Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po pengon që të përndjekurit politikë të organizojnë një ekspozitë përkujtimore në sheshin Skënderbej. Bashkia nuk ka lejuar të vendosin fotot dhe skenën për këtë aktivitet.
Ish-të përndjekurit politik janë përplasur mbrëmjen e sotme me Policinë Bashkiake në lulishten pranë sheshit Skëndërbej ku dikur ngihej busti i diktatorit Enver Hoxha.
Përplasja ka ardhur pasi ish-të përndjekurit dhe familjarët e tyre kanë shkuar aty për të vendosur rreth 4500 foto mbi pemët e lulishtes, në shenjë përkujtimi për aktivitetin që do të zhvillohet nesër. Fotot janë ato të personave të pushkatuar gjatë regjimit komunist.
Policia Bashkiake u ka kërkuar të largohen pasi nuk kishin marrë leje për këtë aktivitetet ndërsa të përndjekurit pretenduan se kanë kërkuar leje 3 javë më parë në Bashki por kreu i saj Lulzim Basha i ka injoruar.
Nesër në orën 10.30 në Sheshin “Skënderbej, Tiranë, Besim Ndregjoni, Mjeshtër i Madh, aktivist i të drejtave të njeriut, Sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të të Burgosurve dhe të të Përndjekurve Politikë, planifikon hapjen e ekspozitës “Shqipëria kujton – Eshtrat e tyre nuk kanë varr”, kushtuar 4500 qytetarëve intelektualë antikomunistë që u pushkatuan nga diktatura.
Ekspozita do të hapet me Hymnin Kombëtar dhe me lutjet shpirtërore nga katër përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare. Pasi të jepet një mesazh nderimi nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, hapjen e ekspozitës do ta përshëndesë zotëri Adem Demaçi, disident i burgosur 40 vjet në burgjet serbe.
“Besim Ndregjoni, në shenjë nderimi dhe respekti për ata që humbën jetën duke u përballur me regjimin më mizor që ka përjetuar kombi shqiptar dhe një nga regjimet më mizore që ka përjetuar njerëzimi, i fton qytetarët e kryeqytetit dhe qytetarët e tjerë shqiptarë ta vizitojnë ekspozitën dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve sensibilizuese që kjo plagë e trashëguar nga diktatura të shërohet sa më shpejt dhe të mos neglizhohet më nga regjimet e tranzicionit, sepse vetëm kështu do të përparojë procesi i pajtimit kombëtar, begatia e demokracia e vërtetë, do të përparojë procesi i integrimit të vërteta perëndimor për shqiptarët, do të bëhet realiteti bashkimi ynë kombëtar”, thuhet në një njoftim për aktivitetin.
Partia Demokratike ka arritur të përccajë edhe të përndjekurit, duke i cilësuar disa si njerëz pranë Bamir Topit dhe duke i diskriminuar e sulmuar.
Kur dhe ku do ngrihet monumenti i te perndjekurve politike more luli?
T’pernjekmit bajn mire me nejt me Doktorin se ai i din mire vujtjet e tyne se i ka pas kurdis punet nga mrena sistemit qi ate koh. Une
Lymi jom ne i kuptoj keto gjona e jo mo ju qi mbanja veten si mo t’mencem.
nuk besoj se ka thene Luli jo, po ai kunati eshte i poshter, ai nuk do i ket lene
Si kudo udheheqesia tall prapanicen dhe me te perndjekurit.Bejne sikur organizojne ndonje ceremoni apo perkujtim,bejne sikur zihen me pushtetin,sikur shajne komunizmin e sigurimin dhe fusin vetem guret ne traste.Keta martire ngopen me luge bosh kur drejtuesit e tyre jo flirtojne por pallohen hapur me pushtetin.Turp.
ANALIZE :Presidenti i Ri z. Nishani = Kapterr i Enver Hoxhes.
Krye Parlamentarja z. Jozefine = Antare e Sigurimit te Shtetit.
Kryeministri Sali Berisha = 25 vjet SekretAr i PPSH.
Kryetri i Bashkise Tirane = Femija ilegal i Enver Hoxhes.
Une desha te pyes Mikun Tim Etore Sekui : Cfare kabere BE per integrimin e ish te perndjekurve politike ??? Sigurisht qe ja ka lene ne xore te lire nje komunisti.
Nga 1945 – 1991 Shqiperia ishte diktature e proletariatit pasi dhe ne Rusi ishte Partia Komuniste.
Po tani qe Shqiperia eshte e lidhur me Brukselin mos vadhe ne Bruksel Ashqiperia ka takuar ndonje Stalin tjeter ???
Ne e dime qe komunistat e Shqiperise nuk do arrinin te rikrijonin shtetin diktatorial pa ndihmen e Sores Bjonde znj. Doris Pack, po ne Bruksel nuk ka nje anti – Stalinist ???