Në mbretërinë sekrete të Jehovait

5 Korrik 2012, 11:50Sociale TEMA

Nuk e nderojnë flamurin, nuk shkojnë në votime, nuk festojnë ditëlindjet, nuk luajnë shah, nuk ngrenë dolli… Në listën e gjatë të rregullave, renditet edhe mospranimi i transfuzionit të gjakut. Në një intervistë të shkurtër, Elvira, mjekja Dëshmitare e Jehovait që prej ’99 tregon arsyet dhe bindjet e saj, midis nënës, bashkëshortes, besimtares dhe mjekes

Nga Gladiola Bendaj, Java

Ata janë të sjellshëm, diskretë, fytyra të pastra e të buzëqeshura, optimistë, por edhe vigjilentë në të njëjtën kohë. Kujt nuk i ka ndodhur qoftë edhe njëherë të vetme ta ndalin në rrugë, apo t’i trokasin në derë. Gjithmonë në grupe dy e nga dy. Nuk zemërohen kur i refuzon, kanë gjithmonë durimin për të pritur deri sa të jesh gati. Vështirë të kuptosh a e njohin nervin, inatin, rebelimin, pakufijtë e humorit, kapriçot e zemrës apo trillet e mendjes. Në mos u kanë vënë kapak të gjithave, atëherë këto veçse mund t’i përplasin pa kurrfarë keqardhje në monologje të heshtur. Një besim i fortë, shumë shpesh i paragjykuar, gati-gati i çuditshëm po të kesh parasysh se sa shumë “mos” ka kontrata e tyre me besimin që kanë zgjedhur. Askush nuk i detyron t’i respektojnë, të paktën kështu deklarojnë ata vetë. Askush përveç vetë ndërgjegjes së tyre. Kësisoj, për të 4497 Dëshmitarët e Jehovait që ka deri më tani Shqipëria, të bëheshin pjesë e kremtimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, për nderimin e flamurit dhe çdo embleme tjetër kombëtare, do të ishte e pandërgjegjshme. Ata nuk nderojnë askënd përveç Jehovait. Gjithaq e pandërgjegjshme është për ta të shkojnë të votojnë, ndaj sa herë ka votime, këta të 4497, le të themi që janë bojkotuesit e parë të listave. “Nuk kemi pse të votojmë, të thonë, ne e kemi zgjedhur Mbretin tonë me kohë…”.

44 komente në “Në mbretërinë sekrete të Jehovait”

  1. Antitalebani says:

    Kete qenkan me keq se talebanet.

    Keta duhet te ndalohen te predikojne ne shqiperi. Sduhet te njihen.

    Me kushtet qe vendosin, prekin themelet e kushtetutes.

    1. mbreteria sekrete e vetes sime says:

      mire qe u cmen java e boton kshu gjerash, po tema cka qe ben biz?

      nje gje nuk e kuptova une, nese do jene vetem 144 mije pjese e familjes qiellore dhe tre shqiptaret qenkan perzgjedhur, kta 4497 shqiptaret e tjere qe ndjekin kete fene, cfare shpresojne te arrijne?????

    2. adi says:

      deshmitaret e jehovait jane nje sekt dhe nuk jane nje besim. Besimi eshte pro jetes dhe jo kunder saj.
      Nuk po flas per dhurimin e gjakut i cili eshte nje akt human dhe shume njerezor. Por te mos festosh nje ditelindje apo te mos shprehesh mendimin tend me vote!!!!!!
      Kjo eshte hata. Do te thote te te mohohen te drejtat e tua per t’u shprehur. Turp keto gazetare qe shkruajne pa e kuptuar dhe pa u thelluar ne gjerat qe duan te publikojne.

  2. Andrea says:

    Nje sekt c’njerezor dhe kriminal qe duhet ndaluar me ligj!

    1. Shefqet Cela says:

      Ndaluar eshte pak si shume, por duhen detyruar te bejne detyrat shoqerore. Bie fjala pjesemarja ne votime duhet te jete e detyrueshme. Duhet te paraqiten dhe, ne se nuk votojne asnje kandidat, le ta shprehin te bardhe.
      Sa i takon mjekimit edhe ky duhet te jete i detyrushem. Ata persona, qe qenkan te “besuarit” e fatkeqit te semure, duhet te futen brenda, si kriminele.
      Per mua ky eshte nje sekt rufjanist, tinezar, i poshter, ne sensin qe çthur shoqerine. Duhet ndaluar perhapja e tije, jo vetem me propagande; por sidomos duke u kerkuar te zbatojne te gjitha detyrimet, qe i cakton ligji çdo qytetari.
      Duhet hetuar, ku i gjejne fondet kolosale,qe kane? Mos financohen nga jashte. Kjo eshte e kunderligjeshme, kur edhe fondet e partive normale jane te kontrolluara.
      KUSHQE AI PERBINDESH, QE I HAPI RRUGE KESAJ MURTAJE TEK NE? SALIU?
      RRESPEKT!

  3. pinxho kapellja says:

    Ky eshte nje sekt satanik. E ka shpikur nje homoseksual nga new york ne 1800. Njerezit nuk e besojne sa perverse qe jane, nderrojne grate e nejri tjetit e shume gjera te tilla. Kur je i pa futur ne kete sekt ben shuem pyetje, kur hyn ne menyre katekorike nuk pyet vetem u bindesh urdherave. Ju bastarde jeni kundra jetes, vdisni si qente se ashtu meritoni.

    1. Hamshori says:

      Asgje nga keto qe the nuk eshte e vertete! Kam qene DJ per 12 vjet dhe me pas jam konvertuar ne Katolik! Kane shume probleme … kjo eshte e vertet … por mos ta ekzagjerojme m budalleqe! Atyre as nuk i lejohet te shikojne grat e tjetrit… jo me ta nderrojne! Hajde te jemi te ekulibruar!

      1. edi says:

        @ Hamshori – Po te ishte e mundur mund te na flasesh pak per problemet qe kane? Ti ke qene me ta dhe di me teper. Mendoj se shkrimi ishte goxha i balancuar pasi shpesh ka shume mungese informacion dhe paragjykim nga gazetaret. Ata jane nje sekt i mbyllur (qe si cdo sekt) nuk do t’ia dije se c’mendojne te tjeret per ta. Urime per largimin nga ata.

  4. anticensurë says:

    si mënçuria dhe budallallëku nuk kanë fund!!!

  5. Kledi says:

    jan viktima, copa injorantesh, jan kthyer ne automa qe nuk mendojn me mendjen a tyre por ndjekin qorrazi udhezimet e kushedi kujt. eshte shum e frikshme, jan me te cuditshem dhe me te rrezikshem nga talebanet do te thoja, jan kthyer ne zombi akoma te gjall…..

  6. Cakalli7 says:

    po per lavazh truri vine ne vend te 2-te pas selefeve te arabise saudite

  7. salistalin says:

    Knock..,knock..,knock. Open up, i bring you the light !

    1. Cakalli7 says:

      allafi u ibret 5 here ne dite nga megafoni

  8. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Kjo fe, bie ndesh me biblen ne lidhje me vetevrasjen. Keto deshmitar i kane hyre nje rruge qe mund te gjykohen nga perendia, keto nuk shkelin kushtetuten, por shkelin biblen dhe te drejtat e tyre. Kushtetuta e Shqiperise dhe c’do kushtetute nuk ka vlere para bibles. Bibla eshte jeta dhe vepra e njerzimit. Ne lidhje per vdekjen e Jezusit, keto dishmetar ose besimtar e kane humbur te drejten per ti besuar Jezusit sepse marrezirat e tyre nuk kane fund.

  9. Kopenhagen says:

    Keta duhen futur ne nje vathe me Net islamistin, qe te neutralizojne njeri-tjetrin ne dogma dhe ideologji.
    I vetmi problem eshte se na dyfishohet budallalleku brenda vathes.
    Ekuacion i veshtire per tu zgjidhur me perfundim te kenaqshem, shto ketu edhe faktin qe Net mund te kete breke me dinamit brenda vathes.

  10. Zigur Qarri says:

    Demonizimi i Deshmitareve te Jehovait nuk eshte i drejte.Krahas gabimeve kan edhe te mira.Njerzilleku qe ata rrezatojn eshte nje tregues i qarte nese nuk e veshim me mantelin e naivitetit njerzor.Nje fqinji im ne Itali prej kushteve te keqia dhe vetmise ku jetonte ne nje fshat te humbur kishte rene viktime e Deshmitareve te Jehovait.E martuan dhe i gjeten nje vend pune ne nje qytet te madh ku kishte disa te njohur dhe ndryshoi per se mbari,shkoi perseri ne lik te vet.
    “Libri i Zanafilles.9.4.
    Ju ndalohet te hani mish me gjakun (dhe shpirtin)e tij,sepse jeta e trupit gjendet ne gjak”.
    Kjo thene e perkufizuar jo qarte ne Bibel ka lene shteg per keqinterpretime.
    Transfuzioni i gjakut nuk njihej ne koh te vjetra dhe eshte bere shume vone.
    A ka ndonje besim qe te kete pak fytyre Shqiptare?
    Katolik te tregojn si italian,ortodoks te tregojn si grek,synit te tregojn si arab,alevit te tregojn si pers.
    Bektashizmi si dege e alevizmit,por me liberal,megjithese ka prejardhje perse ka tashme fytyre Shqiptare dhe lufton per interesat kombetare.
    Bektashizmi eshte nje nderthurje mes kristjanizmit dhe myslimanizmit,duke marre anet me pozitive.
    Perveç lirise se femres dhe lartesimit te njeriut,Bektashizmi ndryshe nga te gjith besimet ka nje dritare hapur per ndryshime,qe pranon evolimin e shoqerise njerzore ne koh.
    Kush besim eshte prononcuar per gjetjen e thermijes Higgs???
    Le te presim interpretimet idjoteske qe te na japin materialin e duhur per humor!

    1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

      Zigur, kjo fe eshte e depresuar. Ti mund ta mbrosh nje fe te tille sepse je i lire, per me shum nuk ja velen te komentosh sepse nuk eshte fe normale.

      1. Zigur Qarri says:

        Nga anormalet eshte me normalja me racionalja.
        Qe te thuash anormale,duhet te hedhesh poshte vepren e familjes Frasheri qe jan perfaqesuesit me te denje te ndergjegjes nacioale te shqiptarizmit.
        Ne teqet e Bektashijve flitet vetem shqip,vetem shqip.
        Nje nga perfaqesuesit me te denje te Bektashizmit,patrioti Hafiz Ali Korça(qe aq shume ka bashkpunuar me faktorin patriotik ortodoks) ne parethenien e perkthimit te poezive te Sadiut para 90-te vjetesh thoshte:Jam munduar te perdor sa me pak barbarizma,se siç thoshte i madhi Naim Bej Frasheri,”keshtu vrasim memen tone me doren tone”.
        Mungesa e parave,boshlleku i te kaluares ku Bektashizmi e pesoi me shume se çdo besim tjeter,sepse u shkaterrua baza kryesore qe ishte Shqiperia si dhe mungesa e pregatitjes akademike nga ky vakum i krijuar natyrisht qe ka sjelle pasoja qe krijon nje imazh jo te qarte per ata qe nuk e njohin historine e Bektashizmit.
        Bektashizmi eshte besimi qe i pershtatet me shume mentalitetit shqiptar dhe eshte mburoje e indetitetit te tij te kerrcenuar nga te gjitha drejtimet.Perderisa ka nje dritare hapur do te behet 100% shqiptare.

      2. Catholic Forever Love You Jesus says:

        U Largua Berisha Po Rama Pse Po Na i Mbyll Rruget e Integrimit
        Po Hap rruget e Krimit????????

    2. edi says:

      @Zigur – vargu qe ti merr nga Bibla nuk ka te bej me transfuzionin e gjakut dhe as mund te nxirret nje mesim mbi transfuzionin e gjakut.

      Vargu eshte nje mesim i hershem per popullin e Izraelit dhe ka te bej me konsumin e mishit i cili duhet bere nga nje kafshe e therur, pra s’mund te hash mish vici ndersa vici eshte i gjalle. Pra lejohet ngrenia e gjallesave, por jo kur jane gjalle, duhet te theren t’u dale gjaku.

      Pergjigjes per transfuzionin e gjakut mund ta marrim nga Dhiata e Re. Ndersa Jezui sheronte te shtunave (shabat), farisenjte (grupim hebraik) i thonin se eshte gabim te sherosh diten e pushimit. Jezui u tha (e perifrazuar): Me thoni a eshte mire te sherosh, apo te lesh te vdesesh te shtunen?

      Njesoj mund te themi per kete ceshtje – nje person qe ka nevoje te bej transfuzion gjaku a eshte mire te vdesi pa e bere apo ta bej dhe te jetoje????

      1. Zigur Qarri says:

        @Zigur – vargu qe ti merr nga Bibla nuk ka te bej me transfuzionin e gjakut dhe as mund te nxirret nje mesim mbi transfuzionin e gjakut. edi

        Edi edhe nuk thash qe ka te beje me transfuzionin,por spekullohet me te.
        Ndoshta nuk u shpjegova sa duhet me siper.
        Ke te drejte,per faktin se ne ate koh transfuzioni nuk njihej.Eshte e vertete qe D.J jan mbeshtetur edhe tek Dhjata e re “Vepra apostujve 15.29 por edhe ne Dhjaten e vjeter me Kapitullin 9.4 Moses.
        Hebrejt besimtare i mbysin pulat qe ti ngrije gjaku ne damare e mos ti rrjelli,keshtu qe nuk hajne(pijne)gjakun.

  11. cami says:

    Me vjen per te qeshur me disa te tjere qe komentojne duke share
    fete e tjera dhe duke u krenuar me te tyren, te gjith besimtaret
    ne cdo fe te ndryshme cila do qofte kejo, mendoje se dine te verteten
    dhe feja qe ai qebeson eshte e vertete dhe te tjerat jane genjesgtra.

    Ne kete arsyetim harrojne qe eshte thjeshte ceshtje besimi personal,
    dhe nuk ka njeri ne bote ta di te verteten.Eshte si te thuash
    kush lindi e para pula beri vezen apo veza beri pulen. Mos harroni
    se sa njerez jane vrare dhe sa luftra jane bere ne emer te zotit.

  12. Si shkrimi ashtu edhe komentet jane pa asnje baze dhe jane gjera boshe, as per te kaluar kohen.Keshtu eshte edhe feja ne pergjithesi(kam parasysh te gjitha llojej e fese) nje lloj droge qe njerezit e kultivojne dhe ushqejne tek njeri tjetri dhe e vuajne tere jeten.Feja e vertete dhe e vlefshme per njerine dhe per gjithesine eshte vetem SHKENCA. ATEIST NORMAL.

  13. Zana says:

    Cohet cuni Bales qe deri dje votonte PPSH_ne dhe thote: “Keni gabuar te gjithe ne mijera e mijera vite, kjo eshte feja e vertete”.
    Ne qofte se Bibla eshte e verteta atehere e gjithe filozofia qe shkruhet neper revista eshte fallco.
    Tek ato revistat e tyre duket sikur njerezit kane bere operacione plastike ne fytyre.

  14. JC says:

    DJ eshte nje kult, nje fe e rreme qe keqinterpreton Biblen.

    Por nuk eshte me teper e rrezikshme se 4 fete e tjera ne Shqiperi: Katolicizmi, Ortodoksia, Mulsimanizmi dhe Ateizmi.

    Nuk jam per ndalimin me ligj te asnje feje, pavaresisht se sa gabim eshte, ose nese do ndalohet ndonje fe, atehere te habet debati edhe per te tjerat.

  15. Arjani says:

    Ky sekt fatar ben lavazh truri. Qenkan shume ne Shqiperi !

  16. hasan spacca tutto says:

    degjojeni ne minuten e gjashte se ca thote per vjerrin me mbesen.

  17. q.z. says:

    I paharruar kujtimi i xhaxhit,drites qe verboi djallin!

  18. Belisarius says:

    Deshmitaret e Jahovait jane feja me negative e mundshme. Pas saj vjen islamizmi dhe me tej krishterimi “tradicional”. Bazat e Deshmitareve jane tre: 1) mohim i cfaredolloj organizimi tokesor (njerezor); 2) mungese totale bashkepunimi apo dhe vetem komunikimi me fete e tjera; dhe 3) besim absolut ne variantin e tyre te Bibles.

    Nga baza nr.1) vijne edhe pasojat qe jane: mosvotimi, mos kryerja e sherbimit ushtarak, refuzimi i nderimit te flamurit, refuzimi i nderimit te himnit kombetar, si dhe refuzim i cfaredolloj organi shteteror apo shoqeror pasi keto jane krijuar nga njerezit.

    Nga baza nr.2) vijne edhe kundershtimi per Vitin e Ri (si feste pagane), Krishtlindjet (si feste pseudo-kristiane por ne fakt feste pagane), ndalimi i martesave me persona te feve te tjera, proselitizmi aktiv qe i karakterizon.

    Nga baza nr.3) vijne edhe ndalimi i kryqit (pasi Deshmitarety besojne se krishti nuk vdiq ne kryq por ne nje hu druri vertikal). NDalimi i transfuzioneve te gjakut. Ndalimi i festimit te ditelindjeve (pasi ne Bibel nuk thuhet qe festohen ditelindjet). Mosnjohjen e ferrit, e parajses, e shpirtit, etj.

    Deshmitaret nuk jane gje vecem nje M.. me i madh se M…. e tjere si islamizmi apo krishterimi.

    1. JC says:

      Oh harrove ateizmin plako. Feja ateiste eshte pergjegjese per vrasjen dhe masakrimin e me shume njerezve me bote e ndjekur nga Katolicizmi dhe Islami.

      1. Belisarius says:

        Je gabim qe ne fillim. Ateizmi nuk eshte fe. Mos bej gafa te tilla se le name. ?

    2. posht_ateistat says:

      ateistat, jan njerz pa taban! Njerz qe jan geti me shit gjithcka, perfshi edhe nderin e familjes. Njerz tmbarum. ysht ateist i ndyr.

      1. Belisarius says:

        Ke “te drejte” ne fakt nuk jane fetaret qe udhezohen nga librat e tyre te deshtuar qe te sakrifikojne edhe jeten e femijeve vetem per t’i bere qefin zerave qe degjojne ne koken e tyre dhe qe ata i quajne “zot”. E ke parasysh se per cfare po flas apo hic? Per Abrahamin (Ibrahimin). Ja kush eshte ndryshimi fetari ishte gati t’i priste fytin femijes se vet. Ky eshte dallimi.

    3. erli says:

      Nuk mund te gjykoj njerezit besimtar ose jo nje njeri si ty qe nuk ke etike ne nje diskutim te hapur publik. Nuk mund ti bindesh njerzit duke perdor fjale fyese dhe pa dhene argumente. Apo ndoshta je nen 18 vjec edhe i mendon ceket gjerat? Ik gjej ndonje gje tjeter me cfare te merresh se sje per kete pune o goce.

      1. Belisarius says:

        Une nuk po gjykoj njeri thjesht po paraqes disa fakte objektive. Pyet nje Deshmitar dhe do ta shikosh qe te gjitha ato qe kam shkruar une jane te bazuara. Fetaret flasin fjale bosh, ateistet e adhurojne llogjiken. ?

        P.S. Nuk jam goce, ia ke fut kot plako. ?

  19. niku says:

    jane shume ne shqiperi se ketu ka njerez te varfer
    sna thane se sa lek u ajpin ne muaj
    hahahaha

    them se nga 500 mij lek rroge
    ahahahah

  20. sadik burri says:

    po te jene te gjithe njersit te ndergjegjeshem si DJ ,te jap sigurine se nuk do te kishte nevoje per shtet.sikur te arrijme te gjykojme e ter arsyetojme si ato,ashtu i kemi hapur rrugen èpaqes e mirekuptimit.provo e shkop nje here ne sallen e tyre,dhe pastaj te flasim.

  21. Presori says:

    O skrame ti je mo?

  22. Emigranti_UK says:

    Ato duhet te ndalohen sepse jane njerez te rrezikshem qe u shperlajne trurin atyre idjotave qe u besojne.
    Edhe kete ne Angli ka shume shqiptare dhe shqiptare qe merren me to deri sa dij nje raste qe jane divorcuar nje cifte nga Tirana sepse sipas gruas na ishte haram me mbledh leke….

  23. katarakti says:

    Deshmitaret e Jehoves jane pergjithesisht njereze paqesore dhe te miredukuar. Jane shume me te mire dhe te ndershem se politikanet qe qeverisin shtetet. Kane gjera shume te mira persa i takon moralit dhe rruges qe duhet te ndjekin njerezit ne jete. Po te mos isha ateist do te isha bere me ta, per idete dhe virtytet nga te cilat udhehiqen. Kohet e fundit D.J. jane kthyer ne perhapes se teorise shkencoro – fetare te “Inteligen Dessein” ose “Projektit inteligjent”, i cili ka fituar mbeshtetje te madhe ne Amerike. Por nga ana tjeter behen qesharake kur pretendojne se gjithe te keqijat ne kete bote e kane burimin te “Djalli”!!!! Etj.etj.

  24. FENOMENI says:

    Ktu ne itali nje person qe njihja normal pa shume leke,sapo filloje te marre pjese ne Jehovai mbas nje viti ishte me shpi 3 kateshe dhe nje yaht ne det….cne gjith kjo pasuri jane gjithe gjera me perfitime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje