Majko: Kur ndryshimi të ndodhë, do jem i mërzitur, sepse pasardhësit e Beishës nuk do jenë ‘elefantë’, por ‘dhelpra”
Ish-kryeministri i Shqipërisë, në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko, dhe tani anëtar i kryesisë së PS-së, nuk e konsideron “tabu” temën e bashkimit kombëtar, nëse ajo diskutohet hapur. Ai tha se ta konsiderosh “tabu” një temë të tillë, minimalisht është inferioritet. Në një intervistë ekskluzive për Kosova.info, Majko deklaroi se midis Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë majtistë dhe djathtistë, por vetëm interesat e përbashkëta që dy “siamezët” ballkanik do t’i ndjekin derisa të ketë shqiptarë në këtë anë të botës. Por, Majko ka një befasi. Ai do të vijë në shtator në Kosovë, të çojë nipin e vet në shkollë. Për këtë, Majko thotë se as për fëmijët e tij nuk ka pasur kaq emocion. “Brenda nipit tim, Pirros, fle “Shqipëria e Madhe”…Varianti i tim vëllai. Sigurisht”, theksoi z. Majko. Ai fton të gjithë shqiptarët anekënd botës, që me prezencën e tyre në Vlorë, të festojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Z. Majko, si e shihni mungesën e konsensusit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë?
Mungesa e konsensusit në zgjedhjen e Presidentit të Republikës ishte e pritshme. Ngarkesat politike në këtë proces ishin mjaft të larta. Interesante ishte edhe kontraktimi i brendshëm në mazhorancën aktuale. Përfundimisht, “lodrat” për pushtet shmangën kandidatura të së djathtës si Topalli apo Bode që jashtë çdo dyshimi ishin edhe më të mira se sa kandidati i minutës së fundit…Por, analizat në të tilla raste janë të tepërta. Po flasim për Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë. Kjo, dhe arsye të tjera, më shtyjnë ti uroj punë të mbarë në një detyrë aspak të lehtë.
Cili është qëndrimi juaj për marrëveshjen PD dhe PS për reformën zgjedhore?
Pandeli Majko: Është kompromis i pjesshëm në një kohë krize dhe mosbesimi të lartë. Emigrantët mbetën jashtë procesit zgjedhor si një handikap i mosfunksionimit të sistemit tonë politik. Po vrapojmë drejt zgjedhjeve “më të mira se ato të kaluarat” dhe vështirë të ndodhë që ato të quhen “të lira dhe të ndershme”… Pjesërisht, janë edhe eksperimentale, me metodat e “reja” teknologjike që do kryhen në dy qarqe (Tiranë dhe Fier) për identifikimin dhe numërimin elektronik. Në zonat e tjera do respektohet “zakoni i vjetër” dhe shpresoj të mos na përsëriten historitë e vjetra të manipulimit. Kjo sëmundje manipulimi zgjedhor është bërë thuajse bezdisëse për mbarë shoqërinë shqiptare si një fillim i kapitullit grotesk për krizën e radhës me klithma e psherëtima dhe pohim i pamundësisë për të pranuar njëri tjetrin për aq sa është… Një sherr banal për ndarje “plaçkë” që i ngjan asaj të dy prindërve të divorcuar pa pyetur për sytë e shtangur të fëmijëve në mes tyre… Kjo edhe arsye të tjera ja ua ka sjellë në majë të hundës, sidomos brezit të ri, raportin me politikën. Është e dhimbshme.
Si po shkon procesi i Shqipërisë drejt marrjes se statusit te vendit kandidat në Bashkimin Evropian?
Me pak humor dhe ironi shpesh ju them kolegëve në parlament se: “Shyqyr që kemi këtë procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian…! Çfarë do bënim pa të!?”
Realisht pa këtë proces, jashtë çdo ironie, jeta shqiptare do të ishte kthyer në një rrokanisje administrative palësh ku standardet dhe stacionet e ecjes do rrezikonin të ishin thjesht një ëndërr pijanecësh. Në varfërinë politike të Tiranës procesi i integrimit në BE krijon tek e fundit një debat të vërtetë për atë që bëhet mirë ose keq… Ose edhe që nuk behet fare. Po ecim ngadalë. Prevalojnë interesat politike. Pse? Sepse nuk kemi një klasë politike të aftë të shfaqet si përkthyese e kohës dhe dramave që ajo mbart. Po të dëgjosh politikën e mazhorances duket sikur në Shqipëri nga 2005 ka nisur një “festë” pa fund…Nga opozita ke Hamletin në dialogun e famshëm: “Të jesh, a të mos jesh”… Dhe historia vazhdon në konsumin e “grisë” së të përditshmes, manipulimin mediatik dhe denatyrimin e shpresës…
Polarizimi i skajshëm i skenës politike a po e pengon Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, por edhe në proceset e tjera integruese evropiane?
Jo! Do i rrisnim vlerën mediokritetit, po ta pranonim këtë. Është çështje kostoje në se do flisnim në terma historikë. Vonesa nuk është pengesë. Shqiptarët e kanë edukatë të brendshme të qenit të duruar. Mungesat i kanë parë si prova të mosasimilimit.
Tani ky rrezik i fundit është shmangur, por vetitë i ka lënë për këtë ballafaqim me veten.
Integrimi është padyshim një proces i njohjes së vetvetes dhe të metave tona po ashtu. Rruga e rikonsiderimit luajal të tyre pa përbuzur veten, duke i kuruar ato, do të na shpjerë drejt identitetit me të cilin do zëmë vendin të cilin në tryezën evropiane nuk mund të na e zërë kushtjetër.
Ditëve të fundit çështja e çimentos Kosovë- Shqipëri, shkoi deri aty sa pozita kosovare e bojkotoi seancën në Parlamentin e Kosovës, ndërkohë që menjëherë u shkarkua deputeti Emin Gërbeshi i Aleancës Kosova e Re, vetëm pse kërkoi mocion për z. Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndërkohë mediet kosovare shkruajnë për një marrëveshje nën rrogoz midis dy kryeministrave Berisha-Thaçi! Si e vlerësoni këtë moment?
Mimozën e njoh nga larg dhe ruaj respekt të veçantë për aftësitë që ajo ka shfaqur edhe në publik. Nuk kam detaje për “krizën e çimentos” por e ndjej se ministrja e Kosovës po bën një politikë agresive… Me syrin e përvojës personale mendoj se Kosova ka të drejtën e zotit t’i kërkojë Shqipërisë, të parës dhe më shumë se shteteve të tjerë, respektimin e parimit të “paritetit” dhe reciprocitetit. Kosova nuk është “fermë” e Shqipërisë. Por! Kam një “por”!…. Mendoj se ndërkaq me dashamirësi do të këshilloja si një mik i vjetër i Prishtinës, se transparenca e shpjegimit të çdo problemi teknik me Shqipërinë duhet trajtuar me qetësi. Çdo vakum informimi do ngjallë keqkuptime dhe thashetheme. Sidomos këto të fundit besohen shpejt përballë një realiteti detyrues për bashkëpunimin midis qeverive të vendeve tona…Engjëjt nuk flenë shpesh në Tiranë. Kjo më shtyn të mendoj se situata duhet menaxhuar me kujdes dhe jo vetëm me marrëveshje xhentëlmenësh.
Kosovës dhe Shqipërisë i duhet një kornizë ndër më liberalet në bashkëpunimin dypalësh. Është në disfavor të një mungese edhe përvoje dypalëshe, por e justifikuar, fakti që qarkullimi i mallrave dhe njerëzve midis dy vendeve tona nuk është si ai i një standardi të brendshëm të Bashkimit Evropian. Nuk besoj se Mimoza pret që të vijë në Tiranë një qeveri e cila të ngrejë “institucione paralele” në Gjakovë dhe pastaj mallrat nga Shqipëria të hynë si ato nga Serbia në veri të Kosovës…Sigurisht, që jam duke bërë humor!
Ministrja Mimoza Kusari-Lila, e cila duket se ka krijuar “një krizë” midis dy vendeve tona, në fakt, na tregoi sa të vonuar jemi përballë njëri-tjetrit. Shqipërisë i takon të mbajë pjesën më të madhe të kësaj përgjegjësie!
Kriza ekonomike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë veç ka trokitur në derë. Si e sheh PS-ja, daljen nga kjo gjendje, pasi dihet që Qeveria e Republikës së Kosovës është një kopje e zbehtë e Qeverisë shqiptare kur të kihet parasysh se përqendrimi i investimeve të dy qeverive është kryesisht në dy segmente; në ndërtimin e rrugëve dhe objekteve shkollore?
Jam i rezervuar në “receta”. Në administrim, unë i përkas shkollës konservatore. FMN dhe Bankën Botërore nuk i kam trajtuar si “nxënës” i tyre por si partnerë dhe këshillat ja u vlerësoja mbi çdo gjë.
Doktori që ne kemi aktualisht kryeministër në Tiranë nuk para i pëlqen “vizat e kuqe” që këto institucione ndërkombëtare i kanë vendosur Shqipërisë për borxhet.
Në 100 vjet shtet, nuk ka pasur qeveri që për kaq vjet sa ka kjo aktualja e doktor Berishës të ketë marrë kaq shumë borxhe. Kryeministrit të Tiranës i pëlqen risku i “kufirit”, aq sa në konferencën e shtypit më të fundit deklaroi se “vija e kuqe” e FMN i dukej “portokalli”…
Në Tiranë borxhi po blen suksesin dhe suksesi po blen votat. Kjo sigurisht që do e ketë një fund. Aktualisht, Shqipëria ka nxjerrë në privatizim sektorin energjetik, sektorin e fundit strategjik të paprivatizuar. Bëhet fjalë për Albpetrolin dhe hidrocentralet. Janë paratë e fundit që testamenti i kohës i ka lënë Shqipërisë…Delegacioni i FMN do të vijë shpejt me këtë “ritëm zhvillimi” në Tiranë. Pyetja e vetme është: “Kur?” Uroj të mos ndodhi, por e di që është veç një urim…
Si i vlerësoni proceset nëpër të cilat po kalon Kosova?
E konsideroj një situatë delikate. Kosova po përjeton momentet e krijimit të “precedentëve” të saj. Faktorët e gjeopolitikës po e vendosin atë ngadalë por bindshëm në balancat rajonale. Prevalon trekëndëshi Tiranë-Stamboll-Zagreb. Secila qendër ka interesat e veta, por Prishtina duhet ta “shijojë” komoditetin e këtij trekëndëshi.
“Kundërshtarët” gjeopolitik të Beogradit, konkurrentët tregtarë të tij po ashtu dhe rivlerësuesit e faktorit shqiptar në rajon e shikojnë Prishtinën si faktor “genuin”.
Ombrella e NATO-s dhe e ShBA në Kosovë bën që kufiri me Serbinë të duket shpesh si muri i Berlinit gjatë “luftës së ftohtë”, ku interesat e Lindjes përplasen me Perëndimin.
Ndërkaq nga Lindja e Mesme po vinë erërat e ngrohta të “pranverës” arabe dhe lobizmi i vjetër i politikës ish-jugosllave të “të paangazhuarve” të dikurshëm po fundoset për ti lënë vend interesave të shqiptarëve.
Mendoj se në këtë situatë, Beogradi nuk duhet nënvlerësuar por as të shihet me përmasat e Jugosllavisë. Serbët sot kanë një “hall” me shqiptarët dhe anasjelltas. Brenda mendjes së një serbi të zgjuar, që historia i ka dhuruar një shkollë të shkëlqyer pragmatizmi, me llogarinë time, kanë filluar të bëhet kalkulimi për të ardhmen. Ai fillon me pyetjen se: “Sa kushton armiqësia e “re” me shqiptarët dhe sa vlen e paprovuara në marrëdhëniet dypalëshe(?)…” Nuk duhet harruar se zgjuarsia dhe radikalizmi serb distancën e takimit e kanë goxha të gjatë. Serbët e vlerësojnë luftën, por edhe marrëveshjen, kur binden se e para kushton më shumë. Për momentin, meritojnë respekt të distancuar dhe mosbesim. Kosova ja ka ofruar të dyja!
Po kontributi i Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë në fushën e njohjeve për Kosovën?
Qeveria aktuale e Shqipërisë ka bërë punën që duhet dhe do të bënte çdo qeveri shqiptare. Këtu mos prisni të bëj “opozitarin”. Kjo është një politikë ku Tirana zyrtare merr merita për konstruktivitetin rajonal dhe forcon krahun lindor të sigurisë së saj kombëtare. Falë edhe kësaj diplomacie permanente që nuk ka njohur që nga 1999 dallime esenciale, vende si Maqedonia, Mali i zi dhe Bullgaria janë duke dalë nga “ambiguiteti” në marrëdhëniet me faktorin shqiptar, (Sofja pak më shumë edhe për interesat e veta). Greqia po ofrohet me politikën e faktin e kryer në marrëdhëniet me shqiptarët. Për njohjen formale të Kosovës do presim interesin grek dhe nuhatjen që e kanë si rrallë kush.
Gjërat po rrjedhin me shpejtësi nën lëkurën e kohës. Aleatët tanë Britanikë dhe Amerikanë na konsiderojnë pjesë të historisë së tyre të suksesit. Roma është ajo që ka qenë gjithmonë. Thjesht, dhe vetëm mike. Buzëqeshja historike e Vjenës, dashamirësia e Berlinit, dhe Franca që po regjen shqiptarët…Moska po na studion. Pekini na njeh dhe do lëvizë më më shpejt se kjo e fundit. Shkurt! Na presin kohë interesante…
Luteni të mos e kuptoni për kompliment, por nuk ka dyshim se personaliteti Juaj në Kosovë çmohet lart. Çfarë po ndodh me proceset më të reja brenda PS-së?
Partia Socialiste po fillon përgatitjet për zgjedhjet e 2013. Tetë vjet në opozitë ishte një “fiskulturë” jo e lehtë. Bërja e dallimit me atë që ekziston si qeverisje aktuale është shqetësimi ynë kryesor.
Edi Rama duket se nuk ka se çfarë të ofrojë më për PS-në. Në të dyja shtetet si në Kosovë dhe në Shqipëri, liderët politikë mbeten të palëkundur qoftë edhe kur i humbasin zgjedhjet. Që të dyja shtetet janë ende me demokraci të brishta, ndërkohë morali i liderëve shqiptarë për të dhënë dorëheqje ende nuk duket në horizont. Si i vlerësoni këto momente kyçe?
Politika, ashtu si piktura, është art. Në art, dramat si rregull të nxisin për më shumë. Edi Rama është një politikan jokonformist dhe produkt i kohës së tij. Ka përballë “bastin” e jetës dhe që është ndryshimi i statuskuosë në Shqipëri… Sigurisht, edhe daljen në pension të një elefanti të vjetër politik si Berisha… Unë jam në krahun e ndryshimit… Kur ky të ndodhë, e di që do jem i mërzitur me këtë fakt. Pasardhësit e Berishës nuk do kenë përmasa “elefanti”. Do japim e marrim me “dhelpra”…
Si e sheh lëvizjen e ish-kryetarit të PS, Fatos Nano?
E ndjej që do t’ju jap një përgjigje që do e nxisë lexuesin të pyesë “Çfarë donte me thënë me këtë përgjigje?!”…Arsyeja është e thjeshtë, pasi Fatosin unë e vlerësoj me të mirat dhe të këqijat për vendin që ai zë në memorien time. Prandaj, më duket se mospërgjigjja ka më shumë kuptim.
Këtë vit shënohet 100 vjetori i themelimit të shtetit shqiptar. Cilat në fakt do të duhej të ishin prioritetet e shqiptarëve në këtë ngjarje historike dhe si e vlerësoni ju reflektimin e dy shteteve dhe personaliteteve më të shquara në të dyja shtetet?
Nuk e di! Përgjigjen pranojeni si të ishte e një fëmije! Kjo edhe për faktin se i tillë ndihem para një historie si kjo e jona. Ajo është një ajsberg i vërtetë që na fton me tragjizmin e saj të thellë ta njohim…dhe ta kuptojmë edhe më shumë!
Por, një këshillë të kokulur e kam! Do ti ftoja djemtë dhe vajzat e Kosovës, për ata që munden sigurisht, që në datën 28 nëntor të vinë në Vlorë…Janë pasardhës të një burri si Isa Buletini që la dikur Kosovën nën flakët e ushtrisë serbe dhe ju ndodh në krah shtetformimit dhe ngritjes së flamurit kombëtar nga Ismail Qemali. Udhëtimi nga Kosova drejt Vlorës, do jetë si një ëndërr përmes Mirditës për të zbritur në Labëri…Si për të na kujtuar tre “bazat” e ushtarëve më të mirë që ka Armata e Shqiptarisë në çdo kohë…Jam i bindur se njëjta gjë do të ndodhi edhe me shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës…Ju them me bindje: –
Ku është Shqipëria sot pas 100 vjet të themelimit të saj si shtet?
Me gjithë mërzitjet e politikës, në pikëpamje të rrugëtimit historik shqiptarët po jetojnë gati “ëndrrën”…Jeta e shumëfishtë e tyre po perëndon dhe bota shqiptare po konturohet siç ajo ekziston.
Kjo që po ndodh nuk është dhe aq e thjeshtë, se si thonë të vjetrit e mira nganjëherë “të vret” më shumë se e keqja. Por unë jam optimist. Sensi i vetekuilibrimit është ndjesi e lindur tek shqiptarët. Ne po ecim ngadalë dhe nganjëherë “në majë të gishtave” a thua se kemi frikë se do na dali gjumi dhe realiteti do bëhet ndryshe.
Brezi i ri 20 vjeçarëve i cili sheh i habitur traumën kolektive të shoqërisë shqiptare, në një botë të ndryshuar, dhe “habia” e tyre është thuajse një bekim për këtë 100 vjetor…Ata janë kapitulli i ri për historinë dhe postdramën shqiptare.
Viteve të fundit e veçanërisht këtë vit të përvjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, si asnjëherë më parë nuk është vënë në pah bashkimi i shqiptarëve. Ka të ngjarë që në qarqet politike të shqiptarëve këndej e andej kufirit politik po diskutohet me rezervë dhe shpesh edhe padashje po trajtohet edhe si tabu temë. Si e vlerësoni ju këtë dhe pse me kaq frikë përfaqësuesit e të dyja shteteve flasin për bashkimin shqiptar?
Pse qenka “tabu” kjo temë nëse ajo diskutohet hapur!? Ta konsiderosh “tabu” një temë si ajo e “bashkimit të shqiptarëve” minimalisht është inferioritet…Politikës i duhet të përballet qetësisht. Pyetja e ftohtë ndaj “tabusë” është: “Si?”…Një rrokje që ndan realitetin dhe ëndrrën dhe fton qetësisht logjikën të diskutojë një “tabu” e cila nuk ka pse trajtohet si temë e “ndaluar”. Në se nuk e bëjmë dot sot, kur do e bëjmë?!
Politikani, ose ai që tenton të bëhet i tillë, detyrën e parë “të pashkruar” ka përpjekjen që të lidh “ëndrrat” me realitetin. Gojëtaria dhe projekti, veprimi dhe “reaksioni” zinxhir i veprimeve të njëanshme janë pjesë e diskutimit të “tabusë”. Çfarë fitojmë dhe çfarë humbasim nga ky projekt? Pse u dashka të heshtim vallë?!…Historia nuk është bust plasteline. Në Ballkan, ajo ka lënë një kumt sa edhe rregull të pashkruar e cila ka nxjerrë të humbur cilindo që nuk e ka respektuar. Ai është: “Mos rreziko të nevojshmen, për të fituar të tepërtën”…Kushdo që e ka sfiduar këtë rregull, ka humbur! Përjashtim ka bërë veç lëvizja për liri kombëtare. Sot shqiptarët janë “lojtarë” e jo “skllevër” dhe rregulli është përballë tyre dhe i pandryshuar.
Ka edhe diçka tjetër e cila është më pak e dukshme. Pse elitat politike shqiptare refuzojnë ta diskutojnë “tabunë” e bashkimit të shqiptarëve?! Dhe ka një përgjigje, edhe njerëzore. Ajo është fakti që koha ka rrjedhur dramatikisht shpejt. Elitat shqiptare janë kaq të reja dhe kaq të papërgatitura po ashtu. Mos harrojmë se vite më parë Berisha ishte një doktor zemre, Edi Rama pedagog pikture, Hashim Thaci dhe Ali Ahmeti ishin anëtarë të një organizate ilegale…
Sfida shqiptare sot, është konstruktimi i një bote shqiptare të ndërlidhur dhe pa ndryshim kufijsh, ku brezi i ri i shqiptarëve të mos ndjejë krizë identiteti dhe ti shohim politikanët e vet si “dinosaur” të një kohe të mbaruar…
Nuk mund t’i qëndrojmë “tabusë” përballë pa kuptuar dramat dhe ëndrrat e 20 vjecarëve. Sot, “tabuja” e vërtetë, është pafuqia e politikës për të dhënë përgjigje të kuptueshme. Nuk harroj, se brezi im vite më parë refuzoi realitetin e politikanëve pa “përgjigje” të komunizmit dhe “përktheu” kohën të cilës i takonte…
Viteve të fundit e kemi parë një përafrim të “panatyrshëm”, midis Partisë Demokratike të Shqipërisë që është parti e spektrit të djathtë dhe Partisë Demokratike të Kosovës që i takon spektrit të majtë. Në ç’prizëm e shihni këtë përafri, jo rrallë të çuditshme?!
(Qesh) Po pse qenka i çuditshëm dhe i panatyrshëm një marrëdhënie e tillë. A ka kohë sot, Kosova dhe Shqipëria që të presin për tu qeverisur nga “bashkë-vëllezërit ideologjik”, për të ndërtuar partneritetin strategjik midis vendeve tona?! Midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka pasur dhe nuk do të ketë majtistë dhe djathtistë, por vetëm interesat e përbashkëta që dy “siamezët” ballkanik do t’i ndjekin derisa të ketë shqiptarë në këtë anë të botës…
Diçka që nuk ju kemi pyetur dhe keni për të thënë?
Në shtator do vij në Kosovë të çoj nipin në shkollë. E kam surprizë. As për fëmijët e mi nuk kam pasur kaq emocion…Brenda nipit tim, Pirros, fle “Shqipëria e Madhe”…Varianti i tim vëllai. Sigurisht!
Opozita vetem intervistohet, modeli i opozites ka ndryshuar pas 21 janarit 2011. Frika e vazhdueshme i ben qe opozita te jape intervista te kota duke bere gjoja e te berjes opozite, 4 shqiptaret qe u vranen nga qeveria, per opoziten eshte e normaleshme qe te besh gjoja opozite. Bashkim me Kosoven, jo, sepse Kosova dhe Shqiperia nuk lejne dy gur bashke. Kosova e meriton qe ta gezoje shtetin e saj duke qendruar e pavarur per te qene mirenjohes ndaj nderkombetareve per nje Kosove te lire dhe demokratike. Modeli i sotem opozitar eshte i pashprese per shqiptaret!
Intervista te kota!!! Interista eshte plot sens, pyetjet perpikase dhe pergjigjet me elegance e pa dorashka.
Intervista te tilla vlejne ti hapin syte popullit, ti perkthejne aktualitetin politik, pasi Majko eshte teper realist dhe i moderuar ne ato qe thote, shume me i sinqerte se Rama apo Berisha.
Sa fat i madh per Shqiperine,
qe ka nje Bir te permasave kaq te medha,
por,nje fatkeqesi e madhe per kete vend
qe nuk e vendosin ne vendin e duhur.
Basti i jetes per Ramen duhet te jete varja per gjuhe e Berishes per krimet qe i ka bere ketij populli.Vetem revolucion.Cohu o popull ti qerrojme qelbesirat.
Beni shume gabim z.Majko kur quani nje kriminel si Berisha,elefant politik.Ai eshte nje kriminel i ketij populli dhe shkaterrues i ketij vendi dhe asnje epitet tjeter nuk i pershtatet.A ka vrare shqiptare ne mez te dites,ai ka vjedhur dhe shkaterruar cdo gje te mire te ketij vendi duke perfshire ketu dhe vlerat e shoqerise shqiptare.Prandaj dhe Rama ti lere bastet,por te filloje me premtimet dhe ti mbaje ato.Berisha duhet te vihet para drejtesise per te gjitha krimet qe ka bere ne kurriz te popullit,dhe bashke me te dhe zvarraniket qe e kane ndjekur nga pas ne keto krime.
Opozita shqiptare nuk ka frike nga Saliu – por ka pergjegjesi per nejrezit qe e ndjekin. Sot nuk eshte vetem detyre e opozites qe te rrezaoje Berishen, por e cdo shqiptari me dy pare mend e me ndonje shprese te jetoje ketu ne te ardhmen. Ja pse te gjithe duhet et bashkohemi per ti cuar te gjitha votat majtas qe kjo qeveri hajdutesh te mbaroje nje here e mire dhe te filloje nje Shqiperi e re, demokratike e europiane.
Po afron dita e gjykimit per Klanin e Saliut dhe shume shpejt do te jete ketu ajo dite. Uroj qe te gjith shqiptaret ta ken kuptuar se cdo te thote te jetosh ne nje vend pa liri. Sot eshte detyra jone qe te votojme kunder qeverise se vrasesve e hajduteve.
Ja nje politikan i mire, i cili i ka sherbyer gjithmone vendit te tij ne cdo rrethane. Nuk ka shtuar njeqind kile dhe as eshte cmendur si Berisha, po prape flet shtruar e pa share kend. Besoj se Pandi eshte nje nga arsyet pse PS eshte nje alternative politike nje mije here me e mire sesa PD e qelbur e hajduterise masive.
PS eshte sot e vetmja shprese per nje shqiperi me te mire e eme te begate. Duehte te fitoni medoemos per cdo shprese shqiptare se kjo qeveri eshte duke e katandisur kete vend me keq se cdo pushtim sllav. Nuk ka asnje armik me te keq se ate qe e ke tendin e saliu jone eshte armiku me i eger i ketij vendi qe nga Hunet.
Vendi ka nevoje te rizgjohet e riangazhohet kunder palo politikaneve ne pushtet. Besoj se Majko dhe Rama jane nga ajo sere politikanesh qe do te kishim dashur ne krye gjithe keto vite vjedhjeje nga qeveria. besoj se do ta realizojme ket ne zgjedhjet e ardhme
thoni ca tdoni plako po duket se Berishi do e haje keq e me keq nkto zgjedhje qe vijn
Shqiperia po zgjohet perdite e me shume ne nje realitet te hidhur e te vjedhur prej kesaj qeverie e cila shum shpejt do marre nje mesazh nga poplli i vet. PS duhet te jet gati qe ta marr kete mundsi e te qeverise vendin ne menyren e duhur per te gjithe shqiptaret.
E lexova dhe e rilexova me shume etje dhe me shume vemendje.
Eshte per te ardhure keqe qe ne Shqiperi nji intelektual dhe burre shteti si Pandeli Majko jeton ne heshtje,vren dhe analizon c’do ngjarje!…
Shqiperia ka nevoje per nji kryeminister te deje si ky burre shteti.
Historia do te dije ti japi vendin Pandeli Majkos,pa asnji medyshje eshte politikani ma brilant i Shqiperis,ka nevoje kombi per kete njeri me permasa te jashtezakonesheme,nji djaloshe i ri aso kohe perballoi ate tragjedi te madhe Kosovare.
Pandeli Majko i perkete atyre intelektualeve me emer nderkombetar,Shqiperis dhe partis Socialiste i duhet nji burre shteti si ky Majko qe gjerat jua thot troc.
Cfare basti i jetes, o Majko? Rama nga cdo marreveshje qe ka bere me Berishen, ja ka zgjatur jeten politike me nga dy vjet. Prape qe beri marreveshjen per kodin elektoral, do humbe dhe do ja lere kodit. Gabova, po nuk e perseris gabimin, do bej nje gabim te ri po qe. Deformojne voten e shqiptareve duke mos lejuar korrektimin kombetar, dhe pretendojne ti besoje populli
Pension te perjetshem ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
EDHE ME OPTIMISTIT I PRET SHPRESAT,’HARTIMI’ I NJE EKSTRATERRESTI
”SEPSE NUK KEMI NJE KLASE POLITIKE TE AFTE”’zbulon’PANDI ‘KRISTO’
O shqipetare,as me thoni kur degjoni nje njeri te tille qe jo vetem ka qene ne kryete ‘puneve'(desha te them shkaterrimit)e aqe me teper te qeverrise e mbas 22 vjet ‘djegje’ thote se ‘nuk kemi nje klase politike te afte’duhet shtruar urgjent ne psikiatri apo duhet dhene ‘pasaporta biometrike’si gjysma e shqipetareve qe bredhin neper bote si mize pa koke edhe per fajin e tij ,mjafton te iki nga syte kembet?
Ja kjo ka qene ‘AJKA’ qe mbas 22 vjet na sollen ne kete ‘DITE’.
Idjotesija e tij ,(imagjino politikanet e tjere)arrin deri aty qe edhe kur pyetet per ndryshimin e kesaj gjendje te pandryshueshme na del me tezen ‘BASTI’ i jetes se RAMES,DO ME THENE NE 22 CVJET çKISHIM PER TE VJEDHUR E VODHEM,PER TE SHKATERRUAR E SHKATERRUAM,TANI QE NUK KA NGELUR GJE URDHERO ZOTI RAMA NDERTO MBI GERMADHA ATE QE SMUND TE NDERTOHET E ME QE NE EDIME SE NUK NDERTOHET,TI DUHET TE LARGOHESH PO HUMBE.TEORI IDJOTE QE RAMA LUFTEN TA BEJE SI INDIVID E SI NE DIKTATURA NDERSA HUMBJEN SI NE ‘DEMOKRACI.
P.S SHQIPETARET DHE ELEKTORATI I MAJTE EDHE SIKUR TE MOS VINE KURRE NE PUSHTET NUK DUHET TA KERKOJNE HUMBJEN TEK RAMA QE POPULLI JA NJEH VLERAT E PUNES TE PAKTEN ,POR TEK PANDELINJTE,ILIRJANET,FATOSAT E PIONIERET E ENVERIT QE E KANE KATANDISUR NE KETE GJENDJE TE MAJTEN SHQIPETARE.
cfare nuk degjon nga keta palopolitikanet tane (basti i rames ne jete eshte te nxjerre berishen ne pencion)!!!!
po cfare basti flet ktu more po eshte normale qe berisha do humbasi dikur populli eshte lodhur me te jo qe duan ramen apo e pencionon rama pse nuk e pencionoj ne 2009 pse i humbi zgjedhjet ne tirane 2011
behuni pak me serioze tregoni te verteten rama eshte po aq autoritare sa berisha u ka futur te gjithve ne rrisht dhe nuk guxoni te hapni gojen pa lejen e tij njesoj sikur berisha me te tij keto na trego mos na trego perralla ktu tashi e dijme te gjithe se populli nuk e voton me berishen se jane lodhur me te dhe haduterin e tij
kete priti rama qe te lodhet populli me berishen dhe tevije ne pushtet kjo eshte e verteta
Ky (Majko)eshte betuar qe te meret me cdo gje, pervecse me politiken dhe qeverisjen e Berishes.
Me menyren se si po veproni o Majko e keni te humbur bastin . Me menyren se si po vepron Sa’li meriton me shume se pension por jo nga ju , se ju jeni me paçavure se ai…nuk lahet mu.. me shu… o Majkooooo. Ju meritoni pensionin te gjithe pa perjashtim.
Ashtu, sikurse e nxorri edhe Ilir Kokemadhi gjate fushates se vitit 2009: “Keto jane ditet e fundit te Sali Berishes”, “Saliu, mbas dates 29 qeshor 2009 del ne pension”, dhe cfare ndodhi, jo vetem nuk e nxorri ne pension, por u bashkua me te, e mbajti ne pushtet dhe tani po vjedhin bashke Shqiperine. Edhe Edi Rama, te njejten gje ka per te bere, jo vetem qe nuk e nxjerre ne pension, por do te jete Berisha ai qe do ta nxjerre ne pension Edi Ramen. Deri tani O Z. Majko, nuk keni gje ne vije, nje vere ne uje! Saliu, nga dita ne dite, edhe ne saj te mbeshtetjes te “pakushtezuar” te Z. Arvizu, po behet me i fuqishem se kurre. Do te vazhdojme ta kemi kryeminister edhe mbas 2013, mbas 2017, mbas 2021, e mbas, e mbas!
‘DEMOKRISTJANI’ MAJKO,PAS 22 VJET PALLE ARIU TANI PREDIKON SI NJE ‘PRIFT PEDOFILO’ QE KA VJOLENTUAR PER 22 VJET NJE FEMIJE.”N UK DUHET JO VETEM TE ANKOHESH POR TE MOS E HUMBESH SHPRESEN”
konformist i pandreqshem o Majko;ja ç’je!Rama po kerkon te fitoje bastin me bileten e Arvizus.Garda e riosheve te thinjur te PS rri gati per ofiqin e rradhes;berisha doemos do bjere se Amerika nuk e le me shume se 8 vjet,se per aq ia ka graduar bullonat.Ju beni sikur llomotisni politike,por menyja ju vjen nga pertej detit dhe sidomos pertej oqeanit;ju nuk ziheni per menyne,po per racionet.Te kini turp qe keni lejuar mbijetesen politike te berishes,qe nga’96 e deri me sot.Njeqind here turp,njemije here turp.Koken te kishit plasur,mos ta linit te vinte gjendja deri ketu.Kur te merrni çelesat e ofiqeve qe i keni shperndare prej vitesh do shikoni qe barbari i vuçitoles s’do kete lene as miza dheu e jo me fonde.Keni mendere ju ta plasni brenda qe diten e dyte?Ketij i them bast une.
Pandeli Majko, as nuk ka pasur, as nuk ka dhe as nuk do te kete kurajo politike, qendrim politik dhe personalitet politik.
Nqs do ti benim nje pershkrim veprimtarise dhe jetes politike te Majkos, ulje ngritjeve te tij, terheqjeve, indiferentizmit ne momente kyçe te jetes politike dhe veprimtarise se PS-se, Pandi nuk ka qene.
Ka heshtur, ka fjetur, eshte terhequr, eshte rrudhosur, ka ndjekur njeshin, ka pasur frike, ka dashur ne pamundesi te jete vete dhe ze ndryshe brenda PS-se, ka karakterin e tille qe s’flet kur duhet te flase dhe flet athere kur s’duhet te flase etj.
Pandeli Majko, si shume te rinj brenda PS-se,( qe tash ushtaret e Bashkise dhe te Mjaft-it te Edvin Rasputinit i kane zv.), eshte produkt i politikes liberale dhe gjithperfshirese te kryetarit historik te PS-se Fatos Nano.
Duke pare historikun e PS-se ne keto 20 vjet, konstaton se Majko ka qene kanakari i nje grupi “xhaketash te vjetra”, qe sot mbajne ne pushtet Edvin Rasputinin.
Eshte qesharak Pndeliu, dhe e kthen ne lolo Ramen, kur deklaron ,se qellimi i Rasputinit eshte nxjerrja e Berishes ne pushtet.
Shikoni si e thjeshton Ramen dhe misionin e PS-se Pandi, me sa mendjelehtesi dhe naivitet, me çfare gadishmerie dhe besnikerie ushtaraku i qendron idese se qellimi primar i Rames eshte nxjerrja e Berishes ne pension!!!???
Turp per Majkon, turp per PS-ne dhe keqardhje per gjithe ata militante dhe anetare te PS-se, qe besojne se misioni i PS-se ne radhe te pare eshte permiresimi i jetes ekonomiko shoqerore dhe i cilesise se demokracise ne jeten e shqiptareve.
Jane keto vlera qe e nxjerrin ne pension mullahun dhe jo figura groteske e Rasputinit apo eunukut Majko.
Ndjej keqardhje per Majkon, per personin e tij, i cili si dhites, si butak qe eshte, nuk nxjerr dot dy fjale, per Fatos Nanon, ai i cili e lançoi Majkon ne politike, i dha besim, i dha poste, i dha merita, i dha perfaqsim, i dha goje dhe kurajo te fliste dhe te vepronte, biles edhe ta konkurronte.
A guxon Majko ti bej keto ne kohen e Rames? A guxon ai, apo syresh si ai?
Keta legena, as gojen se hapin pa urdhrin e Rames.
Kujtoja se Majko e kish kaluar stazhin e ushtarit, por u gabova.
Mbetet i njejti Majko, pa shtylle kurrizore, pa bosht, butak, pa kuraje, pa inisiative, pa veprim, pa horizont, frikacak dhe eunuk i klanit qe i sherben.
Nje figure si Majko, qe nuk ka kurajon, qe nuk e ka patur kete dhe qe asnjehere s’ka qene i qarte dhe i vendosur, dhe ne momente kur PS-ja ne drejtimin e Rames, ka humbur, ka deshtuar, ka vepruar gabim, pa ide, pa aleanca, pa program dhe veprim te qarte, nuk flet troç dhe qarte , por llomotit gjepura, as nuk e meriton te perfillet.
Butak ka qene dhe i tille eshte akoma, biles me keq.
Dhe nje gje tjeter:
Mos kujtoni ju se Majko eshte heroi i luftes se Kosoves, se ndihmoi me arme e hapi kufijte etj.
Aspak, para tij qendronte dhe vepronte Fatos Nano. Ai e bente ligjin dhe kur Pandi qendronte ne zyren e kryeministrit.
pune korrakesh…..
Z. Shqiptar i zhgenjyer! Ne te vertete, ti nuk je i vetmi shqiptar i zhgenjyer. Jane me mijera e mijera shqiptare, jo vetem te zhgenjyer, por edhe te torturuar, te terrorizuar, te vrare, te neperkembur, te mashtruar dhe te perdhunuar! Dhe me te gjitha keto, cfare bejne shqiptaret, bejne sehir! Me cilen shoqeri civile te mburesh (perpak desha te them – te krenohesh), me Henri Cilin, me Blendi Fevziun, me Frrok Cupin, me Arian (Spiun) Hoxhen, me ke?! Te tjeret jane pa peshe, me te tjeret Sali Temuzi tallet, sic eshte tallur me popullin keta 20 vjet. Nuk ka dhe nuk do te kete Shoqeri Civile, perderisa te kete “tradhetare”, “grevethyes” dhe zedhenesa te qeverise te llojit Artur Zheji dhe Artan Hoxha, Spiuni. Nga sa ka ndodhur deri tani, arrihet ne perfundimin, se keta njerez duhet te kene nga nje dosje si spiune te sigurimit, sepse nuk eshte e mundur qe njeriu te bjere ne kete nivel poshterimi te vetvetes, deri ne neveri. Nga ana tjeter, ata individe te shoqerise civili qe kane guximin dhe ngrene zerin ndaj padrejtesive te Sali Berishes,ndaj korrupsionit te familjes se tij dhe te qeverise se tij, kercenohen, perndiqen, arrestohen dhe rrihenne komisariatet e policise nga Burgajt dhe Kulicajt,u futen letra posht dyerve te shtepise me paralajmerime per jeten e tyre dhe te femijve. Duke biseduar me njrin prej shoqerise civile, lidhur me gjendjen e sotme ne Shqiperi, e pyeta perse nuk i boton keto ne shtypin e shkruar,dhe ja cfare me tha: “Zoteri, kam femije une!” Ja, kjo eshte demokracia qe ka ndertuar Sali Berisha! E fundit gje, cdo gje qe behet sot ne Shqiperi, qe nga shitja e pasurive kombetare te Shqiperise, korrupsioni i pakrahasueshem i qeverise dhe i Familjes se Oborrit, “reformat” politike, si edhe deklaratat e te huajve te brendshem (te ambasadoreve) dhe te jashtem (te Fyles me shoke), kane per qellim perforcimin dhe perjetesimin e pushtetit te Sali Berishes. Mos mendoni kurre se viti 2013, do te sjelle ndonje ndryshim. Jo, kurre! Te gjithe dhe gjithcka qe behet ne kete vend, behet per pushtetin e Sali Berishes!
o bashtove a ka arrdhe asfalti ne katundin tend apo jo,gezohu asfaltit se para ca vitesh ne katundin tend nuk shkonte as gamori apo e harrove,dhe lene politiken se nuk eshte per ty se nuk te eshte tretur akoma buka e misrit qe kan ngrene prinderit e tuaj.kur eshte i pa kenaqu nje banues i bashtoves eshte per te vene duart ne koke,sepse per dyzetvjet ka flejte per toke (sepse nuk kishin krevate) dhe halen e kan pasur ne fund te baçes dhe per çati kishin nje çader te vjeter,dhe ç’far ben BASHTOVJANI qahet sepse demokracia i ka ndryshuar jeten…..
Sipas nje mendjeje timen, mund te them se midis Edi Rames dhe Sali Berishes, eshte lidhur nje pakt, nje marreveshje: Rama merr pushtetin, por me kusht qe te behet garant per jeten e Sali Berishes dhe te familjes se tij, djalit dhe vajzes se bashku me bashkeshortet dhe femijet e tyre. Kjo e shpjegon ate qetesi dhe siguri qe ka Rama,kur thote se ne vitin 2013 do te behet kryeminister,pa tjeter. Sigurisht, per kete marreveshje, ne radhe te pare dorezanes eshte Z. Arvizu, pastaj dy koqet e tjere, ai i OSBE dhe ai i BE. Por duke marre parasysh pervojen e meparshme, Sali Berisha, pavarsisht nga marreveshja, dhe nga garancia e Z. Arvizu, perseri do t’i fute gishtin Rames, sic beri ne qershor te vitit 2009. Me kete, jo vetem rames, por edhe Arvizusedo t’i fute gishtin, ose te pakten do e lere me gisht ne goje, sic themi ne shqiptaret trima (dhjeres) dhe te mencur (debila).
Saliun ne pensjon e nxjerr vetem populli.Popull si ai i 97.I kurdisni dhe do ta shihni Saliun refugjat tek Berluskoni.