Kuraft i minxhi, kuraft i bum

19 Korrik 2012, 22:01Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

facebook.com/bledi.mane

1/. Imami i Tiranës si Daudi i Damaskut
Edhe sot pas gati 16 vjetësh nëse do ta pyesësh Robert V., të tregon me pasion. Megjithëse Berisha ua shpërbleu duke i sajuar me punë te Ministria e Rendit, disa prej plagëve dhe historive më mbresëlënëse të pushtetit të tyre të parë nuk rrinë pa i treguar. Robert V., një nga ish spiunët ordinerë militantë të ish SHIK-ut famëkeq të Gazidedes së ndjerë, ndoshta edhe prej krenarisë gjenetike labe që trashëgon, i quan si arritje të karrierës së tij ato ndjekje dhe survejime të fillim viteve ’90.
-“Qysh nga behari i vitit 1996, unë me grupin tim e kisha të qartë detyrën. Me Benz-in tonë apo më këmbë, ne ndiqnim dy njerëzit që na kishin lenë për detyrë. I pari ishte ambasadori rus, i cili na kishte kuptuar dhe njohur, ndërsa e dyta ishte një femër, me të cilën bashkëjetonte atë kohë Arben Imami. Ajo dukej si një njeri i çmendur dhe më vonë mësuam që edhe pikturonte. Ia nximë jetën duke e survejuar pa pushim derisa zbuluam madje se shoqja e saj më e ngushtë ishte një “atashe kulture” e ambasadës greke. Ne dyshonim se grekja e ambasadës ishte nga ato spiunet që punonte kundër Berishës president, por e mësuam shpejt se atasheja ishte mikeshë e shoqes se opozitarit të atëhershëm Arben Imami.”
Edhe në arkivat e Sigurimit të Shtetit në grahmat e fundit ’90-’91 emri i aktorit dhe lektorit Arben Imami haset shpesh. Si një prej aktivistëve të Lëvizjes së Dhjetorit dhe si një prej themeluesve të parë të PD-së, natyrisht regjimi komunist në ikje e kishte targetuar si shumë të tjerë ta mbante nën mbikëqyrje. Plangprishësit Imami i duhej mësuar porsi liderët e tjerë të rinj çdo detaj e lëvizje ndaj survejimi i tij bëhej për të shkërmitur më tepër, kësisoj mund të mbahej peng.
Rrokopatja e shpejtë e ngjarjeve, idealizmat dhe lenia pa post qeveritar i shumë Arbenërve të tjerë zhgënjyer nga Berisha i 1992-shit bëri që kur të fillonte pranvera shqiptare e ’97 Imami të ishte në frontin e parë të sulmit opozitar. I rrahur, i poshtëruar, i survejuar, i dërmuar prej gangove leshpërdredhur të doktorit me aksent alla nord, Arben Imami u shpërblye fuqishëm nga opozita e sotme. Madje bashkë me Sabri Godon e ndjerë, që rron në zemrat tona, bashkëhartuan këtë Kushtetutë që etërit e kombit e arnojnë sa herë shikojnë ëndrra bardh e zi me njëri-tjetrin.
Mua më ka mbetur në mendje koha kur Arbeni veç përkushtimeve publike si ministër, deputet apo shef kabinetesh, themeloi dhe drejtonte Institutin e Studimeve Politike. Para se ta atakoj për këto turlitë alla sovjetike që ka gatuar këto kohë krah Berishës, dua tu risjell pjesë nga biografia e tij e shkruar nga vetë dora e tij:
“Arben Imami ka dhënë kontribut të thelluar në mjedisin intelektual shqiptar, veçanërisht sa i përket shkencave politike. Pasi kryen studimet në Georgetown University (1999-2000), Uashington D.C. USA, z. Imami themelon Institutin e Studimeve Politike ku ideon, drejton dhe organizon një kolanë me veprat më në zë të filozofisë politike për t’ia ofruar lexuesit në gjuhën shqipe. Arben Imami ka përkthyer (“Shkenca, Politika dhe Gnosticizmi”- Eric Voeglin) dhe ka bërë redaktimin shkencor dhe parathëniet e 10 prej titujve të kolanës. Ndër autorët themelorë të botuara deri më sot, mund të përmenden: Hobbes, Locke, Machiavelli, De Maistre, H. Arendt, Ch. Taylor, J. Maritain, H.L.A. Hart, Mounier, E. Voegelin etj. Përmes kolanës, lexuesi mund të ndihmohet të kuptojë më gjerësisht debatin teorik mbi “sistemet totalitare vs. sistemeve liberale”, vendin e lirisë politike, sociale, ekonomike dhe religjioze të individit si edhe rolin e etikës në skenën e ndërveprimit human dhe të konsolidimit të paqes”. (Biografia e ministrit të Mbrojtjes marrë nga http://www.mod.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=939:biografia&catid=98&Itemid=474)

 

Pavarësisht zhurmës dhe ngulmimeve të përditshme të opozitës, pavarësisht sulmit të gjerë frontal në media, atakimeve dhe skandaleve të çdo ore, si nuk mundi njëherë të vetme ky imam i qeverisë, ky përkthyes dhe parathënës i mendimtarëve liberalë Hobbes, Locke, Voeglin, ky përmbysës i një regjimi totalitar, ky rrezja e dritës së një agimi të purpurt shqiptar, që të hapte dyert dhe arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes, tu shfaqte hapur deputetëve e publikut virgjërinë e tij dhe të institucionit misterioz që drejton. Brenda pareteve që lejon edhe ligji të na argumentonte e faktonte se ministria e tij, që kur ky e drejton, nuk ka shitur asnjë fishek, asnjë mitraloz, asnjë metër bregdet, asnjë repart, asnjë palë benevreke, asnjë politikan e diplomat nuk është përgjuar se thjesht Beni mbetet një i atakuar padrejtësisht, një burrë i ndershëm, i pastër e i paprekur. Nëse është burrë e parimisht i ndershëm, le ta marrë guximin e le t’i thotë Fevzos së Samirit të Sandrit të Klan-it që në opinionin e radhës tu dalë hapur gazetarëve në një debat të stërgjatur.
Unë nuk e besoj Arbenin dhe racën që përfaqëson ky imam i xhamisë së regjimit. Për mendimin tim ky gjeneral nëntëdhjetëeshtatsh ka përgjuar e përgjon si dreqi. Ka vuajtur këto 22 vitet e fundit. Nuk e harron lehtë penetrimin që shiku gazidedës i ka bërë në jetën private. Nuk harron lehtë se edhe këto 8 vite që nusëron krah Berishës në pushtet e kanë vëzhguar pa pikë sikleti kuliçët 007. Jeton i ndrydhur e i frustruar sa më s’ka. Mbi fytyrë duket sikur i enjten hematomat e majit të 1996-ës dhe qelia e rajonit numër dy ku iu thyen dhëmbët dhe burrëria i inkadashohet në tru sa herë nevrikoset Berisha. Kërkon të gjejë paqe me veten imam bajalldia e qeverisë, do të bëhet një herë të vetme burrë dhe të shohë se si ndjehesh kur përgjon të tjerët, duket sikur shëron veten dhe kompenson handikapet e karakterit që iu tjetërsua 16 vite qëndrimi nëpër pushtete.
Veterineri i famshëm indian, doktor Çusalkari nga Bombei ka një idiomë të fortë. Zagarit të rrahur duhet t’ia kesh frikën më shumë se një dobermani të lirë.

2./ Kazani i Florencit
Ti rraskapitesh nëpër vapë mes Tirane. Nuk le kosh plehrash e mbeturinash pa kërkuar. Futesh i gjithi në kazanët e mëdhenj erë rëndë për të gjetur një kanoçe apo bidon plastik. Mbijeton me paratë që fiton nga shitja e tyre. Diku të djegin sytë nga kalbja. Diku tjetër një mace e ngordhur lëpihet nga krimbat e verdhë. Një prezervativ i mbushur dëng me spermë hedhur mes një palë brekësh gjithë gjak, një palë këpucë të vjetra majëkthyera nga mosveshja, një celular që bie pa pushim i flakur shkujdesshëm. Në një kazan tjetër periferie gjen vetëm domate të kalbura, tre çorape të grisura, një bebe 7 muajëshe e vdekur mbështjellë mes kartonash, vetëm 2 kanoçe dhe asgjë më shumë. Lodhesh pa fund e pasi ke kërkuar edhe në hedhurinat e fundit ulesh, pi pak ujë dhe me duart e nxira nga zhuli era e të cilave nuk t’i ënjt më mukozat e hundës fillon numëron kanoçet dhe bidonët plastikë. Bën hesapin me mendje, paketon me kujdes mallin, i sistemon te karroca rrangallë dhe nisesh i rraskapitur t’i shesësh te pika e shumicës.
Vozit i dremitur e i pa ngrënë rrugëve të Tiranës. Bëhesh pishman pse nuk e hëngre atë copën e picës pak të mykur që gjete te koshi afër shtëpisë së Albana Vokshit, por kapërdin urinë duke ndezur një cigare e me një dorë në timon çan rrugëve të natës duke kënduar:
-Itaaa liaaa me gaxhaaa…
Për pak sa tu mbyllën sytë, por fat që ky burri treçerek tullac, veshur me kostum blu, me këta burrat e tjerë me kapele polici, bërtet:
-Ndalo mor gabel muti. Si shumë serbes e ke marrë o bythëzi!
Frenon vërtik dhe ndjen se era e plehrave të tua tashmë konkurron denjësisht me parfumin e rëndë Aqua di Gio që ka hedhur ky burri tullac.
-Patentë nuk ke, mallin e ke vjedhur, urgjent lër karrocën këtu, ik…(piiip) dhe mos të shikoj më në Tiranë të kontrollosh kazanët e plehrave!

Ti ha dhe një batare shkelmash bythëve dhe ikën pa kthyer kokën. Ndalon një çast. Të kujtohet kukulla me fustanin e grisur që gjete afër kazanit te shtëpia e Astrit Patozit. Do ia çoje vajzës tënde të gjashtë si dhuratë, por nuk ta mban tu thuash. Ke frikë se ai tipi që quhet Florenc Hoxha rreh dhe dhunon vetëm gra dhe gabelë (romë) të pambrojtur. Ai punon për Policinë Bashkiake të Lulëzim Bashës. Janë të dy bij punëtorësh dhe vijnë nga familja të këputura. Të njëjtën gjë bënin prindërit e tyre para se fëmijët të katapultoheshin në pushtet. Në vend të ndjehen krenarë me sakrificat e prindërve, ndjehen keq tashmë. Duan që askush të mos prekë kazanët e plehrave, duan që asnjë të mos mbledhë kanoçet e Tiranës. U fanepsen vuajtjet e tyre sepse nga kjo punë e rëndomtë e prindërve të tyre u ushqyen. Tashmë kanë para dhe pushtet dhe duan ta blejnë e ta shuajnë të djeshmen. Pretendojnë sa janë zengjinosur përfundimisht, por nuk kanë faj. Nuk e kanë mësuar kurrë se Rumania, Hungaria, Bullgaria, Çekia, Sllovakia e Polonia u drobitën dyerve të Brukselit për tu anëtarësuar derisa e respektuan në maksimum edhe gabelin (romin) e fundit. Nuk kanë faj se komuniteti i romëve të këtij vendi vazhdon ende i përçarë dhe i keqarsimuar. Nëse bashkohen një ditë dhe lenë pak mënjanë qejfet te çadra buzë lumit, do të bëhen një uragan i fortë dhe jo më votat nuk do tua prekë njeri por as kanoçet e as karrocat. Dhe mbajeni mend, ka për të bërë krushqi me ju sevdallinjtë ngjyrë çokollatë jo vetëm Florenci i frikshëm (hop hop hop Mamica), por edhe hollandezi i bashkisë.

3./ Shënim i rëndësishëm
Përkthimin e titullit të artikullit të sotëm e ka marrë përsipër trojka e ambasadorëve.

 

63 komente në “Kuraft i minxhi, kuraft i bum”

  1. JEVGU says:

    bravo—bravo—bravo…

    1. Kazani po zjen says:

      Bjero pas koke qenve o Bledi.Poshteroi ne maksimum keta krimba qe jane ne pushtet,ashtu sic ata na poshterojne ne çdo dite.

      1. Vlora says:

        bravo o bled ,,,,,,ju bere krah mero bazes,per te bere opozite te vertete,,,,,,ketyre krimineleve.

        1. altin says:

          spaska gje me te kendshme se te shohesh keta idiotet social komunista te hungerijne si qener te zgjebosur e te urritur.

          1. fule says:

            gjigand je o Blendi. I cmende keta narat e Sales. Shikoni si qurraviten zarat e PD

    2. coku says:

      Z mane! shkruani vertet bukur nuk kam c them. kam nje sygjerim per ju. do ishte me mire te shkruanit per neser si do te jete shqiperia ne korrik, gusht. shtator 2013, kur ndoshta kjo masaker qe po i behet te mare fund. besoj se kemi me shume nevoje te shohim me larg se sot, te shohim nje dite te re ndryshe. beni nje shkrim per kete ju lutem. nqs per sot e gjeni frymezimin ne realitetin e perditshem, si mendoni do jete neser.

    3. Aishja prej Sauku says:

      Vapa e modhe e Tirones ket korrik te nxeht bon qi djersa e trupit te dhjamos te Imam-Bajalldis,tja djegi lugun e bithes te ulur me kolltukun e Ministrit te Mortjes.Hemorroidet si fishkett qe jan shit ne Libi e Siri ja kon blloku anusin ene nuk i qarkullon ma pik gjaku ne tru.
      Jo larg Imamit, bitha e krietarit te Bashkis se Tirones nihet pak ma e fresket,e veshun me brecka Cavin Klein,dhe e mshtjell me pantallona te freskta prodhim hollandes.ngyr bezhe qe ja mbulon per mrekulli ngjyrat e sekrecioneve te derdhuna mbi te,tani qi nuk ka ku te fshifet ka parku i liqenit,i fton bandillat dhe dervishat ne zyren e tij.
      Nersa ne kryeministri sapo mrriti furrnizimi i Fazlliqit pa kalu ne Dogane,nga Serbia, me pampersa Mentosi,qi i pari i vendit te freskohet,tani qe po i merr flak bitha.
      Kjo osht Shqipnia 2012,pislliku dhe ernat e qelbta te bllokojn frymen.
      P.s
      Un mbram u zuna me Zaken,,donte me ma bo nji teke karajfili im.
      Ne skemi uj me pi jo ma me la sumen mre tarrallak i thash,…..ca me din mua ti mre gamor Stamolli, Munika apo Lirije jom un ???
      Ato te dyja e kan te kremosme deri ne thellsi,por ska kush me jua shtupos,..nga frika se mos ju shkrihet perdorin tranguj,nuk ndjekin shemllin e Zhole-fines,qi e rrun ene e pallon garda e Ripublikes.
      Kshtu osht kjo pun o Bledi i Aishes,
      Tirana evropiano-anadollake,qelbet ene parfumoset si transet mas pallatit te kultures.Kalova mbram aty ene mu kurtil(bertiti) nji grue a dicka e till me dy kam te gjata ,
      –Cfar don ti mre ktuna,ik mre drec,se ti je kamuniste,…
      ktu osht vetem per demo-kratet…ato ja din vleren bithes se jon te perlynum gjith mut ene skajt.

      1. Arta says:

        ah mi Aishe,

        Ja cfare i ka ndodh ketyne cunave si Imami me kompani qi jane ba besnike te bindur te saliqit, senkur kane ra ne dore te bishes ky nga trima i ka bo…..lene mos e nga se e gjen vete ti kur te lexosh kete:

        http://www.klosi.org/news/klosi_news_society/4529.html

  2. Rom por krenar says:

    Ha ha ha ha ha!
    bravo Bledo, na bone me qesh se boll te mersitur ishim sonte ?
    Po nuk na the si e ka pas emnin ajo dashnorja e Imam bajalldise.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html
    Problemi Kurafti minxhi korrespondon me romin me mustake qe po intervistohet tek Bugajski tani, ora 22.15 ora shqiptare!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj-2studenkujtim.html

  3. ss says:

    bukut . tu befte pena top artilerie

  4. martin says:

    Ti je MIGJENI.U ringjall Migjeni i Madh.Te lumte Bledi te falenderojme.

  5. hygo says:

    te kishte shqiperia dhe ca te tjere si ty bledi europa me ne fund do na perulej

  6. Emigranti says:

    URIME Z.MANE.
    Bledi Mane ndershmeria
    Si ju kerkon Shqiperia
    Gazetaret e demokracise
    Ti sherbejne vertetesise.

    1. homeri says:

      —-Humori te ngjalle shprese , eshte njesoje sikur shikon garen e 100 m. ne olimjade
      ——-Shyqyr o MANE DJALI
      se ne na kish marre malli

  7. xha temja. says:

    d.m.th lenci dhe ai hollandezi jane zengjine te rinj? epo kot nuk thone qe ruaju nga zengjini i ri.po zha temja do ju tregoje nje peralle ketyre zengjineve te rinj.
    Njehere nje bej hynte ne kafene me kobure ne dore dhe i nxirte te gjithe jashte duke bertitur, nje plak i thoshte – bej kujdes thepin, por beu nuk pyeste per poresine e plakut, pas dy a tri here e ndal plakun dhe i thote – ore kerme si eshte puna e atij thepit? plaku i tha po ja more bej kam qene edhe une njehere bej si ty dhe beja keshtu , por kur me zune e ma futen koburen ne bythe edhe me dhembi s’me dhembi por kur ma rotulloni ai thepi ma beri bythen gjak.

  8. kitara e thyer says:

    o blendi je shume i mire , shefi i sherbimit sekret per korpusin universitar ka qene djali i naim frasheririt dhe vellai i anilit , dhe per paradoks dhe sot e kesaj dite i ndan nje rruge dhe tortuar. por aktori imam eshte jo produkt isherbimit sekret shqipetar, eshte dopjo rol ne sherbim te interesave jo shqipetare, as lindje as pere4ndim, mendohu dhe investiko , naimi i madh aktor ka vdekur, por celesi i djalit te tij kushton shume. beni minister eshte krijesa me e shemtuar , me e ndyra dhe me poshteruesja e kombit. faleminderit miqeve te shqiperise.

  9. rolandi says:

    me kenaqe me kete shkrim zoteri !

    e paskam patur gabim mendimin per pushtetaret e sistemit “socialist” pasi i quaja te tille ashtu si personazhet e shkrimit tend. po tani e kuptoj se te gjitha sistemet per mua si popull jane diktatura ! per mua si popull te tere pushtetaret jane agallare , bejlere e mbreter . per pushtetarin une si popull do te mbetem perhere skllavi i “politikave” te politikanit . jeta e popullit varet nga ai palo politikan qe me nje te rene te lapsit ben nje ligj qe ti o popull te hallakatesh e te rrishe urte. thame shyqyr qe ndryshuam sistem por rame prap te bashkimet profesionale qe na mbronin e na donin fort ! kaq per sot se po te flas akoma do te bej edhe unje nje shkrim ndoshta me te gjate se tendin zoteri,pasi i kam mbi shpine te dy sistemet qe per mua jane nje .

  10. ona says:

    Bledi fm per shkrimin si gjithnje i mbrekullushem ,nje gje dua ti kujtoj IMAMIT qe duhet ta shtoje ne biografin e vete qe para 90 ai ne Tearin Kombetare drejtonte format e edukimit ,kush i mbane mend cdo te hene dhe bente vaki mos ishe pregatit ai ta nxirte bojen para kolektivit .

  11. tefta says:

    Zoterinj Ambasadore Perendimor,
    ky artikull duhet lexuar doemos me zorr !
    se Shqiperia jone po lengon ,
    dhe Qelbi curg po i shkon!!!!

    ZOTERINJ AMBASADORE HIDHNI DHE VINI DORE

    PER SA KOHE QE CIBANET JETEN DHE DASHURINE NUK E KANE ZHDUK

    ME ESKAVATOR

  12. beso says:

    Hahahhahaa,mos te dije Arvizuja çdo te thote Kurafti minxhi?!!!!!!Bledi,na u mbush shqiperia me doktore shkencash evropiane,si ushtar Beni i Pashalimanit,Kurafti Zhelja e zallit te Kirit.Ka shkruar nje roman te bukur Bulgakov(Mjeshtri dhe Margarita),ku djalli ben shfaqje ne tetarin e varietese dhe fton te gjitha zonjat te provojne veshjet e markave me te shquara.E bukura eshte se pasi dolen nga pallati i varietese keto grate,me magji u zhdukeshin veshjet e si pasoje u dolen atributet ne shesh.Te gjithe ne shqiptaret kemi te qarte tashme si drita e diellit skenen qe paraqit Bulgakov.Magjia e opozitareve te dhjetorit(apo pardesyve te bardha)mbaroi me dajen e tyre nga pallati dhe para nesh nuk kemi heronjte dhe pishtaret qe sollen revolucione,por fare mjerisht ca lavire qe shkuan me deshire tek djalli qe te visheshin sa me shpejt me rrobat e modes me te fundit.Ky soj jane berishet,hajdaret,arbnoret,imamet,pashket e sa e sa te tjere,deri tek iriqet si fahri balliu e te tjere”te ndjere”,qe kurre mos e gezofshin respektin e njerezve.

  13. adriatik says:

    Blend e ke qare kete shkrim!

  14. Lluku-babashta says:

    Bravo Bledi.
    Kam degjuar per profesor ÇusalKarin dhe mbaj mend disa nga studimet e tije te anatomise ku me mjaft kompetence shpjegonte p.sh se; Topet njihen gjeresisht si koqe per shkak te emrit te zbuluesit te tyre, jane te lidhura ne ngushtesisht me trupin e mashkullit por qellon shpesh t’i shikosh te bredhin te zgjidhur neper rruge.
    Problem eshte -shpjegonte profesori i nderuar- kur behen disa tope bashke.
    Per sa kohe veprojne me koken e tyre edhe mund te perballohen, por kur komandohen nga “lart” nuk ka bir kurve t’u beje balle.

    1. Dean says:

      Hahahahaaaaaaaaaaa….shume e bukur kjo historia me profesor Çusal Karin

  15. Shkodrani London says:

    Ka mbet flamur nji shprehje Shkodrane e mbas 90-tes. Ka ra parja ne dore te horrit..Dikur thuhej,se kur bahet gabeli pashe,vret edhe baben e vet.A Imami,si aktor ishte i deshtuem.Si njeri,ka treguar se asht hibrid i krijuar ne perversitet.Mundohet me aktru,duke marre poza prej trimi,por nji psikoanalist me pak pervoje,mund te dalloje mashkullin me devijime seksuale,qe kerkon me mbulu homoseksualitetin e tije me poza burrerie.Ata njerez qe kishin ne trashegimi njefar pasurie,te sekuestruar padrejtesisht nga sistemi komunist,sot vazhdojne te jene te sekuestruar e te perdhunuar nga sistemi Diktatorial.Per te krijuar nje kapitalizem,qe ti sherbeje familjes se tije perverse,kryemutnistri pervers,ka grabitur pasurite kombetare,per familjen e tije biologjike dhe mafioze.Thuhet nga haxhi qamil berisha,se Tom Doshi,qenka miljoner.Dakord,por Toma asht pasunu,pa ken minister apo deputet i shumices.Ne Britani ka deputete te majte,qe jane miljardere,por nuk i kan ba miljardat duke qene ministra.Vetem per 1000 paund te akuzohet nje minister,qofte edhe padrejtesisht,jep doreheqjen si i pabesueshem. Sa per popullsine Rome,ta dini qe jane ma njerzor se politikanet monstra te qeverise.Ma me qejf pihet kafja me nji rom,se me Sokol qorr Olldashin,Edi Paloqen,Flamut Noken etj kapadainje e perverse seksual e politike.Tirana ka pase Gabele gjiyhmone,por se kan prish Tiranen.Tiranen e kan qelbe Maloket e shpellaret,tutkuna e morraxhinj.E kane qelbe bijt e spiuneve fukarenj te djeshem,qe per inatin e inferioritetit te djeshem,moral e intelektual,kerkojne te hakmerren sot ndaj c’do gjeje e ndaj kujtdo.Qorri Imami asht ma i rrezikshem,sepse edhe kur don me vjedh pak,i kap dora shume se nuk sheh mire me ato syze me fund kavanozit.Ai edhe kur e gjen gruan dyshe ne krevat,i duket singell

    1. Ben Chicago says:

      Kuptohet qe nuk pata durimin ta lexoja deri ne fund keto idjotelleqe te ketij’gazetari’,dhe pale te lexosh komentet tuaja qe tregojne nivelin e vertet qe keni.Jeni pothuajse te gjithe njesoj,ne injorancen tuaj.

      1. extra says:

        Ku jen ben djali se kish hup fare. je lexuesi me i vemendshem i ketij bled manes. ta heq trurin kur shkruan ky bledi. edhe djal i bukur eshte, permasat e penist i ka bere publike dhe ti nuk ke si ia shpreh dashurine por ke gjetur menyre te terthoret dhe gjasme e shan. o ben, ti nuk je per chikago, ti je per san francisko, je per amsterdam o lale. lidhur me bledin ne face book e shprehja lirshem simpatine.

        1. PERMETARI says:

          hahahahah. sa kam qeshur. i madh je extra. lere dj ben chicagon ( dj i themi lavapjatsve ketu ke jetoj un)se i ka hundet ne bythen e saliut dhe ska nder mend ti heq.

      2. Ben Detroit says:

        Me siguri do jesh i punesuar ne polici ose Garden e Berishes,se me aq TRU-SHPLARE,qe shkruan ti,nuk ta beson njeri,qe jeton ne PERENDIM!!!
        Per njerez si ty,ketej nga ne thonin dikur :”GOMAR ERDHI E GOMAR IKU!!”

    2. Ira says:

      O ti ma gzosh Tom Doshin.Edhe kur te fitoje PS ke me ba para ti dhe Shokodra, se kena Tomen ne krye, qe asht i ndershem, i ka ba paret pa ken minister.

  16. stefan cole vlore says:

    Malli i Lazaratit e ka bere punen e vet edhe kete rradhe. Bravo Manush, ke qelluar ne shenje. Sa te kete mall Lazarati do na kenaqesh me keto flete rrufete moderne.Po vetem duke share ngele ore burre i dheut?Nuk di te shkruash per gje tjeter?

  17. Xhelaledin says:

    aha, spaska thene dhe aq shkodrani. Mustafa Karamafmut Pashqallapi kur ishte ne Canak kala tha: O para me hengersh mune se bere zengjin harbune!

  18. tina says:

    kur politikanet shohin qe bledi manja ka shkruar artikull …..mesiguri ju dridhet shpirti se vec ai ju vjen hakut…ja u nxjerr edhe horlliet edhe kodoshlliet edhe maskarraliet

  19. dino says:

    Bledi Mane dhe Mero Baze!!!!Ju jeni emblema e shtypit!Ju jeni shpirti i popullit te thjeshte,ju jeni elita e gazetarise,ju jeni opozita e vertete,ju vleni sa qindra mijra turma qe protestojne per padrejtesite,ju keni vizionin e te ardhmes,ju jeni xhepzbrazurit heronj!

  20. Din Kruja says:

    Bledo meçurine dhe guximin Zoti i ka koncetruar tek ty, ke nje pene ne forme shpate. E keqja se tani per tani jeni pak.

  21. S says:

    je i madhe shoku je i madhe…

  22. psy says:

    Kisha kaq dite qe po te prisja o Bled,ti rrof e qofsh se je nje ngushellim per ne te pa-aftet,qe maksimumi qe mund te bejme eshte te lexojme Temen.Nuk kam per te vdekur pa te njohur personalisht,dua te te shoh e te kembej dy fjale me ty.Zoti te ruajt,pasi kushedi se sa t’a kane bere bene!!Por ne fund te fundit te ka kuptim jeta,te lumte e faleminderit.

  23. G.L says:

    Hahaha, “…konkurron denjësisht me parfumin e rëndë Aqua di Gio që ka hedhur ky burri tullac.” Maksimumi i higjenes e i mirembajtjes se lacave ’90 ?

  24. e verteta says:

    Blendi thjesht je i modh.
    Problemi qendron se kur ky vend me ne fund do kete nje qeveri qe te mendoje per popullin? Kush i jep pergjigje kesaj pyetjeje 1 milion dollareshe?

  25. labi says:

    Oh sa mire qe kemi pena te fuqishme si kjo ne Manes. Liria andaj po vjen me shpejt.Kushdo po e nuhat tashme ate.Gjithe kjo lodhje, kjo merzi
    pervuajtje e mjerim po na e kthjellon mendjen, po veçon hileqaret ,hipokritet, hajdutet e injorantet qe vetem nje grusht jane.

  26. Pisha flamur! says:

    Një urim Bledi! Jetë të gjatë dhe ngelshë deri në funt vetja, sepse do ngelesh idhull në histori. Të lutem zbuloje kushë është një gëlbazë sllave me pseudonimin Ben Çikago, dhe formuloi një spic kësaju gëlbaze sllave.

    1. LORA says:

      Eshte Artan Hoxha,ai i ,,,,,,sum lepiresi i brekedhjerit te historise.

  27. AHA says:

    Mero pergezimet e mia qe ke gjetur nje bashkepunetor te tille qe i jep ngjyre opozites ,nuk mund te pershkruhet me bukur pislleku i skajshem i kryeqytetit si atribut i politikes se qelbur te pasurimit me cdo lloj mjeti e menyre te ketyre brekegrisurve miliardere qe e kane bere politiken pazar ku cdo gje i sherben pasurimit te nje grusht njerezish e familjeve te tyre !Sado te vjellin vrer keta zarat e vucidolcit, e verteta nuk mohoet!Pena top ju befte te dyve!Uroj te gjesh te tjere bashkepunetore te ketij niveli qe dine te perdorin satiren cjerese ne kete menyre!JU jeni opozita e vertete!

  28. tallava rom says:

    po te na e perktheje ndonjeri kete shprehjen se nuk e dime gjuhen e arixhinjve …

  29. hahaha says:

    I madh Bledo, u sa mka pelqy shenimi “Përkthimin e titullit të artikullit të sotëm e ka marrë përsipër trojka e ambasadorëve”. Ata jan bo me keq se gabelet se gabelet respekte, e kan menien te puna, kurse kta delenxhinj e kan menien te skuthlliqet e te paret.

    Sharlatane si kta tre kamberet zor se gjen me nai ven. Krye perkthyes eshte Arvizuja, me shkrive fare

  30. Mentari says:

    Ore Kallanxhi Permeti nuk po na tregon ndonje histori te re keto gjera dihen pervecse ti i smadhon e i tjerson kuptimin e te vertes.Te gjith shqiptaret jo Jugiste se Jugu i shqiperise eshte i penetruar nga influenca greke (ketu je edhe ti qe ben krahasimin e Ministrit te mbrojtjes shqiptare me Imamet e Xhamijave)dhe nuk eshte cudi per shqiptaret patrite se Imami i 1996 ishte penetruar nga inteligjenca greke,por nga ajo inteligjence ishin penetruar e penetriohen edhe sot Gramoz Ruci,Edvini i Papandreut( per Edvinin nuk ka sekret sepse gjyshja e tij eshte me origjine greke),Kico Mustaqi e shum qelbesira te tjere.Por ndryshimi eshte se Arben Imami i sotem nuk eshte me ai Arben Imami i 1996 jo se e drejtoi dajaku i Shikut por ai e kuptoj se ishte shum gabim ndaj Berishes dhe ndaj ketij Kombi,kurse Edvin rama vazhdon dhe “viziton” cdo muaj Papandreun (me falni Greqine).Persa i perket verifikimeve apo kontrolleve qe deputetet maskarenj te PS kerkojne ne ministrine e Mbrojtjes ato jane dir3ektiva te shtetit Grek qe duan te shkaterrojne shtetin shqiptar.Keto palo deputete (ortodokse me origjine) asnjehere nuk e kane ngritur ne PARLAMENT problemin e orrupsionit ne ministrine e Mbrojtjes kurse sot sa here qe ti hahet ajo vrima e By…. kerkojne te kontrollojne ministrine e mbrojtjes qe ka sekretet e natos.Nuk ka se si te mos dyshoj se keto palo Deputete punojne per agjenturat Ruse ,ato duhet te hetohen se ku i kane marre udhezimet nga Ruset apo nga Greket e Serbet.

  31. Mentari says:

    Po si nuk keni turp ju si media qe gjoja perkrahni Romet ap gabelet qe te hudhin ne per tretuare apo sheshe enet e plehrave? kush ne kete bote te lejon qe kur mblidhen kanacet apo shishet plehrat te hudhen ne toke dhe te lihen atje? Ore kallanxhi i ke hyre ne ceshtje qe jo vetem ato Gabelet por edhe juve ju denon ky popull.Nuk behet politike kunder Bashes e Berishes kur ato mundohen te mbajne te paster ambjentin qe jetojn njerezit? Ore rrufjane ju jeni bere shum te piste e te pershtire me kritikat e tuaja kunder Bashes,Berishes dhe te gjith qeverise me te mire qe ky komb ka pasur ne historine esaj gjer me sot .Kallnxhi shkruaj pak per ate Permetin e gabelave se atje ka me shum Gabela se ne cdo vend tjeter ne shqiperi dhe njeri nga ato Gabelet me duket se je edhe ti.

    1. AHA says:

      O mentar pa ment o gjynafqar ,lexoje edhe nje here artikullin ose me mire te themi lexoje artikullin se nuk e ke lexuar fare me duket …po ckuptove more ment()ar i shkrete…

  32. Sala says:

    … sa here shoh ne sfond skeletin blu te syezeve, pernjehere i hedh nje sy scrolling atij qe quhet shkrim, dhe vijoj te lexoj komentet mjerane prej te cilave edhe shpifesia do villte e do shpifej! “te lumte dora e vogel o mane”, dhjete me yll o mane… e turlilloj levdatash qe jane shume e te uleta dhe patetike se avokatia qe i ben turkofagosi cdo gjeje qe mendon se eshte greke.
    Nuk dua zgajtem shume… kam vetem britmen e rradhes: mjaft shave o krijese me dy kembe. Mjaft perzieve thashethemet, muzen alla mane. folkklorin, thuajse-zhargonet letrare e dreq e te bir bashke, me ate qe duhet te jete kritike me fakte e nje realiteti qe per te gjithe ne eshte makaber. Jam i majte historikisht, po per gjithcka mund te kete nevoje e majta, por jo per “gra te liga” si ky homoseksuali latent, qe edhe nese sheh nje individ me vithe qe nuk i pelqejne trurit te tij te semure, shkruan e mallkon ne blogje te cilave me padinjitet, Tema i ben share. Turp!

    1. pse? says:

      Ca u ben njerzve ti o bled mane. lexoje me sa imtesi te pershkruan ky sala. te paska fixim dhe ty por druhet te te flas hapur. ta garantoj une qe ky komentuesi me siper eshte kunati i lul bashes sepse ai vdes per arben imamin. ka kohe qe flitet qe pallohen bashke. arbeni ka grun lezbike te deklaruar. edhe te akademia arteve shquhej per lojera erotike me meshkuj,. ca u ben rrobve ti mo bled, i ke shpartallu fare , i ke bo me fol me vete.

  33. Shkodrani London says:

    O mentkar,qe t’ka lan mendja ne rruge pa krye.Mos e fut fene ne keto diskutime sepse sipas teje,cdo mysliman asht turk,cdo katolik asht Italian e cdo ortodoks asht Grek.Krahaso se c’ka dhane familja e Rames per kombin,ne art e kulture dhe krahaso,sa i ka dhane kultures tone Rame Berishe Vicidoli.Rama ka pas 5 ferra,1 mushk dhe nje gomar,qe e coi ne shkolle ne Tirane.Gomari me emnin Sali,ka veshe ne procesin e Katovices lekuren e luanit,por gomari nuk bahet kurre luan.Se kush i ka sherbye Grekut e dijme PS nuk ka leju varrezat greke ne shqiper,kurse Sala po.Ps nuk ka leju Anastasin ne krye te kishes se Nolit,kurse Sala po.Sala carmatosi ushtaret e kufirit ne 92-97,derisa bandat greke hyne ne token tone e zune rob 150 ushtare e vrane dy persona.Vrasesit vijne ne Shqiper cdo vit,sepse jane minoritare,por sherbyesi i Grekeve Sali Kurva,i len te lire.Detin ja fali Grekut Sala e jo Rama.Miloshevicin e ndihmoi Sala e jo Edi.Kosovaret e Bosnjaket u vrane me naften e Sales e jo te Edit.Mbesa e Sales,nje kurve Tropoje u martu ne greqi e jo mbesa e Rames.Malesor,antiqytetar e antikrisht,asht Sala e jo Rama

  34. gjon says:

    TE LUMTE O MANE.KETO VEMJE PO NA PINE GJAKUN CDO DITE.I SHPLAFTE PANUKLLA FAREN E TYNE.

  35. landi says:

    SHUME I FORTE DHE I BUKUR SI SHKRIM,DOJA TE SHTOJA DHE DICKA VJET NE VERE NE VLORE DUKE U PERVELUAR NE VAPE E NGA TRAFIKU I RENDUAR KUR KTHEHESHA NGA PLAZHI HYNE SI GANGO REBEL ME SHPJETESI E NE KRAH TE KUNDERT VETE ZV MINISTRI FERDINAND PONI ME NJE BMV*X5 BENZINE THASH ME VETE CFAR HARBUTERIE IMAGJINO NJE MINISTER NE EUROPE TE BEJE PARAKALIME TE TILLA QE VETEM BANDA E GAXHAIT I BENTE NE VLOREN E VITIT 1997.

  36. ami kallenberg says:

    bravo Bledi je fantastik

  37. baro Corrogjafi says:

    SHKRIMET TUAJA , BLEDI, JANE TE MIREPRITURA NGA LEXUESIT E NDERSHEM E TE URITUR PER TE TLLA. KAM VETEM NJE VEREJTJE : SHKRUAN RRALLE ,NDOFTA I PERMBAHESH SHPREHJES : ” RRALLE E ME MALL ( me brume ). PENA T’U BEFTE TOP !

  38. lora1 says:

    te lumte ajo pene e ndritur

  39. arbri says:

    bledo me kurbatcen qenke mire,hallall…. shenoje dhe ne CV se do vij koha do kete perparsi si puna e kinezces qe permendi dhe bace berisha…. dhe se ka keq se edhe pak kemi per ti pas punedhenes kurbetrit me kete qeveri fantasiko-shkencore nga do qe ta kapesh…

  40. leka says:

    Blendi eshte me shume Gogoli yne(shkrimtari boteror rus) se sa gazetari.

  41. Mehmet Metaj says:

    Po ky vend ka aq shume mostra dhe plehra sa dhe Arben Imami minister nuk bie ne sy se ska opozite por dhe asnje burre me dy “r” ne kete vend qe te jete ne politike dhe te ndermarre nje levizje kombetare serioze apo krijoj nje parti qe ti hedh ne kosh te plehrave keta monstra me ne Krye Berishen !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  42. debatiku says:

    Ja zagaret e rrahur:

    -zagaret-langonj-te-rrahur-e-te-poshteruar…..

  43. tomori i beratit says:

    SHKRIMET e tua nuk i lexojm o BLED por i perpijme menjehere dhe duam qe te jene sa me te gjata se TI dhe PAK SI TI i len pa brek keta qe sot bejn te fortit por qe neser-Vrimen e miut zor se do ta gjejn.Komplimente o TRIM I PERMETIT. – dhe mos haro se je i pari ne listen e te te pergjuareve nga shiu,shiri,shura a ç’mut emri ka ky organi i imam benit.-

  44. ismail lile says:

    Me vjen keq per keta qente e kryqeveritarit se jane te mjeret si qente e pavllovit me reflekse te kushtezuar se trute ju kane lene shendene. Vlersoj shume shkrusin e artikullit me duket sikur me jep besimin se ka akoma njerez qe kane zemer dhe dine cfare te thone. sikur ta dine lezusit e shkrete se c,fare korupsjoni kalopant dhe cfare politike antishqiptare behet nga ky lloj cibane qe drejton sot vendin nuk do kishte guxim njeri te fliste. Debatet politike sot jane nje teater mashtrus i rendomte per qente e saliut qe jargalisen ne medja. Lufta brenda llojit, lufta per te vjedhur pasurin kombetare dhe etja e familjes te shpellarit kryeqeveritare e imameve e lulzimive qe lulezojne cdo dite jane prognoza e raliteti sot te qeverise shqiptare.Po citoj nje vlersim te nje politikane te moshuar dhe te presekutuar; jo kush do mund te meret me politike se politika eshte vlera intelektuale e nje kombi nga e cila varet e mira dhe e keqja. Dhe fatkeqsisht sot e drejtojne keta te keqij,shpellaret, uralet, injorannte dhe ata me dipllomat falloco te kristalit dhe unuk te deshtuar qe blihen dhe shiten si robat e gabit pa pasur identitet si qenje njerzore dhe jo te flitet per ndjenja kombetare. Dhe fjala ka vlere ka peshe por ku ka ide ka nje rruge por deri kur do vazhdojme me kostatime dhe te jemi mall i te tjereve jeten tone. Sa here qe denancojme dhe duam drejtes duhet te marim leje ke ambasadoret pra kush jemi. Ku po shkojme keshtu.Mos presim qe ta privatizoje qeverin cobani i thive te skraparit se thone se ka bere shume para me shpellarin se keshtu plotesojm kushtet e integrimit. Na fal o zot se ne kete vende cudit jane si hibrite dhe mjere ty o popull paqedashes trim dhe bujar nga nga Vicitoli ne Skrapare.

  45. Agron says:

    Ja çdo te thotë,që njeriu di të zagrafisë,të të kenaqi me dy fjalë kalemxhiu.Respekte dhe mirnjohje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje