Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar ndaj deklaratave të KQZ se ata janë ende në kohë për të kthyer përgjigjen për çështjen e referendumit. Sipas AKIP, ata kanë dorëzuar kërkesën më 13 mars dhe ka një numër protokolli për këtë çështje.
“Lidhur me pretendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se afati ligjor për vlerësimin e firmave për referendum të përgjithshëm rreth importit të mbetjeve nuk ka mbaruar ende, sqarojmë si më poshtë: Dorëzimi nga grupi nismëtar i kërkesës për referendum dhe i firmave është bërë në KQZ në datën 13 mars 2012, me numër protokolli 6531/3, gjë që është lehtësisht e verifikueshme për çdo qytetar apo institucion të interesuar. Rrjedhimisht, afati prej 90 ditësh që KQZ ka në dispozicion sipas nenit 128 të ligjit 9087, date 19.06.2003 ka përfunduar që në datën 11 qershor 2012. KQZ, vazhdon edhe sot të mbetet në shkelje të afatit ligjor,” thuhet në deklaratën e AKIP.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka komentuar edhe deklaratën e KQZ se firmat janë të falsifikuara. Sipas AKIP, firmat janë shoqëruar edhe me numrat e kartave të identitetit. AKIP shton se KQZ duhej t’i kishte informuar nëse duhej plotësuar dokumentacioni i formave.
“Gjithashtu, me keqardhje shprehim indinjatën tonë lidhur me deklarimet e papërgjegjshme të KQZ-së mbi falsifikime firmash të bëra publike në media dhe për të cilat KQZ nuk denjoi të na njoftonte zyrtarisht si palë e interesuar dhe në proces. E ftojmë KQZ-në që në vend të deklaratave bombastike për falsifikime të shprehet nëse ekzistojnë apo jo 50 mijë firma të rregullta në mbi 62 mijë firma që ne kemi dorëzuar pranë saj. KQZ-ja ka detyrimin ligjor të na informojë lidhur me mangësitë eventuale në dokumentacion dhe të na japë jap kohën që parashikon ligji për ta plotësuar dokumentacionin e firmave.
Garancia e vërtetësisë së vullnetit qytetar për referendum, janë fotokopjet e kartave të identitetit të vëna si kusht nga vetë KQZ-ja, të cilat janë dorëzuar me vullnet të lirë nga qytetarët. Me akuzat e saj qesharake se 70% e firmave janë te falsifikuara, KQZ na akuzon se kemi vjedhur rreth 43 mijë karta identiteti të qytetarëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre. Ky pretendim i KQZ është totalisht qesharak dhe dëmton kredibilitetin e vete institucionit.
KQZ-ja duhet të kuptojë që roli i saj kushtetues është të mundësojë shprehjen e vullnetit popullor dhe jo bllokimin e tij nëpërmjet laboratorëve kriminalistikë të institucioneve të dhunës. Shprehim indinjatën tonë që KQZ nëpërmjet akuzave për falsifikime po përpiqet të injorojë vullnetin e mbi 50 mijë qytetarëve, njëkohësisht votues shqiptarë, shprehur me firmat dhe kartat e tyre të identiteti.
Në konkluzion i kërkojmë KQZ-së që të veprojë në përputhje me pozicionin e saj kushtetues si një institucion zgjedhor dhe jo si një organ i akuzës,” thuhet në deklaratë.
EGOISTE!
Ju nuk e kuptoni rendesine e tyre. Qeveria Berisha i planifikon si te vetpunesuar dhe ju doni qe te lini qindra/mijar familje pa pune ???!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
ca bohet mo firmat e jane ne reguull po mos i kane ngatru me ato flete votimi qe fitun me procedure qe firmose njani per te gjithe forzza Ed rama je 1
Plehrat duan plehra o tom, s’kemi ctu bejme races tuaj ne qytetaret
Llafe kot. Po kot fare ama.
Nuk eshte koha per gek – meke dhe cic – mice, por eshte koha per te mobilizuar qytetarine dhe me vendosmeri te protestohet masivisht para KQZ, e ne rast heshtje apo pallavrash te paligjshme, te bllokohet puna e institucionit dhe institucioni vete. Dhe nese brenda 24 oresh nuk jepet miratimi per referendumin, ti vihet flaka deri ne kupe te qiellit KQZ dhe kujtdo tjeter, qe guxon ti beje karshillik ligjeve dhe qytetareve te ketij vendi.
Jam shume dakort me fiqiri xibrin. Por per kete duhet te na organizojne si shoqeria civile apo dhe PS. Te shpresojme qe e degjojne thirrjen tone sepse po e kaluam dhe kete pa proteste do te na e vene shkelmin perfundimisht si popull dhe do bejne cfare u do qejfi.
Organizo nje proteste ti dhe e djegim por te na paguash mire sic beje gjate protestave te PS qe i paguaje militantet buze lanes.
Hajde Mane,
sali-qemane,
ne forume vigjelon ti,
sa te paguan shoku sali ?
We cant even look after our own trash yet…but I guess this is the easiest way to become a “European” Albania… ?
http://www.tiranadumpsters.wordpress.com
http://www.flickr.com/photos/albaniansatire/6225464501/in/set-72157627700309633
Aleanca kunder plehrave duhet te dale ne proteste dhe te mbroje te drejtat e saj, dhe jo te jape shfaqje tek KQZ-ja se eshte e turpshme.
Nuk do fitohet diçka po te protestosh per ndryshimin e K.Q.Z. se partia Demokratike i ka te gjithe Ristana..
Protestat duhet te behen per te rrezuar qeverine fashiste dhe formimin enje qeverie teknike me specialiste te pa influencu nga partite dhe te çoje vendin ne zgjedhje te reja,nuk eshte e thene te parakohshme.Populli
te mos pretendoje se vendi te marri statusin e kandidatit per ne Europe.
Europa ja ka djegur bileten Shqiperise.Pa u larguar qeveria mafjoze dhe pa u bere ndryshime ne drejtesi te mos pretendohet per status.
Une them ti marim plehrat e tja fusim ne bythe Ristanit, Berishes dhe Metes. Meta duhet te kete natyralisht nje kapacitet te larte ricklimi. Mbasi ta provojme tek keta, rradhen e ka Baba Mondi me shoke.