Vetoja e Kinës dhe Rusisë për Sirinë zemëron Perëndimin

19 Korrik 2012, 19:44Politika TEMA

Rusia e Kina kanë vendosur veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB, që parashikonte sanksione të mëtejshme ndaj Sirisë, duke sjellë zemërimin e vendeve perëndimore.

Sipas BBC, Britania e Madhe, SHBA dhe Franca thanë se Kina e Siria po mbrojnë një regjim brutal.

Trupat siriane nga ana tjetër janë mobilizuar për të larguar rebelët nga pjesë të kryeqytetit, pasi një bombë vrau tre zyrtarë të lartë të mbrojtjes.

Televizioni shtetëror ka transmetuar për herë të parë imazhet e presidentit Aasad që pas sulmit, duke qëndruar në krah të ministrit të ri të Mbrojtjes.

Në pamje shihet gjenerali Fahd Jassim Al Furayj, shef i forcave të armatosura, duke u betuar për detyrën e re. Nuk është e qartë se ku u zhvillua takimi.

Rusia e Kina e kanë përdorur dy herë veton e tyre për Sirinë. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, tha se veprimet e tyre janë të pafalshme.

“Ata i kanë kthyer shpinën popullit të Sirisë në ditën më të zezë”, tha Hague.

Rezoluta parashikonte sanksione të ashpra joushtarake në rast se Siria nuk largon trupat dhe armët e rënda nga zonat e populluara.

Por rezoluta citonte kapitullin shtatë të Kartës së OKB. Pikërisht citimi i kësaj Karte acaroi Moskën. Ata thanë se kjo do i hapë rrugë ndërhyrjes së jashtme ushtarake në Siri.

Ambasadorja amerikane në OKB tha se çdo sugjerim se do ketë ndërhyrje ushtarake është paranojak.

17 komente në “Vetoja e Kinës dhe Rusisë për Sirinë zemëron Perëndimin”

  1. problemi says:

    problemi nuk eshte SIRIA dhe IRANI , AS islami, por KINA…KJO po trembe ameriken dhe europen,ne 2050 bota do te flasi KINESçE??????

    1. Fahriu nga veriu says:

      @ problemi ; Para 60 vjetesh ne OKB flitej frengjisht ,sot flitet anglisht nese ne 2050 flitet kinezce dhe ne 2150 do flitet shqip ku qendron e keqja .

  2. faku says:

    nuk e di a ka dijeni ai kelmendasi qe keshillon FREE qytetaret e belgjikes me ate cullin ne studjon e lufit pukes ?

  3. Skraparllinjte e papune says:

    Po Lilua yne si ndi ka mardheniet me Kinen dhe rusine?
    jemi bere merak per te :p

  4. PROBLEMI says:

    fahriu NGA VERIU: PROBLEMI nuk eshte gjuha, por ekonomia kineze qe ka rritje ekonomike gati 7–8 perqind ne vite. te tjerat besoje se i kupton vete..

  5. SS says:

    Bravo Kina dhe Rusia! Asnje agresion ndaj nje shteti sovran nuk duhet lejuar tani e tutje, qofte ky shtet edhe me krimineli mbi dhe!
    Perendimi te heqe dore nga dhuna dhe arroganca se nuk eshte edhe aq demokratik sa hiqet; e ashtuquajtura demokraci perendimore qe maskon e zbukuron perkufizimin e sakte KAPITALIZEM, eshte shume e kufizuar dhe edhe ne ate mase te limituar, eshte ne funksion te pasanikeve, oligarkeve, politikaneve, jo ne funksion te popujve, ndaj asnje shtet i vetequajtur “demokratik” s’duhet t’i lejoje vetes keshilla apo nderhyrje ne punet e nje shteti tjeter!

    1. Vis çerri says:

      Je shumë kontradiktor; regjimet qe ti shan janë të njëjtat me regjimet që ti u thua bravo!
      Nuk ka më shtet sovran kur shteti vret sovranin.
      Kur merr përsipër të bësh liberalin e majtë, të paktën lexohu, edukohu mos e degjenero në këtë nivel, është rol shumë fisnik.

      1. SS says:

        O Viç katundi,
        une nuk jam as kontradiktor e as ne konfuzion mendor si ti, jam objektiv dhe koherent. Shkrova bravo per vendimin e marre nga keto shtete por si gjithmone shqiptaret me mangesi te theksuara ne gjuhen shqipe dhe per rrjedhoje edhe ne shkencen e Logjikes, i marrin shkrimet se prapthi; NUK ESHTE FAJI IM!
        Une qe sapo pergezova vetot kineze dhe ruse ne Keshillin e Sigurimit, jam po ai qe theksoj me te madhe se keto dy shtete jane shtete anti-demokratike dhe qe shkelin sistematikisht te drejtat me themeltare te individit. Kina me popullin e vet dhe sidomos ate Tibetan – popull i pafajshem dhe i drejte dhe Rusia me ato krahina e republika te Kaukazit qe i ka shtypur e mbajtur me dhune çnjerezore.
        E verteta eshte se sot pak shtete jane demokratike, shume pak dhe veçanerisht ato qe e trumbetojne me te madhe kete sistem te quajtur “demokraci”, por qe gje tjeter s’eshte veç KAPITALIZEM ultraliberal e vrases, jane nga me anti-demokratiket ne Toke!
        …duke filluar nga SHBA-ja e deri tek satelitet e tyre europiane, afrikane e aziatike.
        Edhe dy te vogla o intelektuali i peshkut e mishit me ere:
        1) NUK jam as i majte e as i djathte… dhe as kam qene ndonjehere!
        2) NUK shkruhet “lexohu”, “edukohu” e bla bla bla se ndryshe te marrin per ndonje nga ata me diploma falso(90% e shqiptareve te Shqiperise, sot)!
        3) MOS te te llape goja perpara mendjes se le pershtypjen e atij qe vuan nga diarrea orale dhe pikerisht individet e tille e kane katandisur kaq keq atdheun tim sot!
        4) Mendo, reflekto dhe pyet ndergjegjen tende nese diçka eshte e drejte apo jo; MOS e merre kurre gjykimin te gatshem nga mediat, se mediat jane MASHTRUESET me te medha te kesaj Bote, qe po e shpien njerezimin drejt katastrofes!
        Te fala nga
        i drejti SS

  6. Tahapi says:

    Ne mediat e pavarura qarkullojne teori qe masakratat jane te inskenuara dhe kjo eshte nje nga perpjekjet e perendimit per te zevendesuar lideret qe kundershtojne hegjemonine e tyre. Lideri libian Gadafi u vu ne shenjestren e perendimit qe nga momenti qe sugjeroi qe vendet e lindjes se mesme duhet ta shisnin naften ne kembim te arit dhe jo me me dollare amerikane. Sigurisht qe pushteti ne siri ka kundershtare sepse cdo pushtet ne bote kam.

  7. e verteta says:

    Gazeta e mbeturinave komuniste te vitit 2012…

    1. Ton says:

      E ke gabim, nuk eshte kjo. E ka emrin RD ajo qe kerkon ti dhe eshte e Saliu, dashnorit tend, qe ka qene sekretar partie ne spital…

    2. SS says:

      Siç te tha ky Toni, ke ngaterruar miun me Resmiun… kjo eshte GAZETE, ndersa ajo RD-ja eshte toksine, helm, jashteqitje shtazore. Falendero Zotin qe te hoqi nga haleja e te solli ne sallon edhe po pate ndonje opinion tendin(duhen te pakten dy neurone ne kafke per kete)shkruaje, zhgarravite o i nderuari pederist i malit!

  8. Hameti says:

    Bravo Kinës dhe Rusis.

  9. e verteta says:

    SS:
    Botes asnjehere nuk i kan munguar rrymat pesimisto-nihiliste.Eshte menyra me komode per te filozofuar:Moho gjithcka,percmo gjithca,dhe perdore fjalen demokraci sa per t’iu kundervene vete asaj,pa thene asngje se kush dhe si mund te jete e mund te ndertohet me e mira…Mos ay pseudonimi “SS” don te thote dicka…?

    1. SS says:

      O Genjeshter saliste,
      une nuk kam qene kurre pesimist dhe jeten e jetoj me entuziazmin me te madh si te isha femije, çast per çast, ore per ore, dite per dite.
      Te jesh realist dhe objektiv nuk do te thote te jesh pesimist, po me individe si ty eshte veshtire te perdoresh nje fill logjik.
      Une idete e mia per nje Bote me te mire i kam dhe keto ide perjashtojne nga nje e ardhme e ndritur per mbare njerezimin, dikaturat e veshura vetem siperfaqesisht me petkun e demokracise, duke filluar nga Shba-ja, Azia e duke perfunduar ne Europe. Ne kete rend te qelbur qe emrin e vertete e ka KAPITALIZEM, ka pak, shume pak per t’u shpetuar. Thuajse gjithçka duhet shkallmuar per t’i hapur rrugen se rese! Kush do ta beje? Te rinjte e paimplikuar me oligarkine sionisto-masonerike aktualisht ne pushtet. Te rinjte si Julian Assange, te rinjte qe nuk kane synim parane dhe seksin ne kete jete, por sakrificen dhe miresine ne dobi te tjetrit. Nuk eshte aspak utopi, dita dites ky objektiv po merr formen e nje te ardhmeje te ndritur. Vetem se per langojte berishiane ne sistemin pas-kapitalist, nuk ka hapesire; ata nuk do te denohen, as do te lihen pa pune, ata do te jene njerezit e perbuzur qe do te kryejne funksionet me te rendomta ne dobi te popujve te bashkuar pa flamuj e pa kufij.
      Armet sioniste mund te perdoren per te vrare 1 milione apo 10 milione prej nesh, po kur te vershojme neper rruge me miliarda si ne “V for Vendetta”, ç’do te beni, HARAKIRI?
      Lepini kockat e regjimit edhe per pak se ora juaj ka mbetur!
      http://en.wikipedia.org/wiki/V_for_Vendetta_%28film%29

      PS. S.S jane dy germat e identitetit tim.

  10. e verteta says:

    SS,
    bukur arrine gjer aty ku thua:”per ti hapur rrugen se rese”,por cila do te jete kjo”E RE” s’je ne gjendje as ti,o filosof i madh,te na e prezantojsh,ashtu sic nuk qene ne gjendje ta spjegonin e ta zbatonin ne jete edhe filozofe e filozofira nga me te bujshmet.Mos kan te bejne te gjitha keto”IDETE” e tua me ate utopizmin aventuresk te cilin kjo bote e provoi per trecereke shekulli dhe ia pa rezultatet……?,apo mos ka te beje thjesht me ate frazen qe ju vete e theksoni:”Jetoj me enthuziazmin me te madh,SI TE ISHA FEMIJ…”

  11. e verteta says:

    shtese:
    se desh harrova:Ata qe enderroni ju,zoteri,nuk jane asgje tjeter vecse enderrime fantazmakomikotragjike,te njellojta me ato te revolucionit”KULTURAL”proletar kinez,apo te Kmerve te Kuq te Pol Potit ne Kamboxhio,per te asgjesuar cdo trashegimi njerzore te se kaluares.Lexo pak histori,zoteri,qe te mesojsh se me filozofira e enderra te tilla eshte e mbushur gjer ne gryke historija e njerzimit.I ke bibliotekat neper bote te mbusha deng me to…Asnje sistem shoqeror nuk mund te kete sukses e te mbijetoi duke mos marre ne konsiderate kushtin dhe ligjin themelor te egziztences se jetes,qe cdo qenie e gjalle,bime apo bar qofte,kafshe apo njeri,ne thellb te egzistens se tij ka egocetrizmin:gjithcka qe thith nga ambjenti rrethues e thith per veten dhe vazhdimsine(trashegimine)e tij,e jo per humanizem apo bamirsi,sic enderroni ju.Vetem mbi kete baze mund te nderohet,dhe te shkohet drejte permirsimit dhe persosmerise te nje shoqerije njerzore…Te tjerat jan utopi,ose thjesht mashtrime aventurjeske…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje