Tjetër viktimë në galeritë e Bulqizës, arrestohen tre persona

2 Korrik 2012, 16:56Sociale TEMA
Tjetër viktimë në galeritë e Bulqizës, arrestohen tre

Miniera e Bulqizës tashmë është kthyer në një varr masiv. Një minator ka humbur jetë në thellësitë e galerive, pasi e ka zënë poshtë një masiv dheu. Mësohet se viktima është 53 vjeçari Dilaver Koçi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në galerinë 41, 600 metra nën tokë. Trupi i minatorit është nxjerrë nga thellësitë e tokës. Mendohet se mungesa e kushteve të sigurisë në punë ka shkaktuar këtë tragjedia.

Ndërkohës pak orë pas vdekjes aksidentale të minatorit në minierën private, policia ka vënë në pranga tre persona, mes të cilëve edhe administratori i firmës Ramazan Nesini, i cili njëkohësisht mban detyrën e krye-gjeologut pranë firmës koncensionare ACR. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe tekniku i firmës Sabah Hoxha dhe përgjegjësi i ajrimit Bardhyl Rama, ky i fundit mbante të njëjtën detyrë edhe pranë ACR-së. Të tre të arrestuarit akuzohen për shkelje të sigurisë teknike.

 

10 komente në “Tjetër viktimë në galeritë e Bulqizës, arrestohen tre persona”

  1. tourkofagos says:

    une nuk kuptoj nje gje,pse shkojne te punojne ne keto miniera/varreza??

    1. korabi says:

      nuk kane buke .

    2. Slayer says:

      …sepse sja ke haberin ske si ta kuptosh, dhe se je shum i (vockel) ne kuptimin gjithperfshires…

  2. LORA says:

    Cila polici po heton ngjarjen ajo e hysni burgajt dhe e agron kulicit, e cila eshte e denoncuar ne Prokurori si pjese e ingranazhit te krimit mbi minatoret e Bulqizes????????????
    Kam dhimbje per ata burra ,qe po e lejojne kosen babezise kriminale qe po pret kokat e tyre,njera pas tjetres.Edhe sa duhet te durojne per ate buke te helmatisur, ata malesore te gjunjezuar nga shteti vrases i dr.dhjeramanit??????

  3. Gezimi says:

    Keshtu ndodh kur u jepet leje shfrytezimi anonimeve, dhe jo firmave perendimore, sic eshte rasti i nje kompanie kanadeze te bakrit, e cila pret qe prej muajsh. Por dihet, paraja po ben namin!

  4. babgjyshi says:

    ngushellim familjes
    qfare te ben populli i bulqize me ato galeri mbajne familjet me buke
    shyqyre qe jane ato galeri qe te punojn
    i gjidhe faj bie mbi kete qeveri te qelbur qe u jep liqenc .njerzve qe nuk behjn asnje infestim ne galeri. edhe ndodhin keto fakeqsi

  5. A T Z says:

    Ne pergjigjie te nje personi qe pyeste vehten ,perse shkojne dhe punojne ne kete miniere varreze ata njrez,po i pergjigjem une dhe po i them se i dergon atje nevoja biologjike per te ushqyer familjet e tyre.

  6. Pse says:

    PSE?
    Per nje njeri
    Kane vdekur shume
    Pa faj pa mekat
    Pse jemi pa takat?

  7. kica, paPI says:

    ….. akoma tek indershmi pritet te ndiqet nga kodi penal…, nje ure e keqe

  8. KICA, PAPI says:

    NGUSHELLIME FAMILJES KOCI, TU RROJNE FEMIJET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje