Populli ka falsifikuar

25 Qershor 2012, 13:08Sociale TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë që populli falsifikon. Sot në kohën e mbretërimit të vjedhjeve e falsifikimit të paparë të strukturave të shtetit, del shteti dhe akuzon popullin si falsifikator.

Mbi 60,000 qytetarë të këtij vendi kanë nxjerrë kartën e identitetit të tyre, e kane skanuar apo e kanë fotografuar atë, dhe ia kanë dorëzuar, sipas ligjit, në mënyrë të protokolluar z.Ristani, kryetar i KQZ, më 13 mars 2012, duke i kërkuar institucionit të tij kryerjen e referendumit për lejimin ose jo të importit të mbetjeve në Shqipëri. Sot, pas 105 ditësh, 15 ditë në thyerje të ligjit për referendumet, unë, si një nga mijëra qytetarët, kam të drejtë të them me zë të lartë:

“Z. Ristani, unë Lavdosh Medi Ferunaj me nr. personal të kartës së identitetit F60925127S ju kam dhënë identitetin tim me figurë dhe me firmë dhe me elementët e sigurisë, duke ju kërkuar mbajtjen e referendumit kombëtar për lejimin ose jo të importit të plehrave, në vijim të nismës qytetare për këtë referendum. A jam unë një ndër 43 mijë falsifikatorët e kërkesës për referendum që ju keni kalkuluar me zgjedhjen që keni bërë? Edhe pse ju përdorni me qëllim termin falsifikim, akt ky i dënueshëm me ligj, në vend të termit parregullsi apo jokorrektësi, ligji më njeh mua të drejtën që brenda 30 ditëve të korrigjoj “falsifikimin” (parregullsitë). Unë kërkoj të publikoni emrin tim si falsifikator. Më thoni dhe se ku të ankohem ndaj jush nëse unë dua të mbrohem nga akuza juaj”.

Dijeni se këtë gje do ta kërkojë i gjithë populli falsifikator. Ju vetëm listoni popullin falsifikator.

 

Pak nga historia e falsifikimit

Disa ditë para datës 11 qershor 2012, datës ligjore kur KQZ duhet të kalonte në Gjykate Kushtetuese kërkesën për referendum, organizatorët u interesuan pranë KQZ dhe iu tha prej njerëzve të saj se procesi ka mbaruar dhe se para datës 11 qershor do publikohet relacioni në internet dhe me datë 11 qershor (as mund të mendohej për ditë më parë afatit të fundit) do merret vendimi. Nuk ndodhi kështu. KQZ thotë tani se me date 12 qershor, d.m.th 1 ditë pasi afati i KQZ kish mbaruar i paska dërguar një kërkesë Ministrisë së Brendshme (laboratorit kriminalistik) për verifikim firmash, që dukeshin të dyshimta. Pyetja e thjeshte është: gjatë 90 ditëve që i njeh ligji KQZ-së nuk u dyshua dhe dyshimi lindi 1 ditë pas mbarimit te afatit ligjor? Dhe fët e fët 1 ditë pas prononcimit publik të ambasadorit amerikan për papërgjegjshmëri e zhgënjim nga KQZ na del nga kriminalistika përgjigjja se afro 43.000 shqiptarë janë falsifikatorë. Ajo që duket është se KQZ e Berishës kish synuar një mohim të butë të kërkesës për referendumin përmes nje shtyrje në sezonin e pushimeve verore të administratës, por u detyrua të vihet në lëvizje të nesërmen, pasi ambasadori amerikan reagoi ndaj KQZ, në mbështetje të qytetarëve që po injoroheshin në kërkesen e tyre demokratike për referendum.

Ishte po Berisha që pengoi në vjeshtën e vitit 2005 referendumin e popullit të Vlorës kundra parkut energjetik në Vlorë, duke i hapur rrugën ndërtimit të TEC-it me naftë në bregdetin magjepsës në Gjirin e Vlorës, për të cilin taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë 100 milion euro për një vepër që rezultoi dështim spektakolar (i paralajmëruar nga populli i Vlorës) dhe për të cilin prokuroria akoma hesht. Tashti Berisha nëpërmjet Ristanit po i mbyll përsëri rrugët referendumit, për të lënë të hapur rrugën e importimit të plehrave në Shqipëri. Ministria e Mediut është e mbytur me punë këto javët e fundit, teksa po merret me  lejet mjedisore për importin e plehrave. Nesër, Ministria e Mediut shkon në Devoll për lejen e kërkuar për mijëra ton import plastikash nga Greqia, fill pas lejeve të kërkuara në Shupenzë të Dibrës për mijëra ton import plastikash kryesisht nga Maqedonia, në Kutalli të Beratit e Shtodhër të Kavajës, kryesisht për mijëra ton plastikash import nga Italia. Së shpejti do i vijë radha Vlorës, por do e kenë lënë në nëntor me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. E me këtë rast mund të bëhet dhe ndonjë prerje shiriti aty.

33 komente në “Populli ka falsifikuar”

    1. realiteti says:

      Po lexoe artikullin oj k…..75% e firmave ti sigurisht je ne ate 15 %…lloj lloj kishki po shkrun.

      1. tani says:

        po sigurisht qe ka koke l..qe si ty qe ai vend po shkon me by..,eshte nje fshat me emrin gline ne rumani dhe ka pas nje liqen(them ka pas se tani nuk eshte me )mbi te cilin tani eshte ngritur nje mal i larte me plehra(te ardhura me trena nga jugu i italise) dhe njerezit perth po vdesi nga semundia kaq duhet te thene per tu bere referendumi por njerezit e shpellave si puna jote nuk kane aq inteligjence ti kuptojne keto gjera qe heret apo vone do semuren per vete dhe bashke me femjet

      2. fiqiri xibri says:

        Z. Ferruni,
        jeni nje aktivist i shquar dhe nje karakter i admiruar. Po sot nuk eshte me koha e cic,mic-eve dhe e ngriva,shkriva-ve. Ne populli budalla respektojme ligjet, respektojme institucionet. Nderkohe ATA e perdorin ligjin dhe institucionin vetem si instrument per te na sorollatur e lodhur ne deri ne stresim dhe dorezim para mullinjve te eres.
        Nuk do kete kurre ligj, drejtesi, sjellje me pergjegjesi ndaj ambientit publik, prones publike dhe moralit publik, sa kohe qe ne nuk nuk i kundervihemi me forcen e sakrifices banditeve dhe vrasesve ne pushtet, ne periferi te pushtetit apo qofte edhe «jashte pushtetit»
        Hajde mos u vononi, therritini te gjitha organizmat qe organizuan kundershtimin e plehrave dhe mbledhjen e firmave.
        Lakeu ristan i KQZ-se po na nxjerr gjuhen dhe na shpall haptazi lufte mbi 60.000 qytetareve, firmoses te peticionit per referendumin.
        Ai na shpall lufte sepse eshte i sigurte ne pandeshkueshmerine e tij dhe te saliut, eshte i sigurte se neve shqiptareve na e kane vrare saliu, luli, meta, nishani arvizu, wollfarth, sequi, kukan, grossruck, etj.etj. ndjenjen e qytetarise dhe ndjenjen e revoltes.
        Ristan-saliu na e ka hedhur dorezen.
        Ata mbi 60.000 qytetare firmoses, ata qindramijera te tjere qe nuk kane firmosur jane ne pritje. Jane ne pritje qe organizatoret e kerkese-peticionit per referendum ta pranojne sfiden. Ta pranojne thirrjen per lufte. Qe ti tregojme saliut, ilirit, lulkes, nishankes, ristankes, tomkes dhe shasenkes, gjithe lakejve dhe hijenave te pushtetit, se nuk do ta lejojme kurrsesi qe ata te tallen me ligjet, me qytetaret, me te drejtat tona dhe me Shqiperine tone.
        Nese ti dhe organizatoret e tjere, te gjithe ne qe ne njeren apo tjetren forme jemi te angazhuar dhe aktive ne problemet e shoqerise nuk do ta bejme kete, kot qe llapim lart e poshte.
        Populli eshte i zemeruar. Populli ka nevoje per inisiativa te ashpra, te vendosura.
        Nese populli nuk na ndjek, ne djall vafshim te gjithe, edhe ne, edhe populli. Hajt te ulim qafen mes shaleve te « plakut te detit»
        qe te na permjerre te gjitheve.
        Zoti nuk na e ka dhene jeten per tu kapur me thonj pas saj, por te zhveshur nga dinjitetit.
        Kur Zoti na dha jeten, na e dha bashke me dinjitetin, qe nepermjet dinjitetit te pasurojme cilesisht jeten duke synuar ekuilibrat shpirterore.
        Jeten kemi te drejte ta sakrifikojme ne emer te dinjitetit, dinjitetin nuk kemi te drejte ta sakrifikojme ne emer te jetes.
        Ndryshe me mire te ishim lindur majmune ose zvarranike.

    2. zefi says:

      Faktori nderkombetar,bijte e sotem te HITLERIT E MUSOLINIT,pasi e mashtruan popullin shqiptar ,se RREZIMI I SOCIALIZMIT DIKTATORIAL do t’i conte ata ne PARAJSE,qelloi nje DESHTIM TOTAL I PARALAJMERUAR!!!
      Sa do i eger e anti njerezor te kete qene SOCIALIZMI per nje pjese te vogel te popullsise(qe paguan haracet e prinderve te tyre bashkepuntore te nazi-fashisteve),KURRE NUK KA QENE KAQ KRIMINAL SA ESHTE KY SISTEM FASHIST I KETYRE 22 VJETEVE!!
      Nderkombetaret(bijte e atyre,qe SHQYEN TROJET SHQIPTARE PER TE KENAQUR EPSHET E FQINJEVE TANE SERBO -GREKE,heshtin dhe merren vetem me OPOZITEN SOCIALISTE,ndersa me KRIMINERLET FASHISTE te Sali Berishes,qe e shkaterruan popullin shqiptar deri ne degradim,ASNJE FJALE NUK THONE!!!
      KJO ESHTE E ASHTUQUAJTURA DEMOKRACI KAPITASLISTE,QE PROPAGANDUAN NE FILLIM,GJOJA PER LUMTURINE E SHQIPTAREVE!!!
      Te lesh ne krye e shtetit nje BARBAR,qe shkaterroi SHQIPERINE ne 97-ten per 24 ore,do te thote,qe FASHIZMI ESHTE NE FUQI!!!

    3. Albi says:

      Une jam nje nga ata qe dua qe ky referendum te zhvillohet, ne rradhe te pare per hir te nje demokracie sa me te drejteperdrejte, ku qytetari vendos vete. Si i tille, une jam nje nder firmetaret dhe mbeshtetesit e referendumit. Por per hire te se vertetes, kam ca dyshime. Kam dyshime, sepse e kam ndjekur procesin me shume interes. Nje muaj para se te dorezoheshin firmat, kreret e aleances dolen para medias dhe thane se kane mbledhur 10.000 firma (ka kronika televizive dhe artikuj gazetash per kete) nderkohe qe kishin dicka me shume 5 muaj (qe ne veren e 2011-es) qe po mblidhnin firma. Lind pyetja, si ka mundesi qe per me shume se 5 muaj keta mblodhen 10.000 firma e per nje muaj, bene kerdine me plot 50.000 firma te tjera??? Dhe per me teper, per kete proces fare pak kam pare stenda te ngritura per te mbledhur firma, fare pak informacion se ku mund te firmosesh. Njoh me dhjetra miq te mite qe kane dashur, por nuk kane mundur te firmosin. Personalisht, mezi e kam gjetur vendin se ku mund te firmosja per referendumin dhe si perfundim e gjeta me te pyetur ku te mundja dhe firmosa tek ca zyra te Mjaftit, ca tip skutash, qe hajde ti gjeje vete. Ndaj, per here te pare ne jeten time, kam nje dyshim te vogel se ky Ristan-plera, ndoshta ka te drejte.

  1. dinjiteti says:

    ne kendej i themi COME MIERDA I MADH..

  2. Edmond says:

    Profesor te pershendes per artikullin dhe besoj qe duhet nje veprime me i forte dhe i qendrueshem te te gjithe aktoreve intelektual te Shqiprise qe ta mbrojme ate vend nga plehrat qe drejtojne dhe prehrat qe do importojme .

  3. albo says:

    Për këtë njeri duhet bërë kallzim penal. Ju dhe Aleanca që përfaqsoni, duhet ta çoni përpara drejtësisë me prova e fakte që i keni. Ka konsumuar disa figura krimi. Vetëm kështu mund të parandalohet ky monstër.

    1. Ben Chicago says:

      ja e denoncove e pastaj?
      sashenka me tomen me urdher te salit e nxjerin te pa fajshem
      do ti paguani dhe demin e figures mor ale

      1. Argita_B says:

        Nese çdo shtetas ben nje te dhjeten e ketij qe denoncon, sot nuk do kishe me Berisha ne krye te vendit.
        Problemi eshte se njerzit harrojne qe liria fitohet me gjak, pra ka kosto te larte, sakrifice deri ne vetmohim, po per kete duhet te kesh ideale ..

  4. ina says:

    bravo, urime per letren dhe per qendrimin! fale Zotit Shqiperia ka akoma njerez te ndershem qe po i thone jo te keqes! Faleminderit per kurajon qytetare per te mos heshtur!

  5. dok. says:

    Ne vazhdim te pyetjes qe ben lulezimi!
    E verte:
    C’fare po bejne nderkombetaret?!
    Po te njejten pyetje po ja bej z.Arvizu.
    C’fare po beni ju z.Arvizu.Ne nismen tuaj te fundit kerkuat qe shoqeria shqiptare te shkundet nga kjo “Apati”.Po 60000 shqiptare qe kane firmos per referendumin e plehrave,a nuk jane pjese e kesaj shoqerie dhe e ketij populli?!
    C’fare kerkoni ju nderkombetaret me shume nga populli shqiptar.
    Protestuan shqiptaret 2 vjet rresht per vjedhjen e votave deri sa me 21 Janar u vrane dhe u rrahen barbarisht dhe ju c’fare bete,futet ne nje kallep si vrasesin dhe te vrarin,Si poziten dhe opoziten.
    Tani 60000 qytetare te republikes se Shqiperise kane dhene firmat dhe te dhenat e tyre per referendum dhe ju perseri kerkoni reagim edhe pse KQZ dhe kjo qeveri po ju sfidon hapur.
    C’fare kerkoni qe ky popull te mari armet qe ju me ne fund te dilni pa dorashka dhe te vini pikat mbi i.
    Mjaft me me bashkefajesi.Ketu ka vetem nje fajtor.Ai qe eshte ne pushtet.Opozita ka kusuret e veta per te cilen ka mare ndeshkimin e popullit ne 2005,por keshtu nuk mund te vazhdohet me.
    Eshte me kollaj ta parandalosh nje krize apo me keq konflikt sesa te rregullosh pasojat e tij nese ndodh dhe te jeni te sigurte qe heret apo vone do te ndodhi pasi gjendja po perkeqesohet per dite.Frika me e madhe eshte se populli shqiptar kur del ne rruge fshin gjithcka qe i del perpara.Pikerisht kete duhet te ndalojme.Ju duhet te nderhyni qe gjendja te mos shkoje deri ne piken pa kthim.
    Shpresoj qe jo dhe qe ju NDERKOMBETARE te jeni ndergjegjesuar me ne fund se kush eshte hajduti dhe kush i vjedhuri,kush eshte vrasesi dhe kush i vrari.
    MJAFT ME!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Ton says:

      Jam kurioz! Te gjithe pyesin cfare po bejne nderkombetaret?? WTF? Cfare po ben populli shqiptar? Pse duhet nderkombetaret te rrezojne nje plehre? Ne Egjipt kush ja shtrydhi koqet Mubos?
      Nderkombetaret apo egjiptianet??

  6. ^.^" says:

    Shqiperine po nuk e ndihmoi populli, nuk e ndihmojne as politikanet e saj(lavire) dhe as nderkombetaret(shfrytezuesit e lavires). Nese aprovohet ligji per importimin e plehrave, keto plehra nuk kane krahe te fluturojne ndaj duhen bere barrikada humane ne te gjitha rruget, ne te gjitha portet nga do tentohet te hyjne plehrat. Nese asnjeri nga ju nuk do mobilizohet, mos u qani kot pastaj kur te gjeni femijet dhe veten tuaj me kancer e me semundje te ndryshme.

  7. Cili eshte roli opozites ne nje vend demokratik ? says:

    Qe shteti eshte kapur, ky nuk perben me nje lajm. Por lajmi, i cili ka kohe qe ka filluar te perhapet, eshte se po kapet edhe opozita. Tek-tuk neper forume e gazeta on-line, ka kohe qe flitet per nje stepje totale te opozites. Tani ka ardhur koha qe ta themi me te madhe. Ku je Edi Rama ? Thuhet se mungon reagimi intelektual ne vendin tone, mungon edhe reagimi qytetar . Intelektualet u ngriten. Mblodhen firmat per referendum dhe e bene te tyren ne menyre shembullore. Ne keto kushte cfare mund te bejne tjeter ? Ku je Edi Rama ? Je ti dhe opozitarizmi qe po i mungoni ketij vendi. Keni ndonje pakt “mossulmimi” me pushtetin per hir te klimes se bashkepunimit per integrimin ? Ne te semes shkofte bashkepunimi dhe integrimi! Ke ndonje pakt per te mbyllur veshet dhe syte per te ardhur ne pushtet ne 2013 ? Ne te semes pushteti yt ! Je kercenuar me jete dhe me familje prej bandes ne pushtet ? Jip doreheqjen dhe largohu nga kjo detyre ! Je mashtrues dhe bashkepunetor i Saliut ? Nuk mund t’i shpetosh ndeshkimit popullor bashke me te. Fatet tona,te femijeve tane dhe te atdheut tone nuk jane nje loje shahu, as nje loje spiunazhi. Leri ngjalat ! Leri strategjite ! Zgjohu nga gjumi ! Degjoje zerin e qytetareve dhe reflekto !
    Eshte nje thirrje e sinqerte kjo ne emer te te ardhmes se femijeve tane. Besoj se ne kete thirrje bashkohen te gjithe qytetaret e ndershem te Shqiperise.

  8. Tropoje Vucidoli says:

    Ristani ky burgaxhi ordiner nuk don me ja dit per asnje ligj e rregull , i vetmi problem i tij eshte si ti sherbeje Saliut.Kupa e fajit po derdhet, shterngata vjen edhe ne nje moment kur se pret.Tani situata eshte tejet e ngarkuar dhe prite kur te shpertheje.Le te guxoje Saliu te marre jete te tjera se ka per tu zhduk me race dhe me fis.

  9. lori says:

    Pergezime per shkrimin Lavdosh! Shqiptaret e ndershem kane te drejten te njihen me te verteten. Deri tash kemi pare e degjuar analiste si Henri Cili e Artan Hoxha (nje ish sigurims) qe pa u lodhur, dite per dite, nga emisioni ne emision, mbronin importin e plehravee ne vendin tone. Nuk e kam pare me Artan Hoxhe, nese e ka pare ndonjeri nga ju, a vazhdon me te mbroje importin e plehrave? Tash qe iu zbulua surrati, le te japi llogari para gjith opinionit, perse mbron shkaterrimin e Shqiperise, kush e detyron? Mos valle Sigurimi i Shtetit?
    TURP TE KESH O ARTAN HOXHA !

  10. beso says:

    Nga letra kuptova se afati i fundit per te vendosur KQZ ishte 11 qershor,ndersa me 12 qershor(1 dite me vone)KQZ ka dyshuar per falsifikim(me sy te lire)dhe i paska kerkuar ekspertize policise shkencore.Nese nuk e kish bere dot kete me muaj me rradhe dhe mbeti ta beje pasi i kish skaduar afati,atehere ta do mendja qe ketij Ristos qe e ka hak nje te rrahur vendshe,nga ato qe te bejne te harrosh te fryhesh si gjel deri diten e mbrame,i fluturon karrikja,se i ka kaluar kompetencat dhe ka kryer nje veprim te paligjshem.Po doemos,qekur luleshi u quajtka i pafajshem per 220 milione euro,pasi i shpetoi gjyqit me tejkalim afatesh kohore,s’ka si te ndodhe ndryshe me ligjin per importin e plehrave,qe eshte sa antipopullor aq edhe antikushtetues.Eshte antikushtetues,sepse i dredhon te drejtes kushtetuese per referendum popullor.Te jete kaq garip risto zagari,sa mos te kete frike,apo shpreson se saliu do ta nxjerre gjithmone pa lagur?Ne e kemi ne dore.Po te duam,te kerkojme nje mbledhje te re firmash.

  11. mali says:

    Po i soset uji i gamiles ketij qeni te rahur-ristani.
    Nuk ka vrime miu qe te mbron ty nga kusuret qe i ke ketij populli. Prit dhe do shikosh… krimb.

  12. luani Londer says:

    Si spo i del njeri ketij rugaci ky mendon se mund te bej cte doje me kete popull por po vjen fundi Sala ste mbrone me si shume te tjere degedisur rugeve te Europes thiri mendjes Ristani.

  13. I-liri says:

    Ne Zvicer behen nga kater referendume ne nje vit dhe nuk i hyn njeri, ne se jane ka apo jo falsifikime. Pse kjo eshte detyra e KQZ. Institucion dyshues. Plotesohen kushtet, beje referendumin. Populli do te votoje dhe ne se ka falsifikime, falsifikatoret e marin pergjgjigjen me vote.
    Por kur nuk ka opozite , Ristani do vazhdoje te talle bythen. Opozita ja fali Tiranen Bashes, se po te bllokonte hyrjen e Ristanit ne KQZ, dhe te largonte te gjithe komisioneret e saj nga KQZ, nuk mund te vazhdonte numerimi. Opozite e pjerdhur, trurrjedhur…

  14. al says:

    zotit feruni i sygjeroj si qytetar i ketij vendi qe te mos lodhet kot me kqz dhe gjykatat shqipetare pasi cdo njeri me tru e llogarit qe ne fillim vendimin. keshtu kerkoi te gjithe dokumentacionin qe ke dorezuar dhe dergoje ne gjykaten e strazburgut dhe mos ndiq shkallet ketu se e ke te vdekme qe nuk ke per te gjet te drejten.

  15. beni says:

    Populli ka nje faj more zotni qe te lejon te hysh ne ate zyre te shtetit, ti mund te jesh qelbaniku me i madh ne kete vend, vetem per te mbajtur pushtetin e keti ti nuk po le gje pa bere ne kete post qe ti kundrabande ke hyre aty,por ne kete vend nuk ka opozite dhe vazhdoni ju deri sa te mbushet kupa se do ta pesoni nga vetvetja.

  16. tomori i beratit. says:

    Ky eshte fytyra me e paskrupullt qe njohim.Nje njeri kaq i ulet kaq te degraduar,kaq alabak e servil une nuk kam pare.por: BURGUN E KE PAK O TRAP.Sot krekosesh por neser do te shkase toka nder kembe.Pjell e keqe e berishizmit.

  17. genti says:

    Pse u dashka qe te pyesim faktorin e leshit.Popujt jan ata qe duhet te vendosin per fatet e tyre,por popullin e mashtruan ne 21 Janar,e mashtroi Ed …..Pse nuk nxorri edhe te birin e tij te protestonte para plumbave edhe Edi?!ata qe u vran cfar ishin,kelysha?ku e gjen te drejten Edvin ….te perdhosi gjakun e te reneve ne 21 Janar duke ngren ngjala me ate qe i quajti edhe kok palare keta deshmore? Kishim nje pijanec ne krye te PSse,tani kemi nje palo ‘bur’ne krye.

  18. ai Burri says:

    Vetem AK i zgjidh keto pune. Mbase dhe Topi.
    Njerez te paperlyer me indinjim kunder plehrave, hajduteve e vrasesve.
    Te tjeret jane pale ne krim, harrojeni.

  19. Devolliu says:

    Shkodrani, kur nuk desh me ia dhan borxh konopin e pusit kojshiut, i tha: “Pash Zotin, nuk mujt me ta dhan konopin pasi m’duhet, do t’ndej miellin n’të me u terr n’diell”.
    Edhe Ristua i KQZ-së, ky vegël e ndyrë e Salih Shpellarit, do e gjente një sebep dho do të zbante urdhërin.

  20. Pisha flamur! says:

    Disa herë kam bërë vrejtje se nuk duhet quajtur import i plehrave, sepse me plehë shkencërisht kuptohet plehu organik që i hidhet tokës për prodhime të larta bujqësore, të cilat ç,do shtet i ka defiçitare dhe nuk i shet. Ato nuk të helmojnë sepse të japin ADN-në që është burimi i jetës.
    Mender qeveria vrasëse e Shqiptarëve importon mbetje toksikie (Helmuese) nga distilimet industriale si dhe mbetje radio aktive. Ato e njëqin fishojnë kancerin . Populli i shtypur, i dhunuar, i rjepur ekonomikisht, i përçar deri në absurd, veriu kryesisht me Sërbo-Viçitolistin dhe Jugu i shtypur deri në munges frymëmarje, i pa udhëhequr dhe i pa mbrojtur, ka humbur njësin e masës dhe po lëngon në nostalgjin e vdekjes. Me një marrak që shëmëtoi medjat, me një zë xhungle çirret sigurimsi Udb-istë për mrekullit shqiptare sa hutoi dhe kalamanët e djepit.Njerëzit realë po i çmënd pantera e shëmëtuar, po i gjobon, po i varfëron. Disa dhe jo pak pseduo intelektualë hajdut shesin ç,do nder deri tek grat për paranë e gjakut Berisha-Meta. Ja pra pse populloi nuk ngrihet. Heshtaja e Ramës dhe Opozitës është tradhëti e lartë. Më vjen keq se kam shpresuar shumë, por realiteti tregonh se Katoviça ëswhtë në siklet sa detyrohet ti bashkoi hapët duke shkelë kospiracionin dy partit PD-në dhe PS-në të cilat dolën nga ndarja e Partisë së Punës së Shqipëris. Këto dy parti tradhëtare nuk prunë demokracinë, por Shkatërrimin total të shqipëris deri në shuarje të plotë nëpërmjet helmeve. Po partia komuniste pse hesht. Nuk e lejon Berisha? Unë jam nacionalist por do luftoja krah për krah me komunistin patriot kndër Berishës Metës, Nanos, Bashës, Ristanit, Çilit, Zheeit, Topallit, Melsinës dhe gjith tradhëtis.
    Të ngihemi dhe të ndalojmë me forcë helmimin e Shqipëris. Të vdekur se të vdekur jemi, të paktëm të shpëtojnë brezat nga murtaja Berishano-Nanoiste- Metiste dhe shurra e tzre ndërkombtare.

  21. kel ukaj says:

    Or Zoteri mos e akuzoni Berishen per kete gjera! Per Berishen keto jane gjera fare te thjeshta, e ben referendumin, e fallsifikon ne menyre te tille qe edhe votat e Juaja nuk i gjeni. Mos u merreni me budalleqe. Saliu te vret ne mes te rruges dhe burrat trima shqipetare fusin koken nen fustanin e grave per mos ti gjetur Berisha. Ceshtja e plehut! mos e beni pleh. Nuk do ta ngreje as ta ule shqiperine. Shqiperia pleh ka qene, pleh eshte, dhe pleh do te jete.

  22. Kolec Traboini says:

    Une e kam firmos kerkesen per referendum duke paraqitur karten time te ID. Ku mund ta verifikoj nese emri im eshte konsideruar falsifikim. Kam dhene edhe nr e telefonit. Mos me ka nxjerr ai Ristan ne listen e zeze. Na ruaj zot….

    1. fule.gov.al says:

      Ju qe keni firmosur verifikoni qe ne fillim kur te afrohen zgjehdjet e ardhshme a i keni emrat ne Lista se… po te jete per Ristanin do e beni pushim ate dite.

  23. Arif Gjongjini says:

    Ristani është absolutisht i pabesueshëm, edhe sikur vërtet të ketë gjetur ndonjë firmë të falsifikuar ose që përngjan e atillë (gjithsesi gjë e pamundur). Ka një arsyetim të thjeshtë: nëse komisioni nismëtar i referendumit ka dorëzuar pranë KQZ-së së Ristan-kuadrit fotokopjet e kartave të identitetit të qytetarëve të gatshëm si firmëtarë, atëherë, ato janë dhënë në mënyrë vullnetare, me dëshirë e me përgjegjshmëri të plotë në favor të referendumit, kështu që falsifikimi është një broçkull ristaniane, dhe, nëse edhe laboratori i kriminalistikës është përfshirë në ligjërimin e kësaj broçkulle atëherë kemi të bëjmë me një komplot zyrtar, qeveritar kundër referendumit dhe asgjë tjetër. Nëse vërtet do kishte falsifikime, atëherë Ristani, si njeri i ligjit e ithtar deri vetflijues i së drejtës do duhej të shqyhej nga shqetësimi i shkeljes së të drejtave të qytetarëve që u është falsifikuar firma, e nuk do rrinte duarkryq, po do t’i thërriste ata, do t’i vinte në dijeni për ç’ka bërë vaki në kurriz të tyre e do t’i ndihmonte t’i drejtoheshin gjykatës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje