USAID: Zëri i shoqërisë civile nuk dëgjohet. Gjendja e saj, në përkeqësim

2 Korrik 2012, 11:54Sociale TEMA

Kur prezantoi nismën “Vepro tani”, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu tregoi se sa shqetësuese kishte qenë kur në Uashington u tha se gjendja e shoqërisë civile në Shqipëri është përkeqësuar. Pak ditë më pas, KQZ e Arben Ristanit i dha edhe një shuplakë të fortë shoqërisë civile, si për karshillëk ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, kur u tall me kërkesën e dhjetëra- mijëra qytetarëve për një referendum kundër importit të plehrave.

Ndërkohë sot USAID, agjencia e ndihmës e qeverisë amerikane, ka publikuar një raport me nota kritike për gjendjen ku ndodhet shoqëria civile në Shqipëri. Në raport thuhet se shoqëria civile nuk ka sukses në vendimmarrje.

“Organizatat civile shqiptare janë angazhuar në çështje që përbëjnë shqetësim për publikun në vitin 2011, nëpërmjet shqetësimit dhe monitorimit, por e kanë pasur të pamundur por të ndikuar me sukses tek vendimmarrjet. Edhe pse i kanë bërë thirrje partive për t’u përfshirë në dialog konstruktiv, progresi është arritur pas presionit ndërkombëtar”, thuhet në raport.

“Mjedisi ligjor ku veprojnë OSHC, organizatat e shoqërisë civile u përkeqësua gjatë këtij viti. Vihet re se Gjykata nuk ka një regjistër elektronik të Organizatave të shoqërisë civile. Të vetmet të dhënat të besueshme për numrin e tyre vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave,” vijon raporti.

USAID vëren dhe presionin që është bërë ndaj disa organizatave të shoqërisë civile të cilat veprimtarinë e përqendrojnë tek qytetaria aktive.

“Si koalicioni qeverisës ashtu dhe opozitar akuzoi disa OSHC si të varura politikisht, ka pasur raste kur shteti ka bërë presion ndaj lëvizjes “Mjaft” dhe Rinia aktive, ku veprimtaria përqendrohet tek qytetaria aktive për qeverisjen e mirë.”

12 komente në “USAID: Zëri i shoqërisë civile nuk dëgjohet. Gjendja e saj, në përkeqësim”

  1. Ka nje dicka tjeter. Shoqeria Civile eshte e blere nga Qeveria, dhe eshte e varur nga fondet e saj. Shkurt, nuk ka shoqeri civile. http://mdcal.blogspot.com/2012/07/financat-akordohen-7-milione-euro.html

  2. jena bo si kafshet jetojme me urdher dhe frike zgjedhjet po afrohen aty eshte forca jone te votojme sesi do te jetojme me frike apo pa frike

  3. Shkupi says:

    Nga shoqeria civile degjojme vetem zerin e ,,rinise aktive,,-Taulant Capo e dca te tjere.Nismes se ambasadorit amerikan,,vepro tani,,duhet ti bashkangjitet e tere shoqeria civile,me nje lule nuk vjen pranvera.

  4. askushi says:

    Berisha ka blere me $ eshtjen e amerikanve,ju i thoni lobim,vjedhje e ligjeruar nga te dy palet.

  5. mira says:

    USAIDI ti lere pordhet se ka shume vjet qe ata e dine shume shume mire si funksionojne punet ne Albanistan.
    Si OSBE, ODHR, USAID,UMNIK-u nga Kosova, ju leverdis situata jo stabile sepse kane punen dhe pagesat e siguruara( plus honoraret e pushteteve majatas dhe djathtas).
    Si DASH apo te gjithe organizmat nderkombetare sikur te ishin kritike me qeverite e koruptuara, edhe populli nuk do te rinte i tulatur si p.sh.mbas 21 Janarit qe megjithese dha 4 jete protestuesish te pafajshem,te gjithe keta horra ( te me besoni qe e meritojne kete emer) lan gojen dhe ben sikur denuan dhunen e qeverise por se shumti i perpoqen te fajesojne opoziten dhe popullin protestues qe asgje me shume por perdori te drejten e tij.

  6. Koloneli says:

    Shoqeria civile ndodhet jashte shtetit se ju keni vendosur krye kriminelat ne krye te shqiperise, qe mos behet kurre, dhe komisioneret tuaj te na cajne drrasat me standarte nga mengjesi deri ne darke. Ky nuk eshte kompeticion i drejte me fqinjet dhe me evropen. Shqiperine e keni gjymtuar ju qe mbeshtesni keta palaco politikane ne krye dhe tani beni rrolin e idiotit sikur nuk merrni vesh se cfare ka ndodhur.

  7. Media pa liri. says:

    Tranzicion ne infinit.
    Shqiperia dhe Kosova eshte bere per disa nderkombetare madem pasurimi. Sa me shume te zgjate ky lemsh me qelbodrejtesine e te dy vendeve aq me shume pasurohen kleptot shqiptare te te dy vendeve dhe ata nderkombetare qe jane koruptuar nga paraja.
    Kjo spjegon tranzicionin pafund te allbanistanit.

  8. Arseni says:

    Te degjohet zeri i shoqerise civile? Cjane keto hipokrizira nemes te dites! Cila shoqeri civile valle, ajo qe i ka fillesat te ojq-te e modelit hajduteror te eksperimentuar nga Sorros ne lindje? Nese nje dite do kete ligj per verifikim pasurish te kesaje “shoqeri civile”, bomba do jete me e frikshme se cosa nostra. Te ngrihen hajdutet e te protestojne. fifiiiiiiuuuuuu!

  9. populli says:

    arvizu te filloje levizjen “burre shteti” sepse me ate ia mbylli gojen civileve shqiptar.

  10. fieraku4u says:

    PIRDHNI PIRDHNI SE CLIROHENI JU LEGENAT E AMERIKES…TANI E MORET VESH JU GOMER QE SALIU NUK DO DEMOKRACI–POR SALINIZEM. KU ESHTE AI ARVIZIU QE E QUAJTI BURRE SHTETI SALIU, PSE NUK DEL ME KY QYQARI.

  11. kelmendasi says:

    Keta te USAID it duhen besuar se aty punon ish gruaja e Rames biles edhe vllai i Rames ne shoqerine civile punon dhe eshte nder me te pa anshmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje