Një familje në Arabinë Saudite ka akuzuar policinë fetare se është përgjegjëse për një aksident fatal me makinë.
Sipas BBC, policia e moralit ishte zëne me një shofer të një makine, që po dëgjonte këngë fëmijësh me familjen e tij në një park në provincën Baha.
Shoferi, Abdulrahman al Ghamdi, i dha gaz makinës dhe u largua. Policia e moralit iu vu pas. Pasi e ndoqi për disa kilometra, makina e al Ghamdi doli nga rruga, tek një mbikalim në ndërtim e sipër. Ai humbi jetën, ndërkohë që gruaja e tij 34 vjeçare dhe dy fëmijët mbijetuan. Një foto tregoi sesa rëndë ishte dëmtuar makina.
Oficerët e policisë së moralit janë arrestuar dhe po merren në pyetje.
Emiri i rajonit Baha tha se ishte i tmerruar nga mënyra se si ishte sjellë policia fetare.
Por mbështetësit e kësaj policie thonë se ata po fajësohen padrejtësisht pasi kanë detyrë që të ndalojnë çdo shkelje të kodit mysliman.
Disa madje thonë se al Ghamdi ka shpërfillur një postbllok policie.
Një drejtor i ri i policisë fetare u emërua pas këtij incidenti.
Sipas BBC, incidente të tilla i shtohen pakënaqësisë në rritje ë sauditëve, që e shohin këtë polici si një interferencë në jetën e tyre.
Police te tille duhen per te ndjek net-in sa here ben ndo1 gabim dhe vetem atehere ka per t’a kuptuar mire Arabine.
Kjo policia e moralit duhet per Salen, se Sala eshte imoral i madh loooooooool
Kjo policia e moralit eshte shume e nevojshme sepse edhe “profeti” i Arabise ishte shume i moralshem