënda transportuese, deri në këtë orë.

-Doganat të ofrojnë shërbimet më të mira në pikat e kalimit kufitar. Së bashku me Policinë Kufitare, Ministria e Brendshme të marrë masa për të garantuar në të gjitha skajet e vendit, rregullin dhe rendin më të sigurt.

-E domosdoshme të shqyrtohet një ripozicionim i postave të policisë. Po marr shembull zonën e Alpeve, ku dikur mbaheshin posta për të mbrojtur kufirin, tani duhet të kemi posta për të ndihmuar turistët, të kemi gjithashtu një ekip të vogël shëndetësor, si dhe njësi policie të pozicionohen në zonat që janë më shumë të populluara, të cilat do t’i përcaktoni vetë.

-Ministria e Shëndetësisë duhet që, krahas gatishmërisë së njësisë së helikopterëve, detyrimisht duhet të ketë ekipe të ndihmës së shpejtë edhe në skajet më të largëta, ku shkojnë turistë. Sigurisht që ka në Theth, në Valbonë, por duhen parë dhe zonat e tjera që janë larg Thethit e Valbonës. Duhet të bëjmë gjithçka për sigurinë e tyre, për ndihmën më të shpejtë të mundshme, në rast se qytetarët e vizitorët do të kenë nevojë. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme bashkë me pushtetin vendor duhet të garantojnë funksionimin e ekipeve të ndihmës së shpejtë, në çdo plazh,” tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se sipas një statistike të huaj (të harrojmë statistikat shqiptare) turizmi shqiptar punëson në sezon, rreth 170 mijë vetë, në të gjithë vendin.

“Ky punësim përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Në tërësi, këta janë të punësuar të përkohshëm, studentë, të rinj, të cilët me fitimet që nxjerrin nga puna e tyre lehtësojnë barrën e familjeve të tyre, për vitin e ardhshëm shkollor. Ndaj thirrja ime është t’i japim preferencë të rinjve në këto rekrutime për punësim, sepse edhe shërbimet sigurisht që i kryejnë më mirë, përshtaten më shpejt, por edhe plotësohet një nevojë reale e tyre për vitin që vjen, me fitimin e disa të ardhura, me të cilat do të përballojnë më lehtë vitin e shkollor,” tha Berisha.

Kryeministri porositi që bashkitë e komunat, me të ardhurat që krijojnë, të punësojnë dhjetëra e qindra punonjës të përkohshëm, para së gjithash e mbi të gjitha, për pastrimin e territorit.

h?� p;x ”�� ottom: 0px; margin-left: 0px; padding-top: 0px; padding-right: 0px; padding-bottom: 0px; padding-left: 0px; color: rgb(102, 102, 102); font-family: arial, tahoma, sans-serif; font-size: 12px; font-style: normal; font-variant: normal; font-weight: normal; letter-spacing: normal; line-height: 18px; orphans: 2; text-align: -webkit-auto; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: 2; word-spacing: 0px; -webkit-text-size-adjust: auto; -webkit-text-stroke-width: 0px; “>Është detyrë e kësaj qeverie për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, administratës publike, garantimit të të drejtave pronësore, reformës në drejtësi. Mosrealizimi i këtyre reformave është përgjegjësi direkt e Sali Berishës.

Është detyrë e kësaj qeverie për të garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo është përgjegjësi direkt e Sali Berishës.

Këto janë rekomandimet e partnerëve ndërkombëtar që përkojnë me nevojat e qytetarëve shqiptare.

16 komente në “Berisha jep porositë për sezonin turistik: “Statistikat e të huajve thonë se janë 170 mijë të punësuar në këtë sektor””

  1. NA rrofsh says:

    NUK na the ,po uje e drita do kemi????????????????

  2. Zhaneta spahaj says:

    Te shkretet ne qe mbetem te huaj ne emigrim e ne token meme…nga qeveria jone e fameshme, ose me sakte nga kryebatakçiu me petkun e kryeministrit….Na quajne turista se vijme ne shtepine tone me dokument pune nga shtetet e huaja!!!

  3. berisha GHOST OF BALLKANS says:

    Turizmi eshte genjeshtra me e preferuar qe abuzon tmerrsisht ky monster.
    Me rruget dhe infrastrukturen qe ka shqiperia vetem 10 mije makina te levizin duken sikur eshte pushtuar vendi dhe eshte bere nami.
    Eshte tragjike qe nga 1 miljon e 200 mije emigrante qe ka shqiperia jashte
    te cilet vijne ne pushime ne shqiperi te numerohen si koke dele dhe koke dhie nga cobani i vicidolit me goje te shpifur extra large.
    Isha vitin tjeter vete i peste familjarisht dhe shkuam dhe ne korfuz,oher
    prishtine dhe ne budva .
    Sa here na ka numeruar ky coban dhemb rene ? i bie plot 25 hyrje dalje duke perfshire dhe rinasin….po gjysem miljoni ne greqi qe dalin e hyjne mbi tre kater here ne vit???po ato te italise dhe BE…por ky nuk ka faj ?
    imagjinoni nje k/m qe urren prejardhjen e tij ku ka lindur dhe ku kaluar
    deri 30 vjec jeten e tij?
    shko shikoni o shqiptare kullen parahistorike te sal rom birishes qe
    banohet nga lope dhi e gamore .
    Hape o qelbesire shtepine qe e ke kthye haur ta shohin vizitoret e huaj dhe per ne qe na numeron si delet kur ishe coban.Le ta mesojne te gjithe te huajt qe na qeveris nje barbar.
    BERISHEN NUK E KA LIND HUTA PREJ BARKUT
    POR UDB ME WILLIN PREJ CARKUT.

  4. arti NY says:

    po une qe isha para 2 javesh ne shqiperi tek shpia ime me familjen bashke me femijet jemi turist amerikan???????????????? kater koke o salistan keshtu na numeron ti or pleher si koke deleje

  5. hasan says:

    Mire more zoterinj komentuesa se statistikat tona nuk i besoni,por kur i thone nderkombetaret pse nuk i besoni xhanem?Seriozisht tani.Ka thene vertete keshtu i shkalluari apo eshte shkrim i antenes ky?

  6. beso says:

    I ka dale cipa fare ketij megafonit.Ky bazohet tek statistikat e huaja,te cilat,nga ana e tyre mbeshteten tek statistikat e saliut.Haahahha,bilardo me proven e idiotit.

  7. Po te kishte ndonje konkurs nderkombetar per mashtrues, domosdo qe Z. Berisha do te zinte vendin e pare.http://mdcal.blogspot.com/2012/06/doris-pack-eurodeputetja-qe-kritikon.html

  8. Deni says:

    Njeri deshtak,i pacipe,mashtrues ordiner.Boll me se nuk te pjerdh kurrkush,sapo del nderron kanal more faqezi.

  9. Altini says:

    Kush ka kaluar qofte edhe nje here nga Tirana per te vajtur ne Golem eshte skandalizuar.Te penalizosh te gjithe vijen bregdetare ne nje rruge dytesore qe vetem rruge nuk eshte eshte turpi i kesaj qeverie.Te mbyllesh detin,vijen bregdetare e mos kesh ku te futesh eshte nje skandal i madh.Ne nje kohe qe rruga e madhe eshte bosh me 2-3 makina te jugut ne rrugen dytesore pa piken e standartit te del shpirti te kalosh,eshte turpi i madh te bllokosh detin.Po elbete po erdhe nga shpellat nuk mund te kesh vizion per detin,si nuk dolen specialiste te mirefillte e te bejne oponence kesaj katrahure me bregdetin e me rruget e shpifarakut Olldashi qe ka bere si i don bytha.E flasin te pafytyret per turizem,mortja qe su bije per turizmin tuaj hale.

  10. Lir Muti says:

    Shikoni si e keni katandisur rrugen per ne plazh.Imagjino tere ata miljona turiste qe thua zotrote ku te kalojne ne nje ngushtice 3 metra me 2 sense,te kalojne edhe kembesori.Turp kush e projekoi e zbatoje ate katrahure ate rruge turpi qe te tmerron ta kalosh 1 here e jo te besh turizem sic genjen fytyra jote bastarde.

  11. Denisi says:

    Fytyre halete bejne vetem turizem haleje.Ptu race e keqe.

  12. Sala says:

    Boll ore Hasan Pordha se nuk merr vesh ti nga statistikat je me keq maskara se Sali Shpellari.

  13. Eni says:

    Mbyll halete perpara dhe pastaj fol per turizem dhe e dyta mbylle dhe halene tende ate goje bastarde qe vetem genjen more njeri i ndyre.

  14. Ela says:

    Altin e lezova komentin tend per rrugen e plazhit nga plepat e gjer ne Qerret eshte nje gje tamam kriminale te mbyllesh hyrjet per ne bregdet e te detyrosh te gjitha ata makina te kalojne ne nje rruge qe vetem rruge nuk eshte,shume e ngushte,nje mbikalim ne mes te rruges,kazanet e plehrave ne nje ane kalojne edhe kembesore e tmerrshme.Zoterij dua te shkoj nga Golemi ku bera plazhin per ne shtepi ne Tirane nga te futem me thoni??? Turp edhe flisni per turizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje