Gazmend Oketa: Pronat e ushtrisë duhet të shkojnë për ish- pronarët

20 Korrik 2012, 21:56Politika TEMA

Gazmend Oketa, kryetar i grupit nismëtar të Frymës së Re Demokratike dhe ish- ministër i Mbrojtjes, tha se pronat e ushtrisë, që dalin jashtë Planit të Përhapjes, duhet të shkojnë për ish- pronarët. Ai i bëri komentet duke folur për A1Report.

Oketa komentoi edhe çështjen e dorëheqjes së Ylli Zylës, shef i Shërbimit Informativ Shtetëror. Oketa tha se në Komisionin e Sigurisë nuk ka mbërritur ndonjë njoftim për dorëheqjen e tij. Oketa tha se Zyla mund të jetë ende në detyrë përsa kohë lëshon shkresa. Ai shtoi se ekziston mundësia që dorëheqja e tij të mos jetë pranuar nga kryeministri.

Sa i përket akuzave për përgjim e trafik armësh në Ministrinë e Mbrojtjes, Oketa tha se është në favor të një hetimi parlamentar për këto çështje.

14 komente në “Gazmend Oketa: Pronat e ushtrisë duhet të shkojnë për ish- pronarët”

  1. FERGESA E RE DEMOKRATIKE says:

    Po pse nuk ja ktheve pronarve kur ishe minister i mbrojtjes. Harrove qe isheminister perpara imamit

      1. pronari says:

        po pra po ….por a mund te na thoni pse nuk e beri Oketa kur pati postin e ministrit ne vend te arben imamit? harruat qe ka qene minister i mbrojtjes

    1. Albogentivlora says:

      O Zenun, Oketa eshte djali me i mire qe ka patur partia demokratike. Te gjithe cfare kane mbetur atje jane me zagaret qe ka njohur historia e vendit. Oketa e beri detyren e tij si minister mbrojtjeje me perkushtim. Tamam djale i kulturuar dhe me respekt per veten e tij dhe jo si keta lamashet qe atje sot e peshtyjne dhe neser e lepijne.

    2. caro albanese says:

      O katunar, po pronat nuk i ndan Ministria e Mbrojtjes. A ke nigju ti caro albanese, qe privatizimet i bon Ministria e LSI-se, ajo qe quhet ministria e ekonomdhise shqiptare. Lexo, Lexo nai gjo, mos rri vetem tu vra morrat.

  2. ak says:

    bravo oketa mos e ler rastin te ik. kjo eshte vertet ajo qe frd duhet te synoj marjen e elektoratit te djatht .kembengulni

  3. luani Londer says:

    Sa shume pronare paska pas vendi yne,por ne kur dolem nga lufta ishim vetem reth 820000 banore e 3/4 e tokes tone ishte djerre u shtuam ne 3000000 e tani na dalin me shume se 400000 pronare e cpo na shohin syte ,per mua vetem te perndjekurit le ti japin shumen e konvetuar per vitet e vuajtur the mos ti bien ne qafe popullit por duhet te kalojne ne sitete imet se eshte genjyer shume bastarted e te fortit kane perfituar por mjafte me se po merni dhe djersen e gjakun e baballareve tane dhe po lini ne mjerime brezin e ri.A ka rini ky vend apo jo?

    1. hidrauliku says:

      Rini e tredhur sapo lind !-jane te gjithe shuume te zene duke pire kafe ne trotuaret e lokaleve,a duke bere ndonje skedine.

  4. historia says:

    Te lumte Z.Oketa sa here fallco politikanet shkelin drejtesine,ligjet,nderin e shqiptareve verini ne dukje. Vetem keshtu do shtohen radhet e FRD-ke,me fakte te binden shqiptaret naive per gafat e te pa afteve qe ka PS-PD,duke ecur me hapin e breshkes drejt BE-pian.
    Qint vjet paloshtet.

  5. I drejti says:

    Gaz oketa kur ka qene minister mbrojtje ka bere disa shkresa zyrtare ku urdheron ministrine e ekonomise qe disa prona te ushtrise qe nuk i perdorin tju kalojne ish pronareve. E di mire kete pune madje behet fjale edhe per prona ne bregdet. Por problemi eshte se te ministria e ekonimise nuk ka zyrtare por hajdute.

  6. I drejti says:

    Disa prona ne bregdetin e himares te cilat sot po i denoncon opozita qe po vidhen, oketa ka vite qe ka dhene ok qe te shkojne tek pronaret e ligjshem por sic duket po shkojne tek hajdutet qe nuk kane te ngopur. Mire te na e bejne kur jemi popull dele.

  7. qytetar says:

    z. Oketa pronat duhet ti shkojne pronareve, jo ishp-ronareve siç i quante Enveri, ne emer te tyre gjenden edhe sot e kesaj dite trojet neper hipoteka, por pushtetaret kleptoman dikure morracake e tani te pasur, i kthejne nga pronar ne ish-pronar nepermjet kleptolegalizimit.

    Nese FRD do te beje politiken e se drejtes duhet te mbeshtes pronaret, ata jane majtas e djathtas dhe jane shume.

    nese e shohin sinqeritetin tek ju, atehere mendoj se do te keni te ardhme.

  8. f.s.i. says:

    ec…o gazi sa ishe zv.kryeminister dhe me vone m. mbrojtjes se hape gojen se ishe siper pilafit,tani qe te futen bokllen leh si zagar.

  9. Shebeniku says:

    Nà Shqiperi po bèhen tè gjithè tè çmendur. ndersa politikanet jan pothuajse nèse nuk jan kriminel, jan hajdut profesionist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje