As zhveshja në skenë nuk e ndihmon më Madonna-n (FOTO)

18 Korrik 2012, 19:04Lifestyle TEMA
As zhveshja në skenë nuk e ndihmon më Madonna-n (FOTO)

Karriera e saj ka zgjatur për dekada. Madonna i ka mbijetuar kohërave dhe ka qenë e suksesshme, pavarësisht skandaleve të shumta. Kohët e fundit, ndoshta edhe për shkak të moshës, për të mbajtur fansat të ekzaltuar, kishte nisur të zhvishej rregullisht në çdo koncert. Por kësaj here në Londër nuk e ka ndihmuar as zhveshja në skenë, për shkak se qindra fansa kanë braktisur koncertin, duke thënë se ishte më i keqi që kanë parë ndonjëherë.

“Kur Madonna bën koncerte në moshën 50 vjeçare dhe zhvishet në skenë, e kupton qartë se karriera e saj ka vdekur si MySpace,” tha një fans.

Një tjetër ka bërë shaka duke thënë se gjyshja Madonna nuk duhet të terrorizojë më kalamajtë duke u zhveshur.

Disa fansa thanë se moti i keq, cilësia e dobët e zërit si dhe fakti që Madonna nuk këndoi hitet e saj të vjetra e bënë këtë koncert një dështim. Madje në një moment Madonna bërtiti në skenë “We love you Poland”, duke acaruar edhe më shumë fansat anglezë.

6 komente në “As zhveshja në skenë nuk e ndihmon më Madonna-n (FOTO)”

  1. hajt
    hiqi breket dhe
    prit fisheket
    maddonnnaaaaa

  2. berberi says:

    kushedi sesa koka peshku ka qeru kjo madona ………….
    apo rrota prasi //???

  3. pidarry says:

    per ideal te partis qe kete madonen e kji lopthy

  4. balzac says:

    I doli boja me,cfaredo qe t’bej e ka te kote!Me maskaralleqe nuk kmbahet ne skene.Jepi vetes nje lyerje tjeter dhe sillu ne raport me moshen q

  5. balzac says:

    I doli boja me,cfaredo qe t’bej e ka te kote!Me maskaralleqe nuk mbahet ne skene.Jepi vetes nje lyerje tjeter dhe sillu ne raport me moshen qe ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje