Vdes djali i Sylvester Stallone, dyshohet nga overdoza

14 Korrik 2012, 10:21Lifestyle TEMA
Vdes djali i Sylvester Stallone, dyshohet nga overdoza

Shok për yllin e Hollivudit, Sylvester Stallone. Djali i tij Sage, 36 vjeç, ka vdekur.

Ai u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Hollivud nga pastruesja. Ajo mbërriti në banesë pasi prindërit e tij ishin shqetësuar se nuk po u dilte në telefon.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta. Dyshohet se ai mund të ketë vdekur nga një mbidozë ilaçesh. Disa media bëjnë me dije se në banesën e tij janë gjetur disa ilaçe.

Mësohet se aktori i njohur është shokuar pas lajmit, duke e përjetuar shumë rëndë. Ai ishte në tur për filmin e tij të ri “The Expendables 2”.

Sage ishte një nga dy djemtë e aktorit të njohur nga martesa e parë me Sasha Chack.

Sage mbahet mend pasi luajti në filmin Rocky V përkrah të babait, pikërisht në rolin e djalit të Rocky.

1 komente në “Vdes djali i Sylvester Stallone, dyshohet nga overdoza”

  1. Landi- Sverige says:

    Fatkeqesi! Ne kerkim te endrres hollivudiane me nje grusht ilacesh cdo darke ne dhomen e gjumit! Nje histori e perseritur nga shume yje te kinematografise e muzikes boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje