Intervistë për JAVA me pedagogun dhe publicistin Panajot Barka. Si e shikon ai krizën greke dhe marrëdhëniet ‘e reja’ ndërmjet dy vendeve. Si do të ndikojë kriza dhe roli shumë ambiguid i minoritetit grek në Shqipëri përmes strukturave të saj politike…
Nga Ben Andoni
Është i qartë në të gjithë argumentin e tij. Jemi fqinjë dhe nga një trung i njëjtë. Kemi jetuar dhe vuajtur në shekuj njësoj dhe ka shumë të ngjarë që të vazhdojmë njësoj dhe në të ardhmen… Kriza? Faji i politikanëve grekë. Pësimi? Populli grek prej naivitetit dhe shqiptarët, prej fatit të keq të tyre…
Zgjedhjet e fundit në Greqi kanë treguar se fqinjët tanë u treguan shumë të matur dhe të dëshiruar për të ardhmen evropiane. Mendoni se pjesa më e keqe e skenarit jashtë euros të Greqisë është kaluar?
“Personalisht nuk kam besuar e as besoj se çështja ‘kriza greke’ lidhet thjesht dhe vetëm me problemin e qëndrimit ose jo të saj në Eurozonë. Ajo është pjesa më e prekshme dhe me pasoja të dukshme në sektorin jetik të ekonomisë. Por nuk është thelbi. Thelbin e përbëjnë disa faktorë të tjerë që lidhen me Greqinë, por nuk janë thjeshtë greke. Pjesa greke lidhet me faktin se klasa politike e Greqisë e pas juntës ushtarake dobësoi shtetin në progresion aritmetik. E bëri këtë për interesa të ngushta partiake. Në shërbim të tyre pasuroi në mënyrë informale shtetasin grek. Në këtë pasurim pjesën e progresionit gjeometrik e kishte vet politikani dhe përfaqësuesi i shtetit. E gjithë kjo u arrit duke abuzuar maksimalisht me donacionet e Evropës, por me dijeninë e saj të qëllimshme. U arrit duke shmangur dhe mënjanuar shpirtin e shoqërisë civile greke, shtresën e intelektualëve. Fatkeqësisht, me shpërthimin e krizës, ky shtet gati në gjunjëzim tentoi të merrte me vete qytetarin e thjeshtë, nëpunësin që shiti votën për një vend pune, bujkun që besoi në mrekullinë e pafund të donacioneve, (duke i besuar kësaj ëndrre ai preu mbi një milion ullinj-qëllimi të fitojnë të tjerë t’i shesin vaj ulliri Greqisë), pronarin e vogël e të mesëm, por jo shtresën e pasur. Përsa i përket pjesës jo greke nuk duhet harruar se brenda Bashkimit Evropian Gjermania, apo edhe ndonjë shtet tjetër, tenton një kontroll absolut ekonomik të vendeve të BE-s. Në rastin e Greqisë u shfaq si përpjekje për ta blerë atë pasi më parë t’i ketë zhvlerësuar aksionet.
Por, pozicioni gjeostrategjik i Greqisë në raport me hartën politike të BE është i tillë që nuk lejon ekuivoke se ajo mund të goditet nga vet Bashkimi Evropian. Largimi i Greqisë presupozon një zgjerim të vrimës gjeostrategjike në kufirin e Evropës së Bashkuar që do të thotë kërcënim për vet atë. Greqia zotëron tri dete dhe zemrën e Mesdheut. Më thjesht, kur BE-ja, kërkon të bëjë pjesë të vet politike vende të tilla si Serbia, Shkupi, Mali i Zi, Kosova, kuptohet në krye të tyre Shqipërinë, nuk mund të lëshojë në humnerë Greqinë. Aq me tepër kur ekuilibret në rajon kanë ndryshuar. Fuqia e Rusisë është rritur dhe tregon praktikisht se rasti i Greqisë është një preferencë e dorës së parë. Nga ana tjetër Moska nuk mund të pranojë lehtësisht zgjerimin politik të Evropës dhe të NATO-s si sfidë të dyfishtë në oborrin e saj.
Në këtë këndvështrim, me këto zgjedhje, duket se loja greke arriti kulmin e vet dhe tani duhet të fillojë, zbatica, lëvizja në kahun e duhur. Greqia rezistoi dhe rezistoi përsëri në emër të ekuilibrave me të qenësishme të rajonit me të gjerë dhe të vet ekzistencës politike të BE-së”.
Duke e pranuar analizën tuaj, ju besoni se kjo është meritë e popullit grek apo e klasës së tij politike.
“Unë besoj se populli grek, i cili ra nga parajsa kallpe në një shtrëngim rripi të paparë, më në fund u zgjua. Ngjarjet treguan se kishte nevojë për një orientim patriotik. Intuita e tij diakronike me burim të pandërprerë që nga lashtësia e artë, kërkonte të bënte pjesë të patriotizmit të tij një ideologji të qartë e adekuate me nevojën e shpëtimit të Greqisë.
Por, kur pas kllapisë hapi sytë, u vu përballë me dritat verbuese të një nacionalizmi të rremë. Një pjesë e konsiderueshme e tij u drejtua kah forcave që ose abuzojnë me patriotizmin grek, ose programi i tyre politik nuk shquhet për një ideologji që të shpreh patriotizmin e njohur grek nëpër shekuj dhe njëkohësisht t’u përgjigjej kushteve konkrete greke. Si.Ri.Za u përkrah pas premtimit se nuk do të njihte kushtet evropiane që vërtet sfilitën popullin grek. Por, deklaroi se kurrsesi nuk pranon të bëhej qeveri. Pra, se nuk kishte zgjidhje shpëtimi qeverisëse për popullin grek.
Agimi i Artë, poli tjetër që luajti me nacionalizmin ka shpesh trajta vulgare, por e ka të lehtë të fitojë mbështetës midis shtresës së provokuar e të zhgënjyer keqas nga politika zyrtare. Etikimi si parti naziste u bë thjesht për të minimizuar peshën politike. Ajo nuk është parti naziste se ka për simbol Kryqin e Thyer. Nga ana tjetër klasa politike greke që zotëroi pushtetin gjysëmshekullin e fundit tregoi se nuk ishte e gatshme të shkëputej nga babëzia që nënshtroi shtetin. Nga oxhaqet dhe trashëgimia politike familjare. Në këto zgjedhje këtë mëkat u mundua ta mbulonte duke manifestuar profil pro evropian, por pa fshehur frikën e peshës populiste të ekstremit të majtë. Këtë unë e quaj meritë të popullit grek. Tani topi i mbeti serish politikës e cila duhet t’i mësojë vetës përgjegjësi jo politike, por patriotike.
Pra, në aspektin e brendshëm, kaq e thjeshtë është zgjidhja e krizës greke.”
Si e shikoni të ardhmen (theksi mbetet tek emigrantët tanë) e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, kur duket se Greqia do të matet mirë në veprimet e saj me fqinjët e saj, që këtej e tutje?
“Më duhet të them që në fillim se është shumë e vërtetë që në krizën greke goditjen e rëndë e pësuan emigrantët dhe në radhë të parë shqiptarët.
Integriteti politik i Greqisë me fqinjët besoj se nuk ka arsye pse të ndryshojë. Kurrsesi nuk duhet menduar se Greqia pësoi për shkak të krizës një rrudhje që do ta imponojë të ridimensionojë raportet e saj me fqinjët, apo të nxjerrë nga sirtari ndonjë kut tjetër marrëdhëniesh. Përkundrazi fqinjët humbën nga kriza e saj. Sido që të jetë, në planin politik, të stabilitetit në rajon, madje edhe në aspektin ekonomik, Greqia përbënte për Ballkanin një fuqi evropiane, pavarësisht se politikanët e saj nuk arritën të justifikojnë kënaqshëm aspiratën e popujve të Ballkanit.
Në këtë kontekst, besoj se Greqia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e vet me Shqipërinë. Do vazhdojë ta përkrahë të integrohet në Bashkimin Evropian, të vazhdojë të zhvillohet, të krijojë kushtet e një fqinjësie paradigmatike. Në këtë linjë duhet parë edhe qëndrimi i Greqisë ndaj emigrantëve shqiptarë atje. Nuk besoj kurrsesi se ky është problem i Greqisë se sa i vet emigranteve. Ata shkuan atje me dhunë e sakrifica për një jetë më të mirë. Greqia në një kohë që nuk donte t’i pranonte, kurrsesi nuk mundi t’i zbonte. Tani më shumë do të vendosin vetë emigrantet se çfarë do të bëjnë ata me Greqinë se sa Greqia me ta. Kam përshtypjen se pjesa e emigranteve që u mbështet në krahun e vet të punës dhe kjo është pjesa dërrmuese, do të detyrohet të largohet duke importuar në Shqipëri një problem social. Kjo për arsye se vendi ynë nuk ka të ngritur një infrastrukturë pritëse për ta e as aftësi thithëse në mënyrë efektive të kapitalit të tyre financiar. Në Greqi do të mbeten ata që janë integruar plotësisht nga ana ekonomike dhe pjesa kriminale. Për të parët rruga do të vazhdojë të jetë e shtruar. Të dytët do te kenë probleme se do të nxjerrin probleme”.
Pse është kaq i përçarë minoriteti i sotëm grek në Shqipëri. Arsyeja duhet të kërkohet në Greqi apo në Shqipëri?
“Arsyeja e parë duhet kërkuar tek vet minoritarët dhe më së shumti tek lidershipi politik i PBDNJ-së dhe i OMONIA-s. Ky lidership identifikoi të drejtat e minoritetit etnik grek me interesat e veta personale. Mandej identifikoi këto interesa me identitetin etnik të çdo pjesëtari të minoriteti grek, që sipas konceptit të këtij lidershipi do të thotë se është grek vetëm ai që përkrah interesat e tij. Ky lidership për interesat e veta i nënshtroi interesat e minoritetit etnik interesave të natyrave të ndryshme në Tiranë dhe Athinë. Për pasojë, po të shtojmë këtu edhe interesat që rrjedhin nga roli i minoritetit etnik grek në ruajtjen e ekuilibrave të ndryshme në marrëdhëniet ndërshtetërore e ndëretnike, kuptohet qartë kush janë faktorët që e duan atë të jetë i përçarë dhe i pafuqishëm”.
A mendoni se edhe Shqipëria s’është treguar e drejtë në disa raste me Greqinë. Juve keni bërë një akuzë kur u hartua enciklopedia shqiptare në lidhje me trajtimin që ajo i kishte bërë minoritetit grek në Shqipëri?
“Besoj se qëndrime të kësaj natyre janë evidente, por në fund të fundit ato i kanë bërë më shumë keq vet Shqipërisë se sa Greqisë. Vazhdoj të këmbëngul se sa më shumë të vazhdohet që për interesa të caktuara politike, ose më saktë për përfitim politik të grupit apo të çastit, do të vazhdohet që marrëdhëniet me Greqinë të jenë të paragjykuara, dëmi më i madh do t’i mbetet palës shqiptare. Kam shkruar edhe herë të tjera. Në Shqipëri për vite me radhë, për konsum të brendshëm politik e nacionalist, u bë zhurmë e madhe për Korridorin 8. Ndërkohë, Shqipëria humbiste kohë të artë për ndërtimin e korridorit Jug-Veri, që i siguronte asaj jo vetëm integritet ekonomik kombëtar por edhe rol të qenësishëm për integrimin me Evropën Qendrore e Lindore. Është e vërtetë, Greqia kurrë nuk ka bërë lojën e tjetër kujt në dëm të Shqipërisë. Ajo historikisht, jo vetëm me Shqipërinë, por në përgjithësi ka treguar se është e çliruar nga paragjykimet. Po ashtu, politika zyrtare dhe opinioni publik në Shqipëri nuk ka pse të shikojnë me frikë, paragjykim dhe inferioritet marrëdhëniet me Greqinë. Këtu buron gjithë e keqja.
Në këtë këndvështrim duhet parë edhe qëndrimi im në lidhje me fjalorin enciklopedik. Vërejtjet e mia lidhen me faktin se Akademia e Shkencave dhe çdo institucion tjetër , por aq me tepër ajo, kulturën historinë dhe realitetin e minoritetit etnik grek duhet ta trajtojnë si pjesë e terrësisë së realitetit shqiptar, pa e demotivuar apo shtrembëruar atë. Së dyti, duhet të çlirohen nga mentaliteti i historisë së fabrikuar nga sistemi komunist dhe të mbajë një qëndrim akademik në çështje historike në lidhje me këtë minoritet, apo edhe në marrëdhëniet me Greqinë”.
Juve pretendoni se minoriteti ka probleme me tekstet shkollore. E quani të qëllimshme këtë apo thjesht pamundësi të shtetit shqiptar të trajtimit të minoriteteve të tij?
“Për mua faji në radhë të parë është i strukturave politike përfaqësuese të minoritetit etnik grek. Unë nuk mund të akuzojë qeverinë shqiptare për një mangësi të tillë, kur ajo aprovon një buxhet për këtë qellim, kur strukturat politike të minoritetit, OMONIA nëpërmjet PBDNj-shit, janë në koalicion qeverisës dhe libra nuk ka. Nuk ka, për faktin se për vite me radhë këto para përfundonin në gropën e korrupsionit. Sot ka probleme se prapë po ky lidership politik i minoritetit etnik grek, në emër të interesave të individëve të caktuar brenda saj pengojnë prodhimin e tyre. Nuk ka libra për shkak se ky lidership për arsye nga më të ndryshme kërkon të promovojë institucione shkollore private në dem të atyre publike. Kjo nuk do të thotë se shteti shqiptar nuk ka përgjegjësitë e veta. Ka dhe shumë të mëdha.”
Si studiues i njohur, a mendon se mes dy vendeve, në të ardhmen, do të ketë më shumë pika takimi apo pika ndarje?
“Të guxosh të vesh në dyshim të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro – greke do të thotë t’i kundërvihesh historisë së gjatë të marrëdhënieve të tyre. Në lashtësi civilizimi grek i trajtonte Ilirët pjesë të vet. Në mitologjinë greke themeluesi i ilirëve është i biri i fundit i Kadmos. Me të njëjtën mënyrë u trajtuan edhe zëvendësuesit e Ilirëve, shqiptarët. Rilindja Kombëtare Shqiptare në elementët bazë frymëzohet nga ideologjia re e Greqisë së revolucionit të 1821-shit. Shumë shqiptarë luftuan në këtë revolucion se e konsideronin Greqinë Atdheun e përbashkët. Shumë burra të shquar shqiptarë të kësaj periudhe ishin të gatshëm të krijonin shtetin federatë greko-shqiptare. Dua të theksoj se në Shqipëri duhet të shkëputemi nga indoktrinimi komunist ideologjia e unitetit kombëtar i të cilit kërkonte të realizohej nga ballafaqimi permanent i popullit shqiptar me fqinjët. Po ashtu, është shumë i dëmshëm abuzimi që bëhet duke paraqitur në opinionin publik shqiptar si politikë zyrtare greke, qëndrimet e shoqatave, artikujve të gazetave, individëve të veçantë etj. Merreni me mend ç’mund të ndodhte nëse në Greqi veprohej njësoj. Dmth të merreshin si politikë e Tiranës zyrtare qëndrimet antigreke të Kreshnik Spahisë, apo grupimeve të tjera ekstremiste nacionaliste shqiptare…
Po ashtu, në Shqipëri krijohet shpesh bindja se kriza e tanishme e çoi Greqinë në fund të rreshtit dhe pa nguruar fërkohen duart e dashakeqësisë. Nuk është hera e parë që Greqisë i ndodhin situata të tilla. (Në parantezë, shpesh kërkojmë dhe themi që grekët e sotëm nuk kanë lidhje me grekët e lashtë se nuk mund të bëjnë sërish Parthenonën, Delfin, të nxjerrin Aleksandrin e madh, etj. Eshtë njësoj sikur t’u kërkojmë egjiptianëve të ndërtojnë piramida). Pra, midis vendeve e popujve tanë në dhjetëvjeçarët e fundit u shtuan me dhjetëra fije të tjera lidhjesh të fuqishme. Mjafton që ne të mos humbasin pyllin pas pemës, mjafton që të shikojmë drejt historinë për të ecur me shpejt përpara. Çdo prapësi tjetër vetëm sa do të vonojë rigjetjen e rivendosjen e kontakteve të qenësishme bashkëpunuese e përparuese, por kurrsesi nuk do t’i pengojë”.
Si e keni parë insistimin e palës greke për kufirin detar të Jugut dhe reagimin gjysmak të qeverisë shqiptare?
“Brenda logjikës që përshkrova më lart. Prishja e marrëveshjes u konsiderua si fitore e Shqipërisë mbi Greqinë. Unë e quaj një humbje në radhë të parë të Shqipërisë dhe pastaj të Greqisë. Ajo marrëveshje përkon me një bashkëpunim dypalësh ekonomik dhe gjeostrategjik. Vini re! Gjykata Kushtetuese nuk rrëzoi thelbin dhe përmbajtjen e marrëveshjes, por vetëm procedurat. Faktin që komisioni negociues duhej aprovuar nga Presidenti i Republikës. Pra kërkohej një sebep dhe u gjet një problem teknik. Pastaj u fut ne veprim mitomania e mentalitetit komunist që fqinjët ndaj Shqipërisë kanë qëllim permanent copëtimin e ‘Atdheut’ dhe në rastin konkret ‘u gllabëruan nga Greqia 300 kilometra katrore det!!!’. U ngritën këngë, u shpallen heronj, u forcua antigreqizmi. Ishte aq i madh presioni saqë vërtet qeveria nuk ishte në gjendje të mbronte atë që kishte bërë mirë. Dhe u harrua ajo që është e domosdoshme. Kjo marrëveshje përcaktonte bazat e përfitimit të përbashkët si rrugë kalimi strategjik ndërkombëtar dhe shfrytëzim të nëndetit. Mendoj se Greqia dhe Shqipëria kanë shumë fusha të rëndësishme bashkëpunimi që bashkërisht dhe reciprokisht mund të përfitojnë, si në aspektin ekonomik dhe atë gjeostrategjik. Në këtë këndvështrim ngërçet e vjetra nacionaliste dhe loja për interesa të të tretëve po kthehen në pengesë serioze”.
Greqia do fillojë një proces rimëkëmbje të vështirë. A mendoni se Shqipëria mund ta ndihmojë në ndonjë fare mënyre Greqinë?
“Sigurisht që po. Ridimensionimi i klimës së bashkëpunimit në bazë të traditës historikës dhe të frymës Evropiane, larg paragjykimeve dhe nacionalizmave arkaike, që sapo përshkruam është kontributi më i mirë dypalësh”.
hahahahaha,keshtu eshte kur kerkoni ta hidhni shurren perpjete…..!
Ua shqeu marmiten Gjermani.O Turkofagos djali.O bir i Shqiperise lere Greqine e Mos tradheto atdheun tend.Edhe Dante Aligheri ne vepren e tij “Komedia Hyjnore”ne rrethin me te tmerrshem te ferrit ka vendosur tradhetaret.Bukshkale je ti mor zoteri.Greku duhet respektuar,sa nje Grek thoshte gjyshi im.Dmth zero.
Dakord o Labi me te gjitha, po vetem me ate “zoteri” e ke dhjere !
Ky eshte kusheriri i tourkofagos
http://www.youtube.com/watch?v=CEPFD-UO2sU&feature=related
arapi mou,mos harro se SS-et vrane stergjysherit tuaj,por ju korraket e Erdoganit,perdhunuesit i thoni ….baba!!!
pune korrakesh…….
Ç’jane keta bjond ketu ne foto mo turkobyça?
O profesor Barka po antishqiptar ishe dhe je ! Ti na thuaj kur do kerkoj falje shteti grek per masakrat ndaj cemerve perse se thua?? Kur do tu kthej tokat? Shiko Barka ne te leme neper gazeta e te mbajme e ne parlament u leme te mesoni edhe greqisht me parate e shqiptareve edhe ne komunizem biles, kurse greket i perzune cemrit dhe arvanitasve qe donin te flisnin shqip i vrane “aristidh kolen”! Barka te njoh mire ty, gruan tende e kisha mesuese fiskulture , greket, qeverite greke e grekerit e jeni pjelle e keqe! Qeverite greke zhduken nga faqja e dheut kulturen arvanitase dhe gjuhen e tyre e heronjte ua mbani se ashtu ju intereson! Sa here qeveria shqiptare ka ndermarre fushata asimilimi kunder grekerve?? Asnjehere Barka? Kufirin detar ta veme atje ku duhet e ska problem e miratohet por si mund ta miratoj nje popull kur ti ja ve gardhin ne themel te shtepise?? Ti ke te drejte kur “deshiron” marredhenie normale sepse ty ste nga njeri nga shtepia por gjyshi im rahmet paste fliste ne gjume tere jeten nga rrahjet e thikat qe i kishin bere andartet greke! Shqiptaret qe jane ne Greqi? Te vine ketu ne atdhe te punojne ne shtepi te tyre ne te kundert le te rrine aty ne greqi! Ne shqiptaret u rritem fukarenj e jemi mesuar me pak andaj mos e vri mendjen per shqiptaret!Sa per greqine kerkojini kishes te paguaj taksa per pronat e behet me mire greqia !
Ehe,paska pjerdhur me te tera,perralla me lesh,shendeti prej nesh.
Me nje fjale tipik skuth grek(i ashtuquajtur,se nuk eshte i tille).
I pasinqerte nga fillimi deri ne fund.
Un personalisht nuk kam ndonje verjtje per popullin Grek, se popull
eshte dhe populli eshte bageti,mund te theme qe populli Grek,
eshte sjedhur mire me ne Shqiptaret dhe na kane mirpritur, te pakten
te themi te verteten si eshte. Por ajo qe eshte me fatale jane
keto minoritaret qe rrine duke u qare se i mungoje te drejtat edhe
pse kane me te drejta se Shqiptaret,te pakten shqiptaret nuk kane marre
300 evro si minoritaret. Minoritaret duke u qare ne greqi sikur u
mungojne te drejtat jane po keto qe kerkojne te fusin frymen e
percarjes ne mes te dy popujve qe kemi shume te perbashketa me
njeri-tjetrin. Mos harroni se shume antare te partise neo-naziste ne
greqi qe fusin urrejtje kundra shqipetareve jane minoritare.
ftyra majmuni
Ore Ben Andoni, perse e trazon kete njeri, ky ka me shume se 20 vjet qe vetem vrer nxjerr per Shqiperine. E keqja eshte se ja kruan bishtin duke na e paraqitur si personalitet. Shiko si ju be zamra mal grekut tjeter “turgofagus”. Ketyre po u bijen breket por bishtin e mbajne perpjete, njelloj si dhija e zgjebosur
Kerkoja Shpetim Idrizit punen e cameve heron,sot ai bir k……e votoi ministrin grek ne javen e camerise.Ju jeni legena qe i shkoni pas Idrizit dhe skafistit muhedini
Zoterinj te nderuar te Gazetes Tema.Mire Greket 400 karat si ky zoteria qe nuk heqin dore se menduari se Shqiptaret jane budallenj,por pse e mendoni dhe ju???Ju me te vertete besoni se Shqiptaret e 2012-es mund te u mashtroje nje Grek ordiner si z.Barka????.Greket jane me probleme mendore te theksuara.Ata akoma besojne se mund te sillen me Shqiptaret si te kene qejf.Nuk binden qe kane mbaruar ato kohe.U duket akoma sikur Akili eshte gjalle.Ata jane te gjithe te semure nga propaganda Nacionaliste e kishes ortodokse.Pasojat e semundjes duken qartazi dhe me simptoma te renda.Mjafton te lexosh cfare shkruan Turkofagosi.Ata sjane ne kete dynja mor zoterinj.Semundja e tyre eshte shume e rende.Turkofagosi po te beje nje xhiro neper Europe e te thote ato cka shkruan ne kete gazete,e mbyllin direkt ne psiqatri,ose me e lehta fare do te mendojne mos eshte gallataxhi,qe ben humor per popujt dhe njerezit.Boll me keta njerez me probleme se ata as vete sjane koshjente per semundjen qe kane.Ata thone marrezira qe do ua kishte zili cdo i semure psiqik i mbyllur ne psiqatri.I lini ne marrezine e tyre.Veten e tyre po hane.E mos publikoni me Intervista njerezish me problema te renda me shendetin mendor.Une kam qene dy here ne Greqi,jo me shume se 10 dite te dyja vizitat.Dhe u binda direkt qe gjyshi im kishte te drejte kur thoshte kur u hapen kufijte babait tim.Shko ku te duash dhe ne fund te botes,por ne Greqi kurre mos shko.Kjo ishte porosia e vetme e tij.Dhe kishte te drejte.
Une po te isha intervistuesi do ti benja zotit Baraka (ndertuar me lende shoviniste) edhe kete pyrtje, se cfar mendon ky grek ketej kufijeve mbi gjendjen e luftes qe ekziston midis dy shteteve tane, pra a do kete fuqi te vazhdoj ta mbaje kete ligj fame keq kushtetuta e tyre ne kushtet qe eshte kethyer ne nje pacavure bythe per Europen? Ky pinjoll e tha pak a shume se shteti Grek (shtet mavria) nuk do nxjerre nga sirtaret nje meter (kut) te ri per ridimensionimin e maredhenieve me fqinjet! Me kete une kuptoj se edhe sikur ai vend neser te ket nje emer tjeter, politika Greke nuk ndryshon lidhur me pretendimet per Vorio Epirin. Dhe une them se nuk bejne keq qe jetojne gjate dhe trashegojne kete enderr te bukur per ta.
Ore ky Barka eshte i marre apo e vret corapja sic thone shkodranet? C’dmth ajo qe Gjykata kushtetuese nuk hodhi poshte Ligjin por vetem procedurat? C’dmth ajo qe”mareveshja perkon me nje bashkepunim dypalesh ekonomik e gjeostrategjik”,ku qendron dypalesia ketu kur behet fjale per levizje kufiri?, Qofte edhe detar? Perse Greqia nuk kerkon nje mareveshje per nje projekt te perbashket kerkim-shfrytezimi, ne se aty vertet eshte nje rezerve e madhe nafte,por kerkon te zbatoje nje projekt te vetin duke hyre ne ujera qe nuk i ka? Pastaj kujt ja shet ky lapanjoz ato “vlera morale” qe paska Berisha dhe zagaret e tij,bashketradhetare te Atdheut, ne MPJ,Ministrine e Drejtesise, ate te Mbrojtjes, ne Shtabin e Pergjithshem dhe Komanden e Flotes, sa qe te terhiqen nga nje “pune qe e paskan bere mire(!)” Berisha me Lul Bashen vrane 4 njerez ne syte e gjithe popullit e te gjithe botes dhe s’ju drodh qerpiku,e jo te mos mbroje nga presioni nje pune qe e paska bere mire!
Cuditerisht keta bukeshkale si ky BARKA s’heqin dore nga mendesia greke se ata gjithmone kane te drejte , ‘shqiptaret jane nacionaliste “,te pabindur ndaj grekerve , rebel etj .
Grekerit qenkan engjej dhe te gjithe te tjeret jane djaj .Nje artikull tamam fshataresk ku dhe nje i paditur e kupton cinizmin dhe ligesine e qellimit . Nuk e di c’do te thoshte ky fshatar i erresuar nga vrbimi megalloman grek ,nese qeveria greke do ti jepte nje shteti tjeter nje cope det ? Eshte mire qe keta bastarde ne vend te ndjehen legen ashtu sic jane , te mos i qajne hallin kerkujt tjeter por vetes te tyre qe jane katandisur si arxhinjte e botes .Meshire per ta qe vec asnje lidhje nuk kane me lashtesine greke .Keta jane sot nje komb gjakprishur me perberje
mishmash .
ky njeri ipaturpshem harron se shqiperia dhe shqiptaret nuk jane dhe nuk do te jene kurre satelit i politikes shoviniste greke por ne kemi ditur tua tregojm vendin,edhe pse shkuam te punojme ne ate vend se ashtu i kemi pasur ca halle,dhe kemi ditur te punojme me ndreshmeri dhe dinjitet, por ku njeri qe ushqehet me buken e shqiptarit,dhe ben politiken e djallit nuk eshte vecse nje bukeshkale,sa per historine dhe luftrat e shqiptare me 1821,ky i paturpshem e ka lexuar historine me syze dielli dhe me germa greke ,por se shpejti drejtesia e shqiptareve te camerise nje dite do te vihet ne vend ashtu si pavaresia e kosoves dhe mjere ti or i shkrete nuk do te mbetet me asgje se cfare te thuash do te mbetesh si sepata pa bisht.