Nisin diskutimet për heqjen e imunitetit. Ja PROPOZIMET e opozitës

20 Korrik 2012, 13:17Politika TEMA

Ka zgjatur më shumë se dy orë debati në Këshillin e Legjislacionit në lidhje me heqjen e imunitetit. Pavarësisht debatit të ashpër, në fund duket se palët po shkojnë drejt hartimit të një projekti të përbashkët, që do garantojë heqjen e imunitetit dhe kufizimin në disa raste.

Pandeli Majko dhe Edi Paloka janë pranuar si dy relatorët për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit.

Ndërkohë është miratuar një listë me ata që do të dëgjohen në seancat e hapura dëgjimore për heqjen e imunitetit, që do të nisin nga dita e nesërme.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e nisi mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit duke theksuar se heqja e imunitetit është një kërkesë e BE. Ajo tha se ligji është shqyrtuar me vëmendje dhe ka marrë ekspertizën e organizmave ndërkombëtarë.

Kurse opozita nga ana e saj ka pasur shqetësimin e gjendjes së drejtësisë pas zgjedhjes së Bujar Nishanit në krye shtetit. Ata kanë tentuar disa herë të lidhin çështjen e imunitetit me mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e gjykatave të larta dhe Prokurori i Përgjithshëm. Por në fund Partia Socialiste ka pranuar që duke nisur nga shtatori diskutohet për këtë çështje, kurse momentalisht të diskutohet për ndryshimet kushtetuese që lidhen me heqjen e imunitetit.

Shpesh herë debati në sallë precipitoi me akuza të ndërsjella se kush është grupi i miliarderëve në secilën parti.

Pandeli Majko ngriti shqetësimin se problem është paprekshmëria dhe jo imuniteti. Kurse kryetarja e Kuvendit u shpreh e hapur për tu hetuar vetë personalisht për korrupsion.

Opozita po ashtu e ka shqetësimin tek kufizimi i lirisë për të folur për deputetët, duke synuar që diçka e tillë të rregullohet në nismën që do votohet në Kuvend më 6 gusht.

Po ashtu deputetët e opozitës synojnë të japin më shumë garanci për anëtarët e gjykatave të larta, të cilët nuk mbajnë përgjegjësi për mendimet dhe vendimet e tyre. Po ashtu deputetët, njësoj si anëtarët e gjykatave të larta në vend, nuk mund të arrestohen ose të burgosen pa një autorizim, në rastin e deputetëve nga Kuvendi dhe në rastin e anëtarëve të gjykatave, nga Gjykata Kushtetuese.

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet sërish nesër në orën 10:00 për të shqyrtuar në lidhje me çështjen e heqjes së imunitetit. Në mbledhjen e nesërme do të jenë të pranishëm edhe grupet e interesit, të cilët do të japin mendimin e tyre në lidhje me nismën për heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.

 

Amendamentet që propozon PS

 

Amendamenti 1 : Neni 1 i projektligjit të riformulohet si vijon:

Neni 1

Neni 73 ndryshohet si vijon :

“Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit dhe përmbushjes së të drejtave dhe detyrave të tij si deputet. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes. Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e kryera jashtë ushtrimit të funksionit dhe përmbushjes së të drejtave dhe detyrave të tyre si deputetë të Kuvendit.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij/saj të ushtrohet kontroll personal ose banesës, pa autorizimin e Kuvendit.“

3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë të mbyllur për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të fshehtë, me votat e shumicës së të gjithë deputetëve.

Amendamenti 2. Neni 2 i projektligjit të riformulohet si vijon :

Neni 2

Neni 126 ndryshohet si vijon :

“Neni 126

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mban përgjegjësi për mendime dhe vendime të marra në ushtrim të funksioneve të tij. Procedurat lidhur me përgjegjësinë e tyre për shkelje të kryera jashtë funksionit të tyre, në kushte të njëjta si përgjegjësia e deputetëve, rregullohen në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo forme pa autorizimin e vetë gjykatës, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.”

Amendamenti 3. Neni 3 i projektligjit të riformulohet si vijon:

Neni 3

Neni 137 ndryshohet si vijon :

“Neni 137

1. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk mban përgjegjësi për mendime dhe vendime të marra në ushtrim të funksioneve të tij si gjyqtar. Procedurat lidhur me përgjegjësinë e tyre për shkelje të kryera jashtë funksionit të tyre, në kushte të njëjta si përgjegjësia e deputetëve, rregullohen në ligjin organik të Gjykatës së Lartë. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo forme pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.”  

2. Gjyqtarët e tjerë nuk mbajnë përgjegjësi për opinione dhe vendime të marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore. Gjyqtari nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo forme pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.”

 

17 komente në “Nisin diskutimet për heqjen e imunitetit. Ja PROPOZIMET e opozitës”

  1. sociologu says:

    ANALOGJI.
    Pavaresisht debateve
    po shkojme si Greqia
    ne gremine ne humnere
    ngaqe vithte qeveria.

    1. elinksar says:

      Me kete qeveri qe pret cdo gje te mundshme per tia hedhur fajin opozites me mire ti japin imunitetet. Ne fund te fundit PS do jete ne qeveri vitin qe vjen dhe do te kete vertet shume pune per te mbledhur te gjithe hajdutet e kesaj qeverie bashke e per ti vene ku e kane vendin.

    2. ujku says:

      Berishen nuk e shpeton me as dreqi.
      Eshte i destinuar te shkoje drejt e ne librat e historise si nje nga eksperiencat me te keqija politike te ketij vendi apo te kesaj pjese te botes.

    3. elvana says:

      Aman se nuk durohet me asnje dite me Berishen mbi krye.
      I plakur, i rrjkedhur, i matufjepsur, pse gjithmone na bien ca te diktatore te ketij lloji neve? Ai duhet hequr sa me pare, se po na shet te gjitheve.

    4. Ballgjeri says:

      E vemtja gje qe ka rendesi per mua eshte qe vitin qe vjen eshte koha e Edi Rames ?
      Keshtu si po shkojme po kthehemi drejt viteve te komunizmit dhe vetem Rama eshte nje shprese ne kete moment.

  2. Edmond says:

    Bravo politika, keshtu vazhdoni. Reforme zgjedhore, imunitet. Cdo qytetar i thjeshte duhet ti pershendese keto reforma.

  3. kotfare says:

    Po pyeteni njehere kete fytyre te percunduar si si perfundoi ne ambasaden tone ne Paris dhenderuci i saj kengetar? Cfare kritere u ndoqen qe ai te sherbente ne ambasaden tone atje? Po per shkollen dhe “masterin” e saj a nuk mund te shikohet se si nje femer si kjo analfabete dhe

    1. xha Jaho (pa imunitet) says:

      Kjo mikja e parlamentit tone me kujtoi sot ate kapterin e Pukes qe ju fliste banoreve te lagjes per sundimin e ligjit: “Ligji, or tej, i denon te gjithe; bile, bile ene mu me kap ligji!”

  4. yyyypi says:

    Berisah eshte mallkimi i ketij vendi. Enveri i dyte. Me apo pa imunitet ai duhet shporrur pas kangjellave te ndonje burgu.

  5. rrapohekali says:

    Imunitetet do vazhdojne te jene te parendesishme nen kete qeveri qe e ka mendjen vec per te vjedhur. Ndoshta behen te rendesishme vitin tjeter, kur Socialistet te kene marre qeverine, po nuk e kuptoj pse ambasadoret kembengulin kaq shume per te marre nje gje te cilen Berisha do vetem ta perdore si gjithcka tjeter.

  6. Kris says:

    Berisha do ti fute ne burg,te paret Mediun dhe te LSI-se dhe me radhe te gjithe kundershtaret e tij.Vendi po shkon si ne 1997-en.

  7. Dmth says:

    Domethene Rama e hengri prape dhe pa ju ndier zeri po ul koken e po ha dajak? E ka kuptuar edhe bota qe fyelli piktor nuk e meriton pushtetin prandaj i japin dajak me urdhra. Deri ne 2017-ten do kemi doktorrin ne pushtet. Me pas te shohim e te bejme.

  8. Shkodrani London says:

    Yyypi,mos ban krahasime kot.Sali Kurva nuk asht as muti i Enverit.Te dy jane diktatore te pa skrupull,por Sala asht diktator shpellar e malok,pervers e i abuzuem moralisht e seksualisht,kurse Enveri ishte diktor,por qytetar e jo shites i trojeve shqiptare,si kurva e Vicidolit.Sala dhe Zogu jane si vellezer siameze,tradhetare,hajdute e vrases pas shpine.Enver vertet te denonte,por nga nje pune e mire te conte ne nje pune te keqe,por prape pune.Sali Gedafi te con nga puna ne shtepi,ku ngordh per buken e femijeve.Gjyqi i bukes asht ma i tmerrshmi.Kemi liri fjale??? Po. Ne hame mut kunder qeverise,kurse qeveria nuk pjerdh per ne. Rrofte kjo demokradiktature

  9. Integrim Shishtufina says:

    KUR TOPALLESHA NE 2 FJALE NJE ESHTE BE,BE,BE SI DUHET PERKTHYER B…E PLASUR?SH-SH (Shpetimi shqipetareve shperndarja e parlamentit te krimit e korrupsionit)

  10. vitori says:

    presidentin e mori ,,,,,,,,,,, prokurorin e merr ristanin…….. k rytarin e gjykates ven zaganiorin,,,,,,,,,,socialistat te votojn salukun vet

  11. TrevisoK says:

    Kryetarja e parlamentit eshte gati te hetohet per korrupsion. Domethane kjo (bukuroshe ) s’na paska bere korupsion. Pse jan mbushur ambasatat tona neper bote me te afermit e kesaj (bukuroshe)nuk e quan korrupsion.Te jene te pregatitur hallall e paçi por se meritojne as per te pastruar as zyrat e ambasades.

  12. kel ukaj says:

    Lexojeni ligjin me kujdes e shikoni qe parlamentaret kane imunitet edhe me kete ligj. Gjeja eshte e thjeshte te shfuqizohen te gjitha ligjet qe kane te bejne me imunitetin e mjaft. Te arrestohet si çdo qytetar te kontrollohet shpia si per çdo qytetar etj etj. Njelloj si ne Amerike ku Presidenti, kongresmenet, senatoret nuk kane asnje imunitet. Nuk duhet te kete asnje lloj imuniteti as te kamufluar. Se ndodh qe nje parlamentar arrestohet kjo do te ishte edhe menyra si funksionon shteti per qytetaret keshtu mund te beje eksperience. Se parlamentari eshte i opozites, nuk besoj se opozita do te kishte arme me te mire ne duar per te luftuar poziten. E keni pare Troskan Drejtorin e FMN, eshte arrestuar si nje bandit ne Nju Jork, e çfare te keqje ka. I lutemi opozites qe mos te pranoje asnje imunitet per asnje funksion shteteror kjo eshte menyra me naturale. Dy fjale per Shkodranin, e para bravo e dyta shpresojme se edhe te tjere shkodrane bashkohet me “tema” kunder Saleh al Asad Gedafi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje