Për Princin e Tongës ka rëndësi dashuria, jo protokolli (FOTO)

13 Korrik 2012, 12:04Lifestyle TEMA
Për Princin e Tongës ka rëndësi dashuria, jo protokolli

Emri i princeshës së re të shtetit Tonga, një arkipelag në Paqësor, do jetë shumë problem për tu shqiptuar nga zyrtarët që do të takohen me të.

Ajo quhet Sinaitakala Tuk’imatamoana ‘I Fanakavakilangi Fakafanua dhe princi e ka emrin Tupouto’a Ulukalala.

Por ndërsa banorët e Tongas nuk e kanë problem të shqiptojnë emrin e saj, një problem tjetër ka lindur. Ajo është kushërirë me princin dhe kjo po shqetëson njerëzit.

Mbreti George Tupou V, që vdiq sivjet në mars, ishte kundër martesës pasi besonte se lidhjet e gjakut mes 27 vjeçarit dhe 25- vjeçares ishin tepër të ngushta.

Por princi u ka thënë autoriteteve se dashuria vjen përpara protokollit. Madje ai ka injoruar edhe një histori që tregon se princesha që ka studiuar në Zelandën e Re ka qenë e martuar më parë.

Dhe ta mendosh se i gjithë shteti ka 100 mijë banorë.

5 komente në “Për Princin e Tongës ka rëndësi dashuria, jo protokolli (FOTO)”

  1. Nikiu says:

    Çuna xhaxhai janë këta të dy? Ngjakan shumë me njëri-tjetrin.

  2. Golden Ray says:

    Kush eshte nusja tek foto e fundit??????????????…………..Cfare jane keto mbreteri , more aman , keta te vetshpallur me keq se keta tanet.

  3. mali says:

    Sqenka race e bukur.

  4. Martin says:

    a vesh jelek antiplumb ky princi?

  5. Klajdi says:

    nuk paskan faj, 100mije banore qe ka ai shteti, i bie te jene te gjithe kushurinj me njeri-tjetrin ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje