Ja pse nuk duhet të futeni asnjëherë me të kuqe (VIDEO)

14 Korrik 2012, 20:05Lifestyle TEMA

Sot është publikuar një video e një aksidenti spektakolar në përpjekje për të bindur shoferët se kamerat që gjobisin shoferët që futen me të kuqe janë të nevojshme. Ngjarja ka ndodhur në Roselle Park- New Jersey, SHBA. Shoferi për fat të mirë ka mbijetuar.

Shumë njerëz janë ankuar për kamerat, të cilat sjellin mijëra dollarë për policitë lokale. Një grua u gjobit me 140 dollarë për shkak se kaloi me 1/5 e sekondës me vonesë me të kuqe.

Por shefi i policisë së Roselle Park thotë se kamerat kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm në reduktimin e aksidenteve.

2 komente në “Ja pse nuk duhet të futeni asnjëherë me të kuqe (VIDEO)”

  1. Goni says:

    Mire qe si ka shkuar ne mend ketij tonit se do ishte bere miljoner ne nje minute.

    1. Dordon says:

      Je i madh Goni !Se sa herë që gjendem ne Tr ,i hedh me kujdes hapat dhe kthej kokën nga të gjitha drejtimet edhe kur është hapur drita jeshile për këmbësorët…
      Këtij “tonit” do ti shkojë në mendje nqs i mbarohen…gjë që s’bën vaki se e ka “mjelur” mirë shqipërinë dhe i ka siguruar nja 20 breza të rrojnë si pashallarë…

      Vendosni rripin o njerës edhe duroni ca çaste më shume se nuk bëhet hataja…(që të mos bëhet hataja)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje