Shumë supermakina kanë veshje lëkure brenda, por pronari i një makine Ferrari ka vendosur që ta veshë makinën me lëkurë edhe nga jashtë. Për këtë qëllim ai punësoi kompaninë e njohur letoneze Dartz, që dikur u bë e famshme pasi modifikoi një fuoristradë të blinduar prej 1 milion sterlina, e veshur brenda me lëkurën e lafshës së penisit të balenave.
Klienti anonim nga Franca e dërgoi Ferrari-n e tij F430 për ta veshur me lëkurë të zezë dhe mbeti mëse i kënaqur.
“Një nga klientët e tanë pasanikë në Cote D’Azur kërkonte një veshje lëkure edhe nga jashtë. Tre persona nga stafi im punuan për ditë të tëra dhe ai mbeti shumë i kënaqur,” thotë pronari i Dartz, Leonard Yankelovich.
Dartz është e specializuar në makinat e blinduara. Ata kanë përgatitur edhe makinën me të cilën shfaqet Sacha Baron Cohen në filmin Diktatori.
Shko ke llustraxhiu ke shkolla e bashkume jepi nje xhel.