Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, del kundër qëndrimit të opozitës për të shtyrë diskutimin dhe miratimin e heqjes së imunitetit për në shtator.
Arvizu deklaroi për mediat se imuniteti duhet të hiqet. Ai tha se kjo nuk është një çështje e re, që kërkon shqyrtim shumë të gjatë në kohë. Sipas Arvizu, ekspertët ndërkombëtarë kanë kohë që studiojnë këtë ligj. Megjithatë Arvizu tha se ndryshimet duhen shqyrtuar me kujdes, por kohë ka sa të duash deri më 6 gusht.
“Imuniteti duhet të hiqet. A duhet shqyrtuar me kujdes? Absolutisht. Por ky projekt nuk është diçka brenda natës, por diçka e studiuar prej një viti. Ekspertët ndërkombëtare të EURALIUS, PACA kanë punuar për këtë projekt. Gjatë 10 ditëve në vazhdim duhet të ketë debat publik e diskutim.
Sot është 19 korrik dhe koha nga sot deri më 6 gusht me kohën shqiptare është një përjetësi. Kjo nuk është tematikë e re,” tha Arvizu.
Po dmth tia leme Berishes ti beje si te kete qejf gjerat????
PO ky popull qe po kerkon ta heqe Berishen cfare te beje pastaj? Te vije te kerkoje azil politik neper ambasada?
per presidentin ishe ok mor zotri?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html
z. ambasador, boll i ke futur hundet ne punet e opozites.
lere te veproje per te mir te shqiptareve dhe jo ne te mire te mefjes berishiane.
e detyrove te futet ne zgjedhjet e 2011 dhe i dhe garanci dhe me prezencen tende gjat numerimit.
cfar ndryshoi me pas .
ASGJE.
Te me Fali populli im Shqipetar dhe ai Amerikan por: Ketij ARRXHIU dua ti them pa frike e ndrojtje IK PIRDHU ti dhe kush te mbeshtet ty kudo qofte. Shumica derrmuese e Popullit Shqiptar nuk te honeps absolutisht Ty o Meksikano-Japonez (shartim bastard nga me te ndyret ne gjenezat e Botes). Megjithse jam nje ish-intelektual i burgosur e i internuar i rregjimit te Enver Hoxhes nuk e dua aspak rregjimin qe ju Ambasador ARRXHI i Amerikes mbroni, pra rregjimin e Malokeve edhe pse vete jam malok me nene e babe, por kurre me malokun Berisha familjerisht dhe malokun Meta familjerisht.
V.O. z.MERO mos ma censuro kete qe te kam shkruar me siper, sepse ti je Opozitar i vertete e trim dhe jo bythelepiresit e Mediave qe dihen tashme qe punojne e mashtrojne ne emer te Neo-Diktatures Berisha+Meta+ Nano+Topalli…
O ti trap cili popull po kerkon ta heqe Berishen? Koalicioni qeverises ne zgjedhjet e fundit doli 100 000 vota plus. Nga e nxjerr keto sondazhe ti nga komentet ne kete forum. Shumica e shqiptareve nuk perdorin face internetin per te luftuar qeverine o tutkun. Kane pune kane jete te plote nuk rrine si ju 24 ore ne internet. Si nuk jeni aspak realiste por fluturoni me presh myth. lol
E cuditshme kjo puna e ambasadoreve te ne…
E shikojn fare qarte ate qe po ndodh, e tregon ajo qe tone ambasadoret Daneze e Holandez, po keta qe kane dicka ne dore, vazhdojne te bejne shurdhin…
Sa i do Amerika Komunistat dhe Homosksualet për pronaret dhe te burgosurit politik asnje fjale nuk e thone prej 20 vjetësh.
po vlla po se ti per vete je rehat. nuk e degjove ate biben jozefinen qe dilte bertiste “kujdes kur te hiqet imuniteti se pastaj e shifni ju me akuzat qe beni ne parlament”. dhe kjo eshte me e vogla se me kte sistem drejtesie qe kemi ne e me kte kryeminister qe kemi ne, nuk esht shum e veshtir qe ti plasi deputetet brenda se ashtua ia thot mendja. a e mendon se ca do kishte bo ky berisha gjate protestave te ps sikur deputetet mos kishin pasur imunitet?
Mr Ambassador,qellimi i Rames me PS,eshte pengimi,dhe refuzimi i statusit per ne BE,ai nuk ka asnje justifikim ,pse nuk pranon te plotesoj kete kusht per marjen e statusit.Loja e komunisteve eshte e trashe,jam i lumtur qe ju e keni kuptuar kete,dhe ju falenderoj per ndihmen qe po jepni ne konsolidimin e demokracise se brishte shqiptare.Thank you again.
Shton pikepyetje te tjera mbi rolin e ambasadoreve ne sundimin e Berishes. Nuk e di, shpresoj qe te kene mundesi te tregojne se jane pro demokracise shqiptare dhe jo pro atij qe e ka vjedhur ate per 22 vjet…
ti ne jep detyra shtepie. por detyrat jepja qeverise se ajo eshte ne provim. ka 7 vjet dhe ti tani del e na thua se duhet bere deri me 6 gusht. po nuk u be c do behet nami? keshtu the edhe per presidentin por u be si deshem ne. e c ndodhi? asgje ule koken dhe e urove. ti i bie deres te degjoje qilari. flet per ramen por haram nqs ai e voton vetem per presionin tend apo edhe tuaj. le ta beje kur te doje ne shtator, tetor, nentor etj. juve ushtroni presion tek qeveria qe te luftoje korrupsionin. ajo e ka detyre kete. po te kishte dicka opozita do ishte me kohe ne burg. u vrane 4 ne 21 janar dhe jane hequr tre imunitete nga opozita dhe jane ne hetim, kurse vrasesit e emeruar jane ne shtepi, te vertete jane me juve nen ombrellen tuaj.
He mor piktor? Si do ja besh tani? Dridhu sperdridhu fort tani. Duan imunitet shoket e piktorit. Ska imunitet. Do hiqet. Banda miljardereve do ngeli si peshku pa uje. Ahahahha
Saliu:
Ushtari Rama ,gatiii-tu! 123-123
Arvizi:
Ushtari Rama ,gatiii-tu! 123-123
Walfarth
Ushtari Rama ,gatiii-tu! 123-123
Sequi
Ushtari Rama ,gatiii-tu! 123-123
Po u tregove peqe-lepe te marin neper kembe te gjithe.Saliu i shperfilli per presidentin tani e respektojne,Ramen qe i respekton me naivitet e tallin…123-123-123
Ata me buke
keta me gurre
E thote populli, kur nje grup mendjekalburish perfitojne buken dhe ju dergojne gurret si shperblim.
Deri kur palopolitikanet tane do marin buken dhe do ju dergojne gurret?
‘DEMOKRACIJA’ NUK EKSPORTOHETME FORCEE AS ME DATA E AS ME PIKA SE NA E THENKA AMERIKA.Administrata amerikane nuk arrin dot te krijoje parametra demokratike brenda shteteve te saj imagjino te eksportoje demokracine sipas ‘keshilltareve’ injorante te familjeve BUSH.
as nje shqipetar perjashtu politikaneve salisjane e deputeteve te ngujuar ne parlament nuk e ka vene ne dyshim heqjen e IMUNITETIT ,POR TE INSISTOSH QE PAS 22 VJET KRIM E KORRUPSION TA ‘SHPETOSH’ ‘demokracine’ qe nuk ka lindur me 12 pika e aqe me teper me daten 6GUSHT PERBEN ME TEPER SE IDJOTESI POLITIKE E DIPLOMATIKE E NJE TALLJE E RADHES QE I BEHEN KETIJ POPULLI TASHME GJYSEM TE SHPERBERE.
Ambasadori duhet te na thote edhe sesi duhet te votoje opozita, madje edhe sesi duhet te vishen deputetet ne ate dite , madje Rama sduhet e bej cap nga shtepia cdo mengjes pa i marre mendimin ketyre miqve te medhenj. jam i sigurt qe kete ben edhe Maloku…
Ky eshte ustai qe meriton Edi Rama.Duke shpresuar se ky do ta sillte ne pushtet,Edvini u ktheu shpinen votuesve te tij te vrare ne 21 Janar per hesap te ketij.Arvizuja bashke me Saliun dhe me Meten e terhoqen per hunde Edvinin si nje lolo nga deshtimi ne deshtim.Njesoj si Shabani tek shtigje lufte.Kjo e fundit eshte edhe nje me shume per te gjithe kaqolet qe akoma e besojne Ramen kur u premton se do te fitoje zgjedhjet.
..ky te vazhoje te hedhi ..pra te beje gallete me ne..!!
Kur ti degjoje ndonjehere Saliu keshillat dhe presionet e ketij palacoje, qe ka lene nam qe kur ka ardhur ne Shqiperi, vetem atehere duhet te filloje ta degjoje dhe opozita!
po u lodhem me keta ambasadore te qelbur, te felliqur qe kane marre rryshfete te majme nga ky derr maloku ,e tani na japin dhe mend se si duhet te bejme.
po mire o njerez po keta ambasadoret qe jane ne vendet fqinje si maqedonia,mali zi, etj
vende qe kerkojne dhe ato si ne statusin europian si kam pare nje here neper televisionet e tyre, dhe bej cudi si keta ambasadoret qe jane ne shqiperi te kene kaq popullaritet ne televisionet tona dhe ata jo?
Dhe nje gje tjeter qe keta ambasadore sa jane ketu me detyre jane paq me qeverine tone, ne monetin qe jane duke ikur kane nje mendim krejt ndryshe per politiken ne shqiperi.
si ambasadori amerikan qe iku,danezi etj….
me cudit dhe ky fakt?
…o Milet.
Po a nuk e shihni se ky eshte koka e strumbullarit te mafies ne Shqiperi? A nuk e pate se si ” i perveshi menget” ky kines e nxorri Bashen fitues? A nuk e shihni se Berisha e jo vetem ai po tere rregjimet e bananeve ne bote marin fryme sepse ka ambasadore si ky e vendi i tij qe i mjel keta diktatoruce dhe pastaj ja u hedh turmave te zemeruara neper kembe, medemek qe perpiqen per demokraci? Nuk kuptoni akoma se vec mafia merret me politike dhe jo vetem ne Shqiperi…Akoma besoni se nje vend i vogel si Shqiperia mund ti beje balle mafijes se sofistikuar boterore qe kafshon kudo dhe kedo? Berisha ka akoma dhe pak vend per tu shtrydhur prej tyre e pastaj ai do flaket ne sheshin skenderbej nen kembet e e turmes se radhes dhe sekseri i ri i mafies do ti zere vendin atij me premtime te reja …..
Ti paske qene skandaloz, po ik ore pusho gjekundi se je pjerdhur fare nga trute, po ngele zar i berishes dhe i lulit more karagjoz ambasador…….
arvizu e di se c’far opozite jan socialistet prandaj po pregatit terenin qe sala te fitoj prap.kush se ka kuptuar ta mari vesh mire se USA nuk e le piktorin te zhgaravis demokracin shqiptare me tipa si RUCI,TOM DOSHI,DOKLE,PEZA,GJONI,VELIAJ,TAHIRI e shume e shume monstra te tjera.po shyqyr qe edvini beri kete zgjedhje me keta tipa e la jashte kokat e PS se dhe nja 8 vjet ja siguroj sales dhe neve pushtetin.mos u merzisni shok socialkomunist se keto gjera jan me fat dhe jo me inat,do vi dhe dita juaj po dale sa ti shesim te gjitha e tju lem juve celsat e kashtes.kur te behet rusia faktor ne politiken globale e kur te vi nje mao ce dun i ri ne kine atehere ndoshta vini ne pushtet e deri atehere komentoni te TEMA se mos e rezoni ju dhe MERO BAZE pushtetin merni me vete dhe mustafa nanon e artan lamen tju tregojn rrugen.
O ram ,o trangull po se kuptove dhe tani se lojen e kujt ben verdhacuku,ik pirdhu jep doreheqien.
More ky ambasadori sikur vertet po minon punen e opozites.Opozita zoteri edhe keshtu me imunitet po kercenohet cdo dite nga ky shtet mafioz pa le qe kur tu heqet imuniteti atehere mbyllet perfundimisht zeri opozitar kur dihet se keta gjykatesa shkerdhata qe kemi ne, fajtorin e gjejne tek ai qe eshte i demtuar dhe ndersa demtuesin e shperblejne.
Po te ishte vertet se kemi nje shtet te drejte opozita do ishte e para qe do e votonte kete ligj sepse te gjithe ministrat me kryeministrin ne krye do ishin para drejtesise,por tek ne kjo nuk ben vaki sa te kemi nje kryeminister qe ben rolin e cdo pushteti sepse servilat anadollake shqipfoles jane te gatshem te japin edhe prapanicen per interesa ndaj pushtetit se per te drejten nuk e njohin aspak.
Mire se ky popull nuk do ndryshim me dhune ndaj dhunuesit po me voten cdo te bejne apo mos ndoshta pelqejne vetvrasjen.
ik mor debil se nuk do bejme ne se cfare thote berisha njeri i shitur gjithmone ne dem te popullit opozitar ke bere se te besoi rama ty e pame punentende ndaj lere opoziten dhe popullin tone te shporrim nje here e mire berishen turp te kesh qe del ne mbrojtje te berishes thuaji gjerat drejt nuk eshte amerika si arvizu dhe berisha
ambasador arvziu faqeziu vfc thone italianet
Gjynah per Edvinin,gati dy vjet perpjekje te shkuara kot.U mundua shume i shkreti,kaq shume sakrifikoi per Arvizun sa harroi te vetet,te vraret dhe te grabiturit.Na u shfaq per dy vjet ashtu sic eshte ne realitet,frikacak,burracak,diletant dhe interesaxhi e jo sic shtirej deri atehere si burre parimor,vetem e vetem t’i bente qefin atij qe shpresonte ta sillte ne pushtet.Dhe ja se cfare korri.Ate qe meriton nje i pabese dhe mosmirenjohes me ata qe me voten e tyre e sollen,e mbajten ne pushtet dhe e bene miliarder.
KETE DETYRE KA AMBASADORI ,PRANDAJ MOS U HABISNI.KJO VAR4ET SE SA PERSONALITET KA EDI RAMA,MUND QE TE JETE GATUARNE ATE MNYRE QE DHE KUR TE DALI ME TE SHOQEN DUHET TE MARR LEJE NGA AMBASADORI.NE SE DHE IMUNITETIN DO TA VOTOSH ME 6 GUSHT SHKO BEJ SHURREN SE DHE 4 VJET TE TJERA TI DO JESH NE OPOZITE PO SIGURISHT PA TY.MOS U BEJE NJE LEP… B.. THE I AMBASADORIT POR SHIKO INTERESAT E POPULLIT DHE ATDHEUT.
BARDI
-Nxitimi tani ne fund per “RREFORMAT” Sali Bisha i ben per qellimisht per vete dhe jo per popullin …. duke lavderuar veten se “RREFORMAT UNE I BERA DHE ASKUSH TJETER” …. pastaj do filloje avazin.
-Z.Rama Ju vazhdoni te genjeheni dhe mashtroheni.
Me keto qe thote ky amerikan ndihmon Sali Bishen …. i cili, sa te kaloje lumin perseri do filloje avazin.
Nese nuk shporret Sali Shpellari Shqiperia do mashtrohet, vidhet, digjet e terra.
Ambasadori Arvizu do qe opoziten tja dorezoj burrit te shtetit dhe fajtoret e 21 Janarit te perfundojn pa faj si ata te Gerdecit.Amerika mbas ekspertizes se Kosta Trebickes amnistoj dhe krimin shteteror te Saliut ne 21 Janar,nderpreu protestat e opozites,tani mbasi Saliu zgjodhi presidentin kukull dhe ky prokurorin gjykatesit shikun etj e do opoziten pa imunitet.Aferim Amerik.
Ky ambasador nuk le vend pa i futur hundet
amon ram hiqe imunitetin se do humbi arvizu bastin e rradhes, se ky ve bast ne darke dhe ne mengjes ben presion qe ti dali basti.
bo lek vllai bo se tka ra bixha ktu nshqipni
Nuk i bejne me pershtypje njeriu nderhyrjet teper banale te pseudo ambasadorit amerikan ne ceshtje rutine midis forcave politike shqiptare.
Nqs arvizu ka merak ceshtjen e imunitetit le te zbardhe biseden qe ka bere me berishen 2 ore para egzekutimit.Per mendimin tim Arvizu ka qene menaxheri dhe arkitekti i masakres se 21 janarit dhe gjithe veprimtaria e tij pas kesaj date eshte perqendruar te zhduke gjurmet e tij.
Ky njeri me veprimet e tij jo vetem qe po demton kombin shqiptar por dhe parimet baze te demokracise amerikane.
Nuk eshte vone asnjehere qe te kerkohet largimi i tij nga shqiperia sic vepruan greket me filip rikerin e maqedonise.
Pash zotin o arvizu vene prap me bast se kushedi e fito kete rradhë bastin e po qenë budallenj socialistët le t’i dëgjojnë p…..t e tua se menjëherë do ta hajne gjuetinë e shtrigave te saliut para zgjedhjeve.kujton arvi-ziu se po u hoq imuniteti sala do gjykoj veten e vet kur ke syrtari ka dosjet e atyne qe ka vjedh bashkë apo qe i kanë spiunu hafijet e sigurimit qe i ka te lidhur gogla në teserën e vet te spiunit te enverit qe spiunonte kolegët e vet e çoi ne internim si nje neurolog”Zhuku”.i lindur den baba den ne tirone familje e nderuar mjekësh,e prej malokut opingar përfundoi ne male me internim.
Sa e vjeter aq dhe aktuale eshte pyetja.Pse nuk ndodhin grushte shteti ne Amerike/Sepse nuk ka ambasador Amerikane.
besoj se te gjithe e keni gabim per arvizune .ai do qe te miratohet heqja e imunitetit jo se eshte me berishen por e di mire se berisha pas heqjes se imunitetit do kercenoje dhe ndoshta do te fuse ne burg opoziten dhe kjo do te shenoje edhe protesta ne vend cka do te sjelle nje revolte popullore te drejtuar ate qe nuk po arrin te beje duke thene se populli duhet te marre inisiative te protestoje do ta beje nga krahu tjeter duke e futur ne gracke berishen qe te kete nje reagim kunder tije .
sala vrau demonstruesit ne mes te dites ne bulevadin deshmoret e kombit dhe ambasadori arvizu i tha burre shteti.sala vodhi ne mes te dites ne sy te popullit shqiptare dhe ne prani te ambasadorit arvizu zgjedhiet bashkiake ne tirane dhe ambasadori arvizu tha ishin zgjedhie demokratike te persosura.sala pa perfillur opoziten zgjodhi president servilin e tij nje fare nishani chalaman qe nuk ec dot dhe me mendje te semure qe me vone ta zevendesoj me jozin dhe ambasadori arvizu tha zgjedhia e presidentit ishte brenda kushtetutes.AMBASADORI ARVIZU SI SHUME PO I FUT HUNDET NE PUNET E OPOZITES SHQIPTARE.EDI RAMA BENE MIRE QE TI TREGOJ VENDIN QE I TAKON ARVIZUS. ARVIZU TE BEJE DETYREN SI AMBASADOR DHE JO SI KESHILLTAR I KRIMINELIT BERISHA.MALSORI.TE FALA NGA BOSTONI.
Perse jeni kunder shtyrjes shkelqesia juaj Ambasador?!
Jeni gje Presidenti, Kryeministri apo Kryeparlamentari e ketij vendi?
ne vendin tim ku nuk ka shtet dhe ligj dhe Ju i jepni te drejten vetes qe te tallni bythen me Politiken,
Por mos mendoni asnje here ne asnje moment qe kete mund ta beni me popullin.
Shqipëri të kam dhjer s´të kuptova asnjëher…
Para disa ditesh ne nje editorial te gazetes “SOT” percaktohej se qellimi i ketij ambasadori ka qene dhe eshte,qe me te gjitha format,menyrat dhe mjetet ta lere ne pushtet Sali Berishen.Te gjtha levizjet e tij te”deshtuara “kunder Kryeministrit,kane nje qellim “Zgjatjen e jetes te ketij fashisti te popullit te tij” Kjo eshte demokracia Amerikane? Edhe keto levizje te tij kane po ate qellim” Ti fitoje zgjedhjet Sali Berisha dhe te jete ne pushtet.Aty theksohej se po te degjoni ju te opopzites Arvizune do perfundoni te tradhetuar,si deri tani nga ky njeri.Opozite mos prano keto karamele te helmosura,opozite mos tradhetoni eklektoratin tuaj.Do ishte krim qe te ndiqni keshillat e helmatosura te ketij njeriu,qe nuk po perfaqson me demokracine AMERIKANE,POR INTERESA TE PA PARASHIKUARA.
LETER E HAPUR
No Comments
Letër e Hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
«Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku jenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 jnar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha !
di gjith
çka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skadali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brend territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krjohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbaë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë q!
ë ta mp
oshtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me dis vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku !
shqiptar
dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tye. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 !
(pak më
shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, ur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumenojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume !
në arki
vat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlironë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
nga Agim Hamiti
P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin hamiti
Ju autori i letrës Agim Hamiti,kur Enveri vdiq ishit në burg,mos harroni jeni një nga ata që firmosët telegramin që do i dërgohej nënës Nexhmije,që ta ngushllonit për vdekjen e Komandantit.Ti Agim ke firmosur telegramin pra i tille je dhe së shpejti do botohet dhe telegrami ku ju do shikoni emrin dhe firmen tuaj.Shumë të burgosur e refuzuan prer dhe nuk e pranuan ta firmosnin.
po nuk pate mbeshtetjen e amerikes ke marre fund jo ne e jemi sa kokerr rere po edhe shtetet e tjera te medhe kane nevoje per mbeshtetjen e amerikes . mos na u hiqni si parimore SHBA ka qene gjithmone mbeshtetse e shqiptarve o popull me njerez mosmirenjohes po nuk eshte faji i amerikes qe ne jemi nje popull koti pa krenari pa dinjitet qe llapim e llapin dhe nuk dime kush eshte detyra dhe fuqija e jone me 500leke ju a bleu votat saliu po ju tall perdite po lufton korrupsioni ate qe po bejne familja e tije vuri nje president invalid arvizuja nuk shkoje ta shohe ate shfaqe qe ne me voten tone ja kemi deleguar saliu kriminel car doni ju qe amerika te bije ushtaret e saj per te heq saliun saliu eshte pjelle e ketij mentaliteti qe e ka emrin shqiperi pse nuk dilni ne rruge ta qeroniate halen saliun qe a bere si pronen e vet vendin . ngrihuni pra hiqeni coftinen sali po nuk jua a mban b…..a e dini se si thone burri mutin e pastron por muti mutin nuk e pastron kjo vlen per shqiptaret qe nuk jane aq burra sa hiqen . ai qe ka mbrojtjen e SHBA ka mbrojtjen e zotit o njerez . a ju vodhi votat lulja ju puthuni me sale ju a rriti taksat luleza ju degjoni malokun ju shiti detin lulja me malokun ju dilni ne miting ke salushi shkoni tju fusi hajdarin ju prap njesoj . keni goje flisni per ameriken. ne amerike prokurori beri qe klinton te kerkonte falje qe kishte genjyer kombin tek ne saliu e quan lavire kryeprokuroren a e dini pse sepse amerikanet dine te ngrihen per cdo padrejtesi sepse e dine themelin e shtetit dhe demokracise ne dime te vrasim njeri tjetrin me kallashet e enverit . behuni si amerikanet pastaj flisni per arvizune .te keqen e kemi nga vetja jone jo nga te huajt po beheni si enveri qe shante vetem te huajt vet e ropi dhe e vrau popullin e tije dhe saliu silloja i sotem nga guxhina e enverit ka dale ju rrejta ju mashtroje sa i desh qejfi goca e cuni dhe gjithe farefisi e tije grabit vjedh vret dhe ju rrini . dhe per ket e kane fajin amerikanet po te ndodhte qe te shikohej vjedhja e votes si e pame ne me lulken ne amerike populli i kish q.. nonen gocen grun saliut dhe lulzimit ai po eshte popull jo ne prandaj mbylleni gojen kur flisni per nje perfaqesues te nje shteti ai amerika
Zoti ambasador Arvizu lexojeni kete link që tregon si Amerika ka mbajtur komunizmin dhe regjimin e Enver Hoxhes në pushtet per 45 vjet.
http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html
Nuk kuptoj ose s’dua ta kuptoj se ç’fare do ky liliput i ngjyrosur qe fut hundet kudo!A mos valle jemi koloni e SHBA e populli nuk di gje,le te na i beje te ditur ky njeri qe i di te gjitha e te mpbyllim gojen njehere e pergjithmone duke bertitur “Rrofte perandoria Amerikane” qe per fat te keq me politikat e jashteme qe po ndjek partneri kryesor jeni ne dhe venete ne,se te tjeret i kane kthyer shpinen me kohe qofshin keto shtete te medha apo shtete te vogela.Pasqyra me e mire e tyre eshte veprimtaria e shokut Sali.I lutemi redaksise si edhe here te tjera te mos na japi asnje thenie te tij pasi ç’ka thote ai vetem lajm nuk eshte!
Propozim: Nisur nga pérfitimet qé do té keté Shqipéria de populli
shqiptar nga heqja e imunitetit tédeputetéve dhe zyrtaréve té tjeré
té larté, propozoj: Kongresi dhe senati i SH.B.A té béjné té njéjtén
gjé me imunitetin duke pérfshiré dhe heqjen e imunitetit té ambasadoréve.
E kujt i plasi. Ik ore mut se je bere si Lymi Tutit
E kush je ti mor qe i jep ultimatume opozites qe e bere carcaf Shqiperine duke mbeshtetur kriminelin e Shqiperise e duke e quajtur bur[mut] shteti. E na perveshe krahet ne zgjedhjet e bashkise se Tiranes sikur do beje namin kur na dole nje lapangjoz e tani na jep keshilla qe nuk kane me vlere Nje keshille po te japim ne qe mblidh reckat e largohu nje sahat e me pare se na cave trapin .SE ME VEPRIMET E TUA PO NA KETHEN NE ANTIAMERIKAN EDHE PSE E DUAM SHUME ATE VEND SIMBOL TE LIRISE E DEMOKRACISE SI SHQIPTARE.
Ambasadoret ne vendin tone jane bere si larot e pazarit .Si nuk e kuptojne qe jane bere aq bajat ?????