Me c’ka po ndodh me mjedisin në Shqipëri, ku qeveria nuk ka asnjë kontroll mbi paligjshmëritë që ndodhin në dëm të mjedisit, apo vetë autoritetet shtetërore japin urdhra të jashtëligjshëm për shkatërrimin e mjedisit, do duhej që kryeministri të japë dorëheqjen. Siç janë të gjithë të bindur, kjo nuk ndodh kurrë e kryeministrin tonë.
Por z. Mediu mund ta bëjë (e ka bërë dhe herë tjetër) dhe duhet ta bëjë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Mjedisit, që ka për detyrë të mbrojë mjedisin.
Arsyeja kryesore?
Autoriteti ligjor i Ministrisë së Mjedisit që drejtohet nga Mediu injorohet nga vetë strukturat shtetërore. Rasti? Janë shumë raste dhe tepër flagrante. Ja disa prej tyre.
Rasti i parkut të Liqenit
Rasti më i fundit është masakra e bërë tek parku i Liqenit, tek rruga e Elbasanit. U prenë dhjetëra pemë të parkut, jo vetëm pa leje mjedisore, por edhe pa tentuar për të kërkuar leje mjedisore në Ministri. Ministria e morri vesh çështjen pas protestave të qytetarëve kundër shkatërrimit të Parkut. Tani mësuam se 1 javë pasi fadromat dhe sharrat kishin rrafshuar c’deshën, inspektoriati i Ministrisë së Mjedisit i paska vënë një gjobë 1 milion lek Drejtorisë së Rrugëve, se ka filluar punë pa marrë leje mjedisore, dhe se lekët e gjobës duhet të kalojnë në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit. Ndërkohë Ministria po përgatit lejen dhe këtu sipas saj mbyllet dhe ky rast sa i papërgjegjshëm, aq dhe barbar.
Rasti i Kopshtit Botanik
1 vit më parë askush nuk e pyeti Ministrinë kur fadromat ju vërsulën të vetmit Kopsht Botanik që ka vendi. Edhe aty u deshën protestat qytetare që Ministria të bëhej e gjallë. Manovra qe më e sofistikuar. Mediu kërkoi pezullim të punimeve. Shpresë e kotë. Në kohë rekord u bë gati leja. E ndërsa leja ishte gati, u sajua dhe një takim me publikun brenda Ministrisë, ku të gjithë në sallë ishin kundër prishjes së Kopshtit Botanik dhe projektit siç ishte bërë dhe siç u zbatua.
Rasti i kanioneve tek Shkallët e Tujanit
U desh një artikull i Ardian Kosit në verën e kaluar që shqiptarët të merrnin vesh se një nga monumentet e natyrës më të bukura në vend, kanionet e lumit të Tiranës, apo shkallët e Tujanit ishin varrosur nga shpërthimi e derdhja e malit mbi kanione. Ministria e Mjedisit, që sipas ligjit qysh në fazën e konceptimit të rrugës së Arbrit (së paku para tenderimit) duhet të organizonte informimin e publikut dhe pjesëmarrjen e tij në vendimmarrje për të sugjeruar më pas dhe variantin më të mirë e pa dëm në mjedis, ishte komplet jashtë këtij procesi, por duke pasur detyrim ligjor për të qenë brenda, është praktikisht pjesë e këtij krimi mjedisor të pandëshkuar. Të paktën edhe 6 muaj pas fillimit të punimeve nuk ka pasur një leje mjedisore për këtë rrugë dhe ka të ngjarë që edhe sot që krimi është kryer leja ka të ngjarë që nuk ekziston.
Arsye tjetër jo më pak kryesore
Prej 2 muajsh 3 drejtues të Aleancës kundër Importit të Plehrave (përfshi artikullshkruesin) i kanë kërkuar zyrtarisht z. Mediu t’i jepte raportin e ekspertëve të pavarur të Bashkimit Europian mbi ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, të cilët kanë trajtuar aty dhe çështjen e importit të mbetjeve. Kjo kërkesë është bërë pas shumë kërkesash në nivele të tjera. Mospërgjigja kthehet në akuzë. Për më tepër që ky raport është bërë me financim të projektit të Komisionit Europian (projekti RENA). Të gjithë e kanë dëgjuar z. Mediu, madje dhe personalitet e Brukselit apo të trupit diplomatik (ambasadori i OSBE-së, ambasadori italian) t’i referohen ekspertëve lidhur me çështjen e importit të plehrave. Bindja është që kemi të bëjmë me një manipulim opinioni. Por tash përgjigja e kërkesës së AKIP, duhet të jetë publike, përfshi dhe sqarime për fondin përkatës të harxhuar për këtë raport të ekspertëve. Për këtë mund të ndihmojë edhe vetë delegacioni i BE-së në Tiranë.
Në ç’vend demokratik një ministër që dështon totalisht dhe dukshëm në sy të çdo qytetari në zbatimin e ligjit dhe të detyrimeve institucionale, edhe pse jo gjithnjë për faj të tij, por të Qeverisë ku ai bën pjesë, nuk do jepte dorëheqjen?
Mediu e ka ngrene derrin me kohe! Nuk dorehiqet dot. Vetem po e hoqen ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Shock, ju duhet të shihni këtë! http://bit.ly/o2V83g
Fatmir Mediu – Biografia
–
–
Diten qe ai lindi familja e tij fitoj nje goxha cmim te madh ne nje llotari, per kete arsye ata ja vune emrin djalit te tyre “fatmir”. Por vitet qe do te vinin do te tregonin se Fatmiri nuk ishte aspak fat mire, por fat keq. Atij qe i vogel i pelqente te luante me kalamajte lagjes se tij topaluftash, topadjegesi apo me te rrasme, nga keto lojera ai e pesonte gjithmone. Me vone ai bashke me disa djem te tjete qe visheshin gjithmone me rroba ushtarakesh vendosi te shpikte nje loje te re. Fatmiri i vogel mblidhte koka shkrepesesh, i fuste brenda gezhojash te vjetra fishekesh, u mbyllte gryken dhe ua shiste djemve te tjere, te cilet nuk ishin dhe aq te lumtur. Fatmirit nje dite i hipi deshira qe ta provonte vete lodren e krijuar dhe ta per ta plasur gjeti nje koder afer lagjes se tij. Qe plasja te ishte sa me e fuqishme ai mblodhi shume kunja shkrepesesh te cilat ja bleu per dy leke shiteses se vogel te shkrepeseve. Barutin e tyre e futi ne nje fishek te madh, model “Gerdec” dhe me pas i futi nje te plasur sa gjemoj gjithe lagja e Fatmirit dhe ca lagje te tjera afer saj.
Pas kesaj ngjarje prinderit ja hoqen kete loder nga dora Fatmirit, i shkulen veshin dhe deshen ti jepnin edhe ja dy dacka te mira, por Fatmiri qe ishte nje djale i zgjuar sapo e ndjeu rrezikun shkoj me vrap dhe u fsheh tek nendaja. Prinderit e Fatmirit e kishin shume frike “nendajen” prandaj nuk e ngacmuan me. Nen mbrojtjen e “nendajes”, Fatmiri i vogel filloj te ushtronte nje loje te re me letra, fajtori, spiuni, gjykatesi, polici. Per fatin e keq te Fatmirit nga kjo loje atij i binte gjithmone fajtori, por meqe “nendaja” atij i kishte dhene nje pilul magjiberese qe e quanin “imunitetus protektivus”, gjykatesi mund ti jepte vetem denime te lehta si shko na mbush nje gote uje, na sill dy kacile me fiq apo qendro me nje kembe ne cep, per dhjete minuta. Pikerisht per kete arsye Fatmiri i mori teper zet gjykatesit dhe vendosi ti thoshte “nendajes”, e cila jo shpesh here u dilte me nje fshese te madhe dhe i kercenonte se do ti debonte nga oborri i saj dhe nuk do ti lejonte me te luanin, nese nuk hiqnin dore nga denimet per fatkeqin Fatmir.
Per ta shpetuar nga denimet e gjykatesve, “nendaja” vendosi ta denonte vete Fatmirin, duke i dhene mundesine qe ai ti rregullonte vete gjitha prapesite qe i kishte bere mjedisit, per kete arsye i dha postin e Ministrit te Mjedisit.
Mediu eshte shembulli i pare i spikatur i kalbjes se ketji pushteti qe sot po rrenon vendin. Turp ai dhe Saliu per te gjithe shqiptaret.
Po shume shpejt do ju vije nje pergjigje e merituar nga populli i tyre dhe PS do jete fituese e zgjedhjeve.
Te iki sa me pare Mediu – ky nuk eshte vend per vrases si ai e Saliu ap Luli!!!
e paarritshme! Bukur! nuk ka qesendisje me te goditur se kjo!
z.Feruni!
Ju sygjeroje nje gje:-
Qeveria Berisha dhe tere stafi i kabinetit te saj
jane kane ne program shkaterrimin e Shqiperise
ne te gjitha Resurset e saj,
Prandaj edhe alibia juaj bje.
Bje sepse eshte ne kundershtim me ligjet
e korupsionit.
E ku dorehiqet ky vrases?
Ai nuk u dorehoq pas Gerdecit, vetem beri sikur.
Ky maskara duhet te marre nje pergjigje te forte, se bashku me shefin e tij Sali. I gjithe populli duhet ti zeje me gure, ose ne kete rast me vota kokes ?
Mediu te kujiton nje mbeturine qe e heth era andej ketej si ti “shkrepet eres”.Neser mund ta bejne kapiten avionesh.Kudo qe punon ai department shkon poshte e me poshte.
Pse keshtu?sepse ai s’ben punen ku ka prirjen.
Po u terhoqe te te pret burgu Gerdecin mos e harro o hajdut i pa ngopur.
Cdo ore qe kalon, me Mediun minister te mjedisit, eshte shkaterrim dhe vetem shkaterrim per Shqiperine.
I bejme thirrje Mediut, jo si minister por si qytetar, te dorehiqet, duke demonstruar qe nuk eshte ai fajtor per ato qe po ndoshin.
Te gjithe e dime qefajtor eshte dikush tjeter, mbi te.
Dorehiqu qytetari Fatmir Mediu, dorehiqu per te miren e shqiperise dhe shqiptareve, por, mbi te gjitha per te miren tende dhe te femijeve te tu.
Ka ardhur koha kur konfliktet te zgjidhen me vetegjyqesi. Por deri taninuk ka dale ndonje “burre” i vertete, ne kuptimin evertete te fjales. Per ketearsye, Mediu dhe bicimet e tyjere siper tij, tallen me ne, na vjedhin, na mashtrojne, na peshtyjne dhe me ne fund na vrasin ose na djegin.
Ky Minister, ne se do kish drejtesi ky vend, sot do gjendej pas hekurave, por ai gezon postin e “nderuar” te Ministrit ne nje tjeter dikaster, dhe bile shpesh na ben dhe moral. Hajde Shqiperi hajde ku ke perfunduar!
poshte saliu
E kur mendon se SALA prishi nje mbikalimin tek Zogu i Zi thuajse 80 per qind te mbaruar, duke perdorur si sebep ligjor mungesen e “lejes mjedisore”!? KY eshte nje paradoks me te cilin mund te nxjerres lehte konkluzione (per klasen politike dhe popullin) se perse vazhdojme te mos jemi te afte te ndertojme demokraci.
Te gjitha komentet qe bejme jane pa vlere cdo gje ne ate vend do te shkoje per keq Shqiperi thoshte dikush te kam dhj…. ste mora vesh asnjehere A do te behet ndonjehere ai vend me shtet qe te pergjigjen para ligjit njerzit pavaresisht nga detyra apo ofiqet qe gezojne NUK E BESOJ
A te duhen sharlatanë,
qe te lëpihen ne ç’do ane,
qe te përçajnë vatan ?
Ke sa te duash tropojanë !
Fan Noli 1926
Hall i math me skraparline,
ka rrezik te hash dhe dru,
Dy ministra le te rrinë,
Se na duhen dhe pa tru
NOLI.
ky pleher do plumbin ballit ky nuk eshte mire ta kete emrin fatmir por fatedhier .zoti ja dhente nje cancer ne zemer dhe shkofte ne te sames ku pleher.