SKANDALI/ Policia e Pukës: Kur t’ju qëllojnë, na merrni në telefon

20 Korrik 2012, 17:45Politika TEMA
SKANDALI/ Policia e Pukës: Kur t’ju qëllojnë, na merrni

Bardhok Markaj, personi që humbi dy vëllezërit disa ditë më parë në Pukë dhe që mund të ishte vrarë edhe vetë, ka rrëfyer për A1Report neglizhencën dhe indiferencën skandaloze të Policisë së Pukës. Sipas tij, kur kishte bërë denoncimin në polici, i kishin thënë që të filmonte kërcënuesit me armë në krah dhe të merrte në telefon policinë, kur këta të fundit të qëllonin.

“Kur jam ankuar te shefi i Rendit në Pukë, më tha: Bëj një filmim që të jenë me armë në krah dhe na i sill ta kem si provë. Edhe pse kam kërkuar sërish mbrojtje në polici, më janë përgjigjur duke thënë: kur të qëllojnë, na merrni në telefon dhe do të reagojmë menjëherë, por unë u përgjigja se kur të qëllojnë do na kenë vrarë e s’do kem mundësinë t’ju telefonoj”, tregon Bardhok Markaj.

“Dy vëllezërit e mi së bashku me familjet e tyre ishin në fshat (në Qelëz të Pukës) për një festë fetare që festojmë çdo 28 qershor (Festa e Shën Kollit). Mëngjesin e ditës tjetër u nisën për në Tiranë, kur disa persona u kanë dalë dhe u kanë zënë pritë, duke vrarë dy vëllezërit e mi, duke plagosur dy nuset e tyre dhe nipin”, vijon më tej rrëfimin ai.

Sipas tij, fillimisht zënka mes dy fiseve ka nisur për një rrugë, “në të cilën ne kalonim dhe që përshkonte tokën e tyre, por mendoj se ka të tjera arsye pas kësaj, sepse vëllezërit e mi kanë qenë administratorë firmash”.

Bardhok Markaj pret “që organet e rendit të reagojnë së paku për të kapur autorët”.

“Kërkoj nga policia që të arrestojë autorët, që janë ende të lirë. Për këtë kërkoj dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme. Ata lëvizin ende lirshëm, ndërsa më i kufizuar në lëvizjet e mia jam unë që kam humbur dy vëllezërit dhe njerëzit e mi në Pukë, se ende jetojmë me frikën se ata mund të qëllojnë sërish”.

Ngjarja e rëndë është shënuar në datën 29 qershor në Pukë ku si pasojë e një konflikti për pronën u vranë vëllezërit Hil dhe Paulin Markaj. Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë, të së njëjtës familje, u plagosën rëndë në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz.

Avokati i Popullit ndërkohë ka dërguar për ndjekje penale oficerët dhe shefin e komisariatit policor të Pukës. Sipas Avokatit të Popullit, Igli Totozani, kjo ishte një tragjedi e paralajmëruar dhe nga ana e policisë nuk janë marrë masa.

Avokati i Popullit thotë se detajet e hetimeve nxjerrin fakte tronditëse mbi rolin e policisë në ngjarjen e Pukës.

 

9 komente në “SKANDALI/ Policia e Pukës: Kur t’ju qëllojnë, na merrni në telefon”

  1. feniks says:

    BENI NJE VIDEO KLIP ME KETE TEME DHE DERGOJANI EUROPES,NATO-s DHE SHBA-ve,qe ta kene si material metodik per shkollat e tyre te policise!!!
    Me sakte per shkollat e QENVE!!!

  2. katunari says:

    E kuptoni cfare niveli ka policia shqiptare?Te shohesh te gjithe shefat e policise dhe oficerat,injorante klasik,derra,te pa lare,me paraqitje primitive dhe pa edukate dhe sigurisht te korruptuar.Po te besh nje krahasim edhe me policite e vendeve fqinje,disniveli eshte i dukshem.Shkoni shihni per pese minuta nje rajon policie ne Tirane,lemerisesh nga tipat qe punojne oficere,te gjithe nuk jane njerez ne rradhe te pare,nuk kane minimumin e sjelljes,lene pastaj per profesionalizem.Po themi per oficerat,se sa per policat e thjeshte,mere me long se mishi maroi.

  3. *king says:

    O gazeta TEMA 28 Qershori nuk eshte festa e shen Kollit po eshte e shen Palit,Shen Kolli esht me 5 Dhjetor

  4. brigada 8s says:

    Kte lloj policie di te ndertoje Sal Sheqerja

  5. xha temja. says:

    ore Bardhok po ky eshte shtet ligjor o derbardhe, si mund te veproje ashtu me tym, ajde shko ju thuaj vrasesve qe te te qellojne e ti regjistroji, pastaj policia e Mutit(mulit) do ti kapi, se keshtu pa prove nuk futet njeri ne burg dakort nashti?

  6. beni says:

    Nese do vazhdohet ne kete menyre qe politika ti vendos shefat e policise atehere profesionalizmi ne polici ka vdekur,si mund te drejtoje efektivat nje drejtues ku kurre ne jeten e tij nuk ka prere nje flete arrest,po te marresh ne te gjithe vendin te atij lloji jane,kane mbetur vetem disa punojes policie te cilet kane mbaruar shkollen e policise heret te cilet e njohin mire policine ku edhe atyre jua kane vene kemben dhe nuk i lene te ecin ne karriren e tyre duke dale perpara guzhinjere e njerez qe nuk kane asnje lidhje me policine por vetem me politiken, kjo qe ka ndollur ne puke eshte nje skandal policor dhe drejtuesit e larte te policise duhet te vene dore ne kete ngjarje pa u marre avukati i popullit me kete pune.Ne puke njehere ne vit ndoll ngjarje edhe ajo katranoset nga policia lokale ku jane gjith ata njerez qe marrin rrogen e shtetit.

  7. qytetar says:

    Sa para e ka çu pedeja malsorin, jemi vendi i par ne bote qe mund te marresh ne telefon pasi ke ngren kokrren e plumit.
    Kesaj i thot paloci profesjonale ky.

  8. er_visi says:

    Gjithmone kte te thon, po te kercenoi ose te vrasi hajde prap… vk pune shqiprie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje