Heqja e mburojës ligjore për gjyqtarët ka sjellë një pështjellim në sistemin e drejtësisë. Dhjetëra të akuzuar për korrupsion aktiv e pasiv, shpërdorim detyre e pastrim parash kanë fituar pafajësinë. Alarmi për këto vendime jepet nga prokuroria, e cila nga ana e saj ka pushuar dhe pezulluar dhjetëra vendime të diskutuara, ku të akuzuar kanë qenë zyrtarë të lartë të qeverisjes qendrore. Frika për “pafajësi” në gjykata ka sjellë këtë situatë, ku krimi i korrupsionit nuk po ndëshkohet. Situata po bëhet alarmante në disa gjykata në Shqipëri, të cilat kanë gjykuar dhjetëra të pandehur. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë për gazetën “Shqip” se arsyeja e këtyre pafajësive ka lidhje me heqjen e imunitetit të gjyqtarëve. Aktualisht, gjyqtarët gëzojnë mburojë ligjore dhe ata nuk mund të hetohen. Policia dhe prokuroria nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim ndaj gjyqtarëve, pasi këto prova nuk konsiderohen të ligjshme. Madje, edhe gjatë hetimeve të personave të tjerë (sekserëve), nëse rezulton i implikuar ndonjë gjyqtar, hetimet ndërpriten dhe duhet një leje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për vazhdimin e tyre. Akuza pohon se në rast se kapet një bisedë telefonike, ku i përfshirë është një gjyqtar, me kushtet aktuale, prova nuk mund të përdoret, pasi nuk është marrë leje më parë në KLD. Pikërisht kjo “mburojë” ka sjellë që korrupsioni në gjyqësor të mos ndëshkohet dhe në çastin kur po diskutohet heqja e imunitetit ndaj gjyqtarëve, vijnë dhjetëra raste me pafajësi. Akuza e ka të pamundur që të hetojë sekserët që veprojnë në dyert e gjykatave dhe në momentin që e ka kryer, procesi është dekonspiruar apo ka dështuar. Gjyqtari i hetuar është informuar për këtë hetim. Në kushtet aktuale, sekserët veprojnë të “lirë” dhe me mburojë. Madje ata mund të flasin lirisht edhe në telefon, mjafton që thirrësi të jetë gjyqtari. Në këtë rast, policia e ka të pamundur të kapë këtë bisedë, pasi “po heton për një gjyqtar”. Gazeta “Shqip” ka kryer një vëzhgim në disa gjykata në Shqipëri, të cilat kohët e fundit kanë shtuar vendimet e pafajësisë, por edhe uljet drastike të dënimeve të të akuzuarve për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Vendimet që po botojmë janë konsideruar nga prokuroria si problematike dhe janë diskutuar në akuzën qendrore. Një nga vendimet më të diskutuara ka qenë pafajësia për skandalin e pronave në “Plazhin e Gjeneralit”. Megjithëse është pranuar se ka një falsifikim dokumentesh, gjykata vendosi pafajësi për të gjithë të akuzuarit. Një tjetër dosje ishte edhe tenderi i uniformave për Policinë e Shtetit. Akuza kreu të gjitha veprimet hetimore, madje vëzhgoi dhe përgjoi të akuzuarit. Në fund, gjykata dha sërish pafajësi. “Frika” për pafajësi në gjykatë solli që prokuroria të pushojë hetimet ndaj ministrit aktual të Bujqësisë, Genc Ruli, i akuzuar për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Ekonomisë për minierën e kromit në Bulqizë. “Shfryrje” ka pasur edhe kontrabanda e naftës, e denoncuar nga Dritan Prifti, madje edhe procesi “Meta-Prifti”, ku gjykata dha pafajësi për ish-zv.kryeministrin. Një tjetër pafajësi është regjistruar për një të akuzuar për pastrim parash. Akuzohej në Greqi për shfrytëzim prostitucioni dhe paratë i kishte sjellë në vendin tonë, duke ndërtuar biznese. Edhe “mjekët” kanë përfituar nga kjo situatë. Pothuajse të gjithë të akuzuarit kanë fituar pafajësi, megjithëse në xhep u është kapur zarfi me ryshfetin.
pune korrakesh,sikter milet……
Te morsha te ligat e shteti ligjor qi na ka ba Doktori. TAn kam munsi me ba lek per qejf ene pse jo me ble benc si puna eme pastaj. Po prap ju Temistat nuk knaqni asihere.
Per kete sikur nuk e ka fajin Saliu! Keta gjyqtaret jane bere te papergjegjshem. Keta duan te gjithe nga nje gjysem kallepi tritol.
ore po ndertojme shtetin ligjor ç’fare thuani keshtu, pastaj nderi me nder shperblehet,po mos haroni se sa me shume vendime te tilla te jepni aq nostalgji krijoni per ate sh.enver e kam fjalen,po borxhi nu harohet.
prandaj skemi per tu bere shtet kurren e kurres se po spati drejtesi ska per tu patur dhe demokraci!!!!
WAHAT THE FUCK,o te digjeneruar qe nuk behemi ne shqiptaret kurr europian as per 1000 vjet
Kta i rrufshin trapin, drejtsis dhe gjykatave te partis punes, se ata te pakten i jepnin hakun gjithsecilit, dhe kush ankohet per ne ate epok qe i kan fut ne burg kot, nuk thon te verteten, se dhe atyne i ka pas dal nje deshmitar ne gjyq qe mund te ket qen miku apo shoku familjes,siç ka dal SALI deshmitar per SHoshorin,ky i fundit duet tja kerkoj saliut leket e burgut,
KY ESHE DEGJENERIMI I PUSHTETIT.KETO E SHUME TE TJERA TREGOJNE SE KETU NUK KA S H T E T … KA VETEM NJI GRUMBULL HAJDUTESH TE KETIJ POPULLI DHE KETJ VENDI.