KSHH: Alarmi se në vend ka 60 mijë përdorues droge duhet të nxisë policinë të veprojë shpejt në Lazarat

22 Qershor 2012, 18:34Sociale TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me anë të një deklarate i ka kërkuar Policisë së Shtetit të ndërhyjë sa më shpejt në Lazarat. Sipas KSHH, fakti që vendi është në alarm sepse ka 60 mijë përdorues droge duhet të shërbejë si nxitje për policinë. Po ashtu KSHH thekson se sa më shumë të vonohet ndërhyrja, aq më shumë ndihmohen keqbërësit që të fshehin gjurmët.

“Dje Ministri i Shëndetësisë ngriti alarmin se në vend po rritet ndjeshëm numri i përdoruesve të drogës, se janë rreth 60.000  persona që kanë përdorur në jetën e tyre droga të ndryshme, se  rreth 5000 prej tyre janë përdorues problematikë, se shumica e atyre që konsumojnë droga u përkasin moshave të reja dhe janë gjimnazistë dhe studentë. Sipas ministrit të shëndetësisë, Petrit Vasili, që prej vitit 1995 shifrat janë rritur me ritme alarmante, gjë që ka imponuar hartimin e një plani strategjik për ta luftuar këtë fenomen, qëllimi i të cilit është që të reduktohet oferta dhe kërkesa për drogat.

KSHH mendon se thirrja dhe alarmi i Ministrit  Vasili duhet të jetë një alarm për forcat e rendit dhe organin e prokurorisë, të cilat tashmë kanë dijeni të plotë për veprën kriminale të ndodhur ne komunën Lazarat. Ata duhet të reagojnë menjëherë, sepse shteti duhet të veprojë me të gjitha levat e mjetet e tij në unitet,” thuhet në deklaratën e KSHH.

“KSHH nuk merr përsipër dhe nuk është kompetente për të përcaktuar rrugën dhe mjetet e procedimit në këtë situatë. Si gjithmonë ne respektojmë  organet përkatëse dhe kompetencat me të cilat ato janë pajisur nga ligji, por dëshirojmë të theksojmë se shpejtësia  e goditjes së veprimtarisë kriminale është një element i rëndësishëm për vënien e drejtësisë në vend, evitimin sa më shpejt të pasojave të shkaktuara dhe parandalimin e veprave të tjera kriminale. Ngadalësia në veprime nga ana e policisë së shtetit dhe prokurorisë, pa dyshim, krijon një situatë në favor të keqbërësve, i ndihmon ata të  fshehin gjurmët e krimit, si dhe për evadimin e  sasisë së bimëve narkotike që mund të jenë në ruajtje në banesat ose mjediset e tyre.”

6 komente në “KSHH: Alarmi se në vend ka 60 mijë përdorues droge duhet të nxisë policinë të veprojë shpejt në Lazarat”

  1. Dede Kola, NYC says:

    ja te pyesim nje here ish ministrin e brendshem dhe sot presidentin ca mendimi ka ::::::::::::::::::::::::::::::::
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html

  2. albani says:

    Ka shum menyra qe njeriu te behet i pasur, por keto jan kryesisht te keqia. Mos u beni te pasur me te shitur drog, se nje dite do ta pij femija juaj, nipi juaj, vllaj juaj, etj…. do jet shum von per tu ber pishman. droga esht shkaterimi i njeriut.

    1. hasan says:

      Po sikur ta leme drogen te lire?A nuk po e rrenon droga nje pjese te shoqerise ,pjesa e ndershme qe respekton ligjin ,e cila privohet ose shfrytezohet nga te fortet qe shkelin ligjin duke mbjellur e shperndare drogen e keta te fundit(te fortetet,pjese e kupoles se pushtetit)vetem pasurohen?A duhet te jemi te barabarte perpara ligjit?Atehere pse ai lazaratasi,paterica e pushtetit,duhet te kultivoje droge dhe fqinji i tij disa kilometra me tutje per te njejtin krim ndeshkohet?Shoqeria ,shteti nuk i bind dot lazaratasit te zbatojne ligjin.Atehere bejme dhe te tjeret te lire per te kultivuar drogen.A duhet qe te kemi konkurencen e lire ne kapitalizem?O duhet qe te ndrrohen disa ligje qe shkojne ndesh me ekonomine e lire te tregut ose te ndryshojme sistemin,ta bejme siç e patem.Vetem trafiku i droges shkakton krime te shumta ne bote,perveç dhe korrupsionit.Se nuk eshte e lehte te prodhosh dhe trafikosh droge pa nje suport politik.Bile lenia e lire e kultivimit do ti pakesonte ne mase perdoruesit.Nje gje qe ndalohet ka tedencen qe te perhapet me shume.Shoqeria do kete mundesine ti evidentoi perdoruesit dhe asistenca per ta do tye jete me efikase.Politika kudo ne bote le nje shteg per veten e saj per tu pasuruar.Keshtu ka lene dhe shtegun e droges.Ta leme drogen te lire.

  3. ncuku says:

    Pergjigje . dhe 20 mije dhe behen zemrat e LSI.

  4. aleksandri i madh says:

    Lazarati eshte problemi me i vogel ne Shqiperi. Problemi me i madh eshte Vucidol Vucidolovici &Co. Pa u zhdukur ai dhe fara e tij e qelbur nuk perparon ai vend.

  5. mister x says:

    nuk ka te ri qe nuk ka provuar hashash ne kete vend.shifra gjehet kollaj sa te rinje fugiruojne ne shqiperi+30% te rritur dhe del shifra e sakte, qe jam i bindur se eshte me shume se 60 mije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje